• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, April 29, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 11 Tetor

Kalendari Historik  3 Tetor

1944 – Republika Popullore e Tuvan-it në Mongoli aneksohet terriotrialisht nga Bashkimi Sovjetik. Pas ofensivës së Ushtrisë së Kuqe në kontinentin aziatik, një ndër shtetet e para që u vu nën dominimin e Moskës ishte Mongolia. Por ky aneksim i Tuvan-it do të bëhej para syve të botës si një referendum popullor. Depërtimi i turpave sovjetike në kufirin sovjeto-mongol, do të bëhej për shkak të mbështetjes amerikane që i ishte dhënë Kinës së Çang Kai Shek-ut.

 

1954 – Sipas marrëveshjes së Konferencës së Paqjes në Gjenevë, Franca do të tërhiqte përfundimisht trupat e saj ushtarake nga Vietnami. Disa nga pikat e tjera që do të diskutoheshin ishin ndarja e Vietnamit në dy pjesë ndërmejt paralelit 17, dhe krijimin e dy kryeqyteteve Hanoit dhe Saigonit, përkatësisht të Veritu dhe Jugut. Shteti i Vietnamit do të bashkohej në vitin 1975 dhe kryeqyteti i tij do të mbetej Hanoi.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 29 Prill 2026

Kalendari 28 Prill 2026

1963 – Shuhet në moshën 70 vjeçare në San Francisco, fotografja e famshme amerikane Dorothea Lange. Lange do të diplomohej në Akademinë e Arteve të Bukura në Californi. Ajo do të bëhej e famshme me pozën e shkrepur ndaj një fermereje të varfër amerikane, ç’ka u kthye në një symbol të periudhës së Krizës Ekonomike në vitet 30-të. Të tjera fotografi të Dorothea Lange do të bëheshin të njohura, si ajo e fëmijëve japonezo-amerikanë të cilët respektojnë himnin, dhe atë të gjyshit dhe nipit në qëndrën Manzanar.

 

1968 – NASA lëshon në hapësirë, misionin e koduar Apollo 7. Ai do të ishte misioni i parë i sukseshëm amerikan në hapësirë para asaj të Apollo 11 që u dërgua në Hënë. Ai përbëhej nga tre astronautë, Walter Schirra, Donn Eisele, dhe R Walter. Cunningham. Ata qëndruan në orbitë për 10 ditë, 20 orë, 10 minuta, e tre sekonda. Anija kozmike e tyre do të quhej Apollo CSM-101. Pas zbritjes në tokë ata u gjetën nga luftanija USS Essex.

 

1972 – Në bordin e aeroplan-mbajtëses amerikane Kitty Hawk e ankoruar në brigjet e Vietnamit, shpërthen një kryengritje raciale. Kjo revolt u zhvillua midis marinarëve të bardhë dhe atyre me ngjyrë. Deri në atë periudhë në marinën ushtarake të SHBa-së vetëm 5 përqind ishin me ngjyrë. Nisur nga ky diskriminim por edhe nga të tjera kushte të këqija, marinarët afro-amerikanë filluan të përlesheshin me ata të bardhë. Si pasojë 27 marinarë me ngjyrë u arrestuan dhe u dënuan nga gjyqi ushtarak, ndërsa asnjë i bardhë nuk u proçedua.

 

1984 – Avioni civil i linjës ajrore sovjetike Aeroflot Flight 3352, aksidentohet gjatë ngritjes në ajër duke i marrë jetën 185 personave në bord. Ai ishte nisur nga aeroporti i Krasnodar-it për të shkuar në Novosibirsk. Një tjetër shkak i këtij aksidenti, ishte edhe teknologjia e vjetër e avionëve në përgjithësi në Bashkimin Sovjetik. Kjo do të ishte një nga katastrofat më të rënda ajrore e ndodhru brënda kufijve të Rusisë.

 

1985 – Lind në Jamaica sprintieri i famshëm Netsa Carter. Carter, gjatë karrierës së tij 15 vjeçare, do të fitonte 5 medalje ari në kompeticionet e atletikës në Marrakesh 2014, Daegu 2011, Moscow 2013, etj. Gjithashtu ai do të merrte 4 medalje argjendi dhe dy bronzi në mitingjen ndërkombëtare të atletikës. Ai do të konsiderohet si një ndër sprintierët më të mirë pas Usain Bolt-it në disiplinat 100 dhe 4×100 m.

 

1986 – Presidenti i Shteve të Bashkuara të Amerikës Ronald Reagan dhe ai i bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev, u takuan në një samit dypalësh në Reykjavik të Iceland-ës. Ky samit do të zgjaste dy ditë dhe do të mbahej në godinën e konsullatës britanike e quajtur Hofoi. Në këtë takim dypalësh Regan dhe Gorbachev, do të diskutonin gjerësisht mbi të ardhmen e botës dhe zhvillimin e ri të ekuilibrave politikë, dhe ekonomikë. Po kështu do të nënshkruhej edhe një marrëveshje për ndalimin e mëtejshëm të armëve nukleare.

 

Share5TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjyshi i dha arkën me flori Ismail Qemalit që e emëroi ministër të Luftës, kurse babai u burgos dhe shiste nallane në Shkodër…”/ Historia tragjike e Derrallave

Next Post

Revista Ekonomia Kombëtare: “Si u krijua Banka Bujqësore e Shqipërisë në ’37-ën, aksionerët, kreditë dhe debitorët...”/ Shkrimi i panjohur i gazetarit Petro Marko

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 29 Prill 2026

April 23, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 28 Prill 2026

April 27, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 27 Prill 2026

April 23, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 26 Prill 2026

April 23, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 25 Prill 2026

April 24, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 24 Prill 2026

April 24, 2026
Next Post
Revista Ekonomia Kombëtare: “Si u krijua Banka Bujqësore e Shqipërisë në ’37-ën, aksionerët, kreditë dhe debitorët…”/ Shkrimi i panjohur i gazetarit Petro Marko

Revista Ekonomia Kombëtare: “Si u krijua Banka Bujqësore e Shqipërisë në ’37-ën, aksionerët, kreditë dhe debitorët...”/ Shkrimi i panjohur i gazetarit Petro Marko

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme