Nga Simon Burnton
Memorie.al/ Ishte shumë më tepër se një vend në një finale olimpike si lojë, kur Hungaria u përball me shtetin që sapo pushtoi vendin e tyre.
Më 6 dhjetor 1956, Hungaria dhe Bashkimi Sovjetik, kontestuan gjysmëfinalen e waterpolit (një ndeshje që do të çonte në finale një prej këtyre dy ekipeve), një rast që vloi me dhunë të vërtetë verbale dhe fizike, që në minutën e parë e përfundoi në kaos, pas kundërsulmeve të Hungarisë. Mrekullisht, Ervin Zador, u nxor i gjakosur nga pishina dhe drejt e në dhomën e mjekësisë.
Një rast sportiv është nominalisht një mundësi për një ose disa sportistë, thjesht për të provuar epërsinë e tyre ndaj një ose disa të tjerëve. Pyetja e vetme, në teori, është se: kush mund të shkojë më larg, më lart apo më shpejt. Por rrallë është aq e thjeshtë, sa kaq dhe ndonjëherë historia ose rrethanat, i japin një nëntekst të rëndë një ndeshjeje. Rrallëherë një rast sportiv mund të jetë i ngarkuar me aq nëntekst sa ky!
Shtatë vjet pasi Hungaria ra zyrtarisht nën kontrollin sovjetik, çdo takim midis përfaqësuesve të dy kombeve, natyrisht do t’i jepej një rëndësie të veçantë. Veçanërisht në vaterpolo, ndoshta, më shumë se në çdo lloj sporti tjetër. Hungaria ishte superfuqia e madhe e këtij sporti, pasi kishte fituar tre nga katër medaljet e mëparshme të artë olimpike dhe një të argjend në Londër në vitin 1948. Në Lojërat e vitit 1952, rusët panë Hungarinë të fitonte përsëri pas tyre, duke përfunduar me një humbje të shtatë poshtëruese.
Dhe kështu, ndërsa punonin për të përmirësuar shanset e tyre për vitin 1956, sovjetikët arritën në një zgjidhje në thelb të pazakontë, duke pasur parasysh se ata zotëronin Hungarinë, ata thjesht do të dërgonin ekipin e tyre për të përfituar nga regjimi unik dhe i suksesshëm i trajnimit i Hungarisë.
“Në atë moment ata ishin idhujt tanë, ata ishin dukshëm më të mirë se ne”, u tha Viktor Ageyev, një anëtar i ekipit sovjetik, krijuesve të filmit të vitit 2006 “Freedom’s Fury”, një dokumentar i prodhuar nga Quentin Tarantino dhe Lucy Liu, që tregoi historinë e ndeshjes. “Mendova, ‘Zoti im, si do të luajmë ne kundër këtij ekipi”?! Istvan Hevesi i Hungarisë, kujton: “Ata shënuan gjithçka që ne bëmë. Të nesërmen ata bënë të njëjtën gjë që bëmë ne, një ditë më parë. Na kopjuan në mënyrën më flagrante”.
Disa muaj para Lojërave, të dy skuadrat u takuan përsëri në një turne miqësor në Moskë. Skuadra vendase fitoi në mënyrë të diskutueshme, gjoja falë një arbitri jashtëzakonisht bujar nga ana e një zyrtari moskovit dhe pas ndeshjes të dy palët shijuan një zënkë të paharrueshme, në dhomën e zhveshjes. Në një ndeshje tjetër në Hungari, tifozët vendas, i kthyen shpinën himnit të Bashkimit Sovjetik. Kjo gjë, do të irritonte pa masë rusët, të cilët panë sesi u mbyt himni i tyre kombëtar. Po të mos kishte pasur më shumë se kjo ndeshje, do të kishte mjaft “gërvishtje”. Por kishte shumë, shumë më tepër se kaq.
Nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë këtë, pa pak histori, por nëse e njihni revolucionin hungarez, mund të dëshironi të kapërceni disa paragrafë. Nëse bie diku në mes, vendi më i mirë për të filluar është viti 1955, kur kryeministri populist dhe reformist i Hungarisë, Imre Nagy, i cili kishte inkurajuar vendin e tij, të ëndërronte për një të ardhme të ndritur post-komuniste, pas vdekjes së Stalinit, dy vjet më parë, u shkarkua pasi ishte në favor të Moskës. Në atë kohë, megjithatë, kishte një oreks në rritje për ndryshim, të cilin pasardhësi i Stalinit, Nikita Hrushovi, e inkurajoi në një fjalim në fillim të vitit të ardhshëm.
Atë tetor, me Hungarinë ende të qeverisur nga një regjim sovjetik i linjës së ashpër, studentët në Budapest organizuan një protestë. Më 22 tetor, pikërisht një muaj para se të mbahej ceremonia e hapjes në Melburn, ata dolën në rrugë. Deri në fund të ditës, rreth 200.000 njerëz u përfshinë në protesta. Policia, e pamësuar me të vërtetë që njerëzit të shprehnin mendime ose të ushtronin vullnetin e lirë, hapën zjarr në një përpjekje për të shpërndarë turmën. Shpërtheu dhuna dhe megjithëse Nagy, u rikthye si kryeministër të nesërmen, protestat vazhduan në të gjithë vendin.
Ndërkohë, olimpistët e Hungarisë u strehuan në një shtëpi të madhe jashtë Budapestit, mjaft afër dhe dëgjonin të shtënat, duke pyetur veten se, çfarë mund t’i presë në të ardhmen. Më 30 tetor, Nagy deklaroi se ata do të udhëtonin në Australi, ku do të përfaqësonin një Hungari të lirë. Por vendi po mbështetej në përkrahjen ndërkombëtare për të ndaluar sovjetikët, që të shtypnin përpjekjet e tyre për liri dhe në të njëjtën ditë, fatalisht, kriza e Suezit u përshkallëzua, me Britaninë, Francën dhe Izraelin, që filluan pushtimin e tyre në Egjipt. Nagy, vazhdoi dhe më 1 nëntor, ndërsa atletët u nisën për në Jugosllavi, pjesa e parë e një udhëtimi të vështirë tre-javor, e tërhoqi Hungarinë, nga Pakti i Varshavës dhe shpalli synimin e vendit, për të kërkuar pavarësinë. Atletët u larguan me revolucionin me sa duket të suksesshëm.
Ata nuk dëgjuan më lajme deri në mbërritjen e tyre në Melburn, më 20 nëntor. Miklos Martin, ishte i vetmi anëtar i ekipit që fliste anglisht dhe të tjerët u grumbulluan rreth e qark, ndërsa ai përkthente nga një gazetë: Bashkimi Sovjetik kishte pushtuar, rezistenca ishte shtypur, më shumë se 3.000 hungarezë kishin vdekur. Dy ditë më vonë, në ditën e ceremonisë së hapjes, Nagy u arrestua nga forcat sovjetike, ai do të gjykohej në fshehtësi, për tradhti dhe do të varej. Spanja, Zvicra dhe Holanda, bojkotuan Olimpiadën në shenjë proteste, ndaj pushtimit sovjetik (ndërsa Egjipti, Libani dhe Iraku, qëndruan larg për shkak të Suezit).
Tashmë kishte kaluar një muaj që kur hungarezët zhytën për herë të fundit në një pishinë. Një nga lojtarët e tyre, Kalman Markovits, kishte zhvilluar një sistem shënjimi zonal, mjaft revolucionar për kohën e tij dhe bashkëlojtarët e tij vendosën ta provonin. Ata mundën SHBA-në, 6-2 në ndeshjen e tyre të parë në grup dhe më pas mposhtën Gjermaninë dhe Italinë 4-0. Sistemi kishte funksionuar dhe u solli atyre, një gjysmëfinale kundër Bashkimit Sovjetik. Për shumë anëtarë të ekipit, rasti kishte të bënte me hakmarrjen. “Filluan të na qëllojnë ne, ata bastardë”, tha Hevesi. “Zjarri brenda nesh, po rrihte aq fort. Zoti na ndihmoftë, ne do t’i mposhtim me siguri”.
Rasti tërhoqi një turmë me kapacitet, të mbushur me anëtarë të komunitetit të madh hungarez, të Melburnit. Atmosfera ishte e turbullt që në fillim. “Ne ndjemë se po luanim për Hungarinë”, i tha Zador, korrespondentit për sportin, të BBC-së verën e kaluar. Hungarezët atje ishin aq të ngarkuar dhe kishte një armiqësi kaq të thellë, për të gjitha gjërat që ata i bënë vendit tonë, që nga viti 1945, saqë të gjithë këta njerëz në Australi, u tërbuan plotësisht.
Sipas Zadorit, hungarezët vendosën të shmangnin zënkat, por vendosën që të bënin më të mirën, për të mbyllur kundërshtarët e tyre. “Ne e kuptuam se nëse ata do të zemërohen, do të fillojnë të luftojnë dhe pasi të luftojnë, ata nuk do të luajnë mirë dhe nëse ata nuk luajnë mirë, ne do t’i mposhtim dhe nëse i mposhtim, do fitojmë Olimpiadën”, theksoi ai.
Plani funksionoi. U desh më pak se një minutë, që lojtari i parë rus, të reagojë dhe të dërgohet në penallti. Dy të tjerë do të pasonin. Ndjenja e padrejtësisë së Rusisë, u krijua kur kapiteni i Hungarisë, Dezso Gyarmati, i dha ekipit të tij, epërsinë nga një penallti e goditur dy herë dhe zhgënjimi i tyre, u rrit pasi Hungaria grumbulloi gradualisht, një epërsi 4-0, ndërsa ata luftuan për të thyer mbrojtjen zonale, të kundërshtarëve të tyre. Plus, pati një provokim të vazhdueshëm. “Ne po u bërtisnim atyre, ‘Ju bastardë të ndyrë. Ju vini dhe bombardoni vendin tonë”, kujton Zador. “Na quanin tradhtarë. Kishte luftime mbi ujë dhe luftime nën ujë.”
Me dy minuta për të luajtur, Zandor i’u kërkua të shënonte, Valentin Prokopov të Bashkimit Sovjetik. “Unë thashë: ‘Nuk ka problem. Unë mund ta përballoj atë”, tha Zador. “Unë do t’i them atij, se ai është një humbës dhe nëna e tij një humbëse. Unë do të them se loja ka mbaruar dhe ju jeni thjesht një humbës i keq, dhe kaq”! Prokopov ishte ndoshta lojtari më i mirë, i vendit të tij i viteve 1950, por ai do të mbahet mend përgjithmonë për atë që ndodhi më pas. Me vëmendjen e Zadorit, të tërhequr në anën tjetër të pishinës, nga bilbili i arbitrit, ai u ngrit nga uji dhe e goditi Zadorin, me një goditje të egër në fytyrë. “Unë u ktheva për të parë atë, si një mulli me erë”, tha Zador. “Pashë atë krahun që vinte në fytyrën time dhe dëgjova kërcitjen. Papritmas pashë vetëm yje. Unë isha si një derr i mbushur”!
Gjaku u derdh nga faqja e çarë e Zadorit, ndërsa ai doli nga pishina. Anëtarët e turmës, të ulur vetëm disa metra nga ana e pishinës, u hodhën mbi barrierat dhe u përpoqën të hakmerreshin ndaj sovjetikëve. Policia e madhe në numër, zbriti menjëherë. Ndërsa turma bërtiste “Hajra Magyarok”! “Shko në Hungari”! – dhe hodhi raketa në drejtim të lojtarëve rusë, arbitri suedez, i ra bilbilit për t’i dhënë fund.
Zadori me faqe të fryrë u detyrua të nesërmen, të dilte në finale, kundër Jugosllavisë, të cilën Hungaria e fitoi 2-1. Ai morri medaljen e tij të artë, në podium dhe shpërtheu në të qara për vendin e tij të djegur e të shkatërruar, që kishte lënë pas, përgjithmonë. Ai dhe gjysma e shokëve të tij kërkuan azil, në vend që të ktheheshin për të jetuar të ardhmen në një Hungari të pa sigurt. Ai u nis për në Amerikë, ku ende vazhdon të jetë, në moshën 76-vjeçare, është një trajner noti. Në vitet 1960, ai drejtoi një adoleshent të talentuar, i cili doli me rezultate mjaft të mira, i quajtur, Mark Spitz.
Çfarë ndodhi më pas?
Fotot e plagëve të Ervin Zadorit, u publikuan në mbarë botën, të cilat u titulluan “Uji i përgjakur”. Hungaria mundi Jugosllavinë 2-1, në finale për të fituar medaljen e katërt të artë olimpike. Zador u nis për në San Francisko, ku hoqi dorë tërësisht nga vaterpoloja për shkak të standardit të ulët të këtij sporti në SHBA dhe u bë trajner noti. Vetë ndeshja është kapur në dy filma, njëri artistik dhe tjetri dokumentar, respektivisht Children of Glory dhe Freedom’s Fury.
Çfarë tha Ervin Zador?
“U ktheva mbrapa dhe me një krah të drejtë, ai vetëm më goditi në fytyrë. Ai u përpoq të më nxirrte jashtë…! Ndjeva gjak të ngrohtë që po derdhej poshtë. Ne ndjemë se po luanim jo vetëm për veten tonë, por për të gjithë vendin dhe popullin tonë. Ne po u bërtisnim atyre, ‘Ju bastardë të ndyrë. ju vini dhe bombardoni vendin tonë”, po na quanin tradhtarë. Kishte luftime mbi ujë dhe luftime nën ujë.” Memorie.al
(Marrë nga The Guardian)