• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, May 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

“Me urdhër të Enver Hoxhës, gjeneral Dali Ndreu, me 3 korrik 1944, filloi aksionin kundër forcave zogiste të Hysni Demës, Ismail Demës, Uke Camit etj,…”/ Historia e panjohur e luftës civile në rrethin e Dibrës
”Ylvija, infermieria që vishej me shumë elegance, ra në dashuri me Braho Kuçin, komandantin e rojeve të spitalit, por më pas ajo, edhe me të sëmurët…”/ Kujtimet e panjohura, të mjekut italian të partizanëve
“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944
“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku …” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944
“Kur erdhi Hrushovi, unë u ngjita deri te avioni dhe kur zbriti shkallët e u takua me Enverin, i tha në vesh; Sa të jem unë këtu, për Titon, mos…”/ Dëshmia e rrallë e ish-operatorit, të Kinostudios “Shqipëria e Re”
“Baba na thoshte; due të vdes, para se të fitojnë komunistët, por megjithatë, kur kushërini im ‘komunist’, kërkoi strehim në shtëpinë tonë, ai…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ës

Memorie.al / Kolë Terova, 48 vjeç, i gjendur mes dy zjarreve, kërcënimit të partizanëve nga një anë, por edhe me te vëllanë, i cili e kishte emrin si i kërkuar në listat e gjermanëve, ai përshkruan me detaje pozicionin e tij të vështirë si viktimë. Ky dokument tregon qartë metodat e mobilizimit me forcë të shumë shqiptarëve gjatë vitit 1944, por edhe arsyen e një vale të madhe dezertimesh të mëvonshme, ende pa mbaruar Lufta, pasi ata kuptuan se viktimë në këtë luftë nuk do të ishin pushtuesit por vetë shqiptarët dhe ata ishin kthyer me forcë  në një makinë vëllavrasëse.

Kolë Terova, ishte 48 vjeç në fund të Luftës, ndërsa kishte marrë një varg thirrjesh kërcënuese për t’u mobilizuar në radhët e partizanëve, në shtator 1944. Pas kërcënimeve deri edhe me jetë, ai vendos të shkruajë një letër, drejtuesve komunistë në Shtabin e përgjithshëm, ku zbulon gjithë tablonë e mobilizimit me forcë, të plaçkitjeve dhe djegieve që ndodhnin në fshatra e qytete prej brigadave partizane, dhe terrorit, para të cilit gjendeshin shqiptarët e thjeshtë e të pafajshëm si ai, të cilët nuk kishin mundësi për shkak të moshës a sëmundjeve të dilnin në mal e të luftonin.

I gjendur mes dy zjarreve, kërcënimit të partizanëve por edhe si i kërkuar në listat e gjermanëve, ai përshkruan me detaje pozicionin e tij të vështirë si viktimë. Ky dokument tregon qartë metodat e mobilizimit me forcë të shumë  shqiptarëve gjatë vitit 1944, por edhe arsyen e një vale të madhe dezertimesh të mëvonshme, ende pa mbaruar Lufta, pasi ata kuptuan se viktimë në këtë luftë nuk do të ishin pushtuesit por vetë shqiptarët dhe se ata dashje pa dashje ishin kthyer me forcë  në një makinë vëllavrasëse. Ja letra e tij:

15 shtator 1944

Gjithashtu mund të lexoni

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

“Studioja e televizionit u mbush me policë civilë, amerikanë dhe sovjetikë, që kontrolluan dhe banjat e burrave e të grave, kurse ushqimin…”/ Ana e panjohur e vizitës së Hrushovit në SHBA-ës, shtator 1959

                                             SHTABIT NACIONAL ÇLIRIMTAR

Unë i nënshkruari Kola Llazo Terova, lindur në katundin Terovë dhe banues prej më shumë se 25 vjet në qytetin Korçë, kam nderin t’Ju paraqit lutjen që vijon:

Sot më datë 15 Shtator 1944 dhe më ora 12 para dite, mu dorëzua këtu në Korçë një letër e dërguar prej Komandantit të Bataljonit Brig. XV Amdi Babanit, të cilën po e përshkruaj tekstualisht si vijon:

                                                V. F. L. P.

                                               15/IX/1944

                     shokut Kostë Tërova

Për mobilizimin që u bë në Tërovë Këshilla e Katundit Tërovë caktojë edhe për Kollan që të vijë ushtar, qoftë se nuk vjen sot do t’ju merret malli bagëtia shtëpia, do t’u digjet dhe juve do të shkoni drejt Gjyqit Popullit,

                               shoku Amdi Babani

                                Kom: Bat. Brig. XV.

Gjitha’shtu me këtë datë mu dorëzua dhe një letër tjetër dërguarë nga shoku Pirro, i cili ndodhet afron prej 2 vjet në katundin Tërovë si vijon:

“Vëllazëria Tërova qe kundër kur ka filluarë lëvizja Nacional Çlirimtare e deri sot, familja tuaj nuku e ka ndihmuar luftën siç duhet, sa u kemi hequr vërejtjen shumë herë por ju nuku ini bindur mos kujtoni se do ju heqim vërejtjen dhe tjetër herë jo! por do të arrestoji dhe do të shkoni të gjykohej pranë Shtabit.

Në katundin t’uaj kanë ardhur bataljona partizane, e gjithë fshati ka hequr baza, i kanë larë, i kanë ndërruar, ju kanë bërë gjithë shërbimet, vetëm shtëpia t’uaj ka qëndruarë e ftohtë karshi luftës t’onë; baza s’ka hequr, partizanët nuk i ka larë as i ka ndërruar, sa herë janë bërë fushata në bukë e të tjera, nuk kini dhënë, po Ju lajmërojmë që të mos hiqni as një qillo fasule misër grurë, bar prej fshatit t’uaj, duhet ta lini në fshat, kështu është urdhri i Partisë, nuk duhet të shkojë as një koqe bereqet në shtrofkat ku sundun armiku “Nazizmi”;

Në qoftë se nuku i përgjgji këtyre fjalëve, merren masa të rrepta, lufta t’onë kërkon ndihma njerëzore dhe materiale e jo spektatorë sehirxhinj”!

                                   15 /9/1944

                   të fala Partizane Pirrro

                                 d.v.

Po me këtë datë na dërgojë një letër dhe këshilla e katundit Tërovë si vijon:

“Me urdhër të Brigadës XV Këshilla Nacional-çlirimtare e Katundit Tërovë, vendosi mobilizimin e 8 personavet midis këtyre 8 u caktua dhe Kola Llazo Tërova, që të shkojë sa ma parë në radhët e Batalionit Brigadës XV-të, si kundër shkuhanë fshatarët e tij. Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë”.

Me keq’ardhje Ju njoftojë se një letër e tillë nuku më mbesohej që të vinte nga një Komandant sidomos e adresuarë në një pjesëtar i një familje e cila ka qëndruarë e përpiktë në Ideologjinë e Partisë dhe ka dhënë ndihmat ekonomike dhe morale të konsideruëshmenë Partinë; të cilat ndihma në rast nevoje munt t’i provojmë me dokumenta, gjith’ashtu dhe vëllaj im Kosta në çdo rast që është thërritur në no një mbledhje publike prej autoriteteve të vëdit, ka qenë një nga të paktit persona që ka folur kundra Ballit duke përkrahur Partinë, pa marrë parasysh rreziqet dhe kjo provohet në listën që i është dhënë komandës gjermane që t’arestojë.

Njëkohësisht Ju njoftojmë se dhe në kohën e lëmit kur ndodhesha në katunt për të ndihmuar vëllanë t’im, kur kryetarët e çetave të Ballit rodhë në Katundin Tërovë, të cilët përveç që na grabitnë bereqet dhe të holla si neve ashtu dhe katundarët, rekrutuan me zor 22 djem të Katundit të cilën e konstatova vetë dhe kundërshtova dhe për këtë arsye më goditnë dhe më muarë nënë vërejtje katër dit resht dhe mbasi paguamë një shumë t’hollash më dhanë një lejë për katër dit, dhe kështu unë së bashku me vëllanë t’em u detyrova të largohemi nga Katundi, duke lënë gjithë pasurinë në mëshirën e çetave të ballit gati njëzet ditë.

Letra e Komandantit më njofton se unë duhet të paraqitem në Komandën e nalt-përmendur brenda ditës, d.m.th. brenda një kohe ma pak se 5-6 orëve, dhe në rast të kundërt do të marrë masa ekstreme, jo vetëm kundrejt meje, por edhe kundra vëllajt t’im Kosta.

Unë e di mirë se deri tash të tilla masa nuku janë marrë kundrejt atyre që kanë qenë armiqtë më të fort të Partisë dhe qe kanë bërë masakra dhe grabitje popullit pa përjashtim, dhe habitem si Komandanti në fjalë të marrë masa të tilla kundrejt një personi si i nënshkruari, pa patur as më të voglin shkak, gjith’ashtu dhe Këshilla e Katundit Terovë pa patur asnjë të drejtë që të veprojë dhë të vendosë mi personin tim, ka vendosur dhe ka paraqitur listën e vullnetarëve ku më ka përmbledhur dhe mua pa pyhetur dhe pa patur as më të voglën të drejtë, mbasi unë nuk mvarem prej Këshillës të katundit Tërovë për të cilën nuk kisha të drejtë ta zgjithnja, por vetëm kam të drejtë të mar pjesë në zgjedhjet e këshillit të mallës time në qytetin e Korçës.

I nënshkruari i datë lindjes 1896, i cili jam përjashtuar nga shërbimi ushtarak që në kohërat e para dhe që nuk e kam kryer shërbimin ushtarak, dhe njëkohësisht nga burime ma se të sigurta, nuk kemi mësuarë deri më sot që Shtabi të ketë marrë nënë armë persona që nuk kanë kryher shërbimin ushtarak dhe në moshën 48 vjeç.

Në rast se Shtabi ka vendosur mobilizimin të përgjithshme dhe të thërresë nënë-armë gjithë shokët e kategorisë time dhe të moshës sime këtu në qytet, ose të marrë parasysh listën që vendos Këshilla e Katundit, e cila pa patur as më të voglën të drejtë të vendosë për persona që banojnë jashtë rrethit, të mar pjesë si gjithë shokët e minj.

Letra e dërguarë nga shoku Pirro na idhron pa masë se është informuarë shumë keq, se si thamë ma nalt neve e dimë që kur doherë që na është kërkuarë ndihma si në Katund ashtu dhe këtu në Korçë, nuku kemi refuzuarë kurrë por kemi marrë pjesë volentarisht dhe me dëshirë të plotë dhe kemi përkrahur luftën dhe Partinë, gjith’ashtu kemi ndimuharë dhe po ndihmojmë disa familje të cilat kanë nevojë si në bereqet ashtu dhe në t’holla.

Ju njoftojmë se përveç arësyheve të nalt-përmendura si kundër mbesojë se do të jenë në dijeninë t’Uaj, se në një listë që i është paraqitur komandës gjermane figuron dhe vëllaj tim Kosta, i cili ka ma tepër se një javë që po fshihet, prandaj, me largimin tim duhet të mbyllim magazenë t’onë, gjë e cila do të bjerë më një njëherë në sy t’okupatorit i cili pa tjetër do të marrë masa ma të repta jo vetëm kundrejt neve të dyve personave të nalt-përmendur por dhe kundrejt familjes e cila ose duhet të zhduket krejt prej qytetit ose të qëdrojë të arrestohet, gjë e cila nuk shpresojmë të gjendet e arsyeshme as prej vetë Shtabit.

Lutemi prandaj, të kini mirësinë që mbasi të këqyret cështja në fjalë, në rast se ka mundësi të na njoftohet përfundimi dhe njëkohësisht të lajmërohet Komandanti, Këshilla dhe shoku Pirro që të mos merren masat si ma sipër pa patur as më të voglën të drejtë dhe arësyhe./ Memorie.al.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
Dossier

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

May 5, 2026
“Studioja e televizionit u mbush me policë civilë, amerikanë dhe sovjetikë, që kontrolluan dhe banjat e burrave e të grave, kurse ushqimin…”/ Ana e panjohur e vizitës së Hrushovit në SHBA-ës, shtator 1959
Dossier

“Studioja e televizionit u mbush me policë civilë, amerikanë dhe sovjetikë, që kontrolluan dhe banjat e burrave e të grave, kurse ushqimin…”/ Ana e panjohur e vizitës së Hrushovit në SHBA-ës, shtator 1959

May 5, 2026
“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova
Dossier

“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova

May 4, 2026
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati
Dossier

“Shumica e fshatrave afër rrugës kryesore Leskovik-Korçë ishin me Ballin Kombëtar dhe ishin djegur tashmë nga italianët e gjermanët, për shkak se partizanët….”/ Dokumentet e panjohura britanike

May 3, 2026
“Në hetuesi më takuan me gruan time polake dhe duke qarë, ajo më tha: ‘E shikon atë njeri atje’, dhe vështroi nga Ferhat Matohiti, ai…”/ Dëshmia tragjike e vëllait të aktorit dhe regjisorit të famshëm
Dossier

“Komandanti Brigadës në Durrës, Faik Kolasi ka miqësi me shokun Kiço Mustaqi, në Komitetin Qendror me Gafurr Çuçin, me raki e qingja të pjekur, apo gjela deti…”/ Letra anonime dërguar  Kadri Hazbiut në ’81-in

May 2, 2026
“Majori Maclean, kapiten Smiley dhe unë, kaluam gjithë ditën duke bindur Mehmet Shehun që t’i sulmojë ata 20 gjermanë, por ai dhe komandantët e tij të batalioneve kishin frikë…”/ Dokumentet e panjohura britanike
Dossier

“Majori Maclean, kapiten Smiley dhe unë, kaluam gjithë ditën duke bindur Mehmet Shehun që t’i sulmojë ata 20 gjermanë, por ai dhe komandantët e tij të batalioneve kishin frikë…”/ Dokumentet e panjohura britanike

May 2, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme