• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 7 Tetor

Kalendari Historik  3 Tetor

1947 – U themelua LSHA, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. LSHA është organizatë jofitimprurëse e krijuar nga një grup shkrimtarësh e artistësh shqiptarë për të propaganduar krijimtarinë letrare e artistike të autorëve shqiptarë, për të vlerësuar e rivlerësuar veprat më të mira të letërsisë, muzikës, pikturës e skulpturës shqiptare, vlerat tradicionale dhe ato bashkëkohore, dhe për të nxitur krijimtarinë e talenteve të reja. Sot LSHA ka rreth 1300 anëtarë. Organet e saj drejtuese janë: Kongresi Kombëtar, Kryesia, Kryetari dhe Këshilli Administrativ. Në strukturën organizative funksionojnë: seksioni i letërsisë, i muzikës, i pikturës e skulpturës dhe ai i talenteve të reja. Për më shumë se 60 vjet të historisë së saj, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë është drejtuar nga personalitete të shquara të kulturës sonë. Kryetarët e saj kanë qenë zotërinjtë: Sejfulla Maleshova (i vdekur), Dhimitër Shuteriqi (i vdekur), Dritëro Agolli(i vdekur), Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Limos Dizdari, Zyhdi Morava (i vdekur) dhe Hysen Sinani.

 

1952 – Lind në Leningrad (Saint Petersburg) të Bashkimit Sovjetik, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Putin do ta udhëhiqte shtetin rus me metoda autoritariste nga viti 2000 e në vazhdim. Më parë ai do të shërbente si oficer në KGB ( shërbimin informativ sovjetik ) në Berlin. Vladimir Putin do të ndërhynte ushtarakisht në Gjeorgji në 2008 dhe në Ukrainë në 2014, duke hasur një kundërshti të gjerë në politikën ndërkombëtare, sidomos në atë Perëndimore. Gjatë presidencës së tij Rusia do të njihte një ekspasion politik, ushtarak, dhe deri diku ekonomik.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1958 – Në Pakistan ndodh grushti i shtetit i orkestruar nga trupat ushtarake të komanduara nga Gjenerali Ayub Khan të cilët rrëzuan qeverinë e Feroze Khan-it. Njëkohësisht u shpall ligji marcial (ushtarak) ku popullsia iu nënshtrua shtet-rrethimit. Ky grusht shteti kishte si qëllim forcimin e pushtetit të Presidentit Iskander Mirza. Më pas gjithshka do të shkonte drejt normalitetit. Ajo që vlen për tu theksuar është se grushti i shtetit në Pakistan është ndër të rrallët në botë ku nuk u shënua asnjë viktimë.

 

1963 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Kennedy, ratifikoi Traktatin për Ndalimin e Armëve Nukleare. 126 shtete të OKB-së e kanë firmosur këtë traktat ndërsa 70 të tjera nuk kanë pranuar ta nënshkruajnë atë. Një nga këto shtete është edhe RP e Kinës e cila, 50 vitet e fundit ka zhvilluar programin e saj nuklear. Kjo marrëveshje synon që në të ardhmen të gjitha vëndet pjesëmarrëse në OKB, të mos testojnë asnjë armë bërthamore, duke ruajtur kështu paqjen dhe sigurinë në mbarë botën.

 

1985 – Katër terroristë të armatosur, antarë të OÇP-së, marrin peng anijen kroçieren italiane MS Achille Lauro Gjatë kësaj pengmarrjeje u vra një shtetas amerikan me origjinë izraelite. Pas katër ditë negociatash ndërmjet terroristëve dhe qeverisë italiane, kroçiera Achille Lauro u drejtua për në Port Said të Egjiptit së bashku me pengjet. Më pas sipas marrëveshjes midis Romës zyrtare dhe palestinezëve u arrit lirimi i 50 prej tyre nga burgjet e Izraelit. Ndërsa të gjithë pengmarrësit mund të arratisen me pashaporta jugosllave në drejtim të Tunizisë.

 

1987 – Nacionalistët Sikh në Indinë Veriore shpallën pavarësinë e rajonit të Khalistan-it. Por kjo pavarësi nuk u njoh nga asnjë shtet i botës. Lëvizja separatist e Sikh-ve në Indi dhe më pas në Pakistan, do të krijonte një klimë turbulencash politike dhe etnike në këto vënde. Dhe kjo pasi ky minoritet pretendon të krijojë një shtet në pjesën e vargmaleve të Himalaya-s. New Delhi zyrtar shpesh-herë, ka vepruar edhe ushtarakisht ndaj tyre, duke i zhvendosur ata përtej kufirit të tij shtetëror.

 

1993 – Përfundon pas 6 muajsh përmbytja e famshme e lumit Mississippi në jug të SHBA-së. Dëmet nga kjo përmbytje do të llogariteshin në 15 miliardë dollar ndërsa viktimat do të ishin 32. Vija gjeografike e përmbytjes do të shtrihej në një hapësirë prej 1200 km në linjë horzontale dhe 700 km në atë vertikale. Sipërfaqja tokësore e përmbytur do të ishte 830 mijë km katror ndërsa ishte dëmtuar rëndë afro 80 mijë km të tjera. Kjo do të ishte një nga përmbytjet më të rënda në këtë rajon, pas asaj të 1927.

 

2001 – Fillon zyrtarisht ndërhyrja ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj regjimit të talebanëve në Afghanistan. Pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, administrata e George W Bush-it, me vendim unanim të Senatit, vendosi të ndërhyjë në këtë vënd për të shkatërruar regjimin e talebanëve. Njëkohësisht pushtimi amerikan i Afghanistan-it, do të sillte edhe fillimin e një lufte të ashpër asimetrike ndërmjet, forcave të koalicionit perëndimor dhe celulave terroriste të Al Qaeda-s. Ky konflikt vazhdon të jetë i pranishëm aktualisht edhe sot.

 

2006 – Vdes në moshën 48 vjeçare në Moskë, gazetarja, shrimtarja, dhe aktivistja ruse Anna Politkovskaya. Ajo u qëllua për vdekje në ashensorit e apartamentit të saj nga vrasës të panjohur. Politkovskaya, do të bëhej e njohur për kritikat e saj të ashpra ndaj Presidentit rus Vladimir Putin. Ajo do të vëzhgonte nga afër konfliktin ruso-çeçen dhe atë në Transkukaz. Vdekja e Politkovskaya-s do të korespondonte me ditëlindjen e Putin-it në Moskë. Shumë analistë rusë dhe perëndimorë akuzuan Kremlinin zyrtar se qëndronte prapa eliminimit të saj.

 

Share4TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Si tentuan të më helmonin në burgun e Tiranës, si Tuk Jakovën, pas pyetjeve që i bëra ambasadorit sovjetik dhe Mehmet Shehut…”/ Dëshmitë e rralla të ish-burgosurit

Next Post

“Çfarë më tregonte në burg koloneli i UDB-së, Lekoviç, zëvendës i Ministrit Rankoviç, që u arratis në Shqipëri ku e priti Mehmeti, kurse Enveri...”/ Dëshmia e ish-të dënuarit

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
Burg

“Çfarë më tregonte në burg koloneli i UDB-së, Lekoviç, zëvendës i Ministrit Rankoviç, që u arratis në Shqipëri ku e priti Mehmeti, kurse Enveri...”/ Dëshmia e ish-të dënuarit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!