1893 – Lind në Zagreb, Miroslav Krleza. Krleza, ishte një shkrimtar kroat dhe një figurë e shquar në jetën kulturore të kombit kroat. Ai sipas vlerësimeve, është shpallur shkrimtari më i madh kroat i shekullit 20 dhe më gjerë. Disa nga veprat e tij janë, Hrvatski bog Mars, Gospoda Glembajevi, Povratak Filipa Latinovicza, Balade Petrice Kerempuha.
1937 – Incidenti i Urës Marco Polo i siguron Ushtrisë Perandorake Japoneze një pretekst për fillimin e Luftës së Dytë Kino-Japoneze. Lufta midis Kinës dhe Japonisë do të zgjaste 8 vjet dhe do të kishte pasoja tepër të rënda në njerëz, dhe materiale, për të dyja palët. Ajo do të përfundonte në vitin 1945, me tërheqjen e plotë të trupave japoneze.
1946 – Aviatori i famshëm, Howard Hughes plagoset rëndë, kur prototipi i tij i avionit zbulues XF-11 u përplas në një lagje të Beverly Hills. Hughes XF-11 ishte një aeroplan prototip zbulimi ushtarak, i projektuar dhe fluturuar nga Howard Hughes dhe i ndërtuar nga Hughes Aircraft për Forcat Ajrore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
1952 – Transoqeaniku SS United Staes, kalon Bishop Rock, në udhëtimin e tij të parë, duke thyer rekordin e shpejtësisë transatlantike për t’u bërë anija më e shpejtë e pasagjerëve në botë. SS United States, është një transoqeanik i ndërtuar në vitet 1950-51 për linjat e Shteteve të Bashkuara me një kosto prej 80 milion dollarë.
1987– Ndërron jetë Kujtim Spahivogli ishte aktor i njohur shqiptar. Ishte një ndër studentët e shkëlqyer të ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1956 emërohet aktor në Teatrin Popullor. Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Popullor ishte Xherxhinski në dramën “Orët e Kremlinit”, dhe më pas vijnë një sërë rolesh në dramat “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, “Hamleti”, etj. Por më shumë ka punuar dhe u shqua si regjisor në Teatrin Popullor dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Në vitin 1973 e larguan nga teatri dhe i hoqën të drejtën të vinte pjesë në skenë. Në fillim punoi në disa fshatra, pastaj e çuan punëtor krahu në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier. Vdiq në vitin 1987 në moshën pesëdhjetepesë-vjeçare, i sëmurë e i harruar, edhe pse kishte qenë një ndër regjisorët e spikatur të teatrit shqiptar. Pas vdekjes, në vitet ’90 iu dha titulli “Artist i Popullit”.
1991 – Gjatë Luftës Civile në Jugosllavi, Marrëveshja e Brionit përfundon luftën dhjetë ditore të pavarësisë në Slloveni kundër pjesës tjetër të Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë. Sllovenia dhe Kroacia ranë dakord të pezullojnë aktivitetet që rrjedhin nga deklaratat e tyre të pavarësisë të 25 qershorit për një periudhë tre muaj
2005 – Një seri prej katër shpërthimesh ndodhin në sistemin e transportit në Londër, duke vrarë 56 njerëz, duke përfshirë katër bomba vetëvrasës, dhe duke plagosur mbi 700 të tjerë. Këto sulme terroriste u morën përsipër nga organziata Al Qaeda. Ato synonin që të detyronin Britaninë të tërhiqej ushtarakisht nga Lindja e Mesme.
2014 – Vdes në moshën 88 vjeçare, Alfredo Di Stefano. ishte një futbollist dhe trajner profesionist argjentinas. Ai vlerësohet si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, dhe është i njohur më së miri për arritjet e tij me Real Madrid, ku ai ishte instrumental në dominimin e klubit në Kupën e Evropës dhe La Liga gjatë viteve 1950.