1916 – Samuel Goldwyn dhe Edgar Selwyn krijojnë kompaninë Goldwyn Pictures. Korporata Goldwyn Pictures ishte një kompani amerikane për prodhimin e fotografive në lëvizje që funksiononte nga viti 1916 deri në 1924 kur u bashkua me dy kompani të tjera prodhuese për të formuar studion e madhe, Metro-Goldwyn-Mayer. Studio rezultoi mesatarisht e suksesshme, por u bë më e famshme për shkak të markës së saj ikonike Leo the Lion. Studioja e shkrirë trashëgoi objektin e vjetër të Goldwyn në qytetin Culver, California, ku do të mbetej deri në vitin 1986.
1954 – Télé Monte Carlo, kanali televiziv më i vjetër privat në Evropë, u lançua nga Princi Rainier-i III. Si disa kanale të tjera televizive evropiane, transmetimi i saj i parë i madh ishte ai që lidhej me dinastinë mbretëruese të vendit, në këtë rast martesën e Princit Rainier III dhe Grace Kelly. Si rezultat i një marrëveshjeje midis Princit Rainier III dhe Presidentit Francez François Mitterrand, TMC ishte në gjendje të transmetonte deri në Montpellier, Francë, duke trefishuar mbulimin e tij (tre milion shikues të mundshëm).
1965 – Lind në New York, Paul Weitz. Weitz, është një regjisor, producent filmi, skenarist, dhe aktor amerikan. Ai është vëllai më i madh i regjisorit Chris Weitz. Së bashku ata punuan në filmat e komedisë American Pie dhe About a Boy, për të cilat ata ishin të nominuar për Oscar për Skenarin më të Mirë të Përshtatur si bashkë-shkrimtarë. Ëeitz është një shkrimtar, prodhues ekzekutiv dhe drejtor i serialit televiziv Mozart in Jungle. Ai ndoqi Shkollën dhe Kolegjin e Allen-Stevenson. Në 1988, ai u diplomua në Universitetin Wesleyan.
1969 – Futbollisti i famshëm Brazilian Edson Arantes Donascimento (i quajtur Pele) do të arrinte në kuotën e 1000 golave të shënuara. Pele, konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjithë kohërave në botë. Ai u shpall Kampion Bote me kombëtaren e Brazilit në vitin 1958, në Suedi, në vitin 1962 në Kili, dhe në vitin 1970 në Meksikë. Por Pele nuk luajti kurrë në klubet e famshme europiane, pasi vendosi të debutojë me ekipin e Santos-it në vëndlindje. Pele është golashënuesi më i suksesshëm në historinë e futbollit duke shënuar 650 gola në 694 ndeshje të Ligës, dhe në total 1281 gola në 1363 ndeshje,
1975 – Vdes në Madrid në moshën 82 vjeçare, Francisco Franco. Franco, ishte një gjeneral dhe politikan spanjoll që sundoi mbi Spanjën si kryetar shteti dhe diktator nën titullin Caudillo nga viti 1939, pas fitores nacionaliste në Luftën Civile Spanjolle, deri në vdekjen e tij në 1975. Kjo periudhë në historinë spanjolle njihet zakonisht si Spanjë Frankiste ose, Diktatura Frankiste. Franco mbetet një figurë e diskutueshme në historinë spanjolle. Sundimi i tij u dominua nga dy aspekte, shtypja brutale, me mijëra të vrarë dhe një prosperitet ekonomik, i cili përmirësoi shumë cilësinë e jetës në Spanjë.
1977 – Avioni civil i linjës ajrore TAP Portugal Flight 425 u rrëzua në Ishujt Madeira, duke vrarë 131 pasagjerë. Nga 164 personat në bord (156 pasagjerë dhe tetë ekuipazh), 131 u vranë (125 pasagjerë dhe 6 ekuipazh), duke e bërë atë aksidentin më vdekjeprurës ajror në Portugali deri në atë kohë. Që nga viti 2019, është aksidenti i dytë më vdekjeprurës ajror në Portugali, pas Fluturimit 1851. Mbetet aksidenti i vetëm fatal i TAP Portugalisë që nga fillimi i operacioneve të fluturimit në 1946.
1984 – Një seri shpërthimesh në objektin e ruajtjes së naftës Pemex në San Juan Ixhuatepec në Meksiko City shkakton një zjarr të madh dhe vret rreth 500 njerëz. Afro 8000 të tjerë, pësuan djegie të rënda. Fatkeqësia e San Juanico ishte një nga katastrofat më vdekjeprurëse industriale në historinë botërore. Shpërthimet e fuqishme ndodhën një një hapësirë prej 12 mijë metrash katrorë. Shkaqet e këtij shpërthimi ishin teknologjia e vjetëruar e platformave të anftës, dhe mos respektimi i rregullave teknike.
2002 – Anija naftë-mbajtëse greke Prestige ndahet në gjysmë dhe mbytet në brigjet e Galicia-s, duke lëshuar mbi 50 mijë ton naftë. Kjo, do të cilësohej si katastrofa më të madhe mjedisore në historinë Spanjolle dhe Portugeze. Anija u ndërtua nga kompania Hitachi dhe Engineering në Maizuru, të Japoni-së. Në kohën e fundosjes së saj, ajo ishte në pronësi të Mare Shipping, dhe u regjistrua në Liberi.Anija Pretsige ishte e gjatë 243 metra.