1936 – Në Kinë ndodh Incidenti i Xian-it. Gjenerali i Republikës së Kinës, Chiang Kai-shek, u rrëmbye nga Zhang Xueliang. Kriza përfundoi pas dy javësh bisedimesh, në të cilat Chiang u lirua përfundimisht dhe u kthye në Nanjing, i shoqëruar nga Zhang. Chiang u pajtua të përfundojë luftën civile në vazhdim kundër PKK-së, dhe filloi në mënyrë aktive përgatitjen për luftën e afërt me Japoninë.
1956 – Rezoluta 121 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rezulton në pranimin e Japonisë në OKB. Kërkesa për antarësim e këtij vëndi në 1952 u refuzua, por katër vite më vonë Bashkimi Sovjetik, ndërmorri iniciativën që Japonia të antarësohej në Kombet e Bashkuara duke firmosur Rezolutën 121 së bashku me fuqitë e tjera të mëdha.
1963 – Kenia fiton pavarësinë e saj nga Mbretëria e Bashkuar. Ky shtet u bë një vend i pavarur nën Aktin e Pavarësisë së vitit 1963 të Mbretërisë së Bashkuar. Saktësisht 12 muaj më vonë, më 12 dhjetor 1964, Kenia u bë Republikë me emrin “Republika e Kenia-s”. Kryeqytet i saj u shpall Nairobi. Sot, Kenya është një nga vëndet më të zhvilluara të Afrikës jug-lindore.
1964 – Vdes në moshën 70 vjeçare, William Rootes. Rootes, ishte një prodhues britanik i automjeteve. Ai hapi agjencinë e tij të parë të shitjes së makinave në 1913, duke çuar Rootes Group në rangun global. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai mbikëqyri prodhimin e avionëve dhe motorëve, si dhe furnizimin e automjeteve motorike ushtarake dhe mjeteve të blinduara.
1969 – Gjatë viteve të plumbit ndodh, shpërthimi në Piazza Fontana. Zyrat e Banca Nazionale dell’Agricoltura në Piazza Fontana, të Milanos, u hodhën në erë, nga shpërthimi i një bombe. Gjatë këtij shpërthimi do të humbnin jetën 17 vetë, si dhe do të plagoseshin 88 të tjerë. Kjo vepër terroriste u mor përsipër nga ekstremistët e krahut të djathtë.
1970 – Lind në New York, Jennifer Connelly. Connelly, është një aktore amerikane që filloi karrierën e saj si modele fëmijësh. Connelly vazhdoi modelimin dhe aktrimin, duke luajtur në një numër filmash, duke përfshirë filmin Phenomena, Labyrinth, Career Oportunities, dhe The Rocketeer. Ajo fitoi një vlerësim kritik për punën e saj në filmin fantastik shkencor Dark City.
1990 – Krijohet Partia Demokratike, është parti politike e qendrës së djathtë në Shqipëri. Partia Demokratike e Shqiperisë u krijua nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë midis të cilëve Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Arben Imami, Aleksandër Meksi, Eduard Selami etj. Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike u zgjodh studenti Azem Hajdari. Me vonë kryetar i Partisë Demokratike u zgjodh mjeku kardiolog Sali Berisha. Ajo ishte partia e parë opozitare pas lejimit të pluralizmit politik në Shqipëri. Në zgjedhjet parlamentare të marsit të vitit 1991, Partia Demokratike nuk arriti të fitojë shumicën në parlament. Në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 22 marsit të vitit 1992 Partia Demokratike fitoi shumicën absolute të vendeve në parlament. Ajo qeverisi deri në vitin 1997. Gjatë kësaj periudhe qeveria e Partisë Demokratike kreu një sërë reformash për të liberalizuar vendin, për të ndërtuar ekonominë e tregut të lirë, për të siguruar sundimin e ligjit dhe për ta konsoliduar sistemin demokratik zgjedhor. Në hapjen e saj ndaj botës së jashtme, Shqipëria nënshkroi qindra marrëveshje bashkëpunimi me vendet e Europës dhe më gjerë. Në vitin 1993, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Partneritetit për Paqe dhe më pas, në vitin 1995, u anëtarësua në Këshillin e Europës. Një tjetër arritje e qeverisjes së Partisë Demokratike ishte sigurimi i energjisë elektrike pa ndërprerje për qytetarët shqiptarë për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike u krijuan kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO gjë që u realizua më 2 prill 2009. Gjithashtu u plotësuan të gjitha kushtet dhe kriteret për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Mbas miratimit të këtij vendimi nga Parlamenti Europian, ai hyri në fuqi më 15 dhjetor 2010. Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike humbi ndaj koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kryetari i Partisë Demokratike Profesor Doktor Sali Berisha pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe dha dorëheqjen si Kryetar i Partisë Demokratike. Një muaj më vonë, u zhvilluan zgjedhjet sipas parimit një anëtar një votë për Kryetarin e Partisë Demokratike. Në këto zgjedhje kandiduan Ministri i Ministër i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Zgjedhjet u fituan nga Lulzim Basha.
2015 – Miratohet, Marrëveshja e Parisit në lidhje me Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës. Gjuha e marrëveshjes u negociua nga përfaqësuesit e 196 shteteve në Konferencën e 21-të të UNFCCC në Le Bourget. Francë, dhe u miratua me konsensus në 12 dhjetor 2015. Që nga nëntori i vitit 2019, 195 anëtarë të UNFCCC kanë nënshkruar marrëveshjen.