1940 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndodh pushtimi i Islandës nga Mbretëria e Bashkuar. Pushtimi u krye sepse qeveria britanike kishte frikë se Islanda do të përdorej nga gjermanët, të cilët së fundmi kishin kapërcyer Danimarkën. Kjo e fundit, ishte në bashkim personal me Islandën dhe që më parë kishte qenë kryesisht përgjegjës për politikën e jashtme të Islandës. Pushtimi do të merrte fund në 1945.
1948 – Republika e Kinës zbaton “dispozita të përkohshme” që i japin Presidentit Chiang Kai-shek autorizime të zgjeruara për t’u marrë me kryengritjen komuniste; ato do të qëndrojnë në fuqi deri në 1991. Ajo shfuqizoi në mënyrë efektive kushtetutën dhe vendosi ligjin ushtarak, ku liritë civile u kufizuan. Arsyetimi zyrtar për dispozitat ishte Lufta Civile, por me prishjen e sistemit një-partiak Kuomintang, provizionet u shfuqizuan.
1969 – Lind në Amsterdam, Dennis Bergkamp. Bergkamp, është një ish-futbollist profesionist hollandez, i cili deri më 21 dhjetor 2017 ishte asistent menaxher në Ajax. Disa nga ekipet kryesore që Bergkamp ka debutuar si sulmues kanë qënë Ajax, Inter, dhe Arsenal. Gjithashtu ai debutoi me sukses dhe në kombëtaren hollandeze. Bergkamp vlerësohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të brezit të tij.
1975 – Kompania Sony prezanton regjistruesin e videokasetave Betamax në Japoni. Betamax (i quajtur edhe Beta, ashtu si në logon e tij) është një format i regjistrimit analog me kasetë e ishirit magnetik në videon e konsumatorit. Regjistruesit e Betamax nuk do të ndërpriteshin deri në 2002, ndërsa kaseta të reja Betamax ishin në dispozicion deri në Mars 2016, kur Sony ndaloi së shituri ato, së bashku me MicroMV.
1981 – François Mitterrand fiton zgjedhjet presidenciale dhe bëhet Presidenti i parë Socialist i Francës në Republikën e Pestë Franceze. Në raundin e parë të votimit, një spektër politik prej dhjetë kandidatësh qëndroi për zgjedhje, dhe dy kandidatët kryesorë, Mitterrand dhe D’Estaing, përparuan në një raund të dytë. Mitterrand dhe Partia e tij Socialiste morën 52 përqind të votave.
1994 – Nelson Mandela është përuruar si presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut. Qeveria e tij u përqëndrua në çmontimin e trashëgimisë së aparteidit duke trajtuar racizmin e institucionalizuar dhe nxitur pajtimin racor. Ideologjikisht një nacionalist dhe socialist afrikan, ai shërbeu si president i Partisë së Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC) nga 1991 deri në 1997.
2005 – Një granatë dore e hedhur nga Vladimir Arutyian në rreth 20 metra drejt Presidentit të SHBA George W. Bush ndërsa ai po mbante një fjalim para një turme në Tbilisi, të Gjeorgjisë. Ai, ishte i shoqëruar në këtë fjalim, nga lideri gjeorgjian Mikhail Saakashvili. Por mekanizmi i saj keqfunksionoi dhe ajo, nuk shpërthen. Ai më vonë u arrestua dhe u dënua me burg të përjetshëm.
2019 – Vdes në moshën 6 vjeçare, Alfredo Perez Rubalcaba. Rubalcaba, ishte një burrë shteti spanjoll, politikan dhe kimist që shërbeu si Zëvendës Kryeministër i Spanjës nga 2010 deri në 2011, dhe më parë si Ministër i Arsimit nga 1992 deri në 1993, si Ministër i Presidencës nga 1993 deri në 1996, si Ministër i Brendshëm nga 2006 deri në 2011 dhe si ushtrues detyre i Ministrit të Mbrojtjes midis majit dhe qershorit 2008.