1933 – Avioni transportues, i Imperial Airways i Liverpool-it besohet të jetë aeroplan i parë i humbur dhe i sabotuar kur një pasagjer i vë zjarrin bordit. Të 15 njerëzit në bord vdiqën, duke e bërë atë një prej aksidenteve më vdekjeprurëse në historinë e aviacionit civil britanik deri në atë periudhë. Dyshimi kishte në qendër një pasagjer, Albert Voss, i cili në dukje u hodh nga avioni para se të rrëzohej.
1946 – Gjatë Luftës së Ftohtë, Departamenti i Shteteve të Bashkuara lëshon Raportin Acheson-Lilienthal, duke përshkruar një plan për kontrollin ndërkombëtar të energjisë bërthamore. Ai propozoi kontrollin ndërkombëtar të armëve bërthamore dhe shmangien e luftës bërthamore në të ardhmen. Ky dokument fatmirësisht, u mor parasysh në të ardhmen pasi mjaft shtete, që dispononin armë nukleare, i reduktuan ato.
1951 – Gjatë Luftës së Parë e Indokinës, në Betejën e Mao Khe, forcat e Bashkimit Francez, të udhëhequr nga heroi i Luftës së Dytë Botërore, Jean de Lattre de Tassigny, shkaktojnë një humbje ndaj forcave të Viet Minh të komanduara nga Gjeneral Vo Nguyen Giap. Fitorja e Bashkimit Francez, megjithatë, nuk ishte vendimtare dhe trupat e Viet Minh do të sulmonin përsëri menjëherë pas kësaj.
1959 – Këshilli Shtetëror i Republikës Popullore të Kinës shpërndan qeverinë e Tibetit. Konflikti i armatosur midis rebelëve tibetianë dhe ushtrisë kineze (PLA) shpërtheu në vitin 1956 në rajonin Kham dhe Amdo, i cili i ishte nënshtruar një reforme socialiste. Lufta guerile u përhap më vonë në zona të tjera të Tibetit. Ajo do të pushonte në vitin 1959, kur SHBA-ja do të tërhiqte mbështjetjen ndaj rebelëve tibetianë.
1969 – Poeti grek dhe laureati i Çmimit Nobel Giorgos Seferis bën një deklaratë të famshme në BBC World Service, që kundërshtonte ashpër, juntën ushtarake në Greqi. Pas, censurës së përhapur, nga ndalimet politike dhe nga torturat, Seferis mbajti një qëndrim kundër regjimit. Ai bëri një deklaratë në BBC-së, me kopje të shpërndara në të njëjtën kohë në çdo gazetë në Athinë. Ai deklaroi “Kjo anomali duhet të marrë fund”.
1979 – Një rrjedhje e ftohësit në reaktorin bërthamor Three Mile Island Unit 2 jashtë Harrisburgut, në Pennsylvania çon në mbinxehjen thelbësore dhe një shkrirje të pjesshme. Ky, ishte aksidenti më i rëndësishëm në historinë e centraleve bërthamore tregtare në SHBA-së. Në shkallën e ngjarjeve Ndërkombëtare Bërthamore me shtatë pika, incidenti u vlerësua me nr. pesë si “një aksident me pasoja më të gjera”.
1986 – Lind në New York, Lady Gaga. Lady Gaga, është një këngëtare dhe aktore amerikane. Ajo është e njohur për rikrijimin e vetes gjatë gjithë karrierës së saj dhe për shkathtësinë e saj në fusha të shumta të industrisë së argëtimit. Ajo u ngrit në promovim me debutimin e saj në albumin, The Fame, dhe këngët në krye të tabelave “Just Dance” dhe “Poker Face”. Albumi u ribotua si The Fame Monster, i cili përfshinte “Bad Romance”, “Telefon” dhe “Alejandro”.
1994 – Vdes në moshën 85 vjeçare, Eugene Ionesco. Ionesco, ishte një dramaturg franko-rumun, që shkruante kryesisht në frëngjisht, dhe një nga figurat më të shquara të teatrit Francez Avant-Garde. Përtej talljes së situatave më banale, shfaqjet e Ioneskos përshkruajnë vetminë dhe parëndësinë e ekzistencës njerëzore në një mënyrë të prekshme. Ionesco, është dekoruar me shumë medalje, për anën e tij skenik.
1999 – Masakra e Izbicës ishte një nga masakrat e mëdha të kryera nga serbët gjatë Luftës së Kosovës, në vitin 1999, në komunën e Skenderajt. Ndonëse numri i saktë i viktimave shqipëtare është i panjohur, sipas intervistave të disa personave të cilët i kishin varrosur të vdekurit, thuhet se janë mes 146 dhe 166 trupa. Vrasjet u cituan po ashtu në aktakuzën e ngritur nga gjykata për krime lufte të Slobodan Miloseviç e të tjerëve, të publikuara më 26 maj 1999. Grupi i izoluar i fermave kishte tërhequr vëmendjen e hetuesve të krimeve të luftës dhe të zyrtarëve perëndimorë. Pra, Izbica është në mesin e 43 lokacioneve në Kosovë, që zyrtarët e NATOs dhe SHBA-ve, i kanë identifikuar si vende të mundshme për varreza masive. Po ashtu, imazhet satelitore të lëshuara nga NATO, vërtetonin këto varreza në tre rreshta. Edhe refugjatët etnikë shqiptarë, u kishin paraqitur Kombeve të Bashkuara, hetuesve të pavarur dhe monitoruesve, dëshmitë e tyre për atë çfarë ndodhi në Izbice. Në fakt, kishte shumë deklarata të ndryshme dhe raporte te cilat flasin për këtë masakër, por edhe mospërputhje në mes tyre për shkak te versioneve të ndryshme. Prandaj, Izbica ishte detyre komplekse me të cilën përballeshin hetuesit.