• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Aleksandër Kondo, shkoi pranë njërës nga makinat tona, tek banesat e diplomatëve, shtrëngoi dorezën e derës dhe…”/ Relacioni i agjentit të Sigurimit në Beograd

Aleksander Kondo/Memorie.al
“Aleksandër Kondo, shkoi pranë njërës nga makinat tona, tek banesat e diplomatëve, shtrëngoi dorezën e derës dhe…”/ Relacioni i agjentit të Sigurimit në Beograd
Aleksander Kondo/Memorie.al
“Aleksandër Kondo, shkoi pranë njërës nga makinat tona, tek banesat e diplomatëve, shtrëngoi dorezën e derës dhe…”/ Relacioni i agjentit të Sigurimit në Beograd
Aleksander Kondo & Xhelal Sukniqi /Memorie.al
“Aleksandër Kondo, shkoi pranë njërës nga makinat tona, tek banesat e diplomatëve, shtrëngoi dorezën e derës dhe…”/ Relacioni i agjentit të Sigurimit në Beograd
“Aleksandër Kondo shprehet: Hë mo, a do bëjë gjë ai Sekretari i I-rë i Partisë, apo jo, a do t’i rrisë rrogat, apo….”?! / Raporti i Sigurimi të Shtetit
“Aleksandër Kondo, shkoi pranë njërës nga makinat tona, tek banesat e diplomatëve, shtrëngoi dorezën e derës dhe…”/ Relacioni i agjentit të Sigurimit në Beograd
Aleksander Kondo/Memorie.al
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Bashkëpunëtori ‘Studenti’ u takua me Aleksandër Kondon afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’ pas kthimit nga Rumania…”/ Dosja voluminoze e Sigurimit për sportistin e famshëm
“Bashkëpunëtori ‘Studenti’ u takua me Aleksandër Kondon afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’ pas kthimit nga Rumania…”/ Dosja voluminoze e Sigurimit për sportistin e famshëm

Dashnor Kaloçi

Pjesa e nëntë

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes  shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare, në rrethana tragjike dhe ende të pa zbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Quens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes, që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni.  Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit, në ngarkim të Aleksandër Kondos, e de-klasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.

Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës dhe në krah qafë hedhur çantën e sportit, e në supin tjetër një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit, kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar, që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo kohë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Evropian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.

Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.

Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqësuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.

Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri  në vitin 2003.

Në këtë dosje hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra.

                                                         Vijon nga numri i kaluar

Raport-informacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për sjelljet dhe qëndrimin e Aleksandër Kondos e Xhelal Sukniqit në Jugosllavi

                                                                                            SEKRET

                                                                                   Ekzemplar i vetëm

                                                                                   Tiranë më 7.8.1985

                                             I N F O R M A T Ë

I arratisuri………………………ka shkuar në ambasadën tonë në Beograd në datën 31.7.1985 dhe midis të tjerave ka thënë: “Në hotel ‘Trimi’ në Beograd, ndodhen të arratisurit Aleksandër Kondo dhe………………………..Aleksandri dhe……………………….rrinë me……………………….është bërë pishman me vra veten, por ka rënë në hall e s’ka çfarë bën.

Ai, është i pakënaqur me Aleksandrin dhe shan qëndrimin e tij ndaj ambasadorit shqiptar, kur ky i fundit e takoi dhe ai i tha “ta vesh me tavëll kokës”. Aleksandri, ka pyetur të arratisurin ………………………………….nga Tirana, që u arratis kohët e fundit, se ç’thonin nga Tirana për arratisjen e tij, se ç’i kanë bërë familjes së tij, etj.

Aleksandri, në një bisedë që ka bërë me mua, më ka thënë, arsyen e arratisjes “Unë – shpjegonte ai – kur kthehesha nga jashtë, shokët më pyesnin se ç’kisha parë dhe sesi ishte jeta andej. U tregoja për jetën këtu, ose nga ato që me të vërtetë i kisha parë, se ca i trilloja. Këto biseda, i kishin marrë vesh dhe ata të Sigurimit, sepse para se të nisesha jashtë herën e fundit, babai më këshilloi që të mos flas lart e poshtë nga përshtypjet e udhëtimeve, e të jem i matur e i kujdesshëm. Nga frika se mos një ditë më arrestonin, u arratisa”.

Për arratisjen e Aleksandrit, kanë pasur dijeni dhe ca shokë të tij në Tiranë. Ai është arratisur për muzikë “Rrok” se të gjitha të tjerat i ka pasur në Shqipëri. Kushtet ekonomike shumë të mira, babai me pozitë, etj. Para disa ditësh, Aleksandri dhe……………………………kërkuan që të shkojnë tek ekipi ynë i qitjes që mori pjesë në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua këtu në Jugosllavi, por nuk i lanë.

“Donim të shkonim atje – theksoi Aleksandri – për të rrëmbyer ndonjë”! …………………………është penduar shumë për gabimin që ka bërë. Ai është djalë i zgjuar, ndërsa Aleksandri, duket si torollak. Ky gjatë darkave në Koshtunjak, kur ka muzikë vallëzimi në lokal, ngrihet në këmbë dhe bërtet si i çmendur, duke i’u drejtuar të arratisurve nga vendi ynë: “Çohuni, degjenerohuni çuna”.

Informata është nxjerrë nga Informacioni Nr.220 datë 1.8.1985. U nxor në dy kopje, njëra për dosjen e Aleksandër Kondos ndërsa tjetra, për dosjen e………………………………!

                                 OFICERI I DREJTIMIT

                                        Fatmir Henaj

Raport i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me informatën e rezidentit të Sigurimit të Shtetit në Beograd, për provokimet e Aleksandër Kondo ndaj personelit të ambasadës shqiptare atje

         Sekret

                                                                                           Ekzemplar i vetëm

                                                                                          Tiranë, me 14.08.1985

Rez. Beogradit me tel. NR.186 dt. 07.08.1985 njofton:

Dje mbas dite i arratisuri Aleksandër Kondo, shkoi pranë njërës nga makinat tona, tek banesat e diplomatëve, shtrëngoi dorezën e derës, bërtiti “dilni o shqiptarë” dhe u largua.

Për dijeni.

Teli është parë nga sh. Ministër e………………………………….nuk ka shënim të veçanta.

U nxuar në një kopje për dosjen e A. Kondos.

                             OFICERI I DREJTIMIT

                                   Fatmir Henaj

Relacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi rrethanat e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë në Jugosllavi

                                                                                                       SEKRET

                                                                                                Ekzemplar Nr. 1

                                                                                            Tiranë, më 30.9.1985

                                                    I N F O R M A C I O N

Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, ditën e arratisjes kanë shkuar me një taksi të Titogradit në Beranë të Ivangradit, ku njëri prej tyre ka njerëzit e tij. Meqenëse nuk kanë patur para për të paguar, taksisti i ka dorëzuar në UDB-n e Ivangradit.

Tani të dy sportistët ndodhen në Beograd në hotel “1000 Rusha” dhe presin të shkojnë diku në Perëndim.

Shënim: Kjo informatë është nxjerrë nga Informacioni Nr. 197 datë 7.08.1985, në dy kopje, për t’i vendosur në dosjet e Aleksandër Kondos e Xhelal Sukniqit.

Informacioni ndodhet në dosjen e objektit të veprimtarisë subversive.

                             OFICERI I DREJTIMIT

                                   Fatmir Henaj

Relacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për qëndrimin e Aleksandër Kondos me të arratisurit shqiptarë në Koshtunjak të Jugosllavisë

                                                                                                   Sekret

                                                                                            Ekzemplarë i vetëm

                                                                                          Tiranë, me 27.09.1985

Beogradi me tel.246 datë 24.9.1985 njofton sh. Sefer:

“1740” informon:

Aleksandër Kondo nuk ka ikur akoma në Amerikë, diçka ka në analizat mjekësore. Qysh kur ka dalë nga burgu, ndodhet në hotel “Astorja”. Atje nuk i pëlqen mjedisi. Gjithë ditën rri me të arratisur të tjerë në Koshutnjak që e mbajnë për të ngrënë me ushqimin e tyre.

Shoku Sefer shënon: Drejtorisë I-rë

U nxor pjesa e dytë në dy kopje

– dosja objektit

– Për Aleksandër Kondon

                             Oficeri Drejtimit

                              Bido Mehmetaj

Raport i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me planin e masave që do realizohej për ndjekjen e survejimin e dy sportistëve shqiptarë në Jugosllavi

 Ar.238/1                                                       “A.Res.Personal”

                                                                         Ekzemplar Nr.

                                                                    Beograd, më 30.8.1985

                                                                     Nr. 284 datë 6.9.1985

                                     PLAN MASASH

PËR PËRPUNIMIN E ALEKSANDËR KONDOS E XHELAL SUKNIQIT NË 2/A

  1. Me burim “1740” do të sqarohet vendndodhja e tyre, si dhe lëvizjet që mund të bëjnë brenda Jugosllavisë nga një vend në tjetrin. – Kryen P.Op. G.M. e L.A., deri 15.8.1985 e vazhdim. Kontrollon rezidenti V.P.
  2. Me burime të ndryshme legale e ilegale të sqarohen e thellohen rrethanat e zhdukjes së tyre në Titograd dhe veprimet e mëtejshme të organeve jugosllave me ta. – Kryen P.Op., G.M e L.A., deri 30.9.1985. Kontrollon rezidenti V.P.
  3. Gjatë kohës që të dy objektet do të qëndrojnë në Jugosllavi të ndiqet aktiviteti i tyre armiqësor që do të zhvillojnë ndaj vendit tonë. Do të shfrytëzohet për këtë qëllim “1740” e ndonjë i arratisur që mund të vij në seli, ose që mund të takohet jashtë asaj. –Kryen P.Op., G.M e L.A. Kontrollon rezidenti V.P.
  4. Të ndiqet përpunimi i tyre edhe me përpunimin e të arratisurit………………………, cili si agjent i UDB-së që duhet të jetë, përpunon të gjithë të arratisurit që shkojnë në kampin e Koshutnjakut. Mbajtja e……………………në kamp e vërteton këtë. – Kryen P.Op., L. A. e G.M., gjatë kohës që objektet do të jenë në Jugosllavi.
  5. Rrethanat e arratisjes së A. Kondos e Xh. Sukniqi, mund të kenë krijuar edhe ndonjë dyshim tek organet jugosllave. Për t’i vënë në provë mund ti shtyjnë për të kryer ndonjë veprim konkret ndaj shokëve tanë, familjeve të tyre apo ndonjë qytetari tonë që vjen me shërbim apo kalon transit. Për sa sipër do të jepen porositë e nevojshme gjithë shokëve për të rritur vigjilencën kudo e në çdo kohë. –Kryen P.Op., L.A. e G.M., vazhdimisht.
  6. Të ndiqet interesimi që mund të kenë për ta zbulimet e huaja, takimet që mund të marrin gjatë qëndrimit të tyre në Jugosllavi. – Kryen P.Op., G.M. e L.A., vazhdimisht. Kontrollon rezidenti V.P.
  7. Të shfrytëzohet në drejtim të objekteve i arratisuri………………i cili ka ardhur një herë në seli e mendohet të vijë përsëri. – Kryen P.Op., L.A. e G.M., në vazhdim.
  8. Për të dhënat që do të dalin në ngarkim të tyre dhe largimin nga Jugosllavia do të njoftohet menjëherë qendra. – Kryen P.Op., L.A.

Plani do të analizohet herë pas here dhe pot ë lind nevoja do të merren edhe masa të tjera.

                  PUNËTORI OPERATIV                         REZIDENTI

                             L.A d.v                                           V.P. d.v

Shënim: Plani i masave është shtypur në dy kopje, një për në dosjen e përpunimit të A. Kondos e tjerat në dosjen e Xh. Sukniqit. Është nxjerrë nga materiali i fotografuar, i cili asgjësohet. Vërtetohet asgjësimi i materialit të fotografuar.

  Punëtorët  Operativ  

          B.M. e S.M.

                                      OFICERI I DREJTIMIT

                                            Fatmir Hënaj

Raport i Drejtorit të Drejtorisë së Zbulimit Shqiptar me jashtë, mbi bisedën e Aleksandër Kondos dhe Xhelal Sukniqit, me një grua në Mal të Zi

 REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                  Sekret

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                Ekzemplar Nr. 1

DREJTORIA E TRETË

Nr.______                                                                                               Tiranë, më_____1986

                                                       I N F O R M A C I O N

Një grua shqiptare në Mal të Zi, ka thënë se: nga një kushëri i saj shofer taksie në Titograd, ka mësuar që atë e kanë ndaluar në rrugë të arratisurit Aleksandër Kondo e Xhelal Sukniqi, të cilët mbasi i kanë thënë se janë nga Shqipëria e kërkojnë strehim politik në Jugosllavi, i kanë kërkuar që t’i çonte në organet e punëve të brendshme. Gjatë rrugës, ata i kanë folur me ngjyrat më të zeza për situatën politike e ekonomike në R.P.S.SH.-së, duke i sharë edhe udhëheqjen e Partisë e të shtetit shqiptar.

                      DREJTORI I DREJTORISË III

                                    Sefer Ramaj

Konsp. S.I.

Dakti. N.A.

Kopje një

Relacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi telegramin shifër të rezidentit të Sigurimit të Shtetit në Beograd, për arrestimin e dy sportistëve shqiptarë nga ana e autoriteteve jugosllave

Beogradi me tel.323 datë 23.11.85 njofton sh. Sefer:

Sipas “1740”, të arratisurit A. Kondo, Xh. Sukniqi dhe një tjetër, janë arrestuar sepse janë rrahur me një serb. Kjo është e vërtetë, por mund të jetë ndonjë kombinacion për të justifikuar largimin disa ditë të tyre, prandaj duhet patur kujdes. Burimi nuk ka mundësi verifikimi. Ndërkohë midis të arratisurve në “Trim” e Koshutnjak ka patur rrahje.

U nxor në tre kopje për dosjen e të arratisurve, dhe dy personat.

                                    Oficer Drejtimi

                                     Bido Mehmetaj

Relacionet e Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për njoftimet kontradiktore të rezidenturës së Beogradit dhe asaj të New York, mbi mbërritjen në SHBA-ve të Kondos dhe Sukniqit

                                                                                                              S E K R E T

                                                                                                         Ekzemplarë Nr.____

                                                                                                        Tiranë, më 25.11.1985

Qendra me tel. Nr.1462 datë 25.11.1985 udhëzon Rez. New York:

Kohë më pare, na keni njoftuar se të arratisurit Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, kanë ardhur aty. Nga njësia jonë në Beograd, na thuhet se të sipërmit ndodhen akoma në Beograd.

Prandaj verifikoni sa më sipër dhe na njoftoni më përgjegjësi.

Teli u nxor në dy kopje për të arratisurit A. Kondo e Xh. Sukniqi.

                                 OFICERI I DREJTIMIT

                                         Fatmir Hënaj

                                                                                                                       Sekret

                                                                                                               Ekzemplarë i vetëm

                                                                                                             Tiranë, më 28.12.1985

New York me telin Nr. 1636 dt. 23.12.1985 njofton:

Takuam “6131”. Njoftoi se Aleksandër Kondo nuk ka ardhur akoma këtu. Megjithëse është i pajisur me të gjitha dokumentet përkatëse dhe vizë – amerikane, si mbahet atje për çështjen e gjyqit që ju kemi njoftuar. Për sa sipër, burimi na foli me siguri.

Shënim: Ti kalohet shokut B.M. që e ndjek si problem

                     Punëtori Operativ

                               P. K.

                                                                                                                            Sekret

                                                                                                                  Ekzemplarë Nr. Dy

                                                                                                                  Tiranë, më 4.1.1986

Misioni tonë në New York me Tel. 2266 dt. 28.12.1985, njofton MINISTRINË e PUNËVE të JASHTME: B.S., na tha se sipas një dibrani që ka ardhur në Amerikë këto ditë, jugosllavët i kanë vrarë dy sportistët, ngritësit e peshave.

Teli u nxuar në dy kopje për Aleksandër Kondon e Xhelal Sukniqi.

                        OFICERI DREJTIMIT

                            Fatmir Hënaj                                                                    S E K R E T

                                                                                                             Ekzemplar nr. 1 

                                                                                                           Tiranë më 3.1.1986

Sh. S.R. me tel nr.1586 datë 31.2.1986 T. Urgjent udhëzon rezidenturën e Beogradit:

Sipas një emigranti kosovar me banim në SHBA, thuhet se Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, janë vrarë nga jugosllavët këto ditë. Me porosi të sh. Ministër, verifikoni këtë problem me përgjegjësi të plotë, dhe na thoni se si është e vërteta.

Mundësisht këtë ta bëni sot e nesër, sepse po të jetë e vërtetë e dhëna e mësipërme, ne jemi të detyruar të mbajmë qëndrim publik. Presim.

Teli u nxor në dy kopje për A. Kondon dhe Xh. Sukniqin

                     OFICERI I DREJTIMIT

                           Fatmir Henaj

Relacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dënimin me dy muaj burg, të dy sportistëve shqiptarë në Jugosllavi

                                                                                                                   SEKRET

                                                                                                              Ekzemplar nr

                                                                                                         Tiranë më 3.1.1986

Beogradi me tel. nr. 388 datë 31.12.1985 njofton sh. S.R.

Thuaji nr. “1588”. “1740” informon se A. Kondo dhe Xh. Sukniqi janë dënuar me dy muaj burg dhe po vuajnë dënimin. Më gjatë do të interesohemi përsëri. Një numër i madh të arratisurish janë në burgun e “Padinska Skelës”, pasi janë arratisur për në Austri dhe organet e atjeshme, i kthejnë përsëri.

Teli është parë nga sh. Ministër e sh S.R. dhe nuk ka shënime

U nxor në dy kopje për A. Kondon dhe Xh. Sukniqin. /Memorie.al

                         OFICERI I DREJTIMIT

                             Fatmir Henaj

Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Letra për Ramiz Alinë: “E parandaluam vënien në Teatrin ‘Migjeni’, dramën e Namik Dokles, pasi në 65 faqet e tekstit të saj, autori…”/ Informacioni i zv/ministrit të Kulturës, në ’73-in

Next Post

Kalendari Historik 22 Qershor

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
Qershor

Kalendari Historik 22 Qershor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!