• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 4 Janar 2022

Janar

1918 – Deklarata e pavarësisë së Finlandës, njihet nga Rusia, Suedia, Gjermania dhe Franca. Kjo deklaratë, shpalli Finlandën një komb të pavarur, duke i dhënë fund autonomisë së saj brenda Rusisë si Dukati i Madh i Finlandës, duke iu referuar një projekt-ligji të dërguar në të njëjtën kohë në Parlament. Shpallja e pavarësisë ishte vetëm një pjesë e proçesit të gjatë që çoi në pavarësinë e Finlandës. Deklarata festohet si Dita e Pavarësisë në Finlandës. Kreqyteti i saj u shpall Helsinki.

 

1924 – Lindi në Ballsh të Mallakastrës Kadri Roshi, studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj. Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

1931 – Lindi në Tërpezë të Malishevës Feriz Krasniqi. Në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Nishit studioi në degën e biologjisë ku edhe diplomoi në vitin 1954. Një kohë punon arsimtar i biologjisë e pastaj regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Shkupit, në grupin e biologjisë, ku edhe diplomon në fillim të vitit 1961. Për kontributin e tij në lëmin e kërkimeve shkencore, në procesin arsimor-edukativ të shumë brezave, në sigurimin e literaturës së nevojshme nga lëmi i biologjisë, në zhvillimin institucional dhe afirmimin e Universitetit të Prishtinës, u nderua me këto shpërblime dhe mirënjohje nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës për bashkëpunim të suksesshëm; Mirënjohje e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore me rastin e kremtimit të 36-vjetorit të punës së suksesshme të tij. Në vitin 1995, Senati i Universitetit të Prishtinës ia jep titullin e nderit Profesor emeritus për merita të veçanta në zhvillimin dhe avancimin e Universitetit të Prishtinës, si dhe për përsosmërinë mësimore dhe shkencore. Në vitin 1996, zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 zgjidhet anëtar i rregullt i kësaj akademie.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

 

1944 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fillon Operacioni Carpetbagger, që përfshin hedhjen e armëve dhe furnizimeve për luftëtarët e rezistencës në Evropë, nga avionët aleatë. Në këtë operacion ushtarak, OSS amerikane, dhe SOE britanike, hodhën agjentët, dhe furnizimet luftarake për forcat e rezistencës së Francës, Belgjikës, Hollandës, Danimarkës dhe Norvegjisë. E njëjta gjë do të ndodhte më pas edhe në vëndet e Ballkanit, ku një pjesë të mirë të furnizimeve do të hidhej edhe në Shqipëri.

 

1948 – Burma fiton pavarësinë e saj nga Mbretëria e Bashkuar duke u bërë një republikë e pavarur. E quajtur dhe si Unioni i Birmanisë, qeveria e saj zgjodhi Sao Shve Thaik si Presidentin e saj të parë dhe U Nu si Kryeministrin e saj të parë. Kryeqyteti i Burmas u zgjodh Ranguni. Por që nga shpallja e pavarësisë, Burma ose siç njihet ndryshe Birmania, është përballur me disa grushte shteti, dhe junta ushtarake diktatoriale. Sot ky vënd, po kalon një situatë të rëndë ekonomike dhe sociale.

 

1956 – Formohet nga Konstantinos Karamanlis, partia e Unionit Radikal Kombëtar grek. Kjo forcë politike, ishte një parti konservatore, e krahut të djathtë, e cila gjithashtu kishte disa anëtarë të shquar të qendrës, siç janë, Panagiotis Kanellopoulos, Konstantinos Tsatsos, president i Republikës Greke nga 1975 deri në 1980, dhe Evangelos Averoff, Ministër i Punëve të Jashtme në qeveritë e Karamanlis në vitet 1955-1963, dhe drejtues i Nea Demokratia nga 1981 deri në 1985.

 

1960 – Vdes në Villeblevin, në moshën 46 vjeçare, Albert Camus. Camus, ishte një filozof, autor dhe gazetar franko-algjerian. Ai fitoi mimin Nobel në Letërsi në moshën 44 vjeç në 1957, dhe cilësohet si marrësi i dytë i këtij çmimi, më i ri në histori. Filozofikisht, pikëpamjet e Camus kontribuan në ngritjen e filozofisë të njohur si absurdizëm. Ai gjithashtu konsiderohet të jetë një ekzistencialist, pavarësisht se ai e hodhi poshtë me forcë termin gjatë gjithë jetës së tij.

 

2010 – Burj Khalifa, ndërtesa aktuale më e lartë në botë, hapet zyrtarisht në Dubai. Me një lartësi totale prej 829.8 m dhe një lartësi çati (pa përfshirë antenën) prej 828 m, Burj Khalifa ka qenë struktura dhe ndërtesa më e lartë në botë që nga fillimi i saj në vitin 2009. Ndërtimi i Burj Khalifa filloi në 2004, me pjesën e jashtme përfundoi pesë vjet më vonë në 2009. Struktura parësore është betoni i armuar. Ndërtesa u hap në vitin 2010 si pjesë e një zhvillimi të ri të quajtur Downtown Dubai.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Bashkëpunëtorit ‘Butrinti’ iu la detyrë që të shikojë se si reagon Xhaviti pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, pasi ai më të…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, shtator ‘82

Next Post

“I Penduari’, do të na informojë për veprimtarinë e ‘objektit’ me të dënuarit, K. Ngjela, Rr. Parllaku, Gj. Titani etj., dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, mars 1983

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Vuajta 32 vjet në burgjet komuniste, se shkrova gabim, ‘Rroftë Komiti Qendror’ dhe se pikturova shqiponjën pa yll në Revoltën e Spaçit”/ Historia tragjike e ish-drejtorit të Burgut Burrelit

“I Penduari’, do të na informojë për veprimtarinë e ‘objektit’ me të dënuarit, K. Ngjela, Rr. Parllaku, Gj. Titani etj., dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, mars 1983

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!