• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Nëntor

Kalendari Historik 18 Nëntor

1912 – Shqipëria, shpall Pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane. Ky akt u krye në Vlorë nga themeluesi i shtetit të parë shqiptar, Ismail Qemali. Në shpalljen e Pavarësisë, morën pjesë 83 delegatë, nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, Asambleja e Vlorës, formoi qeverinë e parë shqiptare të drejtuar nga po Ismail Qemali. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, nga Perandoria Osmane, u bë në një moment kyç  të historisë sonë pasi, shtetet fqinje të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë, dhe Greqisë, kishin ndërmarrë ekspasionin për pushtimin e trojeve shqiptare.

1943 – Në Iran, mbahet Konferenca e famshme e Teheranit.  Ajo u drejtua nga Presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt, Kryeministri britanik Winston Churchill dhe Lideri Sovjetik Joseph Stalin, për të diskutuar strategjinë e luftës. Ajo u mbajt në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Teheran, Iran. Ishte e para nga konferencat e Luftës së Dytë Botërore të liderëve të Aleatëve (Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar). Ajo pasoi, Konferencën e Kajros që kishte ndodhur më 22 nëntor 1943 dhe i parapriu konferencave të Jaltës dhe Potsdamit të 1945.

1955 – Lind në Prekaz të Drenicës, Adem Jashari. Jashari ishte një ndër themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe krye-komandant i saj. Së bashku me vëllain e tij Hamzën, ai ka marrë pjesë në sulmet e vazhdueshme kundër forcave policore, dhe ushtarake serbe. Pikërisht këto forca, në 5 mars të vitit 1998, rrethuan dhe sulmuan shtëpinë e tij, që ishte një nga bazat më të rëndësishme të UÇK-së. Gjatë këtij rrethimi, ai luftoi heroikisht kundër tyre duke rënë dëshmor, së bashku me 55 pjestarë të familjes së tij. Sot ai mban titullin “Hero i Kosovës”.

1962 – Shuhet në moshën 82 vjeçare, Vilhelmina e Hollandës. Vilhelmina, ishte Mbretëresha e Hollandës nga 1890 deri në abdikimin e saj në 1948. Ajo mbretëroi për gati 58 vjet, më gjatë se çdo monark tjetër Hollandez. Mbretërimi i saj pa luftërat e para dhe të dyta botërore, krizën ekonomike Hollandeze të vitit 1933 dhe rënien e Hollandës si një fuqi të madhe koloniale. Gjithnjë e më shumë të rrethuar nga shëndeti i dobët pas luftës, Vilhelmina abdikoi në shtator 1948 në favor të Juliana-s. Ajo u tërhoq në Het Loo Palace, ku dhe vdiq.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1979 – Avioni civil i linjës ajrore Air New Zealand Flight 901, përplaset në malin Erebus, në Antarktidë, duke vrarë 257 të gjithë  pasagjerët në bord. Hetimi fillestar konkludoi se aksidenti ishte shkaktuar nga gabimi i pilotit, por zemërimi i opinionit publik çoi në krijimin e një Komisioni Mbretëror të Hetimit për përplasjen. Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin vëndas, të pasuar nga ata japonezë, dhe amerikanë. Ky aksident ajror do të ishte një nga më të rëndët në historinë e fluturimeve ajrore të Zelandës së Re.

 

1990 – Kryeministrja britanike Margaret Thatcher, jep dorëheqjen si kryetare e Partisë Konservatore dhe, si rrjedhim, edhe si Kryeministre. Ajo u pasua, në të dy pozicionet nga John Major. Ajo ishte kryeministrja britanike me shërbimin më të gjatë në këtë detyrë, si dhe gruaja e parë që mbante atë detyrë. Një gazetar sovjetik e quajti “Zonja e Hekurt”, një pseudonim që u lidh me politikën e saj pa kompromis dhe stilin e udhëheqjes. Si Kryeministër, ajo zbatoi politika të njohura si Thatcherism.

 

Share6TweetPinSendShareSend
Previous Post

Fotot e panjohura / Selia e ambasadës shqiptare në Paris dhe emrat e oficerëvë të Sigurimit të Shtetit (Zbulimi Politik) që shërbyen aty nga viti 1945, deri në 1991-in

Next Post

“Si na i pushkatoi 10 burra në fshatin Xhan, ‘motra’ e partizanit Çelo Sinani ‘Hero i Popullit’, ku vrau dhe vëllain tim...”/ Dëshmia e rrallë për ngjarjen e 28 nëntorit 1944

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Si na i pushkatoi 10 burra në fshatin Xhan, ‘motra’ e partizanit Çelo Sinani ‘Hero i Popullit’, ku vrau dhe vëllain tim…”/ Dëshmia e rrallë për ngjarjen e 28 nëntorit 1944

“Si na i pushkatoi 10 burra në fshatin Xhan, ‘motra’ e partizanit Çelo Sinani ‘Hero i Popullit’, ku vrau dhe vëllain tim...”/ Dëshmia e rrallë për ngjarjen e 28 nëntorit 1944

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!