• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Në Fierzë na bënë demaskim publik, ku njëri tha që: ‘t’u varim nga një gur në qafë dhe t’i hedhim në Drin këta armiq’…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Butkës

“Në Krujë, do më arrestonin në sy të nxënësve, por më mbrojti Pirro Kondi, që tha ‘s’do arrestohet’ dhe…”/ Dëshmia e Uran Butkës
“Në Krujë, do më arrestonin në sy të nxënësve, por më mbrojti Pirro Kondi, që tha ‘s’do arrestohet’ dhe…”/ Dëshmia e Uran Butkës
“Në Krujë, do më arrestonin në sy të nxënësve, por më mbrojti Pirro Kondi, që tha ‘s’do arrestohet’ dhe…”/ Dëshmia e Uran Butkës
“Në Krujë, do më arrestonin në sy të nxënësve, por më mbrojti Pirro Kondi, që tha ‘s’do arrestohet’ dhe…”/ Dëshmia e Uran Butkës
“Në Krujë, do më arrestonin në sy të nxënësve, por më mbrojti Pirro Kondi, që tha ‘s’do arrestohet’ dhe…”/ Dëshmia e Uran Butkës
“Në Krujë, do më arrestonin në sy të nxënësve, por më mbrojti Pirro Kondi, që tha ‘s’do arrestohet’ dhe…”/ Dëshmia e Uran Butkës
“Në Krujë, do më arrestonin në sy të nxënësve, por më mbrojti Pirro Kondi, që tha ‘s’do arrestohet’ dhe…”/ Dëshmia e Uran Butkës
“Në Krujë, do më arrestonin në sy të nxënësve, por më mbrojti Pirro Kondi, që tha ‘s’do arrestohet’ dhe…”/ Dëshmia e Uran Butkës
“Në Krujë, do më arrestonin në sy të nxënësve, por më mbrojti Pirro Kondi, që tha ‘s’do arrestohet’ dhe…”/ Dëshmia e Uran Butkës
“Në Krujë, do më arrestonin në sy të nxënësve, por më mbrojti Pirro Kondi, që tha ‘s’do arrestohet’ dhe…”/ Dëshmia e Uran Butkës
“Në Krujë, do më arrestonin në sy të nxënësve, por më mbrojti Pirro Kondi, që tha ‘s’do arrestohet’ dhe…”/ Dëshmia e Uran Butkës

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

Memorie.al/ publikon historinë e panjohur të familjes Butka me origjinë të hershme nga fshati Frashër i Dangëllisë, të cilët më pas u vendosën në Butkë dhe Orgockë të Kolonjës, i pari i tyre ka qenë Sali Butka, që fillimisht është njohur si Sali Tahir Aliçka. Dëshmitë e rralla të Uran Butkës, njërit prej pinjollëve më të njohur të kësaj familje të madhe dhe me emër në historinë e Shqipërisë, i cili njihet si: historian, studiues, publicist, shkrimtar, piktor, politikan dhe ish-deputet, duke qenë një nga personazhet publike mjaft të njohur të Shqipërisë së pas viteve ’90-të. Rrëfimet e z. Butka, për aktivitetin patriotik në dobi të çështjes shqiptare të gjyshit të tij, që njihej ndryshe si Plaku i Butkës, një rilindës i ushqyer me veprat e Samiut, Naimit, Jani Vretos etj., që u bë një përhapës i kulturës së Rilindjes, librave, shtypit dhe shkollave shqipe në Kolonjë e Korçë, ku bashkë me Petro Nini Luarasin dhe Jani Cico Kosturin, në vitet 1893-1895, hapën 5 shkolla shqipe në Kolonjë. Si i mbronte ata nga qeveria turke dhe Patrikana greke, pushka e Sali Butkës, ndërkohë që vetë Saliu, sillte fshehur nga Manastiri, libra shqip për shkollat e para shqipe. Historia e panjohur e të birit të tij, Safetit, nga diplomimi në Vienë  në periudhën e Monarkisë së Zogut dhe më pas një nga krerët kryesorë të organizatës nacionaliste Balli Kombëtar gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), që sakrifikoi jetën e tij, për të ndaluar vëllavrasjen midis forcave komuniste partizane dhe atyre nacionaliste, e deri tek persekutimi i familjes Butka gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës.

                                                          Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Zoti Uran, pati probleme bashkëshortja juaj, që u lidh dhe u martua me djalin e “një armiku të popullit”?

Po sigurisht. Në spitalin e përgjithshëm, ku Merjema punonte, Ana Petani, karieriste, që donte të tregohej e devotshme ndaj partisë, e ngriti problemin se Merjemja kishte marrë birin e Safet Butkës dhe ne, me urdhër të sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë, Hysni Kapos, na larguan nga Tirana për të na vendosur larg kufirit dhe qendrave të banuara. Me gjithë presionin e madh, Merjema nuk pranoi të ndahej nga unë, duke thënë: ku të jete ai, do të jem dhe unë.

Ku ju dërguan pas këtij urdhri “nga lart”?

Fillimisht na çuan në Tropojën e vjetër, por aty ishte afër kufirit. Sekretari i Parë i partisë së rrethit i’u hakërrua kryetarit të Komitetit, që na kishte vendosur afër kufirit, kur shoku Hysni kishte udhëzuar të na vendosnin larg kufirit dhe larg qendrave, për arsye politike, se unë isha biri i Safet Butkës (shih dokumentet e kryeministrisë). Na çuan përkohësisht në Fierzë, gjersa Komisioni i Dëbim-Internimeve me Manush Myftiun në krye, të gjente vendin e duhur. Mirëpo Fierza ishte një qytet i populluar. Në qendrën e edukimit, na bënë diskreditimin publik.

Ç’ndodhi me ju aty?

E ngritën më këmbë Merjemen dhe i thanë: “Pse ke ardhur këtu”?! “Më ka sjellë qeveria për të punuar si mjeke”, u përgjigj ajo. “Pse nuk tregon të vërtetën”? i thanë. Vajza gjashtë muajshe në krahë të saj filloi të qajë. “Mbyllja gojën asaj buçeje”- i thanë. Ndërkohë u ngrita unë, ja ku jam unë, çfarë keni me këtë? Unë jam djali i Safet Butkës, që ka qenë antifashist dhe nuk ka vrarë asnjë shqiptar, përveç vetes. U ngrit një drejtor shkolle dhe tha se: ky, more shokë, po na i bën ballistët patriotë! U ngritën dhe disa punëtorë (apo sigurimsa) dhe thanë që t’u varim një gur në qafë dhe t’i hedhim në Drin. Merjemes iu pre dhe qumështi i gjirit në atë moment. U tmerrua. I thashë që të ikë në Tiranë te nëna, sepse mua siç duket do të më arrestojnë…! Mirëpo, një teknik kolonjar i ndershëm, anëtar partie, u ngrit e tha: “Çfarë po bëni kështu? Kjo është familje patriote, shoku Enver ka folur mirë për Sali Butkën dhe për Gani Butkën”. Kështu u shty pak çështja. Sa të zgjidhej, na vendosën në qytetin Bajram Curri.

Atje si ju trajtuan?

Atje, Merjemen e thirri shefi i policisë dhe i tha që të dorëzonte shtëpinë në Tiranë. Ajo i tha që kishin ardhur provizorisht dhe se atje banonte nëna. Polici i tha: “Ke ardhur këtu përgjithmonë dhe këtu do vdesësh!”. Ajo u dëshpërua shumë dhe u kthye për në shtëpi e përhumbur. Rrugës pyeti një qytetar: “Ku janë varrezat? E kishte humbur mendjen. Natyrisht ishte një tronditje psikologjike për të. Së fundi, Komisioni i Internimeve në Tiranë na degdisi në Martanesh. Na ngulën rrëzë Malit të Kaptinës te Teqeja e Baba Fajës, që ishte kthyer në spital. Larg kufirit dhe larg njerëzve, siç kishte urdhëruar shoku Hysni!

Me punë ku ju stabilizuan në Martanesh?

Merjemes i hoqën specialitetin e nefrologes dhe e bënë mjeke të përgjithshme. Megjithatë si mjeke punoi mirë, e donin martaneshasit dhe i vinin pacientët nga të gjitha anët. Ndërkohë për mua s’kishte vend as në arsim dhe më caktuan llogaritar i këshillit, duke zëvendësuar një njeri me arsim fillor. Ishte synimi për të na tjetërsuar me gjithë familje nga qytetarë dhe profesionistë në katundarë kooperativistë. Kjo gjë zgjati plot për 11 vjet me radhë. Kur vinim në Tiranë për të parë fëmijët, udhëtonim gjatë dimrit në rrugën e vështirë nga Martaneshi në Krastë, dy orë më këmbë, mandej me makinat e kromit në Bulqizë, Burrel, Laç dhe Tiranë, natyrisht me lejen e Degës së Brendshme. Gjatë verës, dilnim në Bizë më këmbë, duke udhëtuar 3-4 orë, mandej me kamionët e druve, për Shëngjergj dhe Tiranë.

Pati probleme bashkëshortja juaj?

Merjemja ka vuajtur veçanërisht, madje do të tregoj një ngjarje të saj. Sollën në spital një grua, që kishte rënë nga dushku, ku priste gjethe për bagëtinë. Ishte shtatzënë në muajin e tetë dhe e sollën pa ndjenja aty. Doktoresha bëri gjithçka për ta mbajtur gjallë dhe lajmëroi Burrelin për një helikopter. Nuk ishte e mundur për ta mbartur me kafshë as me barelë. Lajmëroi Tiranën, Ministrinë e Shëndetësisë, mandej kryeministrinë. Ishte situatë e improvizuar “lufte” kundër imperializmit, ndaj nuk mund te nisej helikopteri. Nëna dhe fëmija do të vdesin, përgjegjësia është juaja, u tha Merjemja. Kështu pas ngulmimit të saj u detyruan të dërgonin helikopterin, i cili për 10 minuta arriti në maternitetin e Tiranës. Dr. Glozheni tha: “Kur e ka shpëtuar kjo mjeke, atëherë si mos e shpëtojmë ne”. E operuan, dhe u kthye në Martanesh pas 6 muajsh, pasi kishte pësuar fraktura të mëdha. Në klubin e Martanashit u bë një darkë, u mblodh paria e fshatit. Vetëm dy veta nuk ishin në atë darkë: doktoresha dhe pacientja. Dikur nga mesi i orgjisë, kur i shoqi saj ngriti një gotë: “Shëndeti i doktoreshës, që e shpëtoi”!, në këtë çast iu sul sekretari i byrosë, Azis Kuka dhe tha: “Atë e shpëtoi Partia, jo doktoresha, që është reaksionare!” Kështu filloi një tjetër sulm ndaj nesh, pra, edhe përpjekja për të bërë mirë, kthehej në të kundërtën e saj. Merjemja u sëmur në kushte të vështira dhe u kthye në Tiranë, ndërsa unë qëndrova disa vjet atje, deri në nisjen e Lëvizjeve demokratike të viteve ’90-të.

Kur u kthyet në Tiranë, ku punuat?

Në Tiranë punova në ndërmarrjen komunale si punëtor, mandej si bojaxhi, lyeja biçikletat dhe bëja stampat e tyre me penel, ishte shumë e vështirë, por arrita ta zotëroj edhe këtë profesion për të mbajtur familjen. Merjemja mbeti pa punë.

Ju kini bërë një pikturë në Martanesh, “Peizazh vjeshte”, e kini quajtur. Kishit kohë e qetësi për të pikturuar?

Kjo pikturë ka një histori. Një ditë të diele, kur nuk pati urgjenca, (sepse unë e shoqëroja mjeken në urgjencat tri-katër orë larg në çdo fshat të Martaneshit), ndaj mora kavaletën, i shkriva bojërat e thara dhe i thashë që do shkoja në pyll për një pikturë. Ajo më tha: Pikërisht sot? Nuk të kujton gjë data 1 shtator?” Jo! i thashë. Ika larg në një vend të pashkelur. Më tërhoqi vëmendjen një trungu vigan ahu, që po vdiste, ndërsa nga trupi i tij dilte një filiz i ri. Jeta dhe vdekja. U vonova për ta realizuar peizazhin. Merjemja u shqetësua dhe doli me dy tre veta me pishtarë, se atje ishte vend i arinjve. Kur u kthyem, pashë mbi tavolinë një tufë me lule një shënim: “Gëzuar ditëlindjen doktoreshë!” U kujtova. Mora pikturën dhe ia dhurova. Merjemja e ruan atë si një kujtim të bukur të kohëve të vështira. Ndërkohë, ajo shkonte në Ministrinë e Shëndetësisë, që të interesohej për t’u rivendosur në punë, në një rreth më të afërt. Në atë kohë ishte një zëvendësministër shëndetësie nga Martaneshi. Ai e priti shumë mirë, se kishte dëgjuar që ishte një mjeke shumë e mirë dhe i tha: “Do të të ndihmoj, por dua që atë pikturën e pyllit të Martaneshit, që më kujton “Pyllin rus” (ai kishte studiuar në Rusi) ta kem unë”. Ishte një mitë. Por, Merjemja u revoltua, përplasi derën dhe iku. Kur u ktheva nga Martaneshi, e gjeta me sy të buhavitur dhe më tha: “Nuk e jap atë pikturë, edhe sikur të di që mbetem tërë jetën pa punë”.

Si vajti fati i asaj pikture?

U mundova të bëj një kopje të asaj pikture, por ngjyrat më dilnin të errëta, si gjendja ime shpirtërore. Në një krizë nervore, e hodha kopjen e deformuar nga dritarja. Këto ngjarje të lidhura me jetën e vështirë, por edhe me përvojën, më krijuan një pasuri e jashtëzakonshme, që e kam derdhur te librat e mi.

Kishit shpresë se do të ndërronin fatet tuaja?

Unë nuk kisha asnjë shpresë, por Merjemen e mbaja me kurajë dhe ajo shpresonte. Mirëpo erdhën ditët, filloi lëvizja demokratike dhe unë natyrisht që isha pjesë e saj. Në zgjedhjet e 31 korrikut 1991, që fitoi në qytetet e mëdha Partia Demokratike dhe Tomor Malasi, kryetar i Komitetit pluralist të Tiranës më emëroi nëndrejtor të shkollës “Ismail Qemali”. Mirëpo kur shkoja në orët e mësimit, nxënësit iknin nga mësimi, të nxitur nga disa mësues dhe prindër enveristë. “U kthyen Vikingët! thoshnin. Gradualisht, duke punuar me një apo dy nxënës, filloi interesimi dhe më pas jo vetëm që vinin me kënaqësi në mësim, por bashkë më ta u bëmë pjesë e ndryshimit.

Në atë kohë ju kandiduat dhe u zgjodhët deputet…?

Po, më pas u zgjodha deputet i Kolonjës dhe kryetar i Komisionit të Mediave dhe Kulturës për dy legjislacione (1992-’96 dhe 1996-’97). Gjatë këtyre kohëve kam punuar në Parlament për ligjet në fushë të kulturës dhe të mediave, madje realizuam edhe draftin për televizionin publik dhe privat. Ndërkohë, si kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Figurave, kam bërë përpjekje për zbardhjen dhe vlerësimin e qindra figurave të persekutuara nga regjimi komunist në Shqipëri dhe Kosovë. Kam botuar disa libra dhe shumë shkrime në shtyp për ta.

Në periudhën që isha anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike dhe njëherësh deputet në Parlament, kam qenë kritik ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës, kam kërkuar që të dënohej ai juridikisht, si edhe ata që kishin bërë krime, si Sheqfqet Peçi, Aranit Çela etj, ndërkohë që kam kritikuar edhe publikisht Berishën, për autoritarizëm, trajtimin e gabuar të pronave dhe të të përndjekurve politikë. Këto kritika janë botuar edhe ne shtypin e ditës.

Ju u larguat nga politika, përse…?!

U largova vetë nga politika dhe u mora me studime historike dhe krijimtari letrare. Para tre vjetësh themeluam Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skendo” në Tiranë, bashkë me Agron Shehaj, biznesmen i njohur, tashmë deputet i Partisë Demokratike në parlament. Ky institut, përveç hulumtimeve dhe studimeve të ndryshme historike, po boton veprën e plotë të Mid’hat Frashërit në 23 vëllime, një pasuri e jashtëzakonshme e historisë dhe kulturës shqiptare dhe evropiane.

Ju personalisht u bëtë dhe iniciatori për sjelljen në atdhe të eshtrave të Mit’had Frashërit?

Po e vërtetë, Instituti “Lumo Skendo”, që unë drejtoj, mori nismën për kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashëri nga Nju Yorku, dhe me mbështetjen e qeverisë dhe të institucioneve të shtetit shqiptar, u bë e mundur kthimi i eshtrave të tij dhe vendosjen e tyre në panteonin e njerëzve të shquar, pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës. Bustin e Mid’hat Frashërit, që u vendos atje, e realizoi skulptori i mirënjohur Agim Rada. Ndjehem me fat dhe krenar për këtë investim kombëtar, ashtu si dhjetë vjet më parë, kur si kryetar i Komisionit të Kulturës në parlament mora nismën për kthimin e eshtrave të Faik Konicës dhe bashkë më ministrin Teodor Laço dhe poetin Bardhyl Londo, shkuam në Boston dhe sollëm në atdhe eshtrat e Konicës.

Ju keni bërë edhe shumë botime historike dhe letrare, mund të na thoni diçka për to?

Gjatë këtyre viteve kam hulumtuar nëpër arkivat dhe bibliotekat shqiptare e të huaja dhe kam botuar mjaft libra publicistike dhe historikë, si ‘Ringjallje’, ‘Lufta civile ne Shqipëri 1943-1945’, ‘Masakra e Tivarit’, ‘Marrëveshja e Mukjes’, ‘Gjeniu i Kombit’, ‘Kristo Kirka’, ‘Safet Butka’, ‘Bombë në legatën Sovjetike’, ‘Dritëhije të historisë’, ‘Elita shqiptare’, ‘Kryengritjet e para kundërkomuniste’, ‘E djathta dhe e majta në luftë’, e të tjera. Veprat historike i kam botuar nga detyrimi që të ndihmësoj në korrigjimin e historisë së politizuar dhe në vlerësimin historik e të dokumentuar të ngjarjeve dhe personaliteteve kombëtare. Gjithashtu, kam botuar edhe vepra letrare, sepse letërsia është hobi im, liria ime, ajo më buron nga shpirti, dhe është vlerësuar. Janë disa libra me tregime e novela si ‘Vdekja e bardhë’, ‘Në shtëpinë tonë’, ‘Vetëm një natë’, ‘Humbja nuk është mbarimi’, ‘Më në fund të lire’ dhe romani ‘Miti i Haxhi Qamilit’. Po ashtu kam realizuar mbi 10 filma dokumentarë për ngjarjet dhe personalitetet historike, si ‘Ventotene’, ‘Sabiha Kasimati’, ‘Musine Kokalari’, ‘Lëvizja Kryeziu’, ‘Mallakastra siç ka qenë’, ‘Kamber Prishta’, ‘Kryengritja e Dibrës 1913’, ‘Lëvizja e Malësisë së Madhe dhe e Postribës’ etj.

Ndërkohë ju jeni vlerësuar me mjaft çmime dhe urdhra të rëndësishëm shtetërorë dhe ndërkombëtarë, a mund të na thoni disa prej tyre?

Për mua ka rëndësi puna, ndihmesa dhe gjurma, që lë njeriu në jetën e tij./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 19 Nëntor

Next Post

“Vendosëm të kthehemi në atdhe, jo me avion, por me tren, nëpërmjet Austrisë e Italisë dhe njoftova shokët e Sigurimit që…”/ Ditari i panjohur i Enverit

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post
“Ambasada jonë përgjohet nga sovjetikët me anë aparaturash speciale prej 3 vitesh, që kur ajo hyri në ndërtesën e…”/ Ditari i panjohur i Enverit për ‘Mbledhjen e 81 partive’

“Vendosëm të kthehemi në atdhe, jo me avion, por me tren, nëpërmjet Austrisë e Italisë dhe njoftova shokët e Sigurimit që…”/ Ditari i panjohur i Enverit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!