Trazirat e nje kohe te vrazhde : dokumentar që i kushtohet ngjarjes së vitit të largët 1975-‘77, kur diktatori komunist Enver Hoxha filloi goditjen ndaj të ashtuquajturit “Grupi sabotator në Ekonomi, i cili kryesohej nga dy zëvëndëskryeministrat, Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi, si dhe Kiço Ngjela e Vasil Kati, përkatësisht Ministra të Tregtisë së Brendëshme dhe të Jashtëme.
Po kështu përveç këtyre që u konsideruan “koka” e “Grupit sabotator në Ekonomi” asokohe gjithashtu u arrestuan, burgosën dhe u internuan edhe një numër jo i pakët kuadrosh, mvartës të Këllëzit, Theodhosit, Ngjelës e Katit, si Ahmet Jegeni e Andrea Manço që vdiqën në tortura gjatë hetuesisë, apo Petro Taku (këshilltar në ambasadën shqiptare në Itali), i cili iu mbijetoi torturave dhe vuajti në burgjet e regjimit komunist deri në fundin e viteve ’80-të