NGA: BESIM NDREGJONI
Memorie.al/Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj ideologjisë kriminale të komunizmit në këtë periudhë kohore postkomuniste ka nxjerrë në rend të ditës fenomenin e rrezikshëm dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë, frymën e enverizmit dhe pushtimin e politikës shqiptare nga enveristët .Enveri ka vdekur , por fryma e enverizmit po njeh rritje në një shoqëri të traumatizuar nga diktatura 45 vjeçare ku nuk u dënua nga drejtësia.
Mjeku mostër i diktatorit Enver Hoxha Ahmet Kamberi botonte një opinion në gazetën prestigjioze Panorama dje, dhe në opinionin e tij helmues ideologjik shfaqte urrejtjen ndaj të pushkatuarve dhe të dënuarve nga diktatori Enver Hoxha për ligjin e pafajësisë që ju ka dhënë Parlamenti i vitit 1992 . Ai mjeku mostër kritikonte parlamentin e vitit 1992 sepse ky parlament paska dhënë pafajësi të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të regjimit diktatorial. Sipas tij atë pafajësi duhet ta jepte gjykata e neverit që i kishte dënuar dhe jo parlamenti që ndryshoi sistemin nga shtet diktatorial në një shtet demokratik.
Mjeku mostër Ahmet Kamberi që nuk skuqet as nuk e vret ndërgjegjja që i ka shërbyer dhe i ka zgjat jetën diktatorit,don ti fshij krimet e tij që janë me shifra marramendëse dhe tragjike për një popull që nuk i kalonte të 1.500.000. i sjellim në vëmendje se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë jo vetëm e ka njohë pafajësinë parlamentare por ka detyruar qeverinë shqiptare të japi dëmshpërblime për vrasjet dhe dënimet e padrejta te regjimit komunistë.
Dhe shqiptarët gjatë këtij tranzicioni e njoftën sistemin e gjykatave në këto tre dekada se çfarë u bë me pronat e shqiptarëve duke jua marr pronarëve të ligjshme dhe duke jua dhënë enveristëve të tipit Ahmet Kamberi. I cili në një sistem me ligje demokratike duhej të i mbyllte vitet e jetës në burg si shërbyes ndaj diktatorit dhe pjesëmarrës në krimet e tij monstruoze ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare që e kundërshtuan at diktature që vrau dhe zhduku pa faj mbi 5000 shqiptare, dhe sot mbas tridhjet vitesh kërkojnë eshtrat dhe nuk kanë një varr për të u qetësuar shpirtërisht familjaret e tyre.
Ky mostër s’ka asnjë lidhje me profesionin e mjekut se së bashku me ekipin e tij kur i vriste diktatori kundërshtarët politike ky shkruante proçes -verbalet sikur ata kanë vrare veten. Dhe sot në moshën e trete i etur dhe ideollogjizuar me vrasjet shfaq urrejtjen sepse martiret e lirisë kanë fituar pafajësinë, megjithëse dhe ajo pafajësi gjysmake nuk u solli asgjë familjarëve se politika enveriste në dy partitë kryesore është dominuese dhe as e vret ndërgjegjja se si mostrat enveriste kanë privatizuar klinika moderne dhe tani pas pasurimit marramendës me sistemin qe erdhi japin leksione urrejtje për të penalizuar ata që sakrifikuan jetën që Shqipëria të ishte vend me sistem demokratik.
I kujtojmë mostrave të enverizmit të tipit Ahmet Kamberit e Isuf Kalos se sado të ju përkëdhelin partitë, ne të përndjekurit politike shqiptare nuk i harrojmë krimet dhe humbjen e e jetëve te familjeve tona, ne ju neverism ju mostrat që prishin ekuilibrat e shoqërisë postkomuniste që po ndërtojmë me sakrifica demokracinë e brishte shqiptare. Dënimi i ideologjisë enveriste sot, është imperativë e kohës.
Duke dënuar enverizmin dhe enveristët ne fillojmë një proces shërimi për vendin tonë. Jo vetëm ata mostra që janë përgjegjës direkt për krimet e kryeme ndaj nesh, por dhe klasa politike mbas 90, margjinalisht duhet të ndihet fajtor sepse ka heshtë. Sot klasa e të persekutuarve e ka përbuz hakmarrjen dhe kjo është fitorja jonë morale , por ne nuk mund të lejomë enverizmin këtë murtajë që po i zën frymën demokracisë duke na u shfaqur me kostumin e të drejtave e lirive të njeriut në mbrojte të “xhelatëve” sepse nuk vepron drejtësia. Dënimi i ideologjisë enveriste sot, është imperativë e kohës. I sjellim ne vëmendje opinionit statistikën e 45 vjeçare të krimit komunistë në Shqipëri:
Të ekzekutuar për motive politike 5037 burra dhe 450 gra.
Të dënuar me burg politikë 28 788 burra dhe 7367 gra
Të internuar për motive politike 59000 familje nga fëmijë deri tek pleqtë ne moshë 90 vjeçarë.
U dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11536 familje.
U pushkatuan dhe vdiqën në burgjet politike 64 shtetas të huaj.
U burgosën 1215 burra dhe 38 gra me shtetësi jo shqiptare.
95 shqiptare kosovarë që ndodheshin në Shqipëri u pushkatuan.
U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë katolikë 120 veta.
U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë bektashianë 83 veta.
U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë mysliman 60 veta.
U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë ortodoksë 39 veta.
U shkatërruan dhe u mbyllen 2169 institucione fetare.
Xhami 740, kisha e manastire ortodokse 608, kisha e manastire katolike 157, teqe tyrbe 530
Sot mbas tridhjet vite mbi 5000 të pushkatuar u janë zhdukur eshtrat , pati kampe shfarosës Korçë. Burrel, Tepelene, Spaç, Qaf-Bari.
Helmatisja e brezit të ri me ideologjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike. Rikthimi i syve nga ato krime që kanë ndodhur në Shqipëri për 50 vite, është thirrja për të kuptuar se përveç përpjekjes për dije, na duhet edhe të kthejmë sytë nga njeriu, nga vetja, nga vlerat, që të mos rrëzohemi sërish. Leximi i së djeshmes është njëkohësisht thirrja që të mos dorëzojmë para asnjë oferte lirinë tonë për të besuar, për të folur, për të guxuar./Memorie.al
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016