• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Gjenocidi Armen

Gjenocidi Armen
Gjenocidi Armen
Gjenocidi Armen
Gjenocidi Armen
Gjenocidi Armen
Gjenocidi Armen
Gjenocidi Armen
Gjenocidi Armen
Gjenocidi Armen
Gjenocidi Armen
Gjenocidi Armen
Gjenocidi Armen
Gjenocidi Armen
Gjenocidi Armen

Nga Renis Prifti

Shkurtimisht

Gjatë Luftës së Parë Botërore, në territoret e Perandorisë Osmane u krye gjenocidi i popullit Armen. Qeveria ultranacionaliste e Xhonturqve (Turqve të Rinj), produkt i partisë “Bashkim dhe Progres”, vendos të turqizojë zonën e Anadollit duke deportuar dhe shfarosur grupin etnik armen të pranishëm në territor që nga shekulli i 7-të para Krishtit, grup etnik i integruar por jo i asimiluar. Gjenocidi armen sot konsiderohet prototipi i gjenocideve të mëvonshme.

Rrënjët e gjenocidit

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Sinjalet gjenden në kornizën politike ndërkombëtare të shekullit XIX dhe në rënien e Perandorisë Osmane, i sëmuri i madh i Evropës, i cili hyri në krizë duke u përplasur me aspiratat e popujve që e përbënin për reforma, pjesëmarrje politike dhe vetëvendosje.

Lufta e Madhe më pas do të përcaktonte edhe fundin e tre Perandorive të mëdha, Austro-Hungareze, Cariste dhe Osmane. Gjenocidi i 1915 u parapri nga pogromet e viteve 1894-96 në Adana, të kërkuara nga Sulltan Abdul Hamid II dhe nga masakra të tjera, në veçanti ajo e 1909 në Cilicia, të nesërmen e revolucionit të Xhonturqve që morën pushtetin në 1908, paradoksalisht në emër të lirisë dhe barazisë së të gjithë popujve të Perandorisë.

Shumë shpejt krahu ekstremist ultranacionalist i partisë Bashkim dhe Progres mori kontrollin dhe më 1913 u krijua një diktaturë ushtarake e përbërë nga triumvirët Xhemal, Enver, Talat, njerëzit e fortë të regjimit, përgjegjës për kryerjen e projektit gjenocidal.

Motive ideologjike

Motivi themelor që frymëzoi dhe nxiti veprimin qeveritar të Xhonturqve dhe triumviratit ishte ideologjia e Pan-Turqizmit, ëndrra e një territori të madh nga Mesdheu në pllajën Turaniane dhe vendosmëria për të reformuar shtetin mbi një bazë etnike, homogjene nga pikëpamja gjuhësore dhe kulturale. Perandoria Osmane përbëhej faktikisht nga një mozaik grupesh etnike dhe fetare si armenët, grekët, asirianët, hebrenjtë, kurdët, etj:

Popullsia armene, më e madhja, e fesë së krishterë, e cila kishte përvetësuar idealet e shtetit ligjor të stilit perëndimor, me kërkesat e saj për barazi, përbënte një pengesë për projektin homogjenizues Panturk të regjimit.

Qëllimi i Osmanëve ishte eliminimi i bashkësisë armene si një subjekt historik, kulturor dhe mbi të gjitha politik. Jo pa rëndësi ishte edhe grabitja e pronave dhe tokave armene që shërbeu si një bazë ekonomike për republikën e ardhshme Kemaliste.

Gjenocidi

Planifikimi u zhvillua midis dhjetorit 1914 dhe shkurt 1915, me ndihmën e këshilltarëve gjermanë, duke pasur parasysh aleancën midis Gjermanisë dhe Turqisë.

Krahu më ekstremist i Komitetit Qendror të Partisë Bashkim dhe Progres planifikoi gjenocidin. Realizimi operacional u krye përmes një strukture kriminale paramilitare që quhej Organizata Speciale (O.S), e kryesuar nga dy mjekë, Nazim dhe Chakir. Organizata Speciale varej nga Ministria e Luftës dhe kreu gjenocidin nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Brendshme dhe bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë. Lufta e Parë Botërore (1914-1918) i ofroi qeverisë së Xhonturqve mundësinë për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë “çështjen armene”, e cila tashmë kishte shpërthyer që në kohën e Traktatit të Berlinit 1878 në fund të Luftës Ruso-Turke.

24 Prilli, dita e kujtimit

Natën e 24 Prillit 1915, elita armene e Kostandinopojës u arrestua, dëbua dhe eliminua. Pastaj u vazhdua me çarmatimin dhe masakrimin e ushtarëve armenë në ushtrinë osmane, të cilët u detyruan të punojnë në vijën hekurudhore Berlin-Bagdad dhe në pranverë filloi dëbimi sistematik i popullsisë armene drejt shkretëtirës Der es Zor (Siri). Të paktë arritën atje të gjallë. Shumica u shfaros gjatë marshimeve të vdekjes në këmbë pa ujë dhe ushqim nëpër shkretëtirë, dhunuar dhe keqtrajtuar nga banditë dhe ushtarakët turq që i shoqëronin. Pothuajse të gjithë armenët u zhdukën nga toka e banuar për më shumë se dy mijë vjet prej tyre. Pasuritë e tyre u konfiskuan. Politikanët përgjegjës për ekzekutimin e gjenocidit ishin: Talaat, Enver, Xhemal, anëtarët triumvirë të partisë së vetme në pushtet. Ata lëshuan dekretet që shfuqizuan reformat, dëbuan armenët dhe konfiskuan pasuritë e tyre – dekrete kurrë të ratifikuara nga parlamenti – që çuan në shkatërrimin e popullit armen, duke shfrytëzuar periudhën e Luftës Botërore për të justifikuar dhe maskuar këto masakra.

Shtrirja e shfarosjes

Një milion e gjysmë njerëz humbën jetën, dy të tretat e armenëve të Perandorisë Osmane. Të shumtë ishin fëmijët e islamizuar dhe gratë e dërguara në hareme.

Mustafa Kemal, i njohur si Ataturku, në Turqinë e mundur, menjëherë pas Traktatit të Lozanës (1923), do të themelonte Republikën Turke, duke ruajtur territorin që ishte ndarë me Traktatin e Sevres (1920) në zonat e ndikimit midis Fuqive dhe që i caktuan pjesën perëndimore Grekëve dhe Italisë, për pjesën Lindore Armenëve, Kurdëve, Francës (Siri) dhe Anglisë (Palestinën, Jordaninë dhe Irakun). Mustafa Kemal e kishte përfunduar dhe mbështetur punën e xhonturqve, si me masakrat e dëbimet e reja, si me mohimin e përgjegjësisë për krimet e kryera nga e sapoformuara Republikë, ashtu edhe duke sekuestruar përfundimisht pasuritë e armenëve pa dëmshpërblim.

Përgjegjësia e Turqisë

Historiografia zyrtare turke mohon se ka pasur një plan të qëllimshëm dhe specifik të shfarosjes dhe i konsideron masakrat një pasojë të dhimbshme të luftës që preku si popullsinë armene ashtu edhe atë turke. Të flasësh për gjenocid në Turqi mund të të kushtojë dënim me burg dhe madje njohja e gjenocidit nga një vend i tretë ngjall çdo herë protesta zyrtare nga Ankaraja.

Në realitet, Lufta e Parë Botërore ishte një rrethanë e përdorur më së miri nga turqit për të zgjidhur problemin armen njëherë e përgjithmonë dhe gjithashtu për të maskuar qëllimshmërinë e projektit të shfarosjes.

Mali i shenjtë, Ararat, i cili sot i përket Turqisë, por që armenët e Republikës së vogël të Pavarur të lindur në 1992 nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik mund ta sodisin përditë përtej kufirit turk, ushqen te ta çdo ditë një ndjenjë humbjeje. Në Kodrën e Dallëndysheve (Dzidzernagapert), në kryeqytetin Yerevan, Memoriali i Metz Yeghern, e Keqja e Madhe, përmbledh dhe shpreh Dimensionin e tragjedisë.

 

ARMIN T. WEGNER 1886 – 1978

Oficer gjerman dëshmitar okular dhe denoncues i krimeve të Gjenocidit Armen dhe më pas Holokaustit. Ne 1916 i jepet ekspuls nga Turqia megjithatë arrin të marrë me vete foto dhe dokumenta që me pas i publikon

 

 

BEATRICE ROHNER 1876 – 1947

Zvicerane me mision humanitar në Alepo (Siri). Falë imunitetit që gëzonte, arriti të shpëtonte 720 jetimë armene prej 3400 të tillësh që u nisën në marrshimin e vdekjes drejt shkretëtirës, duke i strehuar në misionet diplomatike Amerikane dhe Gjermane

 

FRIDTJOF NANSEN 1861 – 1930

Shtetar Norvegjez, shkencëtar, humanist, çmim Nobel. Dëshmitar i Gjenocidit, ka shkruar kundër fuqive të mëdha që nuk ndihmuan armenët. Krijoi dokumentat e identitetit për armenët të cilëve Turqia ju hoqi nënshtetësinë dhe të drejtën për tu kthyer

 

HAMMO SHERO -1932

Lideri i popullit Yazidi ne Sinjar IRAK.

Komuniteti Yazidi priti krahëhapur mijëra të mbijetuar armenë dhe luftoi kundër Turqve kur këta të fundit i kërkuan me forcë që t’ja dorëzonte turqve. Ky akt nuk u harrua nga armenet që rikthyen mikpritjen kur ISIS masakroi Yazidi-te.

GIACCOMO GORRINI 1859-1850

Konsull i Italisë në Trabzon (Turqi):

“Prej 24 Qershorit s’kam fjetur as ngrënë. Mu shkatërruan nervat dhe më përzihej vazhdimisht prej të qenit dëshmitar të ekzekutimit masiv të atyre njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur. Gjuetia mizore e njerëzve, qindra kufoma në rrugë, gratë dhe fëmijët pothuajse më bëjnë të humb arsyen”

 

HENRY MORGENTHAU

Ambasador i USA në Turqi 1915

“Unë besoj se nuk egziston në historinë e racës njerëzore një episod i tmerrshëm si ky.

Masakra dhe persekutimet e së kaluarës duken asgjë në krahasim me atë të racës armene në 1915 ”

 

GEORGE CLEMENCEAU

Kryeministër i Francës

“Qeveria turke u bë fajtore dhe përgjegjëse për një masakër, mizoria e së cilës tejkalon çdo tjetër që historia ka regjistruar ndonjëherë “.

 

Sir WINSTON CHURCHILL

Nuk ka asnjë dyshim që ky krim është planifikuar dhe kryer për arsye politike.

 

 

 

CHARLIE CHAPLIN 1920

Krijon fondacionin Charlie Chaplin për Fëmijët Armenë të mbijetuar Gjenocidit. Bën një turne në Evropë ku mbledh për ta 12 milion dollarë të sotëm (1 milion të atëhershëm)

 

 

A.J. TOYNBEE 1889 -1975

Profesor, Historian, filozof britanik.

“Në një mënyrë apo në një tjetër, Qeveria Qendrore zbatoi dhe kontrolloi ekzekutimin e skemës, pasi vetëm ajo kishte zanafillën e konceptimit të saj; dhe Ministrat Xhonturq dhe bashkëpunëtorët e tyre në Konstandinopojë janë drejtpërdrejt dhe personalisht përgjegjës, nga fillimi në fund, për këtë krim gjigant në 1915. ”

JAMES BRYCE 1838 – 1922

Diplomat, jurist, politikan Irlandez

Autor i librit koleksion faktesh provash dhe dëshmish mbi gjenocidin Armen. Botim i shtypshkronjës qeveritare britanike:

The Treatment of Armenians in the Ottoman Empire, 1915-16 (also known as “Blue Book”)

 

FAIZ EL-GHUSEIN

Deputet arab në parlamentin turk përfaqësues i Diyarbakir. Dëshmitar okular i masakrave dhe autor i librit të 1916 Martyred Armenia -Anglisht Massacres in Armenia – Arabisht

 

 

AHMED RIZA

Deputet i Parlamentit turk që kundërshtoi deportimin, masakrimin dhe sekuestrimin e pronave të Armenëve. Fjala e tij dhe e shume kolegëve të tij nuk u mor parasysh pasi akti normativ i triumvirit anashkaloi votimin në parlament

 

 

Abdülmecid II

Pasardhësi i fundit i Dinastisë Osmane. U konfliktua verbalisht me Enver dhe Talaat Pashain duke u thënë atyre se masakrat mbi armenët janë dhe do të mbeten si njolla më e errët dhe e turpshme mbi kombin turk. Përgjigjja e Enverit ishte se kjo çështje tashme ishte vendosur

 

MEHMET XHELAL BEY

Guvernator i Alepo dhe Konya, denoncoi shumë herë pranë autoriteteve të Portës së lartë masakrat që po kryeshin dhe si përgjigje u shkarkua nga detyra.

 

 

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga 17.564 votues që kishte Enver Hoxha në zonën e tij elektorale në Tiranë në zgjedhjet e 2 dhjetorit ‘45, 2.151 votuan kundër...”/ Tabela e plotë e rezultateve

Next Post

Shtypja dhe shkatërrimi i mbrojtjes ajrore serbe gjatë bombardimit dhe raketimit të NATO-s

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Shtypja dhe shkatërrimi i mbrojtjes ajrore serbe gjatë bombardimit dhe raketimit të NATO-s

Shtypja dhe shkatërrimi i mbrojtjes ajrore serbe gjatë bombardimit dhe raketimit të NATO-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!