1918 – Në Minnesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të ndodhte një nga zjarret më shkatërrimtarë në historinë e këtij shteti. Duke përfituar edhe nga vapa e madhe që kishte pllakosur këtë shtet rreth 100.000 hektarë u përfshinë nga flakët, duke shkaktuar një dëm prej 73 milionë dollarësh. Të vdekurit do të ishin rreth 500 vetë ndërsa të palgosurit dhe të evakuarit llogariteshin në 52 mijë.
1964 – Bashkimi Sovjetik lëshon në orbitën e Tokës, anijen kozmike Voskhod 1. Kjo do të ishte struktura e parë kozmike e cila udhëton në hapësirë me një staf të përbërë nga pilotë, mjekë, inxhinierë, dhe astronautë. Ajo udhëtoin në sipërfaqjen e orbitës për 24 orë, 17 minuta, e tre sekonda. Voskhod 1, peshonte 5320 kg dhe do të përshkruante mbi 340 km. Kjo anije njëkohësisht do të ishte e para që do të lëshohej pa ndihmën e kostumeve të presionit.
1968 – Lind në Sidney aktori i famshëm Australian Hugh Jackman. Ai do të bëhej i njohur për rolet e tij në filmat, X-Men, Van Helsing, Movie 43, dhe Wolverine. Jackman gjithashtu, u nominua në kompeticionet kinematografike ndërkombëtare 73 herë nga të cilat fitoi 22 çmime. Gjatë karrierës së tij të pasur 20 vjeçare ai, ka debutuar edhe në seriale televizive si, Correlli, Viva Laughlin etj.
1971 – Në Iran fillojnë festimet për 2500 vjetorin e themelimit të Perandorisë Persiane. Këto festime të organizuara nga Shah-u i këtij vëndi Reza Pahlavi dhe gruaja e tij Farah Diba do të kapnin shifrën e 17 milionë dollarëve. Një shifër shumë e madhe kjo për një vënd të varfër si Irani. Të ftuarit do të ishin 78 vetë midis të cilëve personalitete të shquara të botës mbretërore europiane dhe aziatike, si dhe liderë të ndryshëm. Ky eveniment do ta çonte vetë-vetiu ekonominë e këtij vëndi në kolaps çka 8 vite më vonë do të fillonte Revolucioni Iranian.
1984 – Në Grand Brighton Hotel të Anglisë jugore ( resort turistik bregdetar ) ndodh një shëprthim i fuqishëm që do të merrte jetën e 5 personave. Të plagosurit do të ishin 32 vetë. Ky atentat u mor përsipër nga organizata terroriste IRA e cila, kishte si synim eliminimin e Kryeministres britanike Margaret Thatcher. Personat e vrarë i përkisnin Partisë Konservatore. Vetë Thatcher ishte larguar së bashku me stafin e saj nga hoteli disa minuta para se të ndodhte shpërthimi.
2002 – Në ishullin turistik të Bali-t në Indonezi, ndodh një sulm terrorist gjatë të cilit humbin jetën 204 persona. Të plagosurit do të ishin 210 vetë. Sulmi i shpërthimeve me bomba, u mor përsipër nga organizata terroriste Jemaah Islamiyah e cila, e konsideronte turizmin në këtë ishull si një qëndër të ç’thurjes. Viktimat më së shumti vinin nga Australia, Indonezia, Britania e Madhe, dhe SHBA-ja. Lideri i këtij grupi Dulmatin do të vritej nga policia në 2010.
2006 – Vdes në romë në moshën 86 vjeçare, regjizori i famshëm italian Gillo Potencorvo. Gjatë karrierës së tij 50 vjeçare Potencorvo, do të realizonte 22 filma nga të cilët më të famshmit ishin, Kapo, The Battle of Algiers, Quemaida, dhe Operation Ogro. Gillo, do të fitonte Golden Lion në Venice Film Festival në vitin 1966 për filmin mbi luftën në Algjeri. Ai gjithashtu do të shërbente edhe si skenarist dhe kompozitor në botën kinematografike italiane.