• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 9 Tetor

Kalendari Historik  3 Tetor

1934 – Terroristët kroatë të organizatës Ustashe vrasin nëpërmjet një atentati në Marsejë, Mbretin e Jugosllavisë Aleksandrin e I-rë. Gjithashtu përpos mbretit Aleksandër, i vrari i dytë nga atentati ishte Ministri i Jashtëm francez Louis Barthou. Arsyeja e vrasjes së tyre ishte tentativa për të shkatërruar Mbretërinë e Jugosllavisë dhe për ta ndarë atë në shtete të pavarura. Atentatori i tyre quhej Vlado Chernozemski. Pas vdekjes së tij pushtetin e mori i biri Peter.

 

1941 – Në Panama të Amerikës Qëndrore do të ndodhte një grusht shteti. Ky puç ushtarak do të sillte në pushtet Presidentin Ricardo Adolfo de la Guardia Arango. Qeveria e tij do të ishte pro aleatëve, dhe shumë shpejt në Kanalin e famshëm të Panamasë, do të mbërrinin anijet ushtarake amerikane. Nën udhëheqjen e tij Panamaja, do të kthehej në një nga bazat më të sigurta ushtarako-detare të SHBA-së në Oqeanin Atlantik dhe atë Paqësor.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1963 – Në Itali do të ndodhte një nga përmbytjet më të më mëdha në historinë e këtij vëndi. Pas një rrëshkitjeje të argjinaturës mbrojtëse të digës së Vajont-it në Veneto, 50 milionë kubikë litra ujë do të çanin murin e digës duke vërshuar drejt luginës. Pikërisht nga vërshimi i frikshëm i ujërave afro 2000 vetë do të humbnin jetën dhe mbi 5000 të tjerë do të mbeteshin të plagosur. Me dhjetra fshatra dhe zona të populluara do të shkatërroheshin plotësisht.

 

1964 – Lind në Guadalajara të Meksikës producenti dhe regjizori i famshëm Guillermo del Toro. Ai do të spikaste në filmat e tij, Pans Labyrinth, Pacific Rim, Crimson Peak, dhe The Shape of Water. Del Toro është nominuar 112 herë dhe ka fituar 48 prej tyre në festival të rëndësishme si Academy Award, Golden Globe, BAFTA, Cannes Film festival, etj. Ai do të fitonte edicionin e çmimeve Oscar në vitin 2017 me filmit e tij The Shape of Water, duke u nominuar në disa kategori.

 

1967 – Ekzekutohet në La Higuera të Bolivisë në moshën 30 vjeçare, lideri dhe luftëtari i famshëm i guerilasve komunistë kubanezë Ernesto Che Guevara. Che Guevara u zu rob nga pjestarët e ushtrisë boliviane të trajnuar nga agjentët e CIA-s. Ai do të merrej në pyetje për 24 orë, nga Felix Rodriugez i cili do të ishte edhe urdhëruesi për ekzekutimin e tij. Che Guevara do të qëllohej me automatik nga rreshteri i ri Mario Teran. Pas vdekjes së tij Ernesto Che Guevara do të kthehej në një symbol të revolucionarëve të majtë në mbarë botën.

 

1981 – Presidenti frances Francois Mitterand ndaloi përfundimisht dënimin me vdekje në këtë vënd. Me anë të nenit 66-1 të Kushtetutës së Republikës së Francës, askush nuk mund të dënohet me vdekje pavarësisht veprës penale që ka kryer. Një nga metodat më të përhapura të ekzekutimit në këtë vënd ishte ajo me guillotine ( mekanizën i prerjes së kokës ), e trashëguar që nga periudha e Revolucionit Francez.

 

1986 – Në  teatrin e Her Majesty në Londër u shfaq premiera e muzikalit The Phantom of Opera. Ky muzikal do të ishte i dyti për nga koha e minutazhit pas Les Miserables. Me një interpretim të shkëlqyer të aktorëve Michael Crawford, Sarah Brightman, dhe Steve Barton, ky muzikal u vlerësua nga kritika si një nga shfaqjet më të arrira. Ajo përmbante dy akte dhe, një lojë tepër të suksesshme të aktorëve pjesë-marrës në të.

 

2006 – Koreja e Veriut, fillon testin e parë bërthamor të saj. Shpërthimi i raketës së parë atomike kishte fuqinë e rreth 1 kilotonëve, e cila më pas do të shkonte në 2. Ky test nukelar, do të alarmonte ndjeshëm mbarë opinion publik ndërkombëtar, dhe veçanërisht qeverinë amerikane. Me gjithë sanksionet e ashpra dhe izolimin ekonomik dhe diplomatik që i është bërë Pyongyang-ut që nga ajo kohë, programi bërthamor koreano-verior vazhdon.

 

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

  Pse Ahmet Zogu lartësohet gjithnjë e më shumë

Next Post

Letra për Ramizin: “Nëndrejtori i ATSH-së tregon barsoleta për Haxhi Lleshin e Rita Markon dhe tallet me Dritëro Agollin e drejtuesit e RTSH-së…”/ Ngjarja ku u pushuan nga puna 20 gazetarë

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
Letra për Ramizin: “Nëndrejtori i ATSH-së tregon barsoleta për Haxhi Lleshin e Rita Markon dhe tallet me Dritëro Agollin e drejtuesit e RTSH-së…”/ Ngjarja ku u pushuan nga puna 20 gazetarë

Letra për Ramizin: “Nëndrejtori i ATSH-së tregon barsoleta për Haxhi Lleshin e Rita Markon dhe tallet me Dritëro Agollin e drejtuesit e RTSH-së…”/ Ngjarja ku u pushuan nga puna 20 gazetarë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!