• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Hetuesi Sokol Koleka, më torturoi për një vit në mënyrë ç’njerzore dhe më kërkonte të pranoja se Mehmeti më kishte ngarkuar për…”/ Dëshmia e ish-truprojës së kryeministrit Shehu

“Njeriu që realizoi vrasjen e Mehmetit, ka hyrë në vilë, pas i kanë hapur derën me citofon nga brenda dhe ai fillimisht ka hedhur ilaç gjumi te gota…”/ Dëshmia e rrallë ish-truprojës së kryeministrit Shehu
“Kontraditat në mes Enverit dhe Mehmetit, filluan që në ’76-ën, madje ato u reflektuan edhe te Nexhmija e Fiqreti dhe dy grupet e shoqërimit…”/ Dëshmia e rrallë e ish-truprojës së kryeministrit
“Kontraditat në mes Enverit dhe Mehmetit, filluan që në ’76-ën, madje ato u reflektuan edhe te Nexhmija e Fiqreti dhe dy grupet e shoqërimit…”/ Dëshmia e rrallë e ish-truprojës së kryeministrit
“Kontraditat në mes Enverit dhe Mehmetit, filluan që në ’76-ën, madje ato u reflektuan edhe te Nexhmija e Fiqreti dhe dy grupet e shoqërimit…”/ Dëshmia e rrallë e ish-truprojës së kryeministrit
“Kontraditat në mes Enverit dhe Mehmetit, filluan që në ’76-ën, madje ato u reflektuan edhe te Nexhmija e Fiqreti dhe dy grupet e shoqërimit…”/ Dëshmia e rrallë e ish-truprojës së kryeministrit
“Kontraditat në mes Enverit dhe Mehmetit, filluan që në ’76-ën, madje ato u reflektuan edhe te Nexhmija e Fiqreti dhe dy grupet e shoqërimit…”/ Dëshmia e rrallë e ish-truprojës së kryeministrit
“Kontraditat në mes Enverit dhe Mehmetit, filluan që në ’76-ën, madje ato u reflektuan edhe te Nexhmija e Fiqreti dhe dy grupet e shoqërimit…”/ Dëshmia e rrallë e ish-truprojës së kryeministrit
“Kontraditat në mes Enverit dhe Mehmetit, filluan që në ’76-ën, madje ato u reflektuan edhe te Nexhmija e Fiqreti dhe dy grupet e shoqërimit…”/ Dëshmia e rrallë e ish-truprojës së kryeministrit
“Kontraditat në mes Enverit dhe Mehmetit, filluan që në ’76-ën, madje ato u reflektuan edhe te Nexhmija e Fiqreti dhe dy grupet e shoqërimit…”/ Dëshmia e rrallë e ish-truprojës së kryeministrit
“Kontraditat në mes Enverit dhe Mehmetit, filluan që në ’76-ën, madje ato u reflektuan edhe te Nexhmija e Fiqreti dhe dy grupet e shoqërimit…”/ Dëshmia e rrallë e ish-truprojës së kryeministrit

Dashnor Kaloçi

Pjesa e pestë

Memorie.al publikon disa nga historitë e panjohura të ish-kryeministrit më jetë gjatë të Shqipërisë komuniste, Mehmet Shehut, të rrëfyera prej ish-truprojës dhe komandantit të grupit të shoqërimit të tij, Ali Çeno, lidhur me raportet e shefit të tij me Enver Hoxhën dhe disa nga ngjarjet më të përfolura që vazhdojnë të jenë të mbuluara me mister edhe sot pas plot katër dekadash nga eliminimi i tij, si ato të mbrëmjes së 17 dhjetorit të vitit 1981, kur Ali Çeno shoqëroi shefin e tij për në shtëpi pas mbledhjes së Byrosë Politike, ku ai u kritikua ashpër nga Enveri dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të saj dhe ngjarjet e mëngjesit të asaj nate, kur kryeministri shqiptar u gjend pa jetë në dhomën e tij të gjumit!

Dëshmitë e rralla të ish – truprojës së kryeministrit shqiptar, duke filluar nga ngjarjet e vitit 1974, kur Enveri tentoi të fuste në konflikt Mehmetin me Beqir Ballukun dhe ish-gjeneralët e tjerë që u pushkatuan, kontradiktat e Enverit me Mehmetin që në vitin 1976, gjë e cila solli dhe një ftohje mes tyre dhe gjithashtu edhe të Fiqretit e Nexhmijes, aq sa dhe pushimet ato dy familje nuk i bënë më bashkë siç i kishin bërë gjithmonë, (konflikti i cili, u reflektua edhe te dy grupet e shoqërimit që kryesoheshin nga Sulo Gradeci dhe Ali Çeno), debatet e ashpra të dy krerëve më të lartë të Shqipërisë komuniste, në pranverën e vitit 1981, kur nisën demonstratat në Kosovë, ngjarjet e vjeshtës së 1981-it pas fejesës së djalit të dytë të Mehmetit, me “vajzën me biografi të keqe”, ku Enveri me Nexhmijen shkuan për urim dhe përse ata e nxorën jashtë fotografin e familjes së kryeministrit, debatet për prishjen e asaj fejese pasi Enveri urdhëroi që Mehmeti të kthehej urgjent nga Korça…?!

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Mbledhja e Byrosë Politike e pasdites së 17 dhjetorit 1981 dhe porositë e veçanta që i dha kryeministri Shehu truprojës së tij, për grupin e shërbimit që ishte roje atë natë në vilë, kush dhe përse e njoftoi Çenon që të shkonte atë natë me shërbim aty, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë…?! Si e mësoi Aliu në mëngjesin e 18 dhjetorit atë që  kishte ndodhur me shefin e tij, çfarë i tha atij, Vladimiri, djali i madh i familjes Shehu para se ai të futej në dhomën e gjumit të kryeministrit, biseda në telefon e Aliut me Ramiz Alinë dhe përgjigja e tij, roli i Kadri Hazbiut në atë ngjarje, torturat ç’njerëzore që i bënte hetuesi Sokol Koleka gjatë proçesit hetimor Aliut dhe çfarë i kërkonte ai të pohonte në lidhje me Enver Hoxhën, versioni që jep Çeno, për mënyrën, mekanizmin dhe njerëzit që morën pjesë në vrasjen e ish-kryeministrit Shehu, e përse ai akuzon Ramiz Alinë, si zbatues të atij plani që ishte ideuar më parë nga Enver Hoxha?!

“Mbledhja e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, mbaroi aty rreth orës 20.00 të mbrëmjes dhe menjëherë pas saj, Mehmeti tepër i nervozuar si rrallë ndonjëherë, hyri me nxitim në studion e punës së shtëpisë tij dhe që tek dera e flaku çantën, e cila ra në dysheme. Unë menjëherë u ula që ta merrja për ta vënë në vendin ku e mbante zakonisht, por ai më tha: ‘Lëre Ali dreqin, lëre…’! Duke parë në atë gjendje tepër të tronditur, për ta zbutur disi dhe për ta qetësuar, unë i thashë: ‘Sa herë kritikohemi ne, nuk duhet të bëjmë kështu’. Pas kësaj ai m’u drejtua mua duke më thënë: ‘Pse mor Ali, ti e krahason veten me mua…?! Nuk i dëgjove pocaqitë se çfarë bënin në mbledhje, si papagall…’?! (E kishte fjalën për mbledhjen e Byrosë Politike që porsa kishte mbaruar, ku pothuaj të gjithë anëtarët e saj, të nxitur nga Enver Hoxha, e sulmuan ashpër me akuza nga më të ndryshmet). Mbas pak, aty rreth orës 20 e 45, nga studio e punës ku ai ishte vetëm dhe unë te dera e saj në korridor, Mehmeti e mori në telefon Enverin dhe i tha: ‘Shoku Enver, a ka mundësi të vij vetëm pesë minuta, që të kopsisim disa gjëra…’? Unë nuk e dëgjova se çfarë i’u përgjigj Enveri nga ana tjetër e receptorit, por atë gjë e mësova të nesërmen nga Fiqreti. Para se të ndahesha prej tij, për të shkuar në shtëpinë time, Mehmeti, m’u drejtua: ‘Ali’ kini kujdes shërbimin, se e keqja të vjen andej nga se pret’. Unë e kisha të qartë se përse e kishte fjalën dhe para se të largohesha, i ndava detyrat grupit të shërbimit, e u largova për në shtëpi, për t’u rikthyer përsëri aty pas një telefonate që më bëri një nga pjesëtarët e grupit të shoqërimit dhe fjeta në dhomën e shërbimit. Të nesërmen në mëngjes, pasi nxora “Benz”-in dhe e bëra gati për ta çuar shefin në mbledhjen e Byrosë, dëgjova ulërima nga kati i dytë i vilës. Më pas, doli Vladimiri djali i madh i familjes dhe kërkoi që unë dhe doktori (Llesh Rroku), të shkonim shpejt sipër. Ladi bëri me gisht nga dhoma e gjumit dhe duke u dridhur i tëri më tha: ‘Ali, shko shikoje babin…’! Unë u futa menjëherë aty dhe për momentin, kujtova se i kishte rënë të fikët. Menjëherë i mata pulsin dhe pashë që ai kishte mbaruar…”!

Kështu e kujtonte Ali Çeno, truproja dhe ish-komandanti i grupit të shoqërimit të kryeministrit komunist të Shqipërisë, Mehmet Shehu dhe një nga njerëzit më të besuar të tij, natën e 17 e 18 dhjetorit të vitit 1981, kur ai u takua dhe shoqëroi shefin e tij për në shtëpi, pas mbledhjes së Byrosë Politike, ku Mehmeti ishte thirrur për të dhënë llogari, lidhur me fejesën e djalit të dytë të tij, Skënderit…! Pas kësaj, Aliu heshti pak për një çast dhe sytë gati i’u mbushen me lot. “Ja si më rrëqethet mishi…”, na thoshte ai, teksa kujtonte ish-shefin e tij, kryeministrin më jetë gjatë në historinë e shtetit shqiptar, të cilit i shërbeu me besnikëri për dhjetë vite me radhë dhe për herë të parë na tregonte të gjithë prapaskenat që çuan në natën fatale të 18 dhjetorit të vitit 1981, kur kryeministri shqiptar i cili për 27 vjet kishte drejtuar vendin me dorë të hekurt, u gjet pa jetë në dhomën e gjumit të vilës së tij, aty në hyrje të “Bllok”-ut, vetëm pak hapa larg ndërtesës së Komitetit Qendror të PPSH-së dhe pallatit të madh të Enver Hoxhës, hija e të cilit, duket se e mbulonte atë çdo perëndim dielli…!

Po si dhe kur lindën për herë të parë kontradiktat në mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, cili ishte ministri që dëshmonte mbi konfliktin e ashpër ndërmjet tyre në vitin 1954, kur pas mbylljes në shtëpi i ruajtur nga ish partizanët e tij besnikë nga Mallakastra të Brigadës së Parë Sulmuese, Mehmeti, u bë gati për të dal në mal?! Po çfarë akuzash i kishin bërë kryeministrit Mehmet Shehu atë ditë të 18 dhjetorit të vitit 1981, në mbledhjen e Byrosë Politike dhe ç`kishte biseduar ai me djalin e ish-ministrit të Mbretit Zog gjatë një vizite që ai si kryeministër kishte bërë në qytezën e Cërrikut?! Përse Mehmeti i kërkoi takim Enver Hoxhës atë mbrëmje, pak orë para ngjarjes misterioze dhe cila ishte përgjigja që mori nga ai?! Që kur kishin filluar kontraditat dhe çarja e madhe midis tyre, të cilat çuan në konfliktin e pariparueshëm të asaj nate fatale në atë fund dhjetori dhe a kishte lidhje ajo me debatin e ashpër që ishte zhvilluar ndërmjet tyre përpara Shtëpisë së Partisë, teksa dilnin nga ndërtesa e Komitetit Qendror të PPSH-së në marsin e 1981-it, kur kishin filluar demonstratat në Kosovë dhe Mehmet Shehu i kishte kërkuar Enverit që të çonin tanket në kufirin me Jugosllavinë?

Cilat ishin marrëdhëniet e Mehmetit me Ramiz Alinë dhe përse u prishën ato vetëm pak ditë pas ceremonisë që bënë dy familjet Shehu dhe Alia, në vilën e Malit të Dajtit?! Çfarë kishte kurdisur Enver Hoxha, kur së bashku me Nexhmijen, shkuan për vizitë tek familja Shehu, për t`i uruar fejesën e djalit, Skënderit, me vajzën e familjes Turdiu dhe përse e nxorën jashtë fotografin e familjes Shehu (Dashamir Rrapin), duke mos e lënë atë që t`jua bënte ai fotografitë? Përse Enveri e thërriti urgjent Mehmetin nga mbledhja e Korçës në tetorin e vitit 1981 dhe çfarë i kërkoi atij në shtëpinë e tij, gjë të cilën, Mehmeti i’a kundërshtoi në mënyrë kategorike në grindjen e ashpër që plasi midis tyre?! Përse mbrëmjen e 18 dhjetorit, Mehmeti e porositi komandantin e rojeve të tij, Ali Çenon, që: të kishte kujdes, se rreziku mund t`ju vinte andej nga se prisnin?! Çfarë donte të thoshte ai me atë porosi dhe përse Ali Çeno u thërrit atë natë që të shkonte të flinte aty, gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë gjatë gjithë periudhës afro 10 vjeçare që shërbente në atë detyrë?!

Përse Ali Çeno ngulte këmbë, duke thënë se: shefi i tij nuk kishte vrarë veten, por ishte vrarë nga një njeri tjetër, i cili ka hyrë natën nga dera e përparme e vilës, duke bashkëpunuar me një nga oficerët e shërbimit të brendshëm?! Si reagoi Ramiz Alia, kur Aliu e njoftoi se çfarë i kishte ngjarë shefit të tij? Çfarë kishte në gotën që Aliu pa mbi komodinën e Mehmetit dhe përse ajo u zhduk menjëherë, pasi aty u fut grupi e ekspertëve kriminalist që do bënte kqyrjen e vendngjarjes?! A ishte i implikuar Kadri Hazbiu në atë ngjarje, cili ishte qëndrimi i tij në hetuesi dhe çfarë tha Kadriu ai në gjyq për Mehmet Shehun dhe trupin gjykues? Çfarë i kërkonte Ali Çenos hetuese Sokol Spiro Koleka gjatë procesit hetimor dhe përse ai duhet të pranonte se: shefi i tij Mehmeti, e kishte ngarkuar atë (Aliun), që të vriste me atentat Enver Hoxhën?!

Rreth këtyre mistereve ku pjesa më e madhe e tyre janë të panjohura dhe të papublikuara më parë, si dhe shumë ngjarje e fakte të tjera të panjohura që lidhen me ish-kryeministrin më jetë gjatë të shtetit shqiptar, Mehmet Shehu, si dhe marrëdhëniet e raportet e tij me Enver Hoxhën, bëhen publike nga dëshmitë rrëfyera ekskluzivisht nga Ali Çeno, ish-truproja dhe komandant i grupit të shoqërimit të tij, të cilat Memorie.al i publikon për herë të parë për lexuesit e saj në disa numra të rubrikës dossier.

                                                     Vijon nga numri i kaluar

Zoti Ali, pas ngjarjes së 18 dhjetorit të vitit 1981, kur shefi juaj, kryeministri Mehmet Shehu, u gjend i vdekur në dhomën e tij të gjumit, çfarë ndodhi me ju?

Pas asaj ngjarjeje mua më mbajtën gjysmë të izoluar për dhjetë ditë, gjoja në dispozicion dhe më pas më thirrën në ministri, ku më komunikuan se isha caktuar për të shkuar në Gostimë të Elbasanit, me detyrën e komandantit të kompanisë, në një prej reparteve ushtarake që ndodhej atje.

E pranuat ju atë detyrë?

Unë nuk kisha asnjë lloj dëshire për të shkuar atje dhe i pyeta ata që ‘nuk kishte ndonjë vend këtu afër Tiranës’, por ata më thanë se kështu kishte vendosur Partia. Kjo ishte një shprehje shabllone, që përdorej shpesh në atë kohë dhe nuk mund ta kundërshtoje lehtë. Kështu që edhe unë u detyrova dhe shkova atje ku më caktuan, në Gostimë të Elbasanit, me detyrën e komandantit të kompanisë.

Sa kohë qëndruat në atë detyrë në Gostimë të Elbasanit?

Atje kam qëndruar për afro tre muaj, deri ditën që më arrestuan.

Para se të flasim për arrestimin tuaj, a mund të na thoni se si ju trajtuan gjatë atyre tre muajve. Me një fjalë, a ndiqeshit dhe përgjoheshit nga Sigurimi i Shtetit?

Gjatë gjithë asaj periudhe kohe që unë qëndrova në Gostimë të Elbasanit, isha vazhdimisht nën kontrollin e rreptë të njerëzve të Sigurimit të Shtetit, që më ndiqnin në çdo hap që bëja dhe nuk më ndaheshin për asnjë çast. Një pjesë të atyre njerëzve që më ndiqnin, unë i njihja si fytyra, pasi i kisha parë gjatë kohës që kisha shërbyer në Tiranë pranë ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Njerëzit e Sigurimit më ndiqnin e më survejonin kudo që shkoja në tren, në autobus, apo  në qytetin e Elbasanit, kur dilja ndonjëherë. Survejimi im bëhej fare hapur, madje dhe njerëzit e komandës sime ma kishin thënë me gojën e tyre se kishin urdhër për të më ndjekur kudo që lëvizja, jo vetëm kur vija në Tiranë, por edhe kur shkoja në Cërrik apo në Elbasan”.

 Si e kujtoni arrestimin tuaj?

Mua më kanë arrestuar gjatë kohës që isha duke ngrënë bukë. Dikush që ishte aty në mensë më tha: ‘A del pak jashtë?’, dhe në momentin që unë dola, pa mbaruar akoma bukën, menjëherë m’u hodhën në qafë e më lidhën këmbë e duar. Për të më arrestuar mua kishin ardhur dhjetëra forca speciale të policisë, si dhe një grup hetuesish të Hetuesisë Speciale të Tiranës, a thua se po arrestohej Hamit Matjani. Mbas arrestimit tim, Sigurimi i Shtetit, pasi m’i konfiskoi të gjitha plaçkat e shtëpisë (banesa ime, i’u dha zv/ministrit të Brendshëm) më internoi gruan dhe dy fëmijët e vegjël në fshatin Kotovjat të Gramshit, ku ata kishin vetëm dy batanije me vete. Atje ata i trajtuan në mënyrën më ç’njerëzore, duke i lënë të banonin në një stallë kuajsh. Po kështu vepruan dhe me vëllezërit e mi, duke i hequr nga vendet ku punonin më parë.

Ku ju çuan pas arrestimit?

Pasi më arrestuan, mua më nisën menjëherë me një ‘Gaz’ për në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme të Elbasanit. Atje, pasi më lidhën me zinxhirë kokë e këmbë e me duar prapa, më vunë dhe një kaskë në kokë. Qelia ku më futën ishte e shtruar me dërrasa dhe përveç katër mureve, aty nuk kishte asgjë tjetër. Më pas aty sollën dy batanije të vjetra, të cilat i varën në një gozhdë në mur dhe më thanë se me to mund të mbulohesha. Kur unë u thashë se si mund të mbulohesha kur i kisha duart të lidhura prapa, ata më thanë: ‘Bëj si të  duash’.

Përveç jush, kush ishte arrestuar tjetër në atë kohë në të ashtuquajturin “Grupi armiqësor i Mehmet Shehut”?

Ndërsa unë mbahesha i arrestuar në Degën e Brendshme të Elbasanit, në Tiranë ishin arrestuar dhe mbaheshin të izoluar në ‘Repartin 313’ (Burgu te Rruga “Jordan Misja”),   bashkëshortja e ish-kryeministrit Mehmet Shehu së bashku me dy djemtë e saj, Skënderin e Bashkimin, si dhe me disa ish-ministra dhe persona të tjerë të konsideruar si bashkëpunëtorët më të afërt të Mehmetit, si: ministri i Mbrojtjes Popullore Kadri Hazbiu, ministri i Punëve të Brendshme Feçor Shehu, ministri i Shëndetësisë Llambi Ziçishti, ministri i Punëve të Jashtme, Nesti Nase, zv/ministri i Punëve të Brendshëm Mihallaq Ziçishti, shefi i Sigurimit të Udhëheqjes, Llambi Peçini, ish-shoqëruesi i Mehmetit, Gani Godra, berberi i hotel “Dajtit” Xhavit Ahmetaga etj.

Sa kohë keni qëndruar në atë gjendje në atë qeli?

Ashtu i lidhur kokë e këmbë me zinxhirë, unë kam qëndruar për tre muaj.

Pasi ju futën në  qeli, pas sa kohësh dhe kush jua komunikoi akuzën se pse ishit arrestuar?

Akuza m’u komunikua që ditën e parë që më futën në qeli, nga hetuesi Sokol Spiro Koleka, i cili ishte caktuar nga Hetuesia Speciale e Tiranës për të bërë procesin hetimor ndaj meje.

Pas komunikimit të akuzës, për çfarë ju pyeste hetuesi Sokol Koleka?

Që në fillim, kur më mori në pyetje, Sokol Koleka më tha: ‘Do të pranosh të gjitha ato që të themi ne, sepse ato janë në interes të Partisë’.

A mund të na i thoni konkretisht se për çfarë ju thoshte hetuesi Koleka?

Sokol Koleka më thoshte shumë gjëra, por më kryesoret që më kujtohen ishin këto: “Çfarë bisedash ke dëgjuar t’i nga Mehmet Shehu për Fultz-in? Ti duhet ta dish se Mehmet Shehu me Fultz-in duheshin shumë me njëri-tjetrin. A është takur Mehmeti me Titon në vaporin ‘Queen Elisabet’ dhe çfarë kanë biseduar ata me njëri-tjetrin? A e dini ju se Mehmet Shehu e ka pasur njeri shumë të afërt Kadri Hazbiun dhe a dini gjë se çfarë porosish i kishte dhënë Mehmeti atij, në lidhje me komplotin që kishin përgatitur? A e dini ju se Kadriu me Mehmetin do të rrëzonin avionin, me të cilin udhëtonte shoku Enver Hoxha dhe udhëheqësit e tjerë të Partisë, kur ata do të shkonin në Moskë? Na trego se përse Mehmet Shehu e porositi bastunin me fishek nga mjeshtri i uzinës së Gramshit, të cilin më pas e solli me transferim në Tiranë. Ti e ke ditur dhe ke qenë në dijeni se këtu do të vinte banda e Xhevdet Mustafës dhe ti do të veproje bashkë me ta sipas udhëzimeve që të kishte dhënë Mehmet Shehu. Na trego, sepse ju e dini që Kadri Hazbiu ka qenë kryesori i grupit tuaj dhe përderisa grupi juaj nuk arriti dot që të vriste Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror, Enver Hoxhën, Kadri Hazbiu shkoi në vilën e Mehmetit natën e 17, duke u gdhirë 18 dhjetori, dhe i tha atij që të vriste veten, se ishit zbuluar”.

Pas këtyre që ju thoshte hetuesi Sokol Koleka, për çfarë ngulmonte më tepër ai që ju duhet të pranonit?

Nga akuzat më kryesore që ai më thoshte se unë duhet të pranoja, ishin: “Prano që me porosi të Mehmet Shehut, ti ke dashur të vrisje Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror të Partisë (Enver Hoxhën) dhe do të përmbysnit pushtetin popullor. Prano se ke qenë ndërlidhës i Mehmet Shehut me agjenturat e huaja dhe se ke dalë shpeshherë jashtë i dërguar nga Mehmeti për t’u lidhur me këto agjentura. Prano se t’i ke qenë pjesëtar i bandës së Xhevdet Mustafës në komplotin që kishit organizuar për të vrarë Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror të Partisë (Enver Hoxhën). Prano se ke qenë ndërlidhës i armikut dhe poliagjenit Mehmet Shehu me agjenturat e huaja. Prano se natën e vrasjes së Mehmetit, ti nuk ke qenë me shërbim dhe ke shkuar atje me porosi të Kadri Hazbiut, pasi ke qenë edhe ti një nga pjesëtarët e komplotit”. Këto ishin disa nga akuzat që më kërkonin t’i pranoja, por më kryesorja që ngulte këmbë hetuesia, ishte ajo që unë të pranoja se atë natë që kishte vrarë veten Mehmet Shehu, në vilën e tij kishte vajtur Kadri Hazbiu. Kjo ishte akuza kryesore që bëhej dhe Sokol Koleka më thoshte se duhej ta pranoja me çdo kusht, pasi ajo ishte në interesin e Partisë. Por unë nuk pranoja asnjë nga akuzat që më bëheshin dhe u thosha se ‘nuk mund ta pranoj atë gjë, kur në fakt Kadri Hazbiu nuk ka ardhur fare atë natë te vila e Mehmet Shehut’. Pasi unë nuk i pranoja ato që më kërkoheshin, Sokol Koleka më thoshte: ‘Prano për këto që po të kërkojmë, se këtu do të vdesësh, ti nuk ke për të dalë i gjallë që këtej, pa pranuar këto që po të themi’. Por unë e kisha ndarë mendjen për të mos pranuar asgjë nga ato që më kërkonin, pasi jo vetëm që ato nuk qëndronin dhe nuk ishin aspak të vërteta, por e dija që po të pranoja e kisha të sigurt se më priste plumbi.

Pasi nuk pranuat akuzat që ju bëheshin, a përdorën tortura fizike ndaj jush?

Gjatë gjithë periudhës prej 18 muajsh që unë kam qëndruar në qeli i lidhur kokë e këmbë me zinxhirë, si në Elbasan e më pas në burgun e Tiranës (rep. 313), ndaj meje janë bërë tortura nga më çnjerëzoret, si fizike, ashtu dhe psikike. Hetuesi Sokol Koleka, pasi më ulte në tavolinën që ishte e fiksuar në beton, hipte në karrige dhe vinte bythët te kaska që kisha në kokë e pinte duhan për minuta të tëra. Sokoli më thoshte: ‘Këtu do të vdesësh, po nuk pranove, djali yt ka rënë nga kati i katërt, prandaj prano që ta lëmë që ta shikosh ashtu të vdekur’.

Vetëm Sokol Koleka ka qenë hetuesi juaj, apo ke pasur dhe të tjerë?

Në fillim ishte vetëm Sokol Koleka, por më vonë sollën dhe dy të tjerë, Bashkim Cakën dhe një tjetër, që quhej Flamur, të cilit fatkeqësisht nuk ia mbaj mend mbiemrin. Por, për këta të dy nuk mund të ankohem, sepse ata janë sjellë në mënyrën më të shkëlqyer ndaj meje. Them në mënyrën më të shkëlqyer, pasi jo vetëm që nuk më preknin me dorë, por Flamuri shikonte nga dera e dhomës që të mos e shihte njeri dhe më fuste ndonjë gjë në gojë, duke më ushqyer, pasi unë isha i lidhur këmbë e duar. Më kujtohet një rast, kur Bashkim Caka bënte gjoja se po më godiste mua, dhe në atë moment, Sokol Koleka, që si duket e kishte përgjuar nga vrima e çelësit, hyri brenda gjithë nerva dhe pasi i mori shkopin e gomës nga dora, i tha: ‘Jo ashtu’, dhe filloi të godiste mbi mua me sa fuqi kishte”.

Gjatë hetuesisë, a ju ballafaquan me ndonjë nga të arrestuarit e tjerë që konsideroheshin si bashkëpunëtorë të “Grupit armiqësor të Mehmet Shehut”?

Mua më ballafaquan disa herë me të arrestuarit e tjerë, si me Fiqretin, dy djemtë e saj, Skënderin e Bashkimin, Llambi Peçinin, e ndonjë tjetër që s’më kujtohet për momentin, pasi kanë kaluar shume vite nga ajo kohë. Të gjithë ata, jo vetëm që nuk më akuzuan për asgjë, por më merrnin në mbrojtje, duke thënë se unë isha i pafajshëm. Më kujtohet kur më ballafaquan me Fiqret Shehun, ajo u tha hetuesve: ‘Mirë me ne, por me këtë ç’patët. Ky vetëm hap e mbyll derën, kaq ka bërë. Për këtë djalë nuk kam se çfarë të them’. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 01 Gusht

Next Post

“Materialet për dy librat ‘Shënime për Kinën’ që Enveri i shkroi në fillimin e viteve ’80-të, i morri nga...”/ Dëshmia e rrallë e ish-profesorit të gjuhës shqipe në universitetin e Pekinit

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Materialet për dy librat ‘Shënime për Kinën’ që Enveri i shkroi në fillimin e viteve ’80-të, i morri nga…”/ Dëshmia e rrallë e ish-profesorit të gjuhës shqipe në universitetin e Pekinit

“Materialet për dy librat ‘Shënime për Kinën’ që Enveri i shkroi në fillimin e viteve ’80-të, i morri nga...”/ Dëshmia e rrallë e ish-profesorit të gjuhës shqipe në universitetin e Pekinit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!