• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ja njerëzit që hynë në banesën e Xhavit Qeses në Shijak dhe lëvizjet, takimet e tij në Durrës me…”/ Raporti i shefit të Sektorit të Vëzhgimit të Degës së Brendshme

Historia e tragjike e disidentit komunistit që vuajti 32 vite burg: “Xhaviti tha se Dali Ndreun dhe Liri Gegën i vranë se gjoja si zunë në kufi, kurse në të vërtetë, ata …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit

“Në Shijak kemi elementin anti-parti, Ernest Jakova, me anë të ‘Drini’-t, të shikohet nëse Xhaviti…”/ Përgjimet nga Dega e Brendshme e Durrësit, janar ‘87
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“Ja njerëzit që hynë në banesën e Xhavit Qeses në Shijak dhe lëvizjet, takimet e tij në Durrës me…”/ Raporti i shefit të Sektorit të Vëzhgimit të Degës së Brendshme
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“Ja njerëzit që hynë në banesën e Xhavit Qeses në Shijak dhe lëvizjet, takimet e tij në Durrës me…”/ Raporti i shefit të Sektorit të Vëzhgimit të Degës së Brendshme
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“Ja njerëzit që hynë në banesën e Xhavit Qeses në Shijak dhe lëvizjet, takimet e tij në Durrës me…”/ Raporti i shefit të Sektorit të Vëzhgimit të Degës së Brendshme

Dashnor Kaloçi

Pjesa e pesëdhjetë e tre

Memorie.al publikon një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë  si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

                                                             Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Raport-informacioni sekret i oficerit të Sigurimit të Shtetit, Ilia Bardhi, me detyrën e shefit të Sektorit të Vëzhgimit pranë Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Durrësit, lidhur me lëvizjet dhe takimet e të internuarit Xhavit Qesja, në qytetin e Shijakut e të Durrësit

                                                                                                                            SEKRET

                                                                                                               EKZEMPLAR I VETËM

                                                                                                             Datë 25.1.1987 ora 21,22

                                                               R A P O R T

MBI VËZHGIMIN E OBJEKTIT XHAVIT QESJA I CILI NGA ANA E JONË DO TË NJIHET ME PSEUDONIMIN E “GORILLA’

Dita e parë Datë 21.1.1987. Në orë 11.30’ fillojë vëzhgimi në pritje të daljes së objektit nga shtëpia e tij, ose të hyrjes së personave të tjerë në shtëpinë e objektit.

Në ora 20.00’ shihet që nga shtëpia e objektit, del Rruzhdi Qesja, i cili është me banim në lagjen Nr. 11, Rruga “I. Qemali” Nr. 73, shihet që del dhe vëllai tjetër i Rruzhdiut, Besim Qesja, i cili është me banim në lagjen Nr. 11, rruga “I. Qemali” Nr.75, e si bashkohen tek stacionin i autobusit, që të dy i hipin autobusit të linjës Shijak – Durrës, e në kohë largohen prej këtu për në drejtim të Durrësit e në Ora. 20.25’, që të dy zbresin nga autobusi para Pallatit të Sportit e kalojnë në këmbë në rrugën e “Dëshmorëve”, “A. Goga”, e në Ora. 20.30’ para gjellëtores – Rruzhdiu ndahet nga Besimi dhe kalon në drejtim të Rrugës “Kumini”, ndërsa Besimi kalon përmes lagjes Nr. II, në Rrugën “I. Qemali” e në Ora 20.40’, futet në shtëpinë e tij Nr. 75. Pas kësaj ore vëzhgimi ndërpritet.

Dita e dytë Datë 22/1/1987. Në Ora 9.00’, fillojë vëzhgimi në pritje të hyrjes ose të daljes së personave të ndryshëm në shtëpinë e objektit.

Në Ora 12.15’ shihet që del nga shtëpia e objektit, vëllai i tij, Besim Qesja, së bashku me gruan e tij, Natyre Qesja, e që të dy kalojnë në drejtime të ndryshme, në qytetin e Shijakut.

Në Ora 12.40’ shihet që Natyre Qesja së bashku me fëminë e sajë, dalin nga shtëpia e objektit dhe shkojnë e qëndrojnë tek stacioni i autobuzit, pas 0.5 min. i hipin autobuzit të linjës Shijak – Durrës, e largohen për në drejtim të qytetit të Durrësit, e në Ora 12.50’, Natyre zbret nga autobuzi në Rrugën e “Dëshmorëve” e kalon në këmbë, në rrugën “B. Çelmeta”, kthen në rrugën “I. Qemali”, e futet në shtëpinë e saj Nr. 75, në lagjen Nr. II. Pas kësaj ore vëzhgimi ndërpritet.

Dita e tretë Datë 23.1.1987. Në Ora 7.00’ filloi vëzhgimi, në drejtim të shtëpisë së objektit, në pritje të hyrjes ose të daljes së personave të ndryshëm.

Në Ora 8.50’ shihet që del nga shtëpia objektit së bashku me gruan e Besimit, Natyre Qesja, e cila e mbante objektin për krahu e që të dy kalojnë në bulevardin kryesor të Shijakut, e në Ora 8.55’ futet në postën e policisë. Në Ora 9.05’ objekti së bashku me Natyrën, dalin nga posta e policisë dhe në Ora 9.10’ futen në shtëpinë e objektit.

Në Ora 20.30 shihet që nga shtëpia e objektit, del një grua rreth moshës 50-55 vjeçare, e gjatë e veshur me të zeza, si dhe një person tjetër, i cili e shoqëron gruan deri tek autobusi, ku gruaja largohet me autobus, për në drejtim të Durrësit, ndërsa personi shkon e futet përsëri në shtëpinë e objektit.

Deri në Ora 22.30’ që vazhdoj vëzhgimin në pritje të daljes së personit nga shtëpia e objektit, personi nuk është parë që të dalë. Pas kësaj ore, vëzhgimi nga ana jonë ndërpritet.

Shënim: 1. Gruaja nuk u muar për vërtetim, për arsye se pritej që nga shtëpia e objektit, të dilte një person me moshë rreth 30 vjeç, me disa libra në dorë, kjo me urdhër të Sektorit Operativ.

Dita e katërt  Datë 25.1.1987. Në Ora 7.00’ fillojë vëzhgimi në pritje të hyrjes ose të daljes së personave të ndryshëm në shtëpinë e objektit.

Në Ora 9.00’ shihet që objekti së bashku me gruan e Besimit, Natyra, e cila e mbante për krahu, dalin nga shtëpia e pas 0.5 min. shkojnë e futen në postën e policisë. Pas 0.5 min. dalin prej këtu dhe bëjnë xhiro nëpër rrugët e Shijakut, e në Ora 10.00’ futen në shtëpinë e objektit.

Në Ora 11.50’ shihet që në shtëpinë e objektit futet Besim Qesja.

Në Ora 12.10’ shihet që nga shtëpia e objektit, del Besimi së bashku me një grua rreth moshës 45-47 vjeçe, me trup mesatar, e veshur me pallto ngjyrë bezhë, flokë të shkurtëra mbi supe, e shëndoshë e që të dy vazhdojnë ecjen nëpër rrugët e Shijakut dhe shkojnë e futen në shtëpinë e Irfan Deliallisit, me banim në pallatin përballë postës policisë.

Në Ora 13.00’ shihet që Besimi së bashku me gruan e përshkruar më lart, futet përsëri në shtëpinë e objektit.

Në Ora 17.30’ shihet që nga shtëpia e objektit dalin tre persona, me këto karakteristika, njëri me moshë rreth 50-55 vjeç, me kasketë, i veshur me pantallona teritali, ngjyrë gri, me pallto të madhe “Gup” ngjyrë të zezë, i gjatë rreth 1. 60 cm., i dyti me moshë rreth 32-33 vjeç, flokë të rëna përpara, i veshur me pardesy ngjyrë bezhë, pantallona teritali ngjyrë kafe, i gjatë rreth 1. 70 cm, ndërsa person i tretë me moshë rreth 22-23 vjeç, i cili mbante një pako të madhe në duar, i veshur me një golf ngjyrë blu, me xhaketë me kuadrate ngjyrë kafe, pantallona kadife ngjyrë kafe, me gjatësi rreth 1. 70 cm.

Në ora 17.40’ që të tre i hipin autobusit të linjës Shijak – Durrës, e në kohë largohen prej këtu e në ora 18.00’ që të tre zbresin nga autobusi në rrugën e “Dëshmorëve”, kthejnë në Rrugën e “B. Çelmeta”, “I. Qemali” në lagjen Nr. II dhe në ora 18.10’ futen në banesën Nr.73, ku banon Rruzhdi Qesja.

Deri në Ora 21.00’ që vazhdoi vëzhgimi në pritje të daljes së tre personave nga shtëpia e Rruzhdiut, personat nuk janë parë që të dalin, pas kësaj ore vëzhgimi ndërpritet.

Shënim: 1. Mendojmë që tre personat e përshkruar me karakteristika, mundë të jenë vjehrri dhe dy kunetërit e Rruzhdiut.

U shtyp sipas raporteve origjinale të përpiluara nga grupet e vëzhgimit.

      PËRGJEGJËSI SEKTORIT VËZHGIMIT

                         ILIA BARDHI

Dokumenti sekret me shënimin-operativ të instruktorit të Komitetit të Partisë së Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Durrësit, Zyhdi Bregu, lidhur me vizitën që kishte bërë në shtëpinë e tij, vëllai i Xhavit Qeses, Rruzhdiu, me dhëndrin e tij, për ta pyetur atë se çfarë qëndrimi duhet të mbanin ndaj Xhavitit

                                                                                                                “SEKRET”

                                                                                                       Ekzemplar i vetëm

                                                                                                    Durrës, më 24.1.1987

                                                        Shënim – Operativ

Më dt. 23.1.1987, rreth orës 19.00’ më erdhën në shtëpi Muharrem Rrugia, pensionist, me banim në lagjen Nr. 4 Durrës, dhëndri i tij Ruzhdi Qesja, arsimtar në Rashbull dhe me banim në lagjen Nr.11, si dhe djali i Muharremit, Paqësor Rrugia, me punë mekanik në Parkun e Eksportit. Unë në këtë kohë isha tek komshiu dhe më lajmëron djali se kanë ardhur njerëz.

Mbasi e takova e u përshëndetëm, Muharremi më tha se kemi ardhur për hall, duam të konsultohemi me ju, për një problem. Unë u them se çfarë halli keni?. Ndërhynë Ruzhdiu dhe thotë: “Para dy ditësh është liruar vëllai im nga burgu dhe e kanë sjellë në Shijak, juve duhet ta dini”.

Unë i’u përgjigja se nuk di gjë, pasi tani merrem me problemet e organizatave të Partisë e nuk merrem me punët e Sigurimit, po kush është vëllai?

Ruzhdiu tha se: “është Xhavit Qesja”. Unë i thashë se si emër të dëgjuar e kam, por tani po e marr vesh se ju paskeni vëlla. Por sa vjet burg ka bërë dhe përse është dënuar? – Ruzhdiu tha se “ka bërë mbi 20 vjet burg.

Ai ka qenë sekretar i parë në disa rrethe dhe është dënuar për kundërvënie. Unë nuk kam mbajtur asnjë lidhje me të dhe në fakt Partia na i ka shpërblyer, pasi më bëri me arsim të lartë, jam arsimtar dhe kush nuk na i ka përmendur këtë ndonjë herë.

Desha të konsultohesha se çfarë qëndrimi duhet të mbaj, pasi atje më ka shkuar dhe nëna që ka ndenjur me mua vazhdimisht dhe që është 90 e ca vjeç.

Unë shkova i çova sustën nënës në Shijak, se s’kish ku të flinte. Menduam që Ministria e Punëve të Brendshme e solli Xhavitin në Shijak, për të qenë afër njerëzve të vet e për ta ndihmuar”.

Unë i thashë Ruzhdiut: “Unë si Zyhdi kam mendimin që të mbash atë qëndrim që ke mbajtur edhe më përpara. Ti e ke vëlla e bëj si të duash, por ai nuk është dënuar për një krim ordiner dhe ta përkrahësh”. Këtu ndërhyri Muharremi dhe tha se: “Ai i është kundërvënë pushtetit”.

Unë vazhdova: “Plakës mund ti thuash, o rri me Xhavitin, o rri me mua. Në Shijak nuk e ka sjellë Ministria e P. Brendshme. Çfarë i kanë thënë kur e sollën”?

Ruzhdiu u përgjigj “I kanë thënë që për çdo lëvizje e largim nga Shijaku, duhet të marrësh leje”. Kjo do të thotë se ai është i internuar – i thashë unë, dhe internimet i bën një komision qeveritar.

Muharremi dhe Ruzhdiu vazhduan të më pyesnin se: “Pse e sollën në Shijak e nuk e çuan në një vend tjetër”?! Unë u thashë se: “Në Shijak ka të internuar të tjerë”. Muharremi pyeti përsëri: “Pse ka patur të tjerë në Shijak?”

Po – i thashë unë dhe vazhdova: “Ti Ruzhdi e ke vëlla, por në raste të tilla, vëllai është ndarë nga vëllai, baba nga djali dhe gruaja nga burri”.

Ashtu është – thanë të dy. Unë i pyeta: “Po ky ka qenë i martuar, ka grua e fëmijë, ku i ka ata”? Muharremi tha se po, ka qenë i martuar (më tha dhe emrin që më duket se e kishte Naide), ka dhe dy fëmijë, që të dy me arsim të lartë, gruaja është komuniste e 1941-it dhe është delegate në Kongres.

Po ata e kanë ndarë Xhavitin…! Më thanë të konsultohemi një herë me ju, tha Muharremi, pasi Ruzhdiu desh të shkonte në Degë të konsultohej për këtë.

Unë i thashë se: “Ti Ruzhdi je i rritur dhe gjyko vetë, bëj si të duash”. Në këtë kohë ndërhyri gruaja ime dhe e pyeti Ruzhdiun, se sa vjeç është vëllai.

Ruzhdiu i thotë se është 67 vjeç. Gruaja i thotë se ti duhet të shikosh dhe të ardhmen e fëmijëve të tu. Ruzhdiu i thotë se: “Ashtu është, unë në radhë të parë dua fëmijët”.

Pas kësaj bisede u larguan të tre. Memorie.al

                                  Instruktori K.P. Degës

                                      Zydi Bregu 

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 14 Janar 2022

Next Post

“Shoku Veli, na thuaj se si është ajo puna e armës bastun me dylbi, që u prodhua për armikun Mehmet Shehu…”?! / Plenumi i 5-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu

Artikuj të ngjashëm

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 8, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 7, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kam 6 vjet gruan pa punë, jetoj me 1 mijë lekë të vjetra në muaj, jetë fukarenjsh, prandaj të tradhtuen shokët e tu, Beqir Balluku me Petrit Dume e Parllakun, se…”/ Letra e Hamit Myrtja për Enver Hoxhën

May 8, 2025
Next Post
“Shoku Veli, na thuaj se si është ajo puna e armës bastun me dylbi, që u prodhua për armikun Mehmet Shehu…”?! / Plenumi i 5-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu

“Shoku Veli, na thuaj se si është ajo puna e armës bastun me dylbi, që u prodhua për armikun Mehmet Shehu…”?! / Plenumi i 5-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!