Ferdinand Samarxhi
Popujt, kombet, në rrugëtimin e tyre historik, lënjnë gjurmë. Skalitin ngjarje. Beteja. Figura të mëdha, Perandor, Mbretër, Komandant, Legjeonar, emra. Skalitin lavdi, që brezat, edhe pse kohët, kërkojnë ti largojë e ti zvenitin, më të lavdishme bëhen, më madhështore, para historisë, shkëlqejnë më shumë, në horizont. Panteoni me konturet e tij, gjithnjë e më shumë, rritet, për kohën, për brezat, për rrugëtimin. Shqiponja jonë Deodoniane, simbol i gjenezës së Kombit tonë, më i lashti, se kombet e tjerë, me kahët e saj, fluturoi lartë, çau nëpër shekuj, majë malesh e kreshmash vigane, gjithmonë. Kurrë nuk u ndal, në fluturimin e saj, edhe pse historia, e pa të vogël, por kurrë të pamposhtur, të përgjakur, por kurrë të përgjunjur, të varfër, por gjithnjë popull vizonar për paq dhe miqësi. Shqiponja, që gjendet në flamurin tuaj, me krahët e saj, me vizion, siç tha, Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në vizitën e Tij, në Shqipëri, më 21 shtator 2014, shkoi lart e më lart, me besimin te Hyu, që kurrë nuk zhgënjen, por ngjalli shpresë, në flamurin e saj. Ky udhëtim, në këtë jubile, i historisë së panteonit, kujton gjenezën tonë, historinë e inkadeshente, që rrezatoi ndriçim, në kohë, në gjithë galidhen e madhe të kombeve. Jubileu i këtij viti, zgjon para gjithë botës, këtë ndriçim.
Kur vende dhe popuj, përreth, jetonin në fise dhe ende nuk kishin indentitet, faltoret e tyre, Vatikani, dëgjonte, Omelitë e bukura, të shtatë Papëve, të gjenezës tonë. Të Papa Shën Eleuteri (171:185 Prej një Nikopolit, të Epirit, që renditet i 14 në listën e Papëve, Shën Urbanit të parë 222-230 prej Ilirie, që rënditet i 18 në listën e Papëve, Shën Kai Papë, 283-296 prej Salone Dalmaci, Papa Gjoni IV Dalmat 640-642, Papa Pali i IV Karafa 1555-1559 ,që renditet i 45 në listën e Papëve. Gjatë kohës dhe nën drejtimin e Tij, botohet libri i parë, në gjuhën shqipe, Meshari i Gjon Buzukut. Papa Sisti i V Pereti 1585-1590, familja e tij emigroi nga Kotori, që renditet i 229 në listë. Papa Klementi XI, Albani 1700-1721, që renditet i 245. Me urdhër të Tij, u mbajt Kuvendi i Arbrit, në 10 korrik të vitit 1703, ku u mor vendimi, për hapjen e shkollës së parë shqipe. Nga ky vend shqiponjash, do të lindë, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që mbrojti civilizimin europian, përtej Adriatikut, nga sulmet e hordhive Osmane, që Papati, e nderoi dhe vlerësoi, duke e quajtur, pararendës të historisë, atlet i Krishtit.
…26 gusht 1910. Në rrugën “Kiçina”, Nr. 13, në vilajetin shqiptar të Shkupit, të pushtuar prej Perandorisë Osmane, të këtyre trojeve të përvuajtura, do të lindte, shqiponja, që do të pushtonte tashmë, me krahët e saj, jo vetëm gjenezën e kombit tonë, por gjithë galidhen e madhe të kombeve.
“…E ndieja thellë, në zemrën time, se Zoti më thërriste. Nuk e di përse, dua ti përkas Atij. Me çdo çmim, të kryej vullnetin e Tij. ”
Tri ditë, pas lindjes, u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit, nga famulltari i atëhershëm, patriot, Dom Zef Ramaj, ditë të cilën, ajo e llogariste si datëlindjen e saj. Gonxhja, ishte fëmija i tretë, i Kolë Bojaxhiut, nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Bernaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania, patën 5 fëmijë, dy nga të cilët, u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe, kishte nënë Drania se mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike, emigroi qysh herët, në Itali, kurse motra, quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj, merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij, artistë dhe patriotë shqiptarë. Shkupi, i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike të asaj kohe, vdes në vitin 1919, kur ajo ishte 8 vjeçe.
Gonxhja, mësimet e para, i mori në një shkollë shqipe, në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën sërbo-kroate. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
“…Kemi Zemër për të dashur, duar për të shërbyer…” – shkruante nënë Tereza, motrave të Loretos. Në 10 shtator, duke udhëtuar për në Darjeeling, një qytet i ndodhur nën Himalaje, në tren, Nënë Tereza, kishte dëgjuar, zërin Hyjnor. Ishte kjo thirrja në thirrjë, për tju përkushtuar tërëzisht Zotit, më tërë jetën time, të varfërve. “
“…Nuk kisha as më të voglin dyshim, se Zoti, më thërriste, qartaz, se kjo, do të ishte, vepra e Tij. …Eja, eja, më bart në kasollat e të varfërve. Eja dhe bëhu Drita ime! Dua të bëhem Maria dhe Marta. Thirrja është të dashurosh dhe të vuash. Të shëlbosh shpirtrat dhe me këtë, do të plotësosh, dëshirën e zemrës tënde. Dashuria për shpirtra, kishte hyrë në brendinë e thellë, të zemrës time. Gjatë 18 vjetëve, jam munduar të jetoi, sipas dëshirave të Hyut. Ndizem nga dashuria, për ta dashur, si askush, deri më sot.”
“… Kam ardhur në Indi, vetëm me shpresë, që të shpëtoj, shumë shpirtra dhe të fitoj, kurorën, e martirizimit. Apostulimi, që kam dhe ndjei, më ka ndihmuar shumë, që thirrja, të hy thellë, në ndërgjegjen time. “ – ravizonte nënë Tereza.
Vegimi i saj, tashmë, ishte i qartë. Thirrja e ftonte, drejt popullit, me fytyra të dhëmshur, të varfër, të braktusur, që ishin mbuluar me errëzirë, klithnin: “Eja, eja na shpëto, na sill tek Jezusi”. Vegimi i dytë, që kish pushtuar nënë Terezën, ishte ftesa, që i kish bërë, vetë, Maria Virgjër: “Drejtoi tek Jezusi, mbart Jesuzin tek ata”.
Sot, kam marrë, një mësim të mirë, që varfëria, për të varfërit, shpesh, është, tejet e rëndë. Kam ecur gjithnjë, derisa nuk kam patur dhembje, në duar dhe në këmbë. Kam menduar, se dhe atyre, duhet t’i dhëmbë trupi, derisa kërkojnë, ndihmë, ushqim, shtëpi.
Në thirrjen e brëndshme, nënë Tereza, kish kuptuar, se… Zoti, na ka krijuar, për gjëra të mëdha, për të dashur dhe për të dhuruar dashuri. Të pranojmë njerëzit, jo në shpellën e ftohtë të grazhdit, të zemrës tonë, por në një zemër plot dashuri dhe përvuajtëri, një zemër, të dashurisë së nxehtë.”
Grazhdi i Betlehemit, ishte grazhdi, që nënë Tereza thoshte: “Kuptojmë si na do, duke vuajtur, kur meditojmë për kryqin, kuptojmë si na ka dashur. Ne të gjithë, duhet të bartim, gëzimin e dashurisë. Çdo njeri që vuan, është dashuri e Zotit, ndaj të gjithëve.”
Thirrja dhe dashuria për Zotin, e kishte bërë, nënë Terezën, që ajo ti drejtohej, pikërisht atyre, që i kishte shkelur jeta, varfëria, sëmundja, gërbula.
“… Dua të bëhem shënjtëreshë, për të shuar, etjen e Jezusit, për dashuri, ndaj shpirtrave. Dua të mbledh rreth vetes, shpirtra të tjerë, që të bënin të njëjtën gjë, për tu shërbyer të të varfërve, ndër më të varfër, më të braktisur, më të përbuzurit. Miliona të tillë, jetojnë nëpër qytete dhe fshatra të Indisë, duke mos e njohur Zotin, në mëkate të tmerrshme. Do tja afrojmë Krishtit dhe Krishin atyre.”
Me 17 gusht 1948, veshi sarin e bardhë, të rrethuar me dy shirita, bojë qielli. Filloi jetën e re, si misionare e dashurisë. Kur arriti në Patna, për të mësuar sadopak shërbimin ndaj të sëmurëve, në një fletore të shënimeve, shkruajti: “O Jezus, dashuria e vetme e zemrës time, dua të vuaj, atë që vuaj dhe çdo gjë, që ti do të lejosh, të vuaj, nga dashuria e pastër, ndaj teje, e jo për merita, që do të mund të fitoja, apo dhurata që me ke premtuar, por vetëm, për të të kënaqur ty, për të lavduar ty, për të bekuar ty, si në gëzim ashtu dhe në pikëllim.
O Zoti im thoshte Nënë Tereza me zgjedhjen time të lirë nga dashuria për ty dua të mbes e ta bëj vullnetin Tënd të shenjtë për ty. Nënë e Tereza thoshte: “Nëse lutemi, do besojmë! Nëse besojmë, do dashurojmë! Nëse dashurojmë, do shërbejmë!
Nënë Tereza, sfidoi egersinë njerëzore, barbarinë e shekullit.
Nënë Tereza, sfidoi shekullin e luftërave, shekullin e barbarisë, shekullin e egërsisë njerëzore. Shekullin e XX-të, shekullin e realizimeve të mëdha, tekniko – shkencore. Kohë e globalizmit, kohë e shthurjes, mendimit njerëzor, largim, nga Zoti dhe dashuria e Tij.
Nënë Tereza, sfidoi çdo gjë: egon, unin, xhelozinë, smirën, makrabitetin, krimin dhe të gjitha këto, i zëvendësoj me flajën: dhëmbje, dashuri, vuatje, për të tjerët. Ajo sfidoi çdo gjë, të pamundur. Sfidoi vuajtjen, shekullin në të cilin jetoi.
Ajo, u bë, për gjithë botën dhe jetën njerëzore, mbinjerëzorja, nëna e gjithë botës, nëna e të varfërve. Ajo udhëhoqi dhe mbushi me optimizëm, se jeta, nuk mposhtet nga vuajtjet, pabarazitë, nga sëmundjet e shekullit në të cilët jetoi. Vetëm dashuria mes njerëzve, do ta bëj botën më të mirë, e njerëzit, më të mbarë. Dashuri është ajo, që do të udhëheqi këdo dhe kudo. Nuk është e rëndësishme çka bëjmë, por sa dashuri i kushtojmë. Me këtë devotshmëri, veneracion, nënë Tereza i’u gjendej njerëzve, të pafat, të kësaj bote: “Mundohuni të mos u’a vritni njerëzve dhe atë pak buzëqeshje. Varfëria nuk është krijuar nga Zoti. Varfërinë e kemi prodhuar vetë, ju dhe unë, me egoizmin tonë. Sikur të kishte të varfër dhe në Hënë, ne duhet të shkonim dhe atje dhe atëherë do të kuptonim se sa borxh i’u kemi atyre. Varfërinë, mund ta gjeni dhe shihni kudo në botë, në Kalkutë mund ta prekni kudo.Vetëm duan sy, për ta parë, thoshtë nënë Tereza. ” Kudo në botë, gjenden njerëz, të varfër, që nuk i do kush, qe nuk i ndihmon kush, që janë braktisur dhe harruar nga shumëkush. Kjo, thoshte nënë Tereza, është, varfëria më e madhe, më e tmerrshme, më e skajshme. Jam e bindur, thoshte ajo, që tortura më e madhe, është braktisja. Vetëm në Parajsë, do të kuptojmë, se sa borxh u kemi, ne, të varfërve, të përvuajturve, skanorve, sepse ata, na kanë ndihmuar, të duam, Zotin, më shumë dhe duke dashur Zotin më shumë, do të bindeni që dhe vdekja, është kthim, në shtëpinë e Zotit.
Nënë Tereza, sfidoi jetën, kur dhe jeta, ishte në pamundësi, të ekzistencës, së saj. Ajo u kujdes për 750 mijë fëmi, në 60 shkolla, mjekoi 960 mijë të sëmurë. Trajtoi e vetmë, 47 mijë viktima Lebroze, u kujdes për 3400 pleq, birësoj 160 fëmi iligjitim, ndërtoj 610 shtëpi misionare, më 4 mijë motra, në 123 vënde të botës.
Thellësia e thirrjës në dhëmbje, kish legjitimuar, nënë Terezën, për të gjithë, për të bërë diçka për të varfërit, për të përvujturit, për të lënët mënjanë të kësaj bote, për të pashpresët, për të sëmurët…
“… Çfarë bën ti, nënë Tereza, i tha gazetari Amerikan, nuk do ta bëja, për 1 milion dollar!”: “Me të vërtetë, i’u përgjigj nënë Tereza, nuk do ta bëja kurrë, për miliona dollarë.”
Nënë Tereza, u ngrit si kollose e madhe, e mendimit, e dashurisë mbinjerëzore, e bamirësisë. Apostule, misionare e Zotit, i’u drejtua dhe u foli të gjithë njerëzve, popujve, kombeve në gjuhën e tyre. Ajo formuloi, me pak gërma, të vetmen fjalë, “Dashuri”, simfoni të jetës.
Në më pak se dy vjet, pas vdekjes së saj, më 5 shtator 1997, për shkak të përhapjes së famës, së nënës së dhembushur të të gjithë botës, nënës së paqes dhe dashurisë universale, Papa Gjon Pali i II-të, lejoi të hapej, çëshjta e Kanonizimit të Saj. Në 20 dhjetor 2002, miratoi dekretin, mbi virtytet dhe mbrekullitë e bëra. Në vitin 2003, u bënë ritualet e Beatifikimit, si fazë e dytë, që i paraprinë, shenjtërimit. Më 19 tetor 2003, Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II-të, shpalli të Lume, misionaren e madhe botërore, me origjinë shqiptare, Gonxhe Anjeza Bojaxhiun, e njohur në botë, si nënë Tereza, në sheshin e Vatikanit, mes 400 mijë pelegrinëve, të ardhur, nga e gjithë bota.
Paradoks i madhë.
Nënë Tereza, u largua në 26 shtator të 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Në 12 shtator të 1928 kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12.09.28 E dashura teze Lis, Me 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rrjeshta për juve. Lamtumirë, e dëshiroj që Zoti t’ju nap gjithçka që ju deshron zemra. Dua t’ju fal gjanat me te perzemerta, Gonxhe.”
Përvuajtjet – mëshirimi i Zotit …
Ky ishte momenti, kur ajo, u nda, përfundimisht me familjen dhe vetëm pas më shumë se 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza këtë gjë do ta merrte vesh vonë, pasi censura ishte e tillë, që nga frika e ndëshkimit të diktaturës, së egër, nuk e lejonte besimin. Në vitin 1959 Nënë Tereza e vellai i saj Lazer, u takuan në Romë, që të dy tepër të brengosur, pasi kishin pa parë nënën e motrën e tyre. Në fillim të viteve 70, kur Nënë Tereza, mësoi për gjendjen shëndetësore të nënës së saj.
Edhe pse shumë letra iu drejtuan Enver Hoxhës, nga personalitete të mëdha, si ish-gruaja e parë e SHBA, Zhaklin Kenedi, presidenti De Gol etj., përsëri, ajo nuk mund, të shihte loken e saj dhe një ditë të keqe, do t’i drejtohej motrës se saj: “Nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm të lutem për ju”. Në 4 korrik të vitit 1972, vëllai i saj Lazeri, do t’i çonte Nënë Terezës, lajmin e kobshëm se nëna e tyre vdiq me dhimbje në zemër që nuk arriti të shihte birin në Itali dhe bijën nënë Terezën. Dhe motra e saj Agia, do të vdiste një vit pas nënës së saj.
Për 60 vjet ende nuk e kam vizituar vendin tim…
Në vitin 1989, pasi i kishte dërguar tri letra Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë, iu drejtua Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alisë, duke i thënë: Për 60 vjet kam vizituar shumë vende, jashtë atdheut tim, por vendin tim, Shqipërinë, ende s’e kam vizituar, ende s’e kam parë: U desh të vinte viti 1989, kur Europa po përjetonte dhe po i afrohej Gllasnosti dhe Peristrojka dhe valët e fuqishme të demokracisë, kishin përfshirë edhe Rumaninë të kujtohej, qeveria shqiptare t’i jepte një pasaportë diplomatike, bijës së popullit të vet. Nënë Tereza, u vendos në Kalkuta, ku fillimisht u bë mësuese, e shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave.
Në vitin 1991 hap në Tiranë misionin e saj të bamirësisë…
Në vitin 1991, Nënë Tereza, kthehet, për herë të parë, në vendlindjen e saj, në Shqipëri dhe hapi shtëpinë e motrave misionare të bamirësisë në Tiranë.
Nënë Tereza hap Kryegjyshatën Botërore Bektashiane
Në provoninë hyjnore, Nënë Tereza, shfaqi dashurinë, jo vetëm për të varfërit, skamurit, më të pafatët, më të lënit mënjanë të kësaj bote, por dashuria që kishte fituar me martirizimin e saj, bënte që ajo, të ndjente dhimbje dhe vuajtje edhe për vëllezërit e saj, bektashianë, që u kishte belbëzur liria e besimit, por nuk kishin ende faltoren e tyre. Nënë Tereza, do të luftonte, në atë kohë, me pushtetin komunist, do ti drejtohej personalisht, Ramiz Alisë dhe do ti kërkonte atij, që Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës, ti lirohej dhe dorëzohej, vëllezëeve të saj bektashianë. 22 marsi 1991, është një ditë ku, spikat dashuria e veçantë e Nënë Terezës, për të gjithë besimet, si bijtë e Adamit dhe Evës.
Duke përshëndetur, në këtë ditë të shenjtë, të hapjes së Selisë, Nënë Tereza, do ta quante, Kryegjyshin Botëror, Dede Reshat Bardhin, të përvojtur, Apostul të vërtetë të besimit, Dishepull të dashurisë dhe provonisë hyjnorë, të Zotit.
19 tetori, shënon, për të gjithë kombin tonë, një krenari, të ligjshme, para gjithë popujve dhe kombeve. Kudo, në të gjithë botën, Krishtërimi, Vatikani, Papati, po e përcjell përvjetorin e saj, si një Prelut Lavdie.
Shqiptarët kudo, po përjetojnë atë, me një ligjitimitet, si bijë të kombit të tyre, si nënë, simbol të dashurisë, së gjithë botës.
Nënë tereza vuajti siç vuajti Shën Maria Para kryqit…
Nënë Tereza, u mundua dhe sfidojë dhe jetën e saj dhe ashtu si etja e Krishtit në kryq, të mbushi etjen, e Hyut, me etjen e dashurisë, për njerëzit. Nënë Tereza, vuajti, siç vuajti Shën Maria para Kryqit, kur Jezusi vuante, vuajti për ata që vuanin, duke thirrur Jezusin: “Eja eja, na shpëto! Kur dhimbjet dhe nata bëhet tepër e erret dhe unë martirizohem për ata, që nuk kanë shpresë, më duket se do shkoj në ferr dhe do të ofroj veten time Jezusit. Tash nga vetja gëzohem, që hareshëm e kam mbajt Kryqin tim, me Jezusin. Kishte shumë vuajtje, kishte çaste që kryqëzimi i kryqit, për mua, ishte falënderim i Zotit. Vuajtja është e madhe, por më e madhe është dashuria… vuajtja vetvetiu nuk është asgjë, por si pjesëmarrje në vuajtjet e Krishtit është një dhuratë. Njerëzit që vuajnë, janë për ne Jezu Krishti, janë dashuri. Sot bota është kalvar i hapur dhe ne s’mund të shkojmë te Jezu Krishti, pa përqafuar, kryqin e tij. Mundimi për ne është shenja se dhe ne ju kemi afruar Jezusit në kryq. Kjo është pavdekësia që nuk mbaron të premten e madhe, por me ringjalljen e tij. Dhe ne, në sajë të dashurisë, do të ringjallim botën dhe do ta shpëtojmë atë.