• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Për Mijalin, polakët përzunë ambasadorin tonë Koço Prifti, dhe Hysni Kapo më ngarkoi një mision sekret, ku në një pyll jashtë Varshavës,… / Dëshmia e ish-diplomatit

“Si e shoqërova për 12 vite krye-komunistin e Polonisë, që rrinte ilegalisht në vila sekrete, ku vinin Enveri, Hysniu, Ramizi dhe…”/ Dëshmia e rrallë e përkthyesit
“Si e shoqërova për 12 vite krye-komunistin e Polonisë, që rrinte ilegalisht në vila sekrete, ku vinin Enveri, Hysniu, Ramizi dhe…”/ Dëshmia e rrallë e përkthyesit
“Grupi i agjentëve polakë’, në ’75-ën ishte hakmarrje e Enverit ndaj Gomulkës, por ndërhyri Hysni Kapo që tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit
“Kur isha prokuror i Tropojës, më bënin presion të ndaja gruan, se i vëllai, doli “agjent polak”, dhe e torturonte shoku i tij që…”/ Dëshmia e rrallë për vëllanë e “Heroit të Popullit”
Hysni Kapo: “Në Teatër ka njerëz me lakra në kokë’,… Manush Myftiu: ‘Sherri Mita me baba të arratisur, drama e tij me frymë social-demokrate, prandaj’…”
“Zv/drejtori i Sigurimit më erdhi në zyrë dhe më vuri prangat, pasi na kishin survejuar si ‘Grupi i agjentëve polak”?! / Dëshmia e rrallë për 10 ish-studentët e Varshavës
“Për Mijalin, polakët përzunë ambasadorin tonë Koço Prifti, dhe Hysni Kapo më ngarkoi një mision sekret, ku në një pyll jashtë Varshavës,… / Dëshmia e ish-diplomatit
“Për Mijalin, polakët përzunë ambasadorin tonë Koço Prifti, dhe Hysni Kapo më ngarkoi një mision sekret, ku në një pyll jashtë Varshavës,… / Dëshmia e ish-diplomatit

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon historinë e panjohur të marrëdhënieve në mes Tiranës zyrtare dhe Polonisë pas dhënies së azilit politik në Shqipëri të kryetarit të Partisë Komuniste të Polonisë, Kazimierz Mijal, në vitin 1966, kur pala polake përzuri menjëherë nga Varshava, ambasadorin shqiptar Koço Prifti, duke e shpallur atë person “non grata”, dhe filloi survejimin e gjurmimin e pjesës tjetër të personelit të ambasadës, gjë e cila zgjati deri në vitin 1978, kur udhëheqja e lartë e PPSH-së e përzuri Mijalin nga Shqipëria, për shkak të qëndrimit të tij pro politikës kineze dhe teorisë së “tre botëve”. Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit shqiptar që shërbeu si sekretar i tretë në ambasadën shqiptare në Varshavë, Leonard Zissi, lidhur me misionin sekret që i’u ngarkua atij dhe diplomatit tjetër, Vasil Faber, nga ana e Hysni Kapos dhe Ramiz Alisë në vitin 1978 kur u thirrën urgjent në Tiranë, si dhe takimi i tyre në një pyll jashtë Varshavës me Hilari Helovskin, një prej eksponentëve të lartë të Partisë Komuniste të Polonisë.

                                                 Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Në pjesën e parë të këtij shkrimi, u njohëm me intervistën e ish-kryetarit të Partisë Komuniste të Polonisë, Kazimierz Mijal, të dhënë në revistën polake “Shteti i Ri”, në vitin 2001, ku 91-vjeçari që jetonte asokohe në Varshavë, (Mijal viq në vitin 2010 në moshën 100 vjeçare), ka dëshmuar lidhur me aventurën e tij të gjatë 12 vjeçare të qëndrimit në Shqipëri, trajtimin që i’u bë atij në vendin tonë, marrdhëniet me Enver Hoxhën e udhëheqjen e lartë komuniste, e deri në largimin e tij nga Shqipëria në korrikun e vitit 1978, pas divergjencave që ai pati me ta lidhur me qëndrimin e tij pro politikës kineze. Po kështu në një shkrim tjetër të botuar para tre numrave, nëpërmjet rrëfimit të Koci Zengos, ish-shoqëruesit dhe përkthyesit të Kazhimirerzh Mijalit, u njohëm më gjerësisht me të gjitha rrethanat që e detyruan liderin e komunistëve polakë për të ardhur në Shqipëri. Po kështu nëpërmjet rrëfimit të Koci Zengos u njohëm me të gjithë veprimtarinë 12 vjeçare të kryekomunistit polak në Shqipër që nga dita që ai erdhi në Portin e Durrësit nëpërmjet Italisë, lidhjet e tija me udhëheqjen e lartë të shtetit komunist, udhëtimet e fshehta jashtë Shqipërisë, takimet me Mao Ce Dunin, shpërndarjen e librave të tij në Poloni, divergjencat e tij me Enver Hoxhën e deri përzënien e tij nga Shqipëria në korrikun e vitit 1978, pasi kishte kërkuar azil politik në Kinë, ku dhe u strehua deri në vitin 1983, kur dhe u kthye përgjithmonë në atdheun e tij në Poloni, ku jetoi deri në vitin 2010. Po a pati pasoja në politikën dhe mardhëniet në mes Polonisë dhe Shqipërisë, pas dhënies së azilit politik të Mijalit nga Tirana zyrtare? Lidhur me këtë dëshmon Leonard Zissi, ish-sekretari i ambasadës Shqiptare në Varshave në vitet 1973-1979.

Zoti Zisi, në intervistën që ka dhënë ish Kryetari i Partisë Komuniste Polake, Kazimierz Mijal, revistës polake “Shteti i Ri”, është shprehur se ai është arratisur nga Polonia me ndihmën e Shqiptarëve. Çfarë dini ju rreth kësaj?

Po kjo është e vërtetë. Kazimierz Mijal u arratis nga Polonia në Shqipëri në shkurt të vitit 1966, duke qenë i pajisur me pasaportë diplomatike shqiptare dhe kjo gjë me sa di unë, u bë me ndihmën e ambasadës shqiptare në Poloni.

Ky veprim i ambasadës shqiptare në Poloni, a pati pasoja në marrdhëniet në mes dy vendeve?

Ardhja e Mijalit në Shqipëri nga ana e palës polake, u konsiderua si një incident dhe që nga ajo kohë e deri në vitin 1978 kur ai u largua nga Shqipëria, ky incident ka qenë si një “re e zezë” që qëndronte gjithmonë mbi kokë të marrdhënieve shqiptaro-polake. Në parantezë, duke u spostuar pak në kohë, në vitin 1961, ndryshe nga vendet e tjera Lindore që ndoqën shembullin e ish Bashkimit Sovjetik, duke tërhequr ambasadorët e tyre nga Tirana mbas vitit 1961, për shkak të divergjencave ideologjike që kishin lindur midis udhëheqjes shqiptare dhe asaj sovjetike, Polonia nuk bëri një veprim të tillë dhe në vitin 1965 ajo emëroi ambasadorin e saj në Tiranë. Por, menjëherë mbas incidentit me Mijalin, pala polake përzuri nga Varshava ambasadorin tonë Koço Prifti, si person “non grata”, duke detyruar palën tonë të vepronte në të njëjtën mënyrë, siç ndodh zakonisht në këto raste, duke përzënë edhe ajo nga Tirana ambasadorin polak, Rogulski, si person “non grata”. Në këtë mënyrë që nga viti 1966, e deri në vitin 1990, marrëdhëniet shtetërore midis Shqipërisë dhe Polonisë, kanë qenë në nivel të ulët si edhe me vendet e tjera lindore, të cilat u normalizuan në vitin 1990.

Sa ka qenë e angazhuar ambasada shqiptare në Varshavë në shpërndarjen e materialeve të përgatitura nga Mijali në Poloni?

Së pari, duhet theksuar fakti se pala shqiptare, këtu kam parasysh si organet partiake, ashtu edhe ato shtetërore, kanë qenë të ndërgjegjshme se angazhimi i ambasadës sonë në Varshavë në shpërndarjen e materialeve të përgatitura nga Mijali në Tiranë, nuk ka qenë veprim i rregullt në marrëdhëniet midis dy vendeve, dhe përbënte një ndërhyrje në punët e brendshme të Polonisë. Për këtë ajo ka pas insistuar tek Mijali, që ai të gjente rrugë të tjera komunikimi për dërgimin e materialeve, me qëllim që të evitohej ambasada jonë në Varshavë. Kjo kuptohet edhe nga intervista e Mijalit, kur ai thotë se materialet i dërgonin në Poloni shokët e tij nga Austria, Gjermania, Franca dhe vendet Skandinave. Unë nuk e di se sa ka qenë e angazhuar ambasada shqiptare në Varshavë para vitit 1973, por mund të them se: në periudhën 1973-1978 kur kam punuar në Varshavë, angazhimi i ambasadës ka qenë i kufizuar dhe mendoj se ka konsistuar kryesisht në korrespondencën personale që Mijali mbante me familjen e tij në Varshavë, dhe jo me shpërndarje materialesh”.

Si reagonte pala polake ndaj këtyre ngjarjeve?

Ashtu siç përmend edhe Mijali në intervistën e tij, personeli i ambasadës sonë në Varshavë, si dhe godinat e ambasadës dhe ato të banimit të tyre, kanë qenë nën një survejim të rreptë të organeve të sigurimit polak. Ky survejim u bë në në një kohë të zgjatur dhe në shumicën e rasteve, i hapur dhe demostrativ. Veçanërisht ky regjim survejimi, forcohej në prag të festave të Polonisë. Të gjithë personat që hynin dhe dilnin nga ambasada jonë, ndaloheshin dhe regjistroheshin nga sigurimi polak. Ndjekje të tilla të hapura ju bëheshin edhe delegacioneve që vinin nga Shqipëria në Poloni. Në një rast, në dhjetor të vitit 1974, policia polake shoqëroi në polici kryetarin e grupit të Ministrisë sonë të Tregtisë së Jashtme, që kish ardhur në Poloni për nënshkrimin e protokollit të shkëmbimit të mallrave, midis dy vendeve. Mbasi e kontrolluan dhe nuk i gjetën asnjë gjë kompromentuese, e liruan. Pala jonë protestoi dhe pala polake kërkoi të falur, duke e konsideruar atë si incident të shkaktuar nga segmente të papërgjegjshme të policisë polake.

Si ishte organizuar puna në ambasadë në shpërndarjen e materialeve të Mijalit?

Kontaktet që mbaheshin nga personeli i ambasadës sonë kanë qenë shumë sekrete. Unë isha përjashtuar nga këto kontakte, ndoshta edhe sepse nuk isha anëtar partie, meqenëse siç përmenda, këto kontakte ishin vetëm në linjë partie dhe jo në atë shtetërore. Ajo drejtohej nga Drejtoria e Jashtme e Komiteti Qendror të PPSH-së dhe me të nuk merreshin organet shtetërore shqiptare. Në vitin 1975, morëm një sinjal nga ambasada kinezë në Varshavë, se shërbimet sekrete polake, kishin rënë në gjurmë të kontakteve të ambasadës shqiptare, me përkrahësit e Mijalit dhe parashikonin të bënin goditje ndaj personelit të ambasadës shqiptare.

Çfarë ndodhi pas kësaj, a u ndërpre ajo veprimtari që bëhej nga ambasada jonë?

Ajo gjë që detyroi palën tonë të tërhiqte në Shqipëri një pjesë të personelit dhe t’i zëvendësonte me personel tjetër krejt të ri. Kjo gjë u bë me qëllim shmangien e ndonjë incidenti dhe keqësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Çfarë ndodhi mbas shfaqjes së divergjencave të udhëheqjes së lartë shqiptare me me Mijalin?

Divergjencat e PPSH-së me Mijalin u shfaqën në kohën kur ky i fundit u pozicionua pro politikës dhe qëndrimit kinez në kuadrin e divergjencave shqiptaro-kineze. Për këtë çështje udhëheqja e PPSH-së ishte e interesuar të dinte edhe qëndrimin që mbante Mijali. Për këtë arsye, në tetor të vitit 1977, thirrën në Tiranë këshilltarin tregtar të ambasadës, shokun dhe mikun tim të paharruar, Vasil Faber, si dhe mua. Në Komitetin Qendror të PPSH-së na priti ngrohtë Hysni Kapo dhe pas tij na takoi edhe Ramiz Alia. Ata na porositën të takoheshim me Hilari Hellhovskin, një nga drejtuesit e Partisë Komuniste Polake, për të cilin flet në intervistën e tij edhe Mijali, dhe në bisedë e sipër me të, të mësonim se cilat ishin pikëpamjet e tij dhe të shokëve të tjerë lidhur me divergjencat shqiptaro-kineze. Porosia nga Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, ishte që në bisedën tonë me komunistët polakë, gjithçka të nxirrej nëpërmjet bisedës dhe jo nëpërmjet pyetjeve direkte.

U takuat ju me ata sipas porosisë që i’u dhanë në Tiranë?

Me Hellhovskin u takuam dy herë në një pyll jashtë Varshavës, por ai ishte i vështirë në bisedë. Ishte një komunist i vjetër dhe me përvojë dhe donte të imponohej për gjithçka. Ai kishte qenë në Shqipëri në vitin 1952, në përbërje të delegacionit të Partisë Komuniste polake në Kongresin e III-të të PPSH-së, në kohën kur marrëdhëniet shtetërore dhe partiake midis dy vendeve dhe partive ishin të mira. Nga takimet që kishte patur me udhëheqjen e PPSH-së, ai kishte krijuar bindjen se ajo ishte sektare. Gjatë bisedave, Hellhovski ekspozoi qartë se ai dhe pjesa tjetër e udhëheqjes së Partisë Komuniste Polake, ishte pro qëndrimeve kineze dhe pro teorisë së tri botëve, për bashkëpunimin e të gjitha forcave të çdo lloj ngjyre kundër social-imperializmit sovjetik etj.

Pas këtij takimi, ç’ndodhi me Mijalin dhe Partinë Komuniste të Polonisë dhe gjithashtu a pati probleme në marrëdhëniet zyrtare në mes Shqipërisë dhe Polonisë?

Udhëheqja e PPSH-së duke u sqaruar plotësisht për qëndrimet e Mijalit dhe të shokëve të tij në Poloni, vendosi të ndërpriste kontaktet me ta dhe dëshironte që Mijali të largohej nga Shqipëria, me qëllim që incidenti me të të mos përbënte problem dhe të mos ishte pengesë në marrëdhëniet shtetërore midis dy vendeve. Për këtë flet edhe Enver Hoxha në librin e tij “Shënime për Kinën”. Por largimi i Mijalit nga Shqipëria përbënte problem për palën tonë, sepse dhënia më parë e azilit politik, kufizonte të drejtën e dëbimit të tij nga Shqipëria. Në intervistën e tij, Mijali thotë se shqiptarët i krijuan shumë vështirësi për largimin e tij nga Shqipëria, por unë di të kundërtën. Duke mos dashur ta dëbonte, pala shqiptare dëshironte që Mijali të largohej me dëshirën e tij nga Shqipëria, por ai hezitonte në këtë drejtim. Kjo ndoshta ka qenë dhe arsyeja që pala shqiptare e vështirësonte me masa të ndryshme qëndrimin e Mijalit në Shqipëri, për të cilën ai flet dhe në intervistën e tij. Dilemat për këtë çështje mund të kenë zgjatur rreth gjashtë muaj, deri sa më në fund, Mijali, siç shprehet dhe në intervistë, kërkoi strehim politik në Kinë dhe u largua na Shqipëria më 1 korrik 1978.

Çfarë ndodhi pas largimit të Mijalit nga Shqipëria, a pati ndryshim në politikën në mes dy vendeve?
Me largimin e tij, pala polake hoqi edhe regjimin e survejimit të rreptë të ambasadës shqiptare në Varshavë dhe personelit të saj, siç vepronte më parë.

                                                   Kush është Leonard Zissi?

Leonard Zissi u lind në vitin 1939 në qytetin e Përmetit, prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Tiranë, ai fitoi një bursë shtetërore dhe ndoqi studimet e larta në Politeknikumin e Varshavës në Poloni, në degën e Transportit Hekurudhor. Pas diplomimit me rezultate të larta në Poloni, ai u kthye në Shqipëri dhe u emërua si specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave në Durrës. Më pas ai punoi edhe në Ministrinë e Komunikacionit dhe pedagog në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Nga viti 1972 deri në vitin 1983 ai ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe nga viti 1973 deri në vitin 1979, ka shërbyer si Sekretar i Tretë i Ambasadës shqiptare në Varshavë. Po kështu në periudha të ndryshme kohe ai ka shërbyer dhe si “Charge Affaires” (adinter) pranë asaj Ambasade. Nga viti 1983 e deri në vitin 1992, Leonard Zissi ka punuar si Kryetar i Degës së Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Transporteve, kurse nga viti 1993 e deri në vitin 2003, ai ka punuar si përfaqësues i Kantierit Detar të Riparimeve të Gdanskut, në Tiranë. Leonard Zissi është autor dhe bashkautorë i disa teksteve në fushën e Ekonomisë së Transporteve, si dhe një nga njohësit më të mirë të marrdhënieve shqiptaro-polake./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share12TweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 30 Maj

Next Post

“Muzeu i Skënderbeut mos të jetë aty si çiban, as si kullë, ç'mund të marrim nga kullat, por të bëhet si shtëpia e Zekatëve, pasi…”/ Fjala e Enverit në Byro

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post
“Muzeu i Skënderbeut mos të jetë aty si çiban, as si kullë, ç’mund të marrim nga kullat, por të bëhet si shtëpia e Zekatëve, pasi…”/ Fjala e Enverit në Byro

“Muzeu i Skënderbeut mos të jetë aty si çiban, as si kullë, ç'mund të marrim nga kullat, por të bëhet si shtëpia e Zekatëve, pasi…”/ Fjala e Enverit në Byro

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!