• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, May 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në aktivitetin që organizon ambasada e Vatikanit, për nder të Papës, mos shkoni dhe…”/ Korrespodenca sekrete me ambasadën shqiptare në Algjer në ’90-ën

“Nëse u pyesin përsëri nga Vatikani për priftin Nikolla Troshani, u thoni se ai…”/ Korrespodenca sekrete me ambasadën shqiptare në Romë në ’90-ën

Relacioni i ambasadorit nga Roma: “Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kërkon të vijë në Shqipëri për të takuar Nikolla Troshanin, që banon në…”/ Zbulohet korrespodenca sekrete e vitit 1990

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

Memorie.al publikon disa dokumenta të panjohura të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, të cilat i përkasin vitit 1990, ku ndodhet një korrespodenca e ambasadës shqiptare në Romë, me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, ku ambasadori shqiptar, Dashnor Dervishi, informon ministrin Reiz Malile dhe eprorët e tjerë të tij në Tiranë, lidhur me letrën e dërguar pranë asaj përfaqësie diplomatike nga ana e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kryepeshkopit, Angelo Sordano, i cili shprehte dëshirën për të ardhur vetë në Shqipëri, me qëllim për të takuar ish – priftin katolik, Monsinjor Nikolla Troshanin, i cili pasi kishte kaluar vite të tëra në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, në atë kohë punonte në bujqësi në fshatrat e rrethin të Lezhës. Korrespodenca e plotë në mes ambasadës shqiptare në Romë dhe titullarëve më të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, ku përveç interesimit të madh, të shfaqur nga Vatikani për ish – Peshkopin, Nikolla Troshani me të cilin ata kishin humbur çdo lidhje, që nga koha e burgosjes së tij dhe nuk dinin nëse ai jetonte ende, si dhe përgëzimet ndaj qeverisë shqiptare, për pritjen që i bëri Nënë Terezës, ambasadori Dervish i bën me dije eprorëve të tij, se dy profesorët e Teologjisë në Universitetin e Romës, Andrea Rikardo dhe Damako në Universitetin e Barit, i kishin thënë se: Vatikani po shfaqte interesim të madh, për zhvillimet në Shqipëri dhe veprimtarinë e saj në arenën ndërkombëtare, ku në mënyrë të veçantë Selia e Shenjtë, po shprehte interes për integrimin e Shqipërisë në KSBE dhe po ndërhynte pranë qeverive të Europës Perëndimore, që të mbështesë hyrjen e saj në KSBE, para se të mblidhej konferenca e Helsinkit, etj., e deri tek përpjekjet e ambasadorit shëtitës të Vatikanit në vendet e Europës Lindore, Kolosuono, i cili i kishte konfirmuar se Vatikani kishte përgatitur dyzet peshkopë shqiptarë nga Kosova, në shkollat e Romës dhe po bëhej gati të krijonte diogjenezën me qendër në Prishtinë, që do të varej direkt nga Roma.

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

Telegram i ambasadës shqiptare në Poloni, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, lidhur me pritjet e dhëna nga ambasada e Vatikanit në Varshavë

                                             D E SH I F R I M

                                      Nr. 23514             Nga: Varshava

                                      Nr.640                   Data 22.8.1990

                                      MINISTRISË JASHTME

Për rreth 9 muaj që kur Dekan i trupit diplomatik është bërë përfaqësuesi i Vatikanit, nuk kam marrë pjesë në pritjet që bëri Vatikani, në sallën e tij për ambasadorët me rastin e largimit. Kjo ka rënë në sy të kolegëve, të cilëve u kam thënë se nuk kam ardhur me që…

                     (vijon)

                                        D Ë SH I F R I M

                                   Nr. 23515         Nga: Varshava

                                   Nr. 641             Data: e dyta

….nuk kemi marrëdhënie diplomatike me Vatikanin. Ndonjë prej tyre më ka thënë se atje shkohet për t’u ndarë me kolegët që ke bashkëpunuar kaq vjet, e jo për Vatikanin. Me datën 30 dhe 31 gusht….

                        (vijon)

                                  D Ë SH I F R I M

                      Nr. 23316            Nga: Varshava

                      Nr. 642                Data: mbaroi

….rastisi që do të përcillen ambasadorët e Bullgarisë, Greqisë, dhe Jugosllavisë, me të cilët kam pasur kontakte më tepër. Lutemi më udhëzoni si të veproj….

                                              Vironi

 Letra e zv/ministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, për ambasadën shqiptare në Poloni, lidhur me pritjet e dhëna nga ambasada e Vatikanit

                          SH I F R I M

                     Nr. 3111            Data: 28.8.1990

                Adresa: Ambasadës (shokut Viron)

                                            Varshavë

                               Koncepti: Tuajit 640 

Në aktivitetet që organizohen nga përfaqësia e Vatikanit, me cilësinë e diplomatit për ceremoninë e largimit të titullarëve merrni pjesë.

                                           Sokrati

Telegram i ambasadës shqiptare në Beograd, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, për pritjen që i’u bëri qeveria e Millosheviçit një delegacioni të përbërë nga përfaqësues disa religjioneve fetare, si dhe problemin e helmimit të nxënësve të Kosovës

                                        D Ë SH I F R I M

                             Nr. 25062              Nga: Beogradi

                              Nr. 2518              Data: 10.9.1990

                                      MINISTRISË SË JASHTME

Këto ditë këtu ishte për vizitë një delegacion me karakter fetar, i një organizate të tillë ndërkombëtare joqeveritare, i përbërë nga një rabin hebre, një prift katolik dhe një ortodoks. Këtë ma tha një diplomate me origjinë shqiptare…

                          (vijon)

                                      D Ë SH I F R I M

                           Nr. 25063           Nga: Beogradi

                           Nr. 2519             Data: e dyta

…në ambasadën e Vatikanit i cili, ishte takuar me delegacionin. Për këtë delegacion kishte treguar një vëmendje të veçantë dhe Presidenti i Jugosllavisë, i cili jo vetëm që i priti por i vuri në dispozicion një helikopter që të shkonin në Prishtinë….

                            (vijon)

                                 D Ë SH I F R I M

                         Nr. 25064              Nga: Beogradi

                         Nr. 2520                Data: e treta

Diplomati i Vatikanit, tha se gjithë këto përkujdesje të Millosheviçit, nuk mund të influencojnë dot në përshtypjet që krijon njeriu gjatë vizitës në Kosovë. Prifti arbëresh, ndjehej i qetë që delegacioni, kishte marrë kontakte me priftërinjtë….

                               (vijon)

                            D Ë SH I F R I M

                         Nr. 25065             Nga: Beogradi

                         Nr. 2521               Data: e katërta

….katolikë në Kosovë e sidomos me arqipeshkvin e Ferizajt, Lush Marku, i cili para disa kohësh, kishte qenë në një seminar në Romë dhe kishte folur në prani të Kryeministrit Andreoti, për gjendjen në Kosovë.

                            (vijon)

                            D Ë SH I F R I M

                      Nr. 25066            Nga: Beogradi

                       Nr. 2522             Data: e pesta

Sipas diplomatit të Vatikanit, kisha katolike e Kosovës, qëndron në pozita të forta kombëtare dhe do ta çojë deri në fund çështjen e barnave, që u morën në Ferizaj nga autoritetet serbe.

                            (vijon)

                           D Ë SH I F R I M

                         Nr. 25067            Nga: Beogradi

                         Nr. 2523              Data: e gjashta (mbaroi)

Aq absurd ishte ky veprim, thoshte bashkëbiseduesi, saqë po ajo propagandë që deri dje thoshte se nuk ka patur helmim në Kosovë, tani deklaron se ilaçet e gjetura në kishat katolike të Kosovës, kanë qenë shkaku i helmimit.

                                      Kujtimi

                   Nr. 25068              Nga: Beogradi

                   Nr. 2524               Data: e shtata

Atëherë del pyetja, a ka pasur apo jo helmim? Arqipeshkvi i kishës katolike të Ferizajt që u ka dërguar një letër të gjithë udhëheqjeve federative, republikane, dhe krahinore, të vendit ngul këmbë dhe paraqet dokumentacionin e plotë të të gjitha dërgesave me…

                    (vijon)

                                       D Ë SH I F R I M

                    Nr. 25069              Nga: Beogradi

                    Nr. 2525                Data: e teta

…ilaçe që janë bërë nga vende të ndryshme të botës, për të ndihmuar ata që nuk kanë para të blejnë ilaçe, ose për të gjetur ato lloj ilaçesh që mungojnë në tregun e vendit. Ai është gati gjithashtu të paraqesë edhe dokumentacionin…

                                      D Ë SH I F R I M

                     Nr. 25070             Nga: Beogradi

                     Nr. 2526              Data: mbaroi

…të plotë të personave të cilëve u është dhënë ndihmë me barna dhe lloji i ilaçit që u është dhënë. Mbi këtë bazë ai do të kërkojë që të kthehen të gjitha ilaçet që i janë konfiskuar në mënyrë ilegale dhe mendimi është se do t’ia arrij këtij qëllimi…

                                             Kujtimi

                                   D Ë SH I F R I M

                  Nr. 30836                Nga: Beogradi

                  Nr. 3206                  Data: 3.12.1990

                                              MINISTRISË SË JASHTME

Në një pritje ambasadori i Vatikanit sugjeroi, që të më bënte një vizitë ku të njihja zhvillimet e brendshme në vendin tonë. Nuk caktova gjë me të por i thashë që do të kemi raste për të biseduar. Në rast se e ngre përsëri kërkesën, mendoj ta pranoj. Lutemi mendimin tuaj.

                                                  Kujtim

Telegram i ambasadorit shqiptar në Algjer, Dhimitër Lamani, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, për ftesën e bërë nga ambasada e Vatikanit

                                                D Ë SH I F R I M

                                 Nr. 36729            Nga: Algjeri

                                 Nr. 449               Data: 3.10.1990.

                                   MINISTRISË SË JASHTME

Ambasadori i Vatikanit, na ka ftuar në një reçension në rezidencën e tij dhe në një meshë, në kishën e këtushme, me rastin e përvjetorit të Papës Zhan Pol. Lutemi njoftoni.

                                      Dhimitri

Telegram i zv / ministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, dërguar ambasadës shqiptare në Algjer, për ftesën e bëra nga ambasada e Vatikanit

                                        SH I F R I M

                                  Nr. 3638    Data: 5.10.1990

Adresa: Ambasadës Algjer (shokut Dhimitër)

Koncepti: Tuajit 449. Në aktivitetin që organizon ambasada e Vatikanit, mos shkoni dhe lëreni në heshtje.

                                              Sokrati

Telegram i ambasadës shqiptarë në Athinë, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, për ftesën e bërë nga ambasada e Vatikanit

                                        D Ë SH I F R I M

                             Nr. 29392              Nga: Athina

                             Nr. 1792                Data: 21.11.1990

                                MINISTRISË SË JASHTME

Nunci i Vatikanit, më fton për pritjen në festën kombëtare në 5 dhjetor. Ai, i paraqiti kredencialet para disa ditëve dhe më ka dërguar gjithashtu notën përkatëse. Lutemi mendimin tuaj për të marrë pjesë në pritje. /Memorie.al

                      Izedini

                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 07 Gusht

Next Post

Hysni Kapo: “Shoku Mao, udhëheqja sovjetike tentoi t’i mbante studentët tanë, duke i gënjyer me femra, por nga 1500, vetëm 4 prej tyre…”/ Biseda e panjohur në Wuhan, qershor ‘62

Artikuj të ngjashëm

“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

May 11, 2025
“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime
Dossier

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kufomës së Muhamet Spahisë, kriminelët Fadil Kapisyzi dhe Dul Rrjolli do t’i kalonin indiferentë, kurse Xhemal Selimi, ma injoranti i atij burgu, i ra me…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 10, 2025
“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Dossier

“Lilo Zeneli mbante në duar nji gjenerator të ngjashëm me nji mulli bloje orizi, kurse Xhemal Selimi, rrotullonte rreth veshëve të mij fijet e korrentit…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit, për torturat në hetuesi

May 11, 2025
“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 11, 2025
Next Post
Hysni Kapo: “Shoku Mao, udhëheqja sovjetike tentoi t’i mbante studentët tanë, duke i gënjyer me femra, por nga 1500, vetëm 4 prej tyre…”/ Biseda e panjohur në Wuhan, qershor ‘62

Hysni Kapo: “Shoku Mao, udhëheqja sovjetike tentoi t’i mbante studentët tanë, duke i gënjyer me femra, por nga 1500, vetëm 4 prej tyre…”/ Biseda e panjohur në Wuhan, qershor ‘62

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!