• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, November 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“S’dihet influenca e bijve të tij në qeveri, pasi s’janë identifikuar në postet publike, por në vitin ’84, Iliri, drejtonte ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme, kurse Sokoli u emërua…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Zbulohet letra e Dr. Krasniqit kundër Mit’hat Frashërit: “Kontributi i juej i çmuem, për sa i përket idesë së nji Shqipnie etnike…”/ Kontraditat e mërgatës politike shqiptare
“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
“Në shtator 1944, Abaz Ermenji u takua me tre oficerët britanikë, Maclein, Smajli e Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët, për të luftuar…”/ Ana e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar
“Si e plagosëm kryeministrin Mustafa Kruja dhe pse e anulluam vrasjen e Xhaferr Devës, që do e kryeja unë…”?! / Dëshmia e Astrit Lekës, që morri pjesë në 44 aksione
“Si e plagosëm kryeministrin Mustafa Kruja dhe pse e anulluam vrasjen e Xhaferr Devës, që do e kryeja unë…”?! / Dëshmia e Astrit Lekës, që morri pjesë në 44 aksione
“Drejtori i Përgjithshëm dhe sekretari i Partisë, na njoftuan me ton të egër: Dy punonjësit e Radio – Difuzionit tonë, Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani, mbrëmë…”/ Dëshmia e ish-studentit të Moskës
“Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, 880 njerëz që punonin në kanale u burgosën, kurse Muharrem Mulaj dhe Kadri Petriti, deklarojnë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Pjesa e njëzetetre

Memorie.al / CIA, (Shërbimi Sekret Amerikan), vijon të nxjerr informacione dhe shumë detaje nga regjimi i ashpër komunist në Shqipëri. Teksa që në vitin 1949, CIA nisi lëvizjet për rrëzimin e regjimit, një rëndësi e madhe i është kushtuar vitit 1985, periudhë kur Enver Hoxha ishte shumë sëmurë dhe që më pas ndërroi jetë. Agjentët e CIA-s kanë grumbulluar mjaft informacione për këtë periudhë, mbi mënyrën se si operonte pushteti dhe lëvizjet që kishin nisur për pasuesin e Enver Hoxhës. Në një dokument të de klasifikuar, përmendet rasti i Mehmet Shehut, ku sipas CIA-s, edhe pse ai zyrtarisht thuhet se kishte vrarë veten, ka informacione se është vrarë. Nga ana tjetër përmenden lëvizjet e Ramiz Alisë. Sipas dokumentit ai kishte filluar të grumbullonte njerëzit pranë tij për të marrë pushtetin me vdekjen e Enver Hoxhës, por kishte përplasje me Nexhmije Hoxhën.

                                                               Vijon nga numri i kaluar

23 maj 1949

Gjithashtu mund të lexoni

“Kristo Kono tregon se drejtori i liceut, De Kurvil, e dinte qëndrimin përparimtar të Enverit dhe njohjet e tij me Grupin Komunist të Korçës, por ai…”/ “Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969

“Në Korçë, në fillim, Enveri banoi në shtëpinë e familjes Belba dhe të pak kohë në shtëpinë e profesorit francez, Andrea Brezho, më pas ai banoi në…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969

Memorandum

Shqipëria (Raport i agjentëve për drejtuesit).

Jam dakord me habinë tuaj si për masën e shpejtësisë me të cilën u prodhua plani Britanik, ashtu dhe për influencën e pozitës angleze dhe ambiciet e saj për Greqinë. Unë besoj gjithashtu se britanikët do ta konsiderojnë këtë si një test për të përcaktuar masën e madhësisë së operacioneve tona të OPC, si dhe aftësinë e tyre për të influencuar në partneritetet që mund të zhvillohen me ne.

Mendoj se do të ishte e kotë të pretendonim kontroll të operacioneve britanike siç ishte projektuar, prandaj ne duhet të marrin pozicionin se njohjes së dëshirave të tyre për të bërë diçka në Shqipëri, dhe se i urojmë fat në përpjekjen e tyre. Ne duhet t’u sugjerojmë një masë të mjaftueshme ndërlidhjeje me agjencive tona, aq sa për të evituar shkelje të rrugës së njëri-tjetrit. Në duhet të theksojmë se projekti ynë është i një shkalle më të madhe se i tyre, dhe në të njëjtën kohë, i hapur ndaj influencave politike të jashtme, prandaj përfundimi i tij i saktë nuk mund të parashikohet aktualisht.

Ne duhet të shtojmë se gjatë shpalosjes së elementëve të tjerë, ne do t’i informojmë ata, dhe gjithashtu do të informojmë edhe stabilimentin politik e ushtarak amerikan në Greqi, për planet e britanikëve. Zoti … ka përgatitur draftin e mëposhtëm operacional për Shqipërinë, me synimin për t’ia paraqitur më vonë britanikëve, më datë 24. Përfitoj nga ku rast për ta sjellë në vëmendjen tuaj.

Draft i planit operacional për Shqipërinë

Formimi i Komitetit të ekzilit. Dita e planifikuar për njoftimin e formimit të Komitetit, është 1 korriku 1949. Tre anëtarët kryesorë të tij do të jenë “Balli Kombëtar”, Zogistët dhe “Blloku Indipendent”, nën kryesimin e Verlacit. Lideri do të jetë Mit’hat Frashri dhe selia kryesore e tij do të jetë në Paris. Mbledhja e informacioneve për kriteret e operacionit do të vazhdojë. Faza e tij e propagandës do të jetë zbutëse dhe do të nisë menjëherë pas njoftimit të krijimit të Komitetit.

Ajo do të përfshijë aktivitetin tonë në emër të Komitetit, siç janë programet në gjuhën shqipe, dhe shpresojmë të ndihmohemi nga Radio-Ankaraja, si dhe nga publikimet e vetë Komitetit në gazeta dhe broshura. Operacionet e errëta do të përfshijnë zhurmues të Radio-Tiranës dhe instalimi i një transmetuesi i Komitetit Kombëtar të “Shqipërisë së Lirë”, që do të veprojë nga brenda Shqipërisë.

Trajnimet

Dita e caktuar për nisjen e trajnimeve është 15 korriku. Disa mundësi bazash po merren në konsideratë aktualisht, mes të cilave janë ish-bazat ushtarake amerikane në Korsikë, Sardenja, si dhe një vend në Egjipt, për të cilin Faruku thotë se mund të vihet në dispozicion për Zogun. Ky aktivitet do të bëhet në dy faza; e para do të jetë i dhjetë shqiptarëve të zgjedhur nga amerikanët, dhe e dyta do të jetë trajnimi i një force prej dyzet shqiptarësh, me përfaqësues grupin e parë. Në këtë mënyrë, pjesëmarrja e amerikanëve në mision nuk do të kalohet menjëherë te çdo shqiptar, që do të marrë pjesë në forcën e S.O.

Zgjedhja e dhjetë agjentëve të parë do të bëhet në të ardhmen e afërt nga Frashëri apo zëvendësi i tij, në konsultim me kreun tonë operacional. Rekrutim i grupit të dytë duhet të bëhet me anë të rregulla të zgjedhjes nga nën-komisionet e Komitetit Kombëtar, që do të veprojnë në koordinim me kreun tonë operacional.

Organizmi i brendshëm do të përfshijë kuadrin e të dyzetëve, të cilët do të infiltrohen me mjete të ndryshme, duke përfshirë lëshimet ajrore, zbarkimet në plazhe dhe kalimet kufitare, me qëllim vendosjen e komunikimeve, linjave të furnizimit dhe ndërlidhjes me grupet ekzistuese të rezistencës në Shqipëri, me një datë objektiv 15 gushtin deri në 1 shtatorin.

Kërkesat për nisjen e fazës finale të sulmeve

Suksesi i fazës pararendëse; Grupet e gatshme greke në jug të Shqipërisë; Garancia e qartë e mosndërhyrjes së Greqisë në jug të Shqipërisë në rast trazirash. Tito dhe jo sovjetikët, të jenë në kontroll të Shqipërisë, ose të paktën të zonave kufitare ku do të ndërhyjmë.

Akordimi me NSC, JCS dhe Departamentin e Shtetit, se zhvillime të tilla nuk konfliktohen me politika të tjera të përgjithshme. Koncepti i paraqitur është ai i një kryengritjeje integrale, i drejtuar dhe me pjesëmarrës shqiptarët e vendit, me përjashtim të skenarëve të përmendura më sipër.

Nëse gjatë fazave të operacionit rezulton e dëshirueshme stërvitja dhe pajisja e një brigade shqiptare jashtë vendit, të krijohen plane për këtë qëllim. Gjatë gjithë zhvillimit të operacionit, të ndiqet me vëmendje mendësia greke për Shqipërinë, dhe sa herë është nevoja të bëhen përpjekje për ta influencuar. Aktivitetet jugosllave brenda Shqipërisë, të jenë objektiv kryesor i inteligjencës.

Dërgesat e armëve sovjetike apo nga satelitët, të jenë objekt monitorimi të rreptë dhe rastet e mundshme të përdoren metoda pengimi. Të përdoret në mënyrë maksimale çështja maqedonase, për neutralizimin e pretendimeve territoriale ekspansioniste greke e jugosllave.

Presioni më i fortë të bëhet mbi qeverinë greke, për dorëheqjen nga pretendimet për territorin shqiptar, dhe të japë një deklaratë publike ku ajo heq dorë publikisht nga pretendimet për Epirin e Veriut, në rast të zgjedhjes së qeverisë së lirë e të pavarur në Shqipëri, nën mbrojtjen e OKB-së.

Korrik 1953 – korrik 1954

Raport i transmetimeve

Demonstratat, trazirat dhe spastrimet në Çekosllovaki, Berlin, Rumani, Hungari etj. Si dhe arrestimi kohët e fundit i Berias, i kanë dhënë programeve tona burime të pasura lajmesh, për të interpretuar në Shqipëri.

Përveç linjave të zakonshme të propagandës si korrupsioni dhe dobësia e sovjetikëve, apo bashkimi dhe këmbëngulja e popujve të shtypur, programeve tona i është dhënë një tjetër mundësi sulmi prej vazhdimit të përsëritjes nga Radio-Tirana, se të gjitha trazirat janë shkaktuar nga amerikanët, edhe pse disa agjenci dhe zyrtarë komunistë kanë pranuar se trazirat erdhën si rezultat i administrimit dhe gjykimit të dobët nga komunistët.

Në lidhje me arrestimin e Berias, ne kemi theksuar në programet tona, se që prej vdekjes së Stalinit, ishte parashikuar lufta për pushtet brenda administratës dhe spastrimet e mundshme. Nuk janë bërë parashikime specifike për spastrime në Shqipëri, por kemi thënë se ato me siguri do të ndodhin, prandaj bota e lirë ishte e hapur për t’i dhënë azil të gjithë zyrtarëve e komunistëve të penduar.

Transmetimet radio

Nuk ka pasur shumë materiale nga brenda Shqipërisë, përveç njoftimit të Radio-Tiranës, se ishin fshirë të gjitha borxhet e vjetra bujqësore, për të cilën ne u përgjigjëm shpejt se ishte e gënjeshtërt, pasi komunistët i kishin plotësuar planin e vitit 1953, por fshatarët ishin në borxh dhe trembeshin për jetën e tyre. Për fat të mirë, një refugjat i arsimuar dhe i informuar, Dervish Bejleri, është marrë në pyetje dhe na ka premtuar mjaft informacion, që do të përdoret në transmetimet tona të ardhshme.

Kemi besim se ai do të jetë burimi më i mirë i informacionit prej shumë kohësh. Në programet tona i bëhet apel grupeve të ndryshme shoqërore shqiptare, kryesisht ushtarakëve. Transmetimet tona janë kryer përditë në dy frekuenca, teksa do të nisin përdorimin transmetuesit e rinj më të fuqishëm. Më tej në transmetime kemi reflektuar lajmet botërore, duke theksuar arritjet e Perëndimit dhe dobësimin e Bashkimit Sovjetik në fushën ekonomike, sociale e politike; solidaritetin e botës së lirë dhe përvjetorin e Paktit të Ballkanit.

Në lidhje me çështjet shqiptare, vëmendje i është dhënë zgjedhjeve të marsit për këshillat popullorë, keqpërdorimit të punonjësve, dhe edukimit komunist në Shqipëri, me komentet mbi emërimin e Bedri Spahiut në Ministrinë e Arsimit, emërimin e Edip Çucit në ambasadën e Romës, dhe ditën e grave në Shqipëri. Vëmendja e Radio-Tiranës gjatë kësaj periudhe, është përqendruar në zgjedhjet lokale, festimet e Ditës së Grave, proceset bujqësore dhe realizimet e planeve shtetërore, përvjetorin e vdekjes së Stalinit dhe shpalljen e 5 marsit ditë zie kombëtare.

Në pikat tona të propagandës kemi përdorur prej 15 shkurtit 1954, bombën në ambasadën ruse, spastrimet komuniste dhe zgjedhjet e këshillave popullorë. Prej 1 marsit 1954, kemi folur mbi shkrimtarin shqiptar Thimi Mitko dhe mbi kushtet aktuale të Shqipërisë. Në periudhën 9-15 mars, kemi transmetuar një mesazh të rremë. Sa i përket fletushkave, kemi përgatitur tre tekste dhe janë aprovuar planet për fluturime lëshimi. Tekstet e përgatitura janë “Apeli i Dezertimit” dhe teksti i vëllezërve Nikolla.

23 shkurt 1985

Pasuesi i Enver Hoxhës

Burimi: Refugjat shqiptar i arratisur në korrik 1984, pasi kreu dënimin me 10 vjet burgim, të cilin e mbaroi në 1984. Informacionet e tij bazohen në bisedat me ish-liderë shqiptarë që ka takuar në burg, dhe nga njohuritë e tij personale. Përpara arrestimit të tij në Shqipëri në vitin 1974, për një tentativë të dështuar arratisjeje, ai ka kryer shkollën teknike, ka punuar në uzinë dhe ka shërbyer në ushtri në njësinë e tankeve.

Teksti

Që prej vrasjes së kryeministrit Shehu dhe eliminimit të qindra mbështetësve të tij në degë të ndryshme të qeverisë dhe të partisë shqiptare, lufta për pushtet ka vazhduar me ashpërsi (koment: Shehu zyrtarisht kreu vetëvrasje në 1981, por shumë zhurma qarkullojnë se është vrarë).

Dihet në të gjithë Shqipërinë se Enver Hoxha është i sëmurë, dhe se ka zgjedhur sekretarin e partisë, kryetarin e Presidiumit të Kuvendit, Ramiz Alia, si pasues. Sido që të jetë, Alia është kandidati më i fortë. Bijtë e Hoxhës Sokoli e Iliri, nuk kanë kurajën dhe aftësinë e tij për të komanduar.

Alia po bëhet gati të zëvendësojë Hoxhën, kur të vijë koha e duhur. Deri tani, ai po vendos njerëzit e tij nga Veriu i Shqipërisë në postet kryesore, siç janë sekretarët e partisë në Durrës, Berat, Vlorë e Gjirokastër. Nexhmije Hoxha është aktive si në qeveri dhe në parti, dhe vendi kontrollohet nga klani i saj. Enver Hoxha kalon shumicën e kohës në Himarë, në Jug të Shqipërisë.

Në vitin 1984, djali i madh i Enverit Iliri, drejtonte dy ministri, atë të Jashtme dhe atë të Brendshme. Djali tjetër i tij Sokol Hoxha, rreth 33 vjeç, u emërua më 1984 këshilltar i Tregtisë së Jashtme, që do të thotë se ka në kontroll ekonominë e vendit. (Koment: Nuk mund të konfirmojmë masën e influencës së bijve të tij në qeveri, por asnjëri nuk është identifikuar publikisht në postet publike).

Situata ekonomike

Bujqësia dhe industria e Shqipërisë është në gjendje të keqe, prej mungesës së makinerive dhe pjesëve të këmbimit, njerëzit duhet të presin në radhë të gjata për mish të ngrirë, mish derri apo pule. Produkte si vaji i ullirit e peshku janë të racionuara dhe nuk gjenden përherë. Dy herë në vit njerëzit mund të marrin dy litra verë, ndërsa mjekimet, veçanërisht antibiotikët, jepen vetëm për anëtarët e partisë dhe familjarët e tyre.

Burgosjet

Si pasojë e spastrimeve politike pas vrasjes së Shehut, u ndërtua një burg i ri “Numër 302” në Pllanë të Lezhës. Burgu i ri mban kryesisht anëtarë të lartë të ushtrisë, mes tyre edhe një gjeneral i forcave ajrore, Edi Ohri, rreth 58 vjeç, si dhe një ish-ministër i Tregtisë së Jashtme nga viti 1964 deri në 1975, i cili u transferua nga burgu i Burrelit te ai i Lezhës.

Deri në vitin 1984 burgu i Burrelit strehonte 400 të burgosur, prej tyre rreth 150 anëtarë partie, përfshi dhe një ish ministër i bujqësisë dhe anëtar i komitetit qendror të partisë. Deri në vitin 1981, në burgun e Tiranës (Reparti 303) kanë qenë anëtarët e mëposhtëm të Komitetit Qendror dhe të Ushtrisë: Todi Lubonja, ish-gazetar, sekretar i Rinisë Komuniste dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, i dënuar me 20 vjet burg në 1977, për deviacion politik.

Fadil Pacrami, ish-drejtor i Propagandës së Partisë dhe anëtar i Komitetit Qendror, dënuar me 20 vjet për deviacion politik. Gjeneral … (Rrahman Parllaku, zëvendës-ministër i Mbrojtjes nga viti 1970 deri të paktën 1972. Gjeneral-major Muhamet Prodani, ish-Drejtor i Përgatitjes Operative në Shtabin e Përgjithshëm, Gjeneral-major Halim Ramohito, zv. drejtor i Drejtorisë Politike në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore prej vitit 1973-1974.

Gjeneralët e mësipërm kishin studiuar të gjithë në Bashkimin Sovjetik dhe janë burgosur për anësi të mundshme sovjetike. Burimi komenton se ka gjithmonë një rrezik të përfshirjes sovjetike në Shqipëri, pasi ata nuk kanë hequr dorë nga qëllimet e tyre në Shqipëri, dhe sipas asaj që thuhet nëpër burgje, ka shumë elementë pro-sovjetikë në të gjithë Shqipërinë./ Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit...’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij...”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

Next Post

“Kristo Kono tregon se drejtori i liceut, De Kurvil, e dinte qëndrimin përparimtar të Enverit dhe njohjet e tij me Grupin Komunist të Korçës, por ai...”/ “Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969

Artikuj të ngjashëm

“Kristo Kono tregon se drejtori i liceut, De Kurvil, e dinte qëndrimin përparimtar të Enverit dhe njohjet e tij me Grupin Komunist të Korçës, por ai…”/ “Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969
Dossier

“Kristo Kono tregon se drejtori i liceut, De Kurvil, e dinte qëndrimin përparimtar të Enverit dhe njohjet e tij me Grupin Komunist të Korçës, por ai…”/ “Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969

November 1, 2026
“Në Korçë, në fillim, Enveri banoi në shtëpinë e familjes Belba dhe të pak kohë në shtëpinë e profesorit francez, Andrea Brezho, më pas ai banoi në…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969
Dossier

“Në Korçë, në fillim, Enveri banoi në shtëpinë e familjes Belba dhe të pak kohë në shtëpinë e profesorit francez, Andrea Brezho, më pas ai banoi në…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969

November 1, 2026
“Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, 880 njerëz që punonin në kanale u burgosën, kurse Muharrem Mulaj dhe Kadri Petriti, deklarojnë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, 880 njerëz që punonin në kanale u burgosën, kurse Muharrem Mulaj dhe Kadri Petriti, deklarojnë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 1, 2026
“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur, ai vetë u ka deklaruar shokëve se…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969

October 31, 2026
Si na stërvitnin amerikanët në kampet e Gjermanisë për të desantuar në Shqipëri kundër Enver Hoxhës…/Deponimi i diversantit (fotot e papublikuara)
Dossier

“Kampi i refugjatëve shqiptarë në Lavrion në Greqi është analizuar nga Partia e Legalitetit dhe është hartuar një listë prej 117 shqiptarësh që mund të shërbejnë si agjentë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 31, 2026
“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t
Dossier

“Vasil Gjymyshana nga Berati tregonte; Enveri është sjellë ndaj meje si prind, përzemërsia dhe dashuria e madhe që tregonte për mua, shtëpinë e tij e kisha si…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

October 28, 2026
Next Post
“Kristo Kono tregon se drejtori i liceut, De Kurvil, e dinte qëndrimin përparimtar të Enverit dhe njohjet e tij me Grupin Komunist të Korçës, por ai…”/ “Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969

“Kristo Kono tregon se drejtori i liceut, De Kurvil, e dinte qëndrimin përparimtar të Enverit dhe njohjet e tij me Grupin Komunist të Korçës, por ai...”/ “Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme