• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“I Penduari’, do të na informojë për veprimtarinë e ‘objektit’ me të dënuarit, K. Ngjela, Rr. Parllaku, Gj. Titani etj., dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, mars 1983

“Todi Lubonja shprehet se hetuesi i tij i ka thënë: koka nuk do të mbetet mbi supe po s’i pranove këto, ose do të varim dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘76
“I Penduari’, do të na informojë për veprimtarinë e ‘objektit’ me të dënuarit, K. Ngjela, Rr. Parllaku, Gj. Titani etj., dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, mars 1983
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“I Penduari’, do të na informojë për veprimtarinë e ‘objektit’ me të dënuarit, K. Ngjela, Rr. Parllaku, Gj. Titani etj., dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, mars 1983
“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e tretë)
“I Penduari’, do të na informojë për veprimtarinë e ‘objektit’ me të dënuarit, K. Ngjela, Rr. Parllaku, Gj. Titani etj., dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, mars 1983
“I Penduari’, do të na informojë për veprimtarinë e ‘objektit’ me të dënuarit, K. Ngjela, Rr. Parllaku, Gj. Titani etj., dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, mars 1983
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“I Penduari’, do të na informojë për veprimtarinë e ‘objektit’ me të dënuarit, K. Ngjela, Rr. Parllaku, Gj. Titani etj., dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, mars 1983
“Todi Lubonja shprehet se hetuesi i tij i ka thënë: koka nuk do të mbetet mbi supe po s’i pranove këto, ose do të varim dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘76
“A e dini se çfarë tha Kiço Ngjela, kur e penguan Andrea Mançon të shkonte në Perëndim, pasi dyshohej se ai…” / Akuzat e Enverit në Plenumin i 7-të, maj ’75, ku u “zbuluan” grupet armiqësore!

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dyzetë e katërt

Memorie.al publikon një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Dokumenti sekret me planin e masave agjenturalo-operative i përpiluar nga Punëtorët Operativ, Vehap Kuka e Kujtim Jaho dhe i miratuar nga Zv / Kryetari i Degës së Punëve të Brendëshme të Burrelit, Hysni Dema, për intesifikimin e përgjimeve dhe survejimeve ndaj të dënuarit Xhavit Qesja dhe të burgosurve të tjerë, si: Rrahman Parllaku, Kiço Ngjela, Gjergj Titani, Todi Lubonja, Fadil Paçrami, Vaksë Gjino, etj.

 MIRATOHET                                                                               “Sekret”

Zv/Kryetari Degës P. Brendshme                                    Ekzemplarë i vetëm                                  

Hysen Dema                                                                     Burrel, më 12.3.1983

                                                     PLAN – MASASH

AGJENTURORE-OPERATIV NË DREJTIM TË OBJEKTIT TË PËRPUNIMIT AKTIV 2/A TË XHAVIT HAJDAR QESJA

Nga ana jonë ndiqet në përpunim aktiv 2/A me tendencë agjitacion e propagandë armiqësore objekti Xhavit Qesja. Nga përpunimi i gjertanishëm që i është bërë këtij objekti, nuk është bërë e mundur që të zbulohet në thellësi e shtrirje, dokumentuar plotësisht kjo veprimtari. Me qëllim që ta arrijmë të zbulojmë në thellësi e shtrirje, ta dokumentojmë, parandalojmë dhe godasim veprimtarinë e tij armiqësore, mendojmë të marrim edhe këto masa agjenturore-operative:

  1. Në drejtim të objektit do të vazhdojnë të drejtohen me detyra të studiuara B.p. “Butrinit” dhe “I penduari”, të cilët kanë dhënë në drejtim të objektit. Këto B.p. do të zgjidhin këto detyra:
  • B.p. “Butrinti” do të na informojë për veprimtarinë armiqësore që zhvillon objekti me të dënuarit e tjerë anti-parti, me cilët persona e zhvillon konkretisht, çfarë qëndrimi mbajnë, si karakterizohen?
  • Në se objekti do të interesohet për të dënuar të tjerë në burgun e Burrelit, kush janë konkretisht dhe karakterin e tyre?
  • Në se interesohet për njerëz të tjerë jashtë repartit, me ç’qëllim e bën këtë?
  • B.p. “I Penduari”, do të na informojë për veprimtarinë që zhvillon objekti me të dënuarit, K. Ngjela, Rr. Parllaku, Gj. Titani etj?
  • Nëpërmjet Kiços të na sqarojë se si është puna e atij organizimit që është bërë nga të dënuarit anti-parti kur kanë qenë të internuar në Zvërnec, kush ka pas marr pjesë, nëse ekziston tani ky organizimi, si ndërlidhen midis tyre, me çfarë metodash e mjetesh?
  • Nëpërmjet Todit dhe Vaskës, të mësosh për aktivitetin që zhvillon objekti në dhomë?

 Kryen P. Operativ, V. Kuka, deri më 30.5.1983.

        Kontrollon Zv / Kryetari Degës

Të korrespondohet me D.P. Br. Krujë dhe Durrës, për të parë se mos kanë dalë material nga kontrolli i lidhjeve të objektit në ngarkim të këtij të fundit, nëse po, të na dërgohen dhe të shikohet mundësia e koordinimit me këtë dy rrethe për të përpunuar objektin dhe lidhjet se mos kanë aktivitet të përbashkët armiqësor.

Kryen P. Operativ V. Kuka, deri më 30.6.1983

Kontrollon Zv / Kryetari Degës

2.  Të studiohet e të mbahet afër i dënuar H. Lamçe dhe nëse del i përshtatshëm, të pyetet rreth objektit dhe të dënuarve të tjerë anti-parti. Po ashtu edhe i dënuari K. Ngjela.

Kryen P. Operativ V. Kuka deri me 19.10.1984

Kontrollon Zv / Kryetari Degës

3.  Në drejtim të objektit do të drejtohet me detyra B.p. “Shkëmbi 1”, i cili për shkak të detyrës, ka mundësi kontakti me objektin, gjatë punës së tij të mësojë për aktivitetin armiqësor të objektit dhe të na informojë për këtë.

Kryen P. Operativ V. Kuka, deri më 30.10.1983

Kontrollon Zv / Kryetari Degës

4.  Korrespondenca dhe takimet që zhvillon objekti me lidhjet e tij familjare dhe miqësore të kontrollohet e asistohet nga Punëtori Operativ, me qëllim që të shikohet edhe në të armën se mos objekti dhe lidhjet e tij i shfrytëzojnë këto kanale për të zhvilluar aktivitet armiqësor të përbashkët dhe se mos shkëmbejnë sinjale e parulla për t’u ndërlidhur me jashtë burgut.

Kryen P. Operativ, V. Kuka, e vazhdueshme

Kontrollon Zv / Kryetari Degës

5.  Të porositet agjentura në radhët e efektivit, që t’i ketë nën kontroll të rreptë objektet anti-parti me qëllim që këto të mos arrijnë të organizohen dhe të kryejnë akte të mprehta armiqësore.

Kryen P. Operativ V. Kuka, deri më 30.8.1983

Kontrollon Zv / Kryetari Degës

Analiza e këtij plani masash të bëhet me datë 23.7.1984, në vartësi me realizimin e detyrave të propozohet për goditje, ose të bëhet shtesë plani masash.

Punëtori Operativ                                           Punëtori Op. i Drejt Grup

Vehap Kuka                                                           Kujtim Jaho

Dokumenti sekret me vendimin për zgjatjen e afatit të ndjekjes dhe survejimit për të dënuarin politik Xhavit Qesja, i përpiluar nga Punëtori Operativ, Vehap Kuka dhe i miratuar nga Zv / Kryetari i Degës së VIII-të në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nazmi Domi

 Miratohet                                                               “Sekret”

Zv / Kryetari Degës VIII                                  Ekzemplarë i vetëm

Nazmi Domi                                                    Burrel me 12.4.1983

                                              VENDIM

PËR ZGJATJEN E AFATIT TË PËRPUNIMIT AKTIV 2/A TË OBJEKTIT XHAVIT QESJA I CILI NDIQET NË TENDENCË AGJITACION E PROPAGANDË ARMIQËSORE

Unë punëtori operativ Vehap Kuka, pasi studiova dosjen formulare 2/A me Nr.1594, në ngarkim të objektit Xhavit Qesja, i cili ndiqet në përpunim aktiv 2/A, me tendencë agjitacion e propagandë armiqësore:

GJETA:

Xhavit Qesja, Familja e tij gjatë regjimit të Zogut ka mbajtur qëndrim pro atij regjimi.

Gjatë okupacioneve nazi-fashiste në funksione drejtuese në rrethe të ndryshme të vendit. Në prag të prishjes me Bashkimit Sovjetik, Xhaviti ka mbajtur qëndrim armiqësor për këtë dhe është dënuar me heqje lirie, në vitin 1967 është ri-dënuar.

Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, objekti nuk ka mbajtur qëndrim të mirë, por përkundrazi është hedhur në aktivitet armiqësor, për këtë dhe është rimarrë në përpunim aktiv 2/A me tendencë agjitacion e propagandë armiqësore.

Gjatë përpunimit të tij janë grumbulluar materiale që bëjnë fjalë për aktivitetin e tij armiqësor në formën e propagandës armiqësore që zhvillon objekti në radhët e të dënuarve të tjerë, por nuk është vërtetuar e dokumentuar që objekti ka dijeni për organizimin që është bërë në Kampin e Zvërnecit.

Duke u bazuar sa sipër dhe me qëllim që të arrijmë të zbulojmë në thellësi e gjerësi, të dokumentojmë, të parandalojmë dhe të godasim këtë veprimtari të tij.

VENDOSA:

Të propozojë zgjatjen e afatit të përpunimit të objektit Xhavit Qesja për një kohë (gjashtë muaj).

Pasi të vij miratimi, të bëj ndryshimin  në kartotekë.

 Punëtori Operativ

   Vehap Kuka                                          DAKORT

                                                Zv / Kryetari i Degës P. Brendshme

                                                              Hysen Dema

Dokumenti sekret i Degës së Punëve të Brendshme të Burrelit dhe i miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për përgjimin dhe dëgjimin me Teknikë Operative të disa të dënuarve në burgun e Burrelit, si: Todi Lubonja, Agron Çomo, Xhavit Qesja dhe Vaskë Gjino

 Republika Popullore Soc. E Shqipërisë                                              “Sekret”

Ministria Punëve të Brendshme                                                  Ekzemplarë Nr.2

Dega Punëve të Brendshme                                                             Grupi II-të

Ana Sigurimit                                                                              Burrel me 31.5.1983

Nr.19

                   Ndalohet riprodhimi!

LEGJENDA:

T. – Todi Lubonja

A. – Agron Çomo

Xh. – Xhavit Qesja

V. – Vask Gjinaj

                                                         INFORMACION

Mbi dëgjimin me T.O. Stacionare të dënuarit antiparti Todi Lubonja, Agron Çomo, Xhavit Qesja dhe Vask Gjinaj në dhoma Nr. 2 datë 28.5.1983

Xh.-…(Flasin në lidhje me komunikimin e shfuqizimit të pikës 9 të rregullores së të drejtave të dënuarve të Rep. 321, për pranimin e ushqimeve dhe gatimet personale. Po si e tha atë deri në fund të muajit apo deri kurrë se unë s’dëgjoja gjë hiç për këtë, po deri kurë është afati a po deri pasnesër?

T.- Në fund të muajit: tha ai një herë dhe pastaj tha ai tjetri në fund të qershorit.

Xh.- Jo, në fund të këtij muaji, vendimi është për në fund të këtij muaji.

V.- Po pse e tha ai në fund?

T.- Po pse unë e thashë se në ditët e para të qershorit, mua më vjen familja dhe më sjell ushqimet. Po njoftoje tha të mos i sjellin, po tani me telegram, po telegram mund të vonojë 10 ditë, nise telegramin tha…

V.- Po unë e pyeta, por tha në fund të qershorit.

Xh.- Po atëhere ashtu duhet të jetë, d.m.th., me një Korrik.

T.- Po puna është këtu more vëlla, puna është që.

Xh.- Po pasnesër është, se sot është 28-të.

T.- Po puna është se kjo na ther fare në mes.

V.- Oj na ther.

T.- Ore na ther në mes, kjo na ther në mestë.

V.- … përzien bisedat njëri me tjetrin dhe nuk i kuptohen dy tre fjalë.

T.- Po si jetoke ky i burgosur d.m.th., me tri kokrra qep në ditë do jetojë unë, me tri kokrra domate. Jo ore, po thotë blej në dyqan, po çfarë do të blej unë, kafe e petulla?… (pauzë e gjatë)

V.- Po ishte interesante shumë, hajde, hajde.

T.- Po këtë e ka bërë ndonjë mendje e ndritur.

V.- Po, kjo është vdekje prurës dhe s’ka hiç, të shpallet këtu grevë kjo uria në burg, kërcënim i urisë.

T.- Po dy kilogram në muaj.

V.- Ashtu

T.- Dy kilogram në muaj ke të drejtë të marrësh nga familja.

V.- D.m.th. Kërcënimin e urisë.

Xh.- Po pse ka peshë pastaj?

T.- Tre kilogram fruta, dy kilogram ushqime, (pauzë e gjatë)

V.- Për mua … po shyqyr me të tjerët. Po kur fillon kjo more?

A.- … po shpejt e tha.

V.- Po nuk u muar vesh, se njëherë e tha me një qershor dhe pastaj.

A.- Po me 30 qershor.

T.- Po me tridhjetë… (e ndërprenë për një far kohe se Todi doli jashtë e takoi edhe njëherë me të komandës)

Xh.- Po ti nuk e bane telegramin?

T.- Jo nuk e bana.

Xh.- A po nuk do ta bësh?

T.- As s’kam për ta bërë.

Xh.- E?

T.- Po nuk më vinë ore edhe nuk më bien.

Xh.- Po unë atë hall kam, se mua më dërgon pako, unë kam hallin e mërzitjes.

T.- Po, po, po, unë e kuptova qartë atë, se në atë kohë që më bënë telegram mua, që më thanë se niset nesër.

Xh.- E pra edhe unë prandaj u nxitova.

T.- Po ti më the, por unë bisedova një çik për çështjen e telegramit të djalit të madh, se unë nuk e bisedova çështjen e telegramit, se ajo çështje që ta marrësh vesh ti të letrës së djalit, që nuk i ka shkruar letra e ime, kupton ti a po jo, është aq shumë e komplikuar as s’ka, e kuptove a po jo, po kjo nuk është problem se vajti e po nuk vajti, por problem është se pse u ndal atje dhe këtu është punë.

Xh.- Po unë u nisa nga ajo që fillova bisedën…

T.- Jo, jo, kurë tha ai që niset telegram brenda ditës … (qesh me ironi po çfarë thotë ky more thashë, qeshën më shumë me ironi) po çfarë thotë ky, e çfarë grin ky thashë unë, se po më luan mendsh fare… (qesh me shumë ironi) po në këtë kuptim, a më kupton apo jo?

Xh.- Po e kuptoj e kuptoj.

T.- Ë, ë, ë.

Xh.- Po atë hallë kam unë se më mërzitet bija.

V.- Po kush e din thotë se si e kam djalin tim.

T.- Po ti duhet ta sqarosh një çik mirë.

Xh.- Po unë me kartolinë do e sqaroj dhe çfarë do bëj tjetër.

T.- E po me kartolinë, mos më dërgoni ushqime se është vënë rregull i ri.

Xh.- E kështu është urdhri i thashë, kështu është urdhri.

T.- … (qeshën) Po ta kuptojë dhe ai që nuk është urdhër vetëm për mua.

Xh.- E po për atë i thashë, prandaj i thashë më këtë fjalë.

T.- Urdhër i përgjithshëm, duhesh specifikuar ai … (qeshën) Po ka ndodhur ndonjëherë kështu në burg, se ti je më i vjetër?

Xh.- Jo, jo, jo.

T.- Po kjo s’ka bërë vaki.

Xh.- Jo, jo, jo. Po ishte 18 kile në takim dhe pastaj erdhën duke i ulur, po unë hallin e Bijes kam… (etj., etj. Për punë ushqimesh dhe më në fund e ndërprenë bisedën që kishin).

                    U shtyp në dy kopje

Kopjet i kaluan sektorit operativ për të implikuarit. Memorie.al

               Punëtori Operativ T. Operative

                            Ndue Sulejmani

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 4 Janar 2022

Next Post

“Ti Kadri, nuk e dije se Kristofor Mërtiro dhe Rustem Hodo ishin edepsëzë dhe imoralë, por i vure…”?!/ Debatet në Plenumin e V-të, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Ti Kadri, nuk e dije se Kristofor Mërtiro dhe Rustem Hodo ishin edepsëzë dhe imoralë, por i vure…”?!/ Debatet në Plenumin e V-të, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!

“Ti Kadri, nuk e dije se Kristofor Mërtiro dhe Rustem Hodo ishin edepsëzë dhe imoralë, por i vure…”?!/ Debatet në Plenumin e V-të, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!