• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, November 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Austro-Hungaria ishte pro një shteti të fuqishëm shqiptar, ku të përfshiheshin të gjitha trojet e banuara prej tyre, pasi në këtë mënyrë, Vjena donte të pengonte daljen e Serbisë në Detin Adriatik

Memorie.al
“Qazim bej Vlora në moshën 66 vjeçare, u martua me Behije Sherif Masllafin (Ohrin), grua e ve 29 vjeçare, që kishte katër fëmijë…”/ Historia e panjohur e djalit të dytë të Ismail Qemalit që trashëgoi arkivin e tij
“Ndër filmat anglofobë, të prodhuar nga industria kinematografike e Gjermanisë naziste, mund të përmendet edhe ‘Xhaxhai Krüger i vitit 1940, i realizuar…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Zbulohet programi politiko-ekonomik i Princit Wilhelm Wied për Shqipërinë, i botuar në Gjermani në librin “Denkschrift uber Albanian”, dhe i refuzuar në Tiranë në 1956-ën
“Në korrik 1958, me dekret të veçantë u kalua në ndarjen e re administrative, ku suprimohet njësia qark dhe si njësi më e madhe vendore…”/ Historia e ndarjes së administrative të Shqipërisë, nga 1912-a deri sot
Austro-Hungaria ishte pro një shteti të fuqishëm shqiptar, ku të përfshiheshin të gjitha trojet e banuara prej tyre, pasi në këtë mënyrë, Vjena donte të pengonte daljen e Serbisë në Detin Adriatik

Nga Anila Shuka

Memorie.al / Ishte një e hënë pasdite e dhjetorit të vitit 1912, kur ambasadorët e Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës dhe Italisë, u mblodhën për një çaj në dhomën e punës së ministrit të Jashtëm anglez Edward Gray. Njëra nga temat kryesore të takimit, që në muajt e mëpasshëm do të përsëritej e do të hynte në histori nën emrin Konferenca e Londrës, ishte Shqipëria. Ishte vendi ballkanik, populli i të cilit gati tri javë më parë kishte shpallur pavarësinë, do të mëvetësohej kjo dihej.

Por pyetja ishte, se; cila do të ishte forma e këtij shteti, kufijtë e tij dhe kush do ta drejtonte këtë popull me shumicë myslimane? Historiani gjerman, Hanns Christian Loehr, në librin e tij me titullin “Die Gründung Albaniens – Wilhelm zu Wied und die Balkandiplomatie der Grossmaechte 1912-1914” (Themelimi i Shqipërisë – Wilhelm Wiedi dhe diplomacia e fuqive të mëdha ndaj Ballkanit 1912-1914), botim i vitit 2010, i ka marrë nën lupë bisedat e asaj kohe.

Kufiri mes Serbinë ishte i panatyrshëm

Gjithashtu mund të lexoni

“Shumë armiq kanë punuar kundër partisë sonë, por nëse dy ose tradhtarë zbulohen brenda partisë, ne nuk i lëmë asnjëherë pa i dënuar, duke…”/ Biseda e Enver Hoxhës me Gardistët e Kuq të Kinës, 8 korrik ‘67

“Në Aleksandri dhe në Port-Said, rusët do të krijojnë bazat e tyre ushtarako-detare dhe Egjypti do t’i lejojë t’i përdorin kundër Shqipërisë…” / Takimi sekret i Mehmet Shehut, me Khalid Al Wazir, 1 gusht 1970

Në librin e tij prej mbi 250 faqesh, Loehr analizon diplomacinë e fuqive të mëdha në prag të Luftës së Parë Botërore, duke marrë si shembull pikërisht krijimin e shtetit shqiptar. Me shtet shqiptar ai nuk nënkupton atë që nënkupton shumica e shqiptarëve, shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912, por atë krijesë që doli si rezultat i kompromisit të Londrës në vitin 1913: Pra një principatë e pavarur nën udhëheqjen e princit gjerman Wilehlm zu Wied dhe e mbrojtur nga gjashtë fuqitë e mëdha.

Negociatat e asaj kohe për krijimin e shtetit shqiptar, sipas Loehr, marrin një rëndësi të veçantë në historinë evropiane dhe madje atë botërore. Sepse aty pasqyroheshin mosmarrëveshjet midis fuqive: Një shembull është arritja e kompromisit për kufijtë e Shqipërisë, si pasojë e të cilit 750 mijë shqiptarë u lanë jashtë territorit: “Kufiri me Serbinë, për shembull, ishte një kufi shumë i panatyrshëm dhe i padrejtë për popullin shqiptar, por meqenëse ishte rezultat i një kompromisi, ai bëri që të paktën edhe për dy vjet të ruhej paqja evropiane dhe të mos kishte luftë ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Rusisë”, tha Loehr asokohe në një intervistë për DW shqip.

Austro Hungaria pro shtetit shqiptar

Austro-Hungaria ishte pro një shteti të fuqishëm shqiptar, ku të përfshiheshin të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët. Vjena në këtë mënyrë, donte të pengonte daljen e Serbisë (kësisoj edhe të Rusisë) në Detin Adriatik. Austro-Hungaria mbështetej nga Gjermania dhe Italia, ndërsa Rusia dhe Franca, mbronin interesat e shteteve të tjera ballkanike: Serbi, Mali i Zi, Bullgari dhe Greqi, të cilat do të kishin preferuar ta ndanin mes tyre hapësirën shqiptare.

Që kjo zgjidhje e dalë nga ky pazar interesash do të dështonte, dukej për shembull edhe në mënyrën se si ishte planifikuar ndërtimi institucioneve të shtetit të ri. “Aty ishte përcaktuar me hollësi edhe se si do të ndaheshin postet e drejtorëve të Bankës së Shqipërisë, ndërmjet gjashtë fuqive. Përcaktime të tilla deri në detaje do të bëheshin shkak për grindje të herëpashershme”- tha Loehr.

Perandori gjerman Wilhelm II-të, kundër krijimit të Shqipërisë

Fakti që princi i zgjedhur për të udhëhequr shqiptarët ishte gjerman nuk ishte patjetër shenjë e interesimit të veçantë të Gjermanisë për Shqipërinë. Wilhelm zu Wied, princi që u caktua të vihej në krye të principatës së re, u zgjodh në atë post meqë ishte protestant dhe gjerman, pra, mendohej të ishte i paanshëm. Por ai nuk kishte aspak përvojë me Shqipërinë, duke u bërë kështu personifikim i këtij kompromisi të dobët.

Fakti që ishte gjerman ishte pozitiv, sepse Gjermania nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Ballkan. Dhe më së miri kjo del në pah nga qëndrimi i perandorit të atëhershëm: “Wilhelmi II-të nuk donte as që Wied-i të shkonte në Shqipëri, e as që të kishte një shtet shqiptar. Por ishin diplomatët ata që e manovruan atë në këtë drejtim, duke iu referuar detyrimit që vinte nga aleanca me Vjenën”.

Dhe këtu del edhe shkaku se përse Loehr, i cili si historian është marrë kryesisht me rrëmbimet e veprave të artit në kohën e nazizmit, merr mundimin të bëjë një studim për Shqipërinë: “Duke parë politikën e jashtme të Gjermanisë, në shembullin e Shqipërisë, sheh se Perandori gjerman nuk kishte fare pushtet.

Kështu duke shtruar pyetjen, se kush e mban përgjegjësinë për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, përgjigja është se një pjesë kryesore të përgjegjësisë nuk e mban Perandori, por kancelari i Perandorisë (Bethmann Hollweg)”, thotë ai në intervistë. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 28 Nëntor 2026

Next Post

“Shumë armiq kanë punuar kundër partisë sonë, por nëse dy ose tradhtarë zbulohen brenda partisë, ne nuk i lëmë asnjëherë pa i dënuar, duke...”/ Biseda e Enver Hoxhës me Gardistët e Kuq të Kinës, 8 korrik ‘67

Artikuj të ngjashëm

“Shumë armiq kanë punuar kundër partisë sonë, por nëse dy ose tradhtarë zbulohen brenda partisë, ne nuk i lëmë asnjëherë pa i dënuar, duke…”/ Biseda e Enver Hoxhës me Gardistët e Kuq të Kinës, 8 korrik ‘67
Dossier

November 27, 2026
“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
Dossier

“Në Aleksandri dhe në Port-Said, rusët do të krijojnë bazat e tyre ushtarako-detare dhe Egjypti do t’i lejojë t’i përdorin kundër Shqipërisë…” / Takimi sekret i Mehmet Shehut, me Khalid Al Wazir, 1 gusht 1970

November 26, 2026
“Më 1960, kur shefi i marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror, Piro Bita, i kërkoi Enver Hoxhës ta uronin Nolin me një telegram, për 80 vjetorin e lindjes, ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur

November 25, 2026
“Vetëm dy javë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 12 dhjetor 1912, drafti u botua në revistën austriake ‘Das Interessante Blatt’, ku thuhej se…”/ Zbulimi i historianit të njohur nga Kosova
Dossier

“Vetëm dy javë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 12 dhjetor 1912, drafti u botua në revistën austriake ‘Das Interessante Blatt’, ku thuhej se…”/ Zbulimi i historianit të njohur nga Kosova

November 26, 2026
“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
Dossier

“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe…”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970

November 25, 2026
“’Tregu çam’, në Tiranë, aty në mes ‘Rrugës Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’ është si ‘Porta Porteze’ e italianëve në Romë, pasi aty…”/ Reportazh nga tregu i famshëm në qendër të kryeqytetit
Dossier

“’Tregu çam’, në Tiranë, aty në mes ‘Rrugës Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’ është si ‘Porta Porteze’ e italianëve në Romë, pasi aty…”/ Reportazh nga tregu i famshëm në qendër të kryeqytetit

November 25, 2026
Next Post
“Shumë armiq kanë punuar kundër partisë sonë, por nëse dy ose tradhtarë zbulohen brenda partisë, ne nuk i lëmë asnjëherë pa i dënuar, duke…”/ Biseda e Enver Hoxhës me Gardistët e Kuq të Kinës, 8 korrik ‘67

“Shumë armiq kanë punuar kundër partisë sonë, por nëse dy ose tradhtarë zbulohen brenda partisë, ne nuk i lëmë asnjëherë pa i dënuar, duke...”/ Biseda e Enver Hoxhës me Gardistët e Kuq të Kinës, 8 korrik ‘67

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme