1914 – Gjatë Luftës së Parë Botërore, fillon “Armëpushimi i Krishtlindjeve”. Kjo, ishte një seri armë pushimesh jo-zyrtare të përhapura përgjatë Frontit Perëndimor të Luftës së Parë Botërore rreth Krishtlindjes së vitit 1914. Gjatë këtij armë-pushimi, ushtarët francezë, gjermanë dhe britanikë kaluan llogoret për të shkëmbyer përshëndetje sezonale dhe biseda.
1922 – Lind në Grab-town, Ava Gardner. Gardner, ishte një aktore dhe këngëtare amerikane. Ajo, nënshkroi një kontratë me Metro-Goldwyn-Mayer në 1941, dhe u shfaq kryesisht në role të vogla, derisa ajo tërhoqi vëmendjen me performancën e saj në The Killers. Gardner, u nominua për Oscar për Aktoren më të Mirë në rolin e Mogambo dhe gjithashtu mori nominime BAFTA dhe Golden Globe.
1951 – Libia shpall pavarësinë e saj nga Italia. Ndërsa Idris I, shpallet Mbret i saj. Ai do të udhëhiqte vendin e madh afrikano-verior me reforma liberale, deri në vitin 1968. Vit në të cilin, Kolonel Muammar Gaddafi, do ta rrëzonte përfundimisht, nga pushteti. Idrisi, do të vdiste në vitin 1983 në ekzil, në Turqi. Ndërsa Gaddafi do të ekzekutohej pas revoltave popullore në 2011.
1964 – Gjatë Luftës së Vietnamit, guerilasit e Viet-Cong, hodhën në erë, Hotelin Brinks në Saigon, të Vietnami i Jugut. Ky akt terrorist, u bë për të demonstruar se ata mund të godisnin një instalim amerikan në kryeqytetin e kontrolluar nga vetë ata. Gjatë këtij shpërthimi mbetën të vdekur 2 persona, ndërsa të plagosurit ishin 65.
1974 – Cikloni Tracy, shkatërron qytetin e Darwin-it, në Australi. Kjo stuhi, ishte cikloni i dytë tropikal më i vogël në rekord (përsa i përket diametrit të forces së erës), pas stuhisë tropikale Marco të ndodhur në vitin 2008. Ky ciklon shkaktoi 645 milionë dollar dëme në infrastrukturë dhe 71 të vdekur. Fatmirësisht, Tracy, nuk u përhap në rajone të tjera të Australisë.
1982 – Vdes në moshën 85 vjeçare në Paris, Louis Aragon. Aragon, ishte një poet francez që ishte një nga zërat kryesorë të lëvizjes surrealiste në Francë. Ai bashkë-themeloi me André Breton dhe Philippe Soupault rishikimin surrealist Littérature. Ai ishte gjithashtu një novelist dhe redaktues, një anëtar i gjatë i Partisë Komuniste dhe anëtar i Académie Goncourt.
2018 – Një përplasje me helikopter, aksidenton për vdekje, Martha Erika Alonso, guvernatorin e parë femër të Puebla-s, në Meksikë dhe burrin e saj Rafael Moreno Valle Rosas, ish guvernatorin e këtij qyteti. Alonso kishte 10 ditë që ishte zgjedhur si guvernatore. Shkaqet e vërteta të aksidentit, mbetën të pazgjidhura.