• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Kryengritja qe tronditi diktaturen

Dëshmia e Bedri Çokut, organizatorit të Revoltës së Spaçit: “Hetuesi Koço Josifi më kërkoi që të shfaqja pendesën për ngritjen e flamurit pa yllin e kuq dhe në këmbim…”!

“Të dënuarin e lidhnin pas ndonjë shtylle hekuri, të zhveshur gjysmë lakuriq dhe…”/ Dëshmitë e rralla të organizatorit kryesor të Revoltës së Spaçit, në maj 1973
Dëshmia e Bedri Çokut, organizatorit të Revoltës së Spaçit: “Hetuesi Koço Josifi më kërkoi që të shfaqja pendesën për ngritjen e flamurit pa yllin e kuq dhe në këmbim…”!
“Si e formuam Këshillin Krahinor, masat që morëm për ‘njerëzit e komandës’ dhe përse orkestrantët e kampit, s’pranuan të luanin himnin kombëtar para flamurit …”?!/ Revolta e Spaçit, maj ‘73
“Si e formuam Këshillin Krahinor, masat që morëm për ‘njerëzit e komandës’ dhe përse orkestrantët e kampit, s’pranuan të luanin himnin kombëtar para flamurit …”?!/ Revolta e Spaçit, maj ‘73
“Si e formuam Këshillin Krahinor, masat që morëm për ‘njerëzit e komandës’ dhe përse orkestrantët e kampit, s’pranuan të luanin himnin kombëtar para flamurit …”?!/ Revolta e Spaçit, maj ‘73
“Dy vëllezërit nga Dukagjini që ndezën revoltën dhe përse e pranuam për negociata, Drejtorin e Burgjeve…”/ Dëshmia e rrallë e organizatorit të Revoltës së Spaçit
Mirditori që dorëzoi teserën e partisë dhe vuajti 10 vjet burgjeve politike, pasi ndihmoi një plakë të gjorë që po varroste e vetme burrin e saj, që e kishin shpallur kulak
“Të dënuarin e lidhnin pas ndonjë shtylle hekuri, të zhveshur gjysmë lakuriq dhe…”/ Dëshmitë e rralla të organizatorit kryesor të Revoltës së Spaçit, në maj 1973

Nga Bedri Çoku

Pjesa e nëntë

Memorie.al/publikon dëshmitë e panjohura të Bedri Çokut me origjinë nga fshati Muçias i rrethit të Lushnjes, i cili që në moshën 19 vjeçare teksa kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në rrethin e Gjirokastrës, u arrestua nga dy oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe pas një gjyqi publik “demaskues” me akuza të montuara në kinemanë e atij qyteti, u dënua për agjitacion e propagandë së bashku me vëllanë e tij, Çaushin, për të vetmin “faj” se babai i tyre, kishte vuajtur disa vjet si i burgosur politik në kampet e punës së detyruar nga ku ishte liruar në vitin 1959. Dëshmitë e rralla të Bedri Çokut që bëri 24 vjet në burgjet e Spaçit, Burrelit e Qafë Barit dhe së bashku me dy vëllezërit, Esatin dhe Çaushin si dhe babanë e tyre, Azemin, vuajtën plot 64 vjet burg në kampet dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke u liruar vetëm në shkurtin e vitit 1991. Kujtimet e Bedri Çokut të përshkruara me mjeshtëri në librin e tij “Kryengritja që tronditi diktaturën”, e cila i kushtohet kryesisht Revoltës së Spaçit në majin e vitit 1973, ku ai si një nga organizatorët kryesorë të saj, hedh dritë për herë të parë duke bërë publike disa ngjarje dhe fakte të panjohura nga ajo revoltë ku u ngrit flamuri pa yllin e kuq të komunizmit, e deri tek puna e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Kampeve dhe Burgjeve pas viteve ’90-të, ku ai “arrestoi” shokun e tij të ngushtë, bashkëvuajtësin e kampeve dhe burgjeve të diktaturës dhe e dërgoi në qelitë e ‘Burgut 313’ të Tiranës, ku vuanin dënimin pjesa më e madhe e ish-Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së me në krye Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën.

                                         Kryengritja që tronditi diktaturën

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

                                         (Bazuar mbi një histori të vërtetë)

“Për të ngritur flamurin, pa yllin komunist, unë shpreha mendimin se, në pamundësi për të gjetur një çarçaf të kuq, të çanim duart dhe, me gjakun tonë, të lyenim copën e bardhë…! I pari që çau dorën me thikë, ishte vëllai im, Çaushi, i dyti Gëzim Medolli, Bedri Çoku, Gjet Kadeli, Ulsi Pashollari, e të tjerë…”

Shpresonim shumë të Sigurimi dhe Bashkëpunimi Europian i cili po realizohej me një shpejtësi marramendëse nën kujdesin e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me të drejtë i gjithë njerëzimi po priste me padurim çastin e madhe historik. Firmosjen për Mirëkuptimin e Popujve të Europës, shteteve demokratike perëndimore dhe atyre komuniste të Lindjes, të cilat vuanin ende nga regjimet diktatoriale, për të vendosur së bashku një rend të ri paqeje dhe bashkëpunimi në botë. Shpresonim se edhe Shqipëria me këtë rast. Do të firmoste në Helsinki këtë Akt për fatet e njerëzimit, si përfaqësuese e kësaj Organizate Politike Ndërkombëtare. Kishim bindjen se vendi ynë edhe pse i pakrahasueshëm me vendet e Lindjes, me hir, a me pahir, do t’i bashkohej Traktatit të Paqes dhe Bashkëpunimit me Europën (OSBE).

       Autori

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Hetuesia në ‘Repartin 313’, Burgu i Tiranës

– Ku ta gjej të vdes për flamurin…! Tani që bëmë këtë kundra këtyre, vdes i lumtur. As dua t’ia di më për jetën. Më dhimbsen prindërit, motrat dhe vëllezërit…! Por le ta kenë medalje krenarie vdekjen time…! Me këta në pushtet, sa të jemi gjallë, veç vuajtje do të kemi…! Le të mbajmë një minutë heshtje për heronjtë tanë…! I përjetshëm kujtimi dhe vepra e tyre! Lavdi dëshmorëve të lirisë e demokracisë! Rroftë Shqipëria!

– Vetëm ke qenë deri tani?

– Jo, isha me Xhavit Lohjen, nga Shkodra…! U çudita, e lashë këtu kur më morën në hetuesi. Kur u ktheva, s’e gjeta…! Prita sa prita. Më sollën një burrë tjetër, mbase më i miri i botës, Loçe simpatikun. Vërtet, pse të thërrasin Loçe? Kush ta ka ngjitur këtë paranomë…!

-Ija më thërriste në fillim me përkëdheli…! E dëgjuan shokët dhe nuk ma ndanë, deri sa e mësuan të gjithë, edhe në shkollë…!  Mbarova shtatë – vjeçaren dhe u arratisa me katër shokë në Jugosllavi…!

– E di, e di historinë tuaj që u kthyet me dëshirë nga Italia…

– Lëre…! Nuk na falet…! Kush do të punonte në minierën e Spaçit?! E lezetshme, tre në Spaç kemi përfunduar…! Unë, Dauti dhe Simoni. Këtë, sa mbaroi dënimin në Jugosllavi, e kthyen në Shqipëri dhe drejt e në burg, për “tradhti ndaj atdheut”. Na dënoi Zoti…! Ai na ndihmoi të shkojmë deri në Itali, kurse ne, kalamaj, vajtëm në ambasadën tonë dhe u Thamë: “Amani, na ktheni në Shqipëri se na mori malli për Ijen!”. Të paktën, nuk na dënuan…!

– Po këtë herë përse të dënuan?

– Kur u kthyem nga Italia, unë fillova të punoja ndihmës bojaxhi. Dy vjet dhe u bëra mjeshtër. Krijova klientelën time dhe u shkëputa nga ustai. Për dreq, vajza e një oficeri madhor, më kërkoi t’i lyja dhomën e gjumit, tek i fejuari. Ramë dakord. Përcaktuam ngjyrat dhe unë fillova punën. Një dhomë ishte, e mbarova për dy ditë. Vjen vajza me të atin dhe të fejuarin, për ta parë e për të më paguar hakën e punës, por ajo pati vërejtje për ngjyrën. “Aman, më tha, lyeje edhe njëherë me bojë tjetër, a mundet?” Normale. E lyeva edhe një herë me bojën që deshi ajo. Këtë radhë erdhi me të fejuarin…!

– Uaa… nuk më pëlqeka fare as kjo…! Uf, sa të vështirë e paskam të gjejë ngjyrën e duhur…?!

– Ashtu? E paske të vështirë, ë…? Ma lerë mua këtë herë të ta gjej ngjyrën që të pëlqen, i thashë

– Oh, sa mire…! Aman, të ma qashë…ë?

– Pa merak.

Ata ikën. Mbusha pompën me atë bojë që kisha, hoqa pantallonat dhe u ula mbi pompë…! I futa një të dh…e përzjeva mirë e mirë, e bëra m… fare…! Qelbësira! Kush e di ç’u duket vetja këtyre, kur janë në pushtet. Babai i saj një gërxho, bari me lopë e dele kishte qenë. Doli disa muaj partizan dhe, pasi mbaroi shkollën e partisë, e dërguan për specializim jashtë shtetit për oficer madhor…Pompën në krahë, vëllai yt dhe në shtëpi. Ajo nuk e kuptonte se unë humbisja katër ditë të tjera me punë badihava, për qejfin e saj…!

– Pastaj?

– Do ti, m’u qepën kalecat nga prapa…! Familja e oficerit madhor ishte fyer, ngaqë ua pata qelbur dhomën e çiftit të. Kuptohet, ishin ankuar dhe, me siguri prisnin të më gjenin shkak, për të më kallur brenda. Por ne i njihnim tironsit, sidomos kalecat e Sigurimit të Shtetit, njëmijë e dyqind lekëshit, që ishin bërë si qentë e pazarit, pas ndonjë kocke. E provova të arratisesha bashkë me shokun më të afërt që kisha në lagjen time, Qamilin…!

Ai e ndërpreu fjalën, ngaqë dikush hapi sportelin. Po shikonte me vëmendje herë nga unë, herë nga Loçja.

– Edhe ti, Loçe, e paske ngritur flamurin në Spaç…?! Pse, apo ishe burrë më i mirë ti, nga Qamili?

– Patjetër që jam më i mirë nga ai…! Unë i kam vënë llamarinë pesë ponçe bythës time. Dhe jam krenarë që këndova Himnin e Flamurit, në Spaç, pa yllin tuaj të shpifur…!

– Atje, në Spaç do të mbeten kockat…!

– Atë s’e dimë, zoti Florian Koloneci, cilit do t’i mbeten kockat në burg…!

Ai përplasi sportelin nga inati dhe iku me bisht ndër shalë. E përqafova Loçen.

-Të lumtë! Se…., dëgjuar e kisha këtë tipin, por i’a bëre mirë që i tregove vendin. M’u duk pordhac…!

– Ashtu ka qenë qysh i vogël. Sa herë e kemi rrahur duke luajtur futboll…!

Na sollën çaj për darkë. Kjo ishte shenjë e mirë: Na kishin futur në organikën e ushqimit…! Sikur e pinim për herë të parë çajin, aq shumë na i donte fyti i tharë, nga buka e forte e marmelata e shpifur…! Pastaj na hodhën nga një batanije në dysheme, transparente, si letër cigareje. Gjende mirë, kur thonë korçarët, të paktën do të kishim diçka për jastëk. Biruca ishte me dërrasa-parket, na vriteshin cazë brinjët, por do të kishim kokën rehat! U shtrimë më shpejt se zakonisht për të fjetur, me urimin: “Do Zoti, nuk na marrin natën në hetuesi!” Zoti, atë natë, na i dëgjoi lutjen…! Në mëngjes, për në banjë, vumë re se nuk ishin më sambistët, që na kishin rrahur tre ditë e tri net, çdo 10 – 15 minuta. Ishin zëvendësuar me policët e shërbimit. Çdo mëngjes, sambistët i shihnim të kapitur, mbështetur pas murit, nga stërlodhja, ngaqë gjithë natën rrihnin “armiqtë e popullit”, fajtorë për “kundërrevolucion”, brenda në burg (!) Rreth orës nëntë më marrin në hetuesi. Më priti Koço Josifi dhe disa hetues, që nuk i njihja. Por, ngaqë Xhaviti më tha se hetuesi i fisit të tij kishte ardhur nga hetuesia Shkodrës, kuptova se, me ardhjen tonë në Tiranë, afërsisht tetëdhjetë vetë, me siguri për këtë ngarkesë të madhe, kishin thirrur hetues nga rrethet. Logjika më tha se, ata ishin kureshtarë, për të parë, kuptohet, njeriun që kishte pranuar se kishte ngritur flamurin pa yll, që, në logjikën e kohës, e priste vetëm vdekja…Madje, ma përforcoi këtë bindje njëri prej tyre, i cili duke u larguar para të tjerëve, tha me ironi: “Ama ky na paska qenë asi…i revoltës…”?!

Por, Koçoja uli kokën, sikur nuk e dëgjoi fare…!

Desha t’i ktheja përgjigje, por gjesti i Koços, më detyroi të mos e zgjasja…! Pasi u larguan “kureshtarët”, Koçoja mbaroi disa shënime në bllokun e punës, nxori përjashta policët, mbylli derën dhe, me gjasë, nga dashamirësia, apo dëshira e madhe për të më ndihmuar, tha: – Dëgjo këtu, Bedri Çoku…! Po fliste me kokën poshtë, me njërën dorë nën mjekër – Jo për gjë, por ngaqë njihemi qysh nga hetuesia e parë, si prind, si vëlla, merre si të duash, për moshën e re, të këshilloj që ta ndryshosh qëndrimin tënd lidhur me krenarinë e cila, ndoshta, të ka pushtuar, për aktin e ngritjes së flamurit. Realisht, ke bërë një akt që të nderon, pavarësisht se për ne, shtetin tonë, është shumë akt i rëndë. Të merr jetën në këtë moshë të re, që e ke përpara. Ndryshe, sado që ne të dënojmë me burg, një ditë do të jesh i lirë, po qe se do të heqësh dorë nga qëndrimi i deritanishëm…!

– Përse është fjala, zoti Koço?

-Meqë e ke pranuar vetë fajin, është lehtësim për ty. Ama, nëse do të këmbëngulësh që këtë akt e ke bërë për t’iu kundërvënë shtetit dhe Partisë së Punës së Shqipërisë, je i falimentuar. Troç, meriton plumbin…!

– Sipas jush, zoti Koço, si duhet të them që ju të mos më pushkatoni?

– Po, ja…, ti nuk je i lindur para se Partia jonë të merrte pushtetin, që të konsiderohesh armik i betuar…! Je rritur në epokën tonë, me fëmijët tanë. Do të arsyetojmë, nëse tregohesh i penduar dhe thua, p.sh: “E bëra këtë se u rrëmbeva nga entuziazmi dhe prej shokëve, që më nxitën për të qenë pjesëmarrës në këtë revoltë. Kaq. Pastaj, mjafton të na tregosh me cilët bashkëpunove, për të organizuar revoltën dhe qëllimin e saj dhe për të ngritur flamurin…”!

– Kështu, si e shpjegon zotrote, qenka e thjeshtë. Unë duhet të pohoj që nuk e dua flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit. Por dua flamurin tuaj, me yllin e internacionalizmit proletar. Atë tjetrin e paskam ngritur gabimisht, që juve të më falni jetën, apo jo? Me këtë rast, më takon të marrë edhe teserën e partisë komuniste… Por në burg, ama, do të kalbem deri sa të jem gjallë? Se ju do të më dënoni për veprimtari armiqësore, brenda në burg, me ose pa dëshmitarë, apo s’është e vërtetë…?!

Faleminderit, zoti Koço, por unë po të ishte se do të bëja pazare me ju, i kisha bërë qysh në hetuesinë e pare…! Dua të mbetem ky që jam, me këto mendime dhe ndjesi tërësisht të kundërta me tuajat, pasi nuk dua të bëhem palë me një shtet dhe qeveri antidemokratike dhe antinjerëzore…! Po të ishte se do t’iu dhimbsej jeta ime nuk do të më kishit arrestuar, herën e parë, së bashku me vëllain tim, vetëm pse jemi fëmijët e një babai antikomunist, që ju e dënuat me burg politikisht, si armik dhe ia konfiskuat pasurinë, të tundshme e të patundshme, vetëm pse ishte i pasur dhe me bindje kombëtare. Detyrimisht që edhe neve, trashëgimtarët e tij, na keni futur në burg, jo se kemi bërë faj ndaj pushtetit tuaj popullor, për këtë ju, vetë, jeni më të qartë si askush tjetër, por ju dini edhe këtë: Me veprimet dhe mosveprimet tuaja ndaj familjes sonë, ju fajësoheni ligjërisht e moralisht, prandaj jeni të detyruar të mos na lini ne, fëmijët e tyre, të ngremë kokë. Na luftoni me teorinë e sajuar të “luftës së klasave”, si justifikim për terrorin që keni bërë e bëni ndaj shtresës sonë, të mesme e të pasur, pasi na keni grabitur, burgosur, madje dhe vrarë padrejtësisht…!

– E njohim mirë kokën tënde, por, gjithsesi unë do të kem aq durim të pres bashkëpunimin me ty…! E përsëris, për të të shpëtuar nga dënime….me…vdekje… Ik…! Shporru! Dhe… dëgjo! Mendohu mirë…! Më kërko vetëm kur të kesh ndërruar mendje…! Ndryshe, shkofsh në esfelt, dhe gëzoju gurit memorial, që brezat e ardhshëm mund të ngrenë për ty, diku, si për një hero… Sapo doli te dera, thirri:

– Merreni hajvanin, o policë!

As nuk e njoftova dhe as nuk më thirrën më…! Kam shkuar vetëm për të firmosur mbylljen e hetimeve. U ndava nga Loçja, ditën që më hodhën hekurat, për në gjyq…! Përsëri na vërvitën në një makinë ushtarake, me mbulesë mushamaje. U çudita kur pashë se, para meje, në makinë, ishin ngjitur rreth njëzetë të akuzuar të tjerë, të revoltës. Disa mezi i njoha, ngaqë ishin dobësuar tej mase. Por të njëjtën habi shprehën edhe, për mua, disa prej tyre. I përshëndeta me kokë. Kisha qenë i fundit, sepse ata e mbyllën spondin e pasëm. Ndërkohë që shoqëruesi, një ushtarak, filloi të lexonte listën me emrat tanë…, dikush më fotografoi nga poshtë. Nuk e di nëse ajo që ngjau me mua, kishte ndodhur edhe me të tjerët…?! Po ai, fotograf, më shkrepi edhe më parë, sapo dola nga dera e burgut, por edhe tani kur ushtaraku më lexoi emrin, të parin në listë…! Më kaloi një mendim se, ai, jo pa qëllim, bëri dy apo më shumë shkrepje për mua. Ndoshta i porositur, meqë, mund të dënohesha me vdekje. Ky dyshim, në çast, më trishtoi, por, ngaqë isha përgatitur për këtë ditë, e kalova me të qeshur, kur i thashë fotografit: “Mos harro të më dërgosh një pozë për kujtim, nga ty…”!

Shokët qeshën me shakanë time. Ndërsa policët dhe ushtaraku shoqërues në makinë, vetëm vështruan paksa turivarur…! Por, fakti që Koço Josifi u shfaq papritur te kthesa e oborrit, me sytë të ngulur vetëm tek unë, pranë spondit të prapëm, më ka mbetur në kujtesë, edhe sot, si një pamje e fiksuar në një ekran të zmadhuar: “Të thashë, nuk më dëgjove, vazhdo përjetësinë tënde…”, sikur desh të më thoshte prania e tij anës asaj qosheje…?!

Asnjëri nga ne, në makinë, nuk e kishte idenë se ku do të na çonin dhe sa të tjerë kishin mbetur në hetuesi. Unë vetëm për Loçen e dija, që e kisha lënë në birucë. Nuk kisha idenë as për tim vëlla, ku ndodhej, ç’ishte bërë me të gjatë kësaj kohe. Po kështu ishin edhe të tjerët në makinë, si unë, që dinin vetëm për ata me të cilët kishin ndenjur në birucë…! Gjatë rrugës nuk vuajtëm shumë, sepse duart të lidhura në hekura i kishim para. As zinxhirë në këmbët, as litarët përreth trupit…!

Ata që kishin cigare pinin kollaj, ngaqë paqetën dhe shkrepësen e kishin vendosur në vendin ku mund t’i përdornin edhe duarlidhur. Me siguri, paqetat u’a kishin sjellë familjaret. Vrava mendjen se pse, as mua, as Loçes, familjet tona nuk na sollën ushqime, si ç’kishte ndodhur me shokët e tjerët?! Ndoshta kishin ardhur, por administrata e burgut, me urdhër nga lart, nuk kishin lejuar ushqimet për ne. Kishte plot raste të tilla…! E dija dhe nga eksperienca të vërtetën e mos futjes së ndihmës ekonomike gjatë hetuesisë.

Nga Tirana për në Degën e Punëve të Brendshme të Rrëshenit ku do bëhej hetuesia e grupit tonë prej 80 vetash pjesëmarrës në revoltë Ishte një nga format për të privuar, sa të ishte e mundur, nga ndihma ekonomike familjare dhe lidhjet shpirtërore me njerëzit e familjes…! Në Degën e Punëve të Brendshme të Rrëshenit, u çuditëm sa njerëzisht u sollën policët me ne. Nuk e prisnim këtë. Kishin urdhër apo e bënin nga vetja, kjo mbetej për t’u studiuar: Mendoja se, pavarësisht ideologjisë së shtetit komunist, fakti që ngjarja aq tronditëse për regjimin diktatorial, kishte ndodhur në krahinën e mirditorëve, pse të mos ishte edhe kjo një nga arsyet? Pse të mos ndiheshin krenarë edhe vendasit, nga ajo rezistencë burrërore dhe anti diktatoriale ku, pas tridhjetë vjetësh përçudnim kombëtar, për herë të parë u valëvit Flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, të cilin komunistët, tradhtisht, i’a kishin vënë yllin e internacionalizmit proletar, mbi dy kokat e shqiponjës?

Krahina e Mirëditës ishte e vetmja në Shqipëri, që iu nënshtrua e fundit dhunës së egër komuniste, duke e paguar shtrenjtë me gjakun e tyre rezistencën antikomuniste, me djemtë, burrat dhe gratë më të mira të krahinës së vet…! Na futën nëpër birucat e Degës së Punëve të Brendshme, sipas një liste të përpiluar qysh në Tiranë. Me mua ishte caktuar në birucë një nacionalist i shquar i Shkodrës, Zef Ashta. Ai kishte braktisur studimet ushtarake në Itali, për t’u bashkuar me forcat nacionaliste në Shqipëri, në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit italian e gjerman, si dhe për të penguar frontin komunist serbo-shqiptar, i sajuar enkas për të vendosur pushtetin komunist në Shqipëri. Manovër e serbëve që, nëpërmjet qeverisë komuniste serbo-shqiptare, të bëhej edhe aneksimi i Kosovës heroike, në oreks të serbomëdhenjve.

Trup vogël, i imët, me një fytyrë të zbehtë e fisnike, Zef Ashta të lindte përshtypjen e një prifti katolik. Ashtu e pandehën policët e Degës së Punëve të Brendshme të Rrëshenit, për “prift”. Sa herë që binin në kontakt me birucën tonë, ata ashtu e thërrisnin, “Prift”! Fytyra e ëmbël e “priftit” i bëri për vete policët, padyshim, ngaqë një pjesë e mirë e tyre ishin të besimit katolik, instinktivisht iu afruan mjaftueshëm birucës tonë, madje, për disa gjëra i “rrëfeheshin priftit trupvogël”, sikur të ishin në sekretinën e një kishe…! Nga ata e mësuam se ishim grupi i parë në Rrëshen, pas grupit në burgun e Spaçit, ku me anë të një gjyqi “rrufe”, ishin dënuar me vdekje – pushkatim, katër heronj, nga dymbëdhjetë që u arrestuan atë ditë…! /Memorie.al

                                                       Vijon në numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 03 Qershor

Next Post

“Për dënimet me vdekje të ‘Grupit diversionist të Kombinatit në Berat’, na porositën Aranit Çela dhe Rrapi Mino...”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryehetuesit Qemal Lame

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Për dënimet me vdekje të ‘Grupit diversionist të Kombinatit në Berat’, na porositën Aranit Çela dhe Rrapi Mino…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryehetuesit Qemal Lame

“Për dënimet me vdekje të ‘Grupit diversionist të Kombinatit në Berat’, na porositën Aranit Çela dhe Rrapi Mino...”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryehetuesit Qemal Lame

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!