• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, November 29, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nisur nga fakti, se Ismail Qemali ishte nipi i Ibrahim Pashë Vlorës dhe ky kishte miqësi të ngushtë me Napolonin e madh, këta ndërhynë në konsullatën franceze…“/ Historia e panjohur e Plakut të Vlorës

“Si mund të mendojë mbreti Nikollë i Malit të Zi, të imponojë me armë dhe me dhunë konvertimin fetar të myslimanëve shqiptarë…”/ Intervista e panjohur e Ismail Qemalit për gazetarin italian, prill 1913
“Enveri dërgonte Haxhi Lleshin në Banovinë të Vardarit dhe porosiste që të demaskonin çështjen e Shqipërisë Etnike, komisari politik i Divizionit të Parë, Hysni Kapo…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra
“Stef Kaçulini në revistën ‘Vegim Drite’ shkruan: në fillim të shërbimit meshtarak, Dom Nikollë Kaçorri kreu detyrën e mësuesit të shkollës austro-hungareze në Durrës…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm
“Edhe pse një bashkëpunëtor i ngushtë i Sulltanit, Ismail Qemal Vlora ishte një nga politikanët e paktë të asaj kohe që trajtoi ‘çështjen armene’…”/ Ana e panjohur e Plakut të Vlorës në diplomacinë europiane
“Mit’had Frashëri synonte që Çamëria, t’i mbetej Shqipërisë, kurse Ismail Qemali, s’ka patur asnjë shpresë, por më pas Mit’hadi e pranoi…”/ Ngjarjet e panjohura të shpalljes së pavarësisë, në ‘1912-ën
“Feja kryesore në Kosovë ka qenë dhe është nacionalizmi shqiptar, ku ka ortodoksë, katolikë e myslimanë…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve
“Me gjakun e djemëve të tyre në këto luftëra, Toplica dhe Kosanica, paguan shumëfishin e disa dhjetëra milionë dinarëve, që Serbia…”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur

Nga Eugen SHEHU*

Pjesa e parë

Memorie.al / Në panteonin e lavdisë së kombit tonë, padyshim Ismail Qemali zë vendin e nderit. Vitet e historisë shqiptare përkulen me veneracion përpara këtij burri, ashtu siç janë përkulur breza të tërë shqiptarësh, këto vite historie të fillim-shekullit, posaçërisht e kanë nderuar trimin, ngase në supet e tyre ka rrahur e lirë flatra e shqipes tonë dykrenore. Ismail Qemal Vlora, ka lindur në qytetin e Vlorës, me 24 janar 1844. Në fakt, origjina e Ismailit, ka rrjedhur nga fshati Kaninë, nga ajo fortesë e mrekullueshme natyrore, nga ai shkëmb gjigant në këmbë të të cilit, shtrihet qyteti piktoresk i Vlorës. Në defterët e turqve është përmendur me mijëra faqe trimëria e Sinan Pashës, i cili u vra në Vlorë në vitin e largët 1503, duke luftuar kundër ekuipazhit të disa anijeve Raguziane që donin të pushtonin skelën. Sinan Pasha (ndër paraardhësit e Ismail Qemalit), u varros me nderime në oborrin e Teqesë së Kaninës, pasi aty e kish lënë amanet.

Nga gjenerata në gjeneratë, dashuria për Shqipërinë jo vetëm që nuk u shua, por erdh duke u rritur e zgjeruar ashtu siç rriten e zgjerohen shtratet e lumenjve malore në prill kur shkrijnë borërat. Këtë të vërtetë historike pos të tjerave, e zbulon një pohim i thjeshtë i Ismail Qemalit në kujtimet e tij, shumë më vonë, ndërsa shkruan; “E vërteta është se katragjyshi ynë, Sinan Pasha, ishte shqiptar  njëqind për qind për këtë jemi krenar”.(Ismail Qemali, kujtime, Toronto, Kanada, faqe 11).

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi pyeti për shëndetin e udhëheqësit tonë të dashur, Enver Hoxha, shoku Park Gum Çol na tha se…”/ Raporti i panjohur i Sul Bahollit dhe Todo Manços, për vizitën e tyre në Korenë e Veriut, shtator 1964

“Jugosllavia s’ishte Çekosllovakia, por përgjigja e saj e shpejtë ndaj kërcënimit rus dhe lidhjet e saj rajonale si Rumania dhe Shqipëria, e bënë ndërhyrjen sovjetike …”/ Refleksionet e analistit Milorad Laziç

I ati i Ismailit, Mahmud bej Vlora, merr pjesë në luftimet e kaçakëve shqiptarë që kundërshtonin reformat turke të vitit 1847. Dihet se këto kryengritje popullore patën një jetë të shkurtër, ndaj dhe u shuan me dhunë prej Portës së Lartë. Por sikur të mos mjaftonte dhuna, vrasjet e taksat akoma e më të rënda në shpinë të shqiptarëve, u deshën dhe burgimet e internimet. Kësisoj Mahmud bej Vlora u internua në Konje të Azisë së Vogël, ndërsa familja u çua në Selanik.

Jeta e Ismailit të vogël mori papritmas rrjedhë tjetër, por kjo duket se nuk e ka penguar aspak djalin e Vlorës të mësojë në një shkollë turke të qytetit. Kohën  e lirë të tij, ai e kalon sidomos me të ëmën Hedije hanmin, e cila ishte bija e Tahir bej Libohovës, ndër familjet më të pasura e të dëgjuara të Gjirokastrës. Sidoqoftë larg Vlorës së tyre, nënë e bir si edhe motra Bellkize, do ta ndjenin veten të vetmuar. Por kanë qenë disa miq të familjes vlonjate që i ndihmuan.

Ngase Ismail Qemali ishte nipi i Ibrahim Pashë Vlorës dhe ky dikur pat miqësi të ngushtë me Napolonin e madh, këta ndërhynë në konsullatën franceze të Selanikut. Sigurisht ka qenë ndikimi i francezëve pranë Portës së Lartë, çka bëri që Ismaili me nënën dhe motrën e vogël, të kthehen sërish në vendlindje. Natyrisht e ëma, Hedija, kërkonte me ngulm që biri i saj, Ismaili, një ditë të marrë rrugën sërish dhe të gjendet në qytetin e Janinës.

Aty, sipas rekomandimeve të disa miqve të familjes, futet të studiojë në gjimnazin “Zosimea” ndër më të shquarit e kohës.

Ndër të njohurit e parë aty është Naim Frashëri, poeti ynë i madh dhe dy bektashinjtë herë-herë, duke shëtitur buzë liqenit të qytetit, kanë kujtuar sigurisht teqet e Frashërit e Kaninës, këto vatra ku digjej pa u fikur askurrë prushi i shqiptarizmës. Pas mbarimit shkëlqyeshëm të “Zosimesë”, Ismail Qemali shkon në Stamboll dhe ndjek studimet e larta në degën juridike. Tashmë është një djalosh i pashëm.

Nëpërmjet Naimit njihet me Abdylin e Samiun dhe në shoqërinë e frashërllinjve, ndihet mjaft mirë. Padyshim,në kontaktet me ta janë ravijëzuar konturet e para të ideve për pavarësinë shqiptare, ç’ka mund të nisej së pari me përhapjen e dritës së diturisë. Gjatë kohës që ndiqte studimet në fakultetin e avokatisë, shkoi disa herë në Paris. Interesante është të dihet se pos të tjerave, aty Ismail Qemali u njoh me shkrimtarin e madh francez, Viktor Hygo. Në bisedat me te, studenti shqiptar do të merrte njohuri të mëdha, në rrafsh të ideve iluministe.

Pas mbarimit të studimeve të larta, Ismail Qemal Vlora, ngase zotëronte njohuri të mëdha në fushën e jurisprudencës, si dhe gjuhët greqisht, turqisht, frëngjisht e italisht, u thirr të punojë në Ministrinë e Jashtme të asaj kohe në Stamboll. Në pak muaj pune, ra në sy jo vetëm disiplina e madhe e punës, por edhe përkushtimi i tij. Zgjidhet midis shumë kandidatëve për të punuar si kryesekretar i Ministrisë së Jashtme, dhe ishte vetëm 23 vjeç.

Në vitin 1870, djaloshi nga Vlora, pas rezultateve të mira të arritura në Ministrinë e Jashtme, emërohet guvernator në Varna të Bullgarisë. Këtu, Ismail Qemali ndërmerr reforma tepër liberale, duke kon-strukturuar në një farë mënyre një shpresë të re, për popujt që rronin nën sundimin e Portës së Lartë. Gjatë qëndrimit të tij në Varna, pos të tjerave, Ismail Qemali do të kishte kënaqësinë e madhe të priste Perandorin Franc Josef.

Më vonë në kujtimet e tij, ai do të shkruante për impresionet që i pat lënë kjo vizitë. Ndërkaq, në idetë tij, ravijëzohen shpresat për një të ardhme tjetër të gjithë popujve, që përgjumeshin në natën osmane. Ndër prirjet e tij, tashmë shfaqet edhe ajo e gazetarisë. Ka punuar disa kohë si gazetar në “Da nube” dhe më vonë 1867, si drejtor i gazetës “Burimi i mendimeve”.

Bie në sy, në shkrimet e tij, një mendim i qartë për autonominë e vilajeteve. Në fakt, pas kësaj autonomie, Ismail Qemali parashihte pjesën tjetër “të ajsbergut”, luftërat çlirimtare që mund të rridhnin si shkak i kësaj autonomie. Tashmë idetë dhe veprimet e tij kanë qenë diçka më të hapura dhe kjo nuk mund të kalonte pa u vënë re prej spiunëve të Perandorisë së madhe.

Në vitin 1900, autoritetet e larta të Portës, e emërojnë Ismail Qemalin, si Qeveritar i Përgjithshëm i Tripolitanisë.

Por nga burime shumë të fshehta, mësohet se atë e pret syrgjyni, ndaj miqtë e lajmërojnë dhe ai merr rrugën e ilegalitetit, duke hequr dorë pa hezitim nga karriera e tij diplomatike. Mendohet se armiqësia e Portës së Lartë ndaj tij, mund të ketë lidhje edhe me Mid’hat Pashën. “Kur Mustafa Pasha u emërua prefekt në Dobruke të Bullgarisë, Ismail Beu ish diplomuar dhe kërkoi të emërohesh nëpunës pranë tij. Në atë kohë Guvernator i Filipopalit ishte Mid’hat Pashai, i famshëm kryeministër liridashës, që më vonë u vra prej Sulltan Hamidit!

Mustafa Pasha e këshilloi të merrte si këshilltar Ismail Qemalin, ngase ky njihte mirë frëngjishten. Këndejmi rrodhi miqësia e ngushtë me Mid’hat Pashanë, që mbeti deri në vdekje. Ky bashkëpunim e bëri Ismail Benë të njohur në qarqet intelektuale dhe i dha nam. Por njëkohësisht i ngjalli edhe një hije dyshim edhe tek Sultani”. (Safa Vlora, “Kujtime personale e familjare rreth Ismail Qemalit”, Romë 1968).

Pas largimit nga Stambolli, Ismail Qemali shkon në Athinë. Natyrisht këtu nuk mund të gjejë do mjediset atdhetare të Stambollit, por lidhjet e tija me patriotët shqiptarë nuk rreshtin me gjithfarë mënyrash. Në vitet e para të këtij shekulli, Ismail Qemali bashkëpunon ngushtë me Abedin Pashë Dinon, Shahin Kolonjën, Dervish Himën, Hasan Prishtinën etj., duke u rrekur në krijimin e një platforme ideore, çka mund të nxiste që ato shkëndija të nacionalizmit, të bashkohen e të bëjnë zjarrin e madh të lirisë.

Këtë platformë mbarëkombëtare, Ismail bej Qemali nuk mund ta arrinte kurrsesi me dy tri miq të tij në Athinë. Ngase e kupton këtë, ngase parasheh rënien e shpejtë të Perandorisë Osmane,ai vrapon tashmë në Evropë. Disa dyqane që ja pat lënë i ati në Vlorë, mundësonin një lloj jetese e çka i tepronte ai do ta përdorte vetëm në interes dhe dobi të kombit të vet. Të këtyre viteve janë një sërë veprimtarish të Isamil Qemalit, i cili intuitivisht parandiente rrezikun e kombit dhe përpara tij nuk mund të heshte.

Përshtypje të thella la sinqeriteti dhe guximi i tij në rrethet e patriotëve shqiptarë, ndërsa ata merrnin në duar thirrjen e shkruar në të cilën ftoheshin të gjithë ata që donin Shqipërinë, për të marrë pjesë në shpëtimin e atdheut. Në Egjypt, Ismail Qemali takohet me Mehmet Ali Pashën, një tjetër shqiptar në hierarkinë lartë turke, që i dha shpresë për të ndihmuar në pavarësinë e vendit. Në Napoli dhe Sicili, u prit mjaft mirë prej arbëreshëve dhe u përcolli atyre imazhin e bashkimit rreth një ideje kombëtare të vetme, asaj të pavarësisë së trojeve arbërore.

Personalitete arbëreshe e italiane të kulturës, e nderuan Ismail Qemalin, duke mbështetur e përkrahur në çdo rast mendimet e tij për autonominë e Shqipërisë. Vlen të thuhet se kur shkoi sërish në Romë më 1907, ai u thirr në takim të veçantë prej ministrit turk në kryeqytetin Italian. Ky i fundit nuk vonoi t’i jepte porosinë e Sulltanit, që të “mos merrej me politikë”. Por shpirti i djaloshit nga Vlora, ish ndezur prej prushit të shqiptarizmës dhe ai nuk mund të shuhej askurrë.

Gjeneva, Parisi, Londra e Brukseli, do të ishin qytetet ku zëri i Ismail Qemalit do të dëgjohej i fuqishëm në mbrojtje të interesave të nëpërkëmbura të shqiptarëve. Ky zë do tu kujtonte Turve të Rinj, por edhe Evropës së qytetëruar se pos virtyteve të rralla e të vyera, shqiptarët ruanin në shpirt, të paprekur edhe ndjenjën e madhe të lirisë. Kësisoj, ai nderohej e respektohej nga rrethet përparimtare të këtyre vendeve, ndërsa në sytë e shqiptarëve portreti i tij lartësohej nga dita në ditë.

Në shkrimet e tij, Ferid Vokopola, ish pjesëmarrës në ngritjen e flamurit në Vlorë, shkruan; “Për herë të parë pata fatin ta takoj atë, në Korfuz, ku ishim në rrugë e sipër me dajën tim, të ndjerin Hasan Kodra dhe ishim nisur me anë të detit për të shkuar në Janinë. Dajua im e njihte fare mirë…! Ishte një ditë prilli e 1908-ës, kur më prezantuan me të. Mbas një përulje adhurimtare i putha duart dhe ai na urdhëroi të ulem afër.

Kur ra fjala për veprimet e çetave të të ndjerit Riza Vloçishti, Çerçiz Topulli e të tjerë, pashë se i shkuan lot prej sysh, sy të shkëlqyer si të shqiponjës së maleve dhe tha: Liria merret e nuk falet… të marurit e saj nuk bëhet me anë të mëshirës, por mjerisht me gjak. Këtë e kanë derdhur shqiptarët e shkretë gjatë shekujve pa e kursyer fare, por gjer më sot nuk kanë fituar kurrgjë. Kemi luftuar e jemi sakrifikuar për të huajt… Tani koha po ja mbrin”. (Ferid Vokopola, revista “Njeriu”, faqe 3, Tiranë shkurt të vitit 1944).

Ka qenë vjeshta e vitit 1908, kur disa miq të Ismail Qemalit në qytetin e Vlorës, muarrën vesh se do të mbërrinte në liman, me një anije italiane, biri i tyre. Lajmi mori dhenë brenda pak ditëve dhe qindra vlonjatë shkonin çdo mëngjes në limanin e qytetit për të pyetur. Tashmë emri i Ismail bej Qemalit përcillej me respekt të jashtëzakonshëm, ngase dihej veprimtaria e tij (së paku 8 vjeçare) në Evropë, kur ngrinte zërin që Shqipëria të mos copëtohej.

Në mesditën e 18 shtatorit të vitit 1908, në drejtim të limanit të qytetit u shfaq lundruesja si një shpend i vogël, i bardhë, që sjell në krahët e veta ogure të mira. Dhjetëra të rinj u hodhën në det dhe i prenë rrugën mjetit lundrues. Ata e muarën plakun e zbardhur mbi supe dhe e nxuarën në breg ndërkohë që qindra të tjerë aty thërrisnin me forcë emrin e Ismail Qemalit.

Për nder të birit të tyre, atë në mbrëmje, Vlora ngjante si të ishte në festë. Klubi atdhetar “Labëria” me ç’rast shtroi një darkë, duke i propozuar birit të vet titullin e lartë të Presidentit të Nderit. Me lot në sy i emocionuar prej kësaj pritje gati familjare, Ismail bej Qemali u shpreh se; “Jetën time s’mund ta ndalojë dot askush, të shërbejë për vuajtjet dhe hallet tuaja”.

Pas një vizite në shtëpinë e vjetër në Kaninë, ai shkon në oborrin e teqes ku preheshin të parët e tij. Aty plaku pëshpërit disa fjalë që, vetëm ai dhe të parët e tij mund t’i kuptonin. Prej Kaninës, këtij shkëmbi gjigant natyror, ai merr udhën nëpër fshatrat e lumit të Vlorës. Miq dashamirës të shumtë e presin birin e tyre, duke i rrëfyer padyshim edhe hallet e mëdha të asaj jete të zezë shtypjeje e mjerimi.

Vizita e Ismail Qemalit, koincidon me zgjedhjet që do të zhvilloheshin për deputet në parlamentin turk, me ç’rast plaku i urtë me porosinë e miqve të shumtë, vendos kandidaturën në Sanxhakun e Beratit. Një muaj më pas, me zgjedhje, Ismail Qemali mundi të fitojë, edhe pse propaganda e turqve për te kishte qenë tepër banale. Ngase i druheshin frymës demokratike dhe diplomacisë së zgjuar të Ismail Qemalit, turqit e rinj dhe veglat e tyre përdorën edhe rrushfete për të rrëzuar plakun e urtë.

Por shqiptarët, përpara se të japin besimin, i patën falur shpirtin këtij burri të madh, këtij vigani liberator. Ajo vepër madhore, ajo luftë e paçmuar në shërbim të kombit shqiptar, ajo forcë vepruese me të cilën Ismail Qemali synonte të zgjeronte qeverinë e përgjumuar osmane, janë padyshim kapitujt më të çmuar të jetës së tij. E nënvizoj këtë ide ngase, në tribunën e parlamentit osman të vitit 1908, zëri i tij ishte jo vetëm një klithmë ndaj fatit të Shqipërisë, por edhe një vetëdije me atë çka do të ndodhte në Ballkanin  e trazuar.

Etnitë ballkanike patën nisur të zgjohen e forcohen duke paraparë edhe sulme të verbëta ndaj njëra-tjetrës. Prandaj edhe deputetët e tjerë nga viset ballkanike në parlamentin osman, askurrë nuk ja prenë fjalën plakut, përkundrazi çmuan çiltërsinë dhe zgjuarsinë e saj. Së bashku me Nexhip Dragën dhe Hasan Prishtinën (edhe këta deputetë në parlamentin osman), Ismail Qemali nuk kurseu energjitë e tij për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve.

Këto të drejta, ai i pa kurdoherë të lidhura me zhvillimet ballkanike dhe Evropiane, ngase e kish paraparë se në tokën e vet të bekuar, përplaseshin pa reshtur interesat jo vetëm të fqinjëve, por edhe të forcave të tjera të mëdha. Natyrisht ai kërkonte decentralizimin e Perandorisë Osmane, por ishte tepër i matur në “autonominë e viseve të tjera”, ngase brenda kësaj lëvizjeje politike, kërcënohej pa reshtur fati i Shqipërisë së tij.

Sipas të dhënave të dokumenteve arkivore të Turqisë, në vitin 1909, Ismail Qemali u thirr nga Sulltani dhe iu propozua detyra e ministrit të Brendshëm të Perandorisë. Ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë se pos të tjerave, të huajt na kanë parë kurdoherë si modele karakteri të lartë e ndershmërie të thellë. Kjo ka qenë mbase shtysa e parë e Sulltanit mbi këtë propozim e mandej natyrisht edhe mund të largonte prej veprimtarisë së tij atdhetare. Por këtë funksion, plaku i urtë nuk e pranoi dhe kjo sigurisht që solli edhe zemërimin e Vezirit të Madh.

Kur edhe në parlament u krijua një gjendje e rëndë, Ismail Qemali, duke marrë edhe mendimin e miqve të vet, më 1909, largohet përfundimisht nga parlamenti. Prej tribunës së tij, Ismail Qemali pat goditur rëndë jo vetëm diktaturën e vendosur prej turqve të rinj, por edhe sëmundjet e mëdha sociale që kalbnin Perandorinë e madhe.

Tashmë ai largohet përfundimisht nga Stambolli, i bindur se për fatin e kombit të vet nuk duhej menduar aty, por gjetkë. Sa për Turqit e Rinj, pas këtyre që shkuan grumbull i madh shqiptarësh të asaj kohe, në kujtimet e veta, plaku i Vlorës do të shkruante: “Turqit e Rinj që i quajnë shqiptarët thjeshtësisht një popull mysliman, që nuk kishin ide politike të vetat përveç dëshirës që të mos paguajnë taksa…! Me këtë shpresë, brenda më pak se dy vjet, ata nisën kundra Shqipërisë katër ekspedita ushtarake shtypëse.

Por shqiptarët që gjatë shekujve të kaluar kishin bërë ballë fuqisë së kaq shumë perandorive, dhe nuk kishin rënë në gjumë as në kohën e Abdyl Hamidit, nuk u tmerruan nga kjo përpjekje. Përkundrazi, politika sulmonjëse e Turqve të Rinj, qe maja që bëri të ringjallen prapë ndjenjat tona kombëtare dhe të lulëzojnë me një shkëlqim të ri. Fitoret që ushtritë e Xhavidit dhe Shefqetit, patën këtu e atje kundër Shqiptarëve, s’bënë gjë tjetër, veçse i dhanë flakë prushit të mbuluar të kryengritjes”.(Ismail Qemali, ”Kujtime”, Toronto- Kanada faqe 248).

Ndërkaq që plaku i Vlorës ndërmerrte udhëtime nëpër Evropë, ndërkohë që zëri i tij ndihej i fuqishëm në veshin e shurdhër të kancelarive perëndimore, në viset lindore të Shqipërisë, dhuna nuk kish të sosur. Trupat e Turgut Pashës kishin mësyer në drejtim të Kosovës dhe vrasjet, djegiet e grabitjet çonin shqiptarët përditë e më shumë në tragjedinë e madhe të mosekzistimit të tyre. Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 29 Nëntor 2026

Next Post

“Jugosllavia s’ishte Çekosllovakia, por përgjigja e saj e shpejtë ndaj kërcënimit rus dhe lidhjet e saj rajonale si Rumania dhe Shqipëria, e bënë ndërhyrjen sovjetike ...”/ Refleksionet e analistit Milorad Laziç

Artikuj të ngjashëm

“Enver Hoxha, për interesin e tij personal, e dobësoi rolin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, pasi ai nuk permëndi rezistencën e Zogut në prillin e ’39-ës…”/ Refleksionet e analistit të njohur
Dossier

“Pasi pyeti për shëndetin e udhëheqësit tonë të dashur, Enver Hoxha, shoku Park Gum Çol na tha se…”/ Raporti i panjohur i Sul Bahollit dhe Todo Manços, për vizitën e tyre në Korenë e Veriut, shtator 1964

November 29, 2026
“Jugosllavia s’ishte Çekosllovakia, por përgjigja e saj e shpejtë ndaj kërcënimit rus dhe lidhjet e saj rajonale si Rumania dhe Shqipëria, e bënë ndërhyrjen sovjetike …”/ Refleksionet e analistit Milorad Laziç
Dossier

“Jugosllavia s’ishte Çekosllovakia, por përgjigja e saj e shpejtë ndaj kërcënimit rus dhe lidhjet e saj rajonale si Rumania dhe Shqipëria, e bënë ndërhyrjen sovjetike …”/ Refleksionet e analistit Milorad Laziç

November 29, 2026
“Shumë armiq kanë punuar kundër partisë sonë, por nëse dy ose tradhtarë zbulohen brenda partisë, ne nuk i lëmë asnjëherë pa i dënuar, duke…”/ Biseda e Enver Hoxhës me Gardistët e Kuq të Kinës, 8 korrik ‘67
Dossier

“Shumë armiq kanë punuar kundër partisë sonë, por nëse dy ose tradhtarë zbulohen brenda partisë, ne nuk i lëmë asnjëherë pa i dënuar, duke…”/ Biseda e Enver Hoxhës me Gardistët e Kuq të Kinës, 8 korrik ‘67

November 27, 2026
“Në dokumentin e aktit të Pavarsisë që u gjet në sëndukun e firmëtarit të saj, Aristidh Ruci, në 1950-ën, thuhet…”/ Historia e panjohur e patriotit që njihej, si “Mëndja e Vlorës”!
Dossier

Austro-Hungaria ishte pro një shteti të fuqishëm shqiptar, ku të përfshiheshin të gjitha trojet e banuara prej tyre, pasi në këtë mënyrë, Vjena donte të pengonte daljen e Serbisë në Detin Adriatik

November 27, 2026
“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
Dossier

“Në Aleksandri dhe në Port-Said, rusët do të krijojnë bazat e tyre ushtarako-detare dhe Egjypti do t’i lejojë t’i përdorin kundër Shqipërisë…” / Takimi sekret i Mehmet Shehut, me Khalid Al Wazir, 1 gusht 1970

November 26, 2026
“Më 1960, kur shefi i marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror, Piro Bita, i kërkoi Enver Hoxhës ta uronin Nolin me një telegram, për 80 vjetorin e lindjes, ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Më 1960, kur shefi i marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror, Piro Bita, i kërkoi Enver Hoxhës ta uronin Nolin me një telegram, për 80 vjetorin e lindjes, ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur

November 25, 2026
Next Post
“Jugosllavia s’ishte Çekosllovakia, por përgjigja e saj e shpejtë ndaj kërcënimit rus dhe lidhjet e saj rajonale si Rumania dhe Shqipëria, e bënë ndërhyrjen sovjetike …”/ Refleksionet e analistit Milorad Laziç

“Jugosllavia s’ishte Çekosllovakia, por përgjigja e saj e shpejtë ndaj kërcënimit rus dhe lidhjet e saj rajonale si Rumania dhe Shqipëria, e bënë ndërhyrjen sovjetike ...”/ Refleksionet e analistit Milorad Laziç

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme