1916 – Shuhet në Vjenë në moshën 86 vjeçare, Franz Joseph i I-rë. Franz Joseph, ishte Perandori i Austrisë, Mbreti i Hungarisë, Mbreti i Bohemisë dhe monark i shumë shteteve të tjera të Perandorisë Austro-Hungareze, nga 2 Dhjetori 1848 deri në vdekjen e tij. Ai ishte Perandori me mbretërimin më të gjatë i Austrisë dhe Mbreti i Hungarisë, si dhe monarku i tretë më i gjatë i mbretërimit të çdo vendi në historinë evropiane, pas Louis XIV të Francës dhe Johann II të Lichtenstein-it.
1953 – Muzeu i Historisë së Natyrës, në Londër njoftoi se kafka e “Njeriut të Piltdown-it”, që fillimisht u besohet të jetë një nga kafkat më të rëndësishme të fosileve hominide të gjetura ndonjëherë, rezultoi një mashtrim. ”Njeriu i Piltdown” ishte një mashtrim paleoantropologjik në të cilin fragmentet e eshtrave u paraqitën si mbetje të fosilizuar të një njeriu të hershëm të panjohur më parë. Pasaktësia e mashtrimit u përshkrua në vitin 1953. Një përmbledhje e gjerë shkencore në vitin 2016 u vërtetua se arkeologu amator Charles Dawson ishte “zbuluesi” i eshtrave.
1964 – Inagurohet ura më e gjatë në botë në New York. E quajtur ndryshe dhe si ura Verranzano-Narrows ajo, është e gjatë afro 4.2 kilometra, e gjerë 32 metra, dhe e lartë rreth 200 metra. Emri iu vu për nder të Giovanni da Verranzzano-s i cili ishte lundërtari i parë italian që hyri në portin e New York-ut në vitin 1524. Ura mbart trembëdhjetë korsi të Interstate 278, me shtatë korsi në nivelin e sipërm dhe gjashtë në nivelin e ulët. Kjo urë lidh dy nga distriktet më të mëdha të qytetit, Brooklyn-in me Staten Island-in.
1965 – Lind në Reykjavik, Bjork Gudmundsdottir. Bjork, është një këngëtare, kantautorë islandeze, producentë rekordesh, aktore dhe DJ. Gjatë karrierës së saj katër dekadëshe, ajo ka zhvilluar një stil muzikor eklektik, i cili tërhiqet në një varg ndikimesh dhe zhanre, që përfshijnë muzikë elektronike, pop, eksperimentale, klasike, hop hop, IDM, dhe muzikë avangarde. Ajo u rendit si e 16-ta respektivisht në listat e 100 këngëtarëve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj islandezë. Björk gjithashtu fitoi pesë BRIT Awards, dhe është nominuar për 15 çmime Grammy.
1985 – Analisti i inteligjencës së Marinës së Shteteve të Bashkuara Jonathan Pollard u arrestua, për spiunazh pasi u kap duke i dhënë Izraelit informacion të klasifikuar për vendet arabe. Ai është dënuar më pas me burgim të përjetshëm. Pollard është i vetmi amerikan që ka marrë një dënim të përjetshëm për kalimin e informacionit të klasifikuar tek një aleat i Shteteve të Bashkuara. Në mbrojtje të veprimeve të tij, Pollard deklaroi se ai kreu spiunazh vetëm sepse “institucioni i inteligjencës Amerikane rrezikonte kolektivisht sigurinë e Izraelit duke mbajtur informacion të rëndësishëm”
1995 – Marrëveshja e Dayton-it është inicializuar në bazën e Forcave Ajrore Wright-Patterson, afër Dayton-it, Ohio, duke i dhënë fund luftës katër vjeçare në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kjo marrëveshje paqeje u nënshkrua zyrtarisht në Paris, më 14 dhjetor 1995. Palët ndërluftuese ranë dakord për paqen dhe për një shtet të vetëm sovran të njohur si Bosnje-Hercegovinë, i përbërë nga dy pjesë, Republika Srpska me shumicë serbe dhe Federata Kroato-Boshnjake e Bosnje-Hercegovinës. Ndërsa kryeqytet i Bosnje – Hercegovinës do të mbetej Sarajeva.
1999 – Ndërron jetë Marie Kraja , Marie është këngëtare lirike shqiptare. Studimet e larta për kanto i kreu në Konservatorin e Graz-it në Austri, në vitet 1930-1934. Aktiviteti i saj koncertal fillon më 1934 së bashku me pianistin Tonin Guraziu, në një koncert që kanë dhënë në Tiranë. Edhe pse me një jetë artistike të pasur në skenat e Italisë, Austrisë, Gjermanisë, etj, karriera e saj lidhet ngushtë me gjithçka që ndodhi në muzikën shqiptare. Me themelimin e TOB, Marie Kraja bëhet ndër solistet e para. Së bashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë, Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja, etj, Marie Kraja interpreton në rolet kryesore të veprave të para operistike shqiptare, si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe të një sërë veprash të huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros”, Për meritat e saj si artiste dhe mësuese Maria Kraja u nderua me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm. Është “Artiste e Popullit”, mban Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë, medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punës” dhe Laureate e Çmimit të Republikës së Klasit të Parë.
2006 – Në Bejrut të Libanit, do të vritej politikani dhe Kryeministri libanez Pierre Gemayel Gemayel, i cili u ekzekutua gjatë një prite, nga 4 anëtarë të Organizatës pro-siriane Hezbollah. Eskorta e tij qeveritare, u godit nga një breshëri automatikësh, të cilët, ishin fshehur në dritaret e pallateve aty pranë. Shoferi dhe Truproja e tij gjithashtu vdiqën, nga plagët e marra. Ai është politikani i pestë anti-sirian i vrarë në Liban, në dy vite. Në të njëjtën mënyrë ishte vrarë dhe xhaxhai i tij, politikani Bashir Gemayel në vitin 1982, po në Bejrut.
2013 – Protestat masive fillojnë në Ukrainë pasi Presidenti Viktor Janukoviç pezulloi nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit Ukrainë-Bashkim Evropian. Këto protesta ishin një valë demonstrimesh dhe trazirash civile në Ukrainë, të cilat filluan natën e 21 nëntorit 2013 me demonstrata publike në Maidan Nezalezhnosti (Sheshi i Pavarësisë) në Kiev. Transparency International e emëroi Presidentin Janukoviç si shembullin kryesor të korrupsionit në botë. Situata u përshkallëzua pas shpërndarjes së dhunshme të protestuesve në 30 nëntor.