• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, April 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Përveç Kadri Hazbiut, shumica e Byrosë ishin me ‘Partizanit’, madje gjeneral Petrit Dume, në pushime të ndeshjes, zbriste në dhomat e zhveshjes dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur

“Një mesoburrë, veshur me rroba gjysmë ushtarake dhe gjysmë civile, me shikim depërtues, pasi më përshëndeti, më tha: “Vij nga FBI-ja.  Ju jeni Skifter Këlliçi…”?/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ja
“Në Amsterdam, kundër Ajaksit të madh, shumë prej nesh kishim marrë këpucë borxh, as mjek ekipi s’kishim, por…”/ Rrëfimi i rrallë i ish-kapitenit bardheblu, për ndeshjen e 30 shtatorit, 1970
Memorie.al
“Pasi u arratisa në Francë, më ndihmoi, presidenti i ‘Olimpik’ të Marsejës, Bernard Tapi, kurse familjen në Tiranë, me urdhër të Xhelil Gjonit, e…”/ Rrëfimi i ish-futbollistit shkodran të “Dinamos”!
“Kur ‘Skënderbeu’ i Korçës, konkurronte me dinjitet me ekipet më të mira të kryeqytetit, duke i sfiduar ata, por…”/ Rrëfimi i rrallë i legjendës së futbollit korçar dhe Kombëtares
“Delhaj’, nga stoli u fut në lojë, goditi gjuajtjen e lirë, shënoi dhe të gjithë shokët bien mbi të, duke e dëmtuar dhe shkon me barelë në spital…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit matjan

Nga Skifter Këlliçi

Memorie.al / Historia e futbollit botëror njeh shumë skandale që kanë ndodhur brenda dhe jashtë fushave të futbollit – përleshje të futbollistëve në fushë dhe jashtë saj, ndërhyrje të tifozëve të njërës, a tjetrës skuadër, kërcënime dhe joshje të drejtuesve të klubeve ndaj gjyqtarëve, allishverishe, shfaqje korrupsioni që kanë sjellë si pasojë përjashtime futbollistësh, trajnerësh, drejtuesish, por kurrë përjashtimin e ndonjë skuadre nga vazhdimi i kampionatit. Dhe kjo sepse rregullorja e futbollit nuk parashikon veprime të tilla…! Nuk përfshihen këtu raste kur janë përdorur makinacione për të favorizuar një skuadër a një tjetër, siç ndodhi në sezonin 2005 – 2006 në Itali, ku, si pasojë e procesit  të ashtuquajtur; “Calciopoli”, “Juventusit” iu  hoq titulli kampion dhe u dënua të luante në kategorinë e dytë, dhe “Milani”, “Fiorentina”, “Lacio”, “Rexhina” etj., u detyruan  ta fillonin kampionatin me disa pikë më pak.

Por ajo që ndodhi më 24 qershor të vitit 1967, pas ndeshjes “17-Nëntori” – “Partizani” kur të dyja këto skuadra u përjashtuan nga vazhdimi i këtij kampionati, është një shembull i paparë  dhe unikal! Çfarë kishte ngjarë? Deri në kampionatin e vitit 1965-‘66, kur “Vllaznia” ishte shpallur dy herë radhazi kampione më 1945 dhe 1946, vetëm dy skuadra kishin fituar kampionatet në vazhdim: Këto ishin “Partizani”, i krijuar më 1946,(11 herë) dhe “Dinamo”, i krijuar më 1950, (6 herë).

Dhe ja, në ndeshjen e fundit të kampionatit të vitit 1996-‘66 “17-Nëntori” i Tiranës, duke mundur “Partizanin” 2-0, fitonte për herë të parë në historinë e kampionateve të pas Luftës së Dytë Botërore, titullin kampion. Ishte me të vërtetë një shuplakë shumë e rëndë që i jepej këtyre dy skuadrave të privilegjuara të udhëheqjes komuniste, dy skuadrave, përkatësisht të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. Thyhej kështu një mit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi e larguan nga universiteti, e dërguan ushtar në një repart pune në Zall-Herr, ku ai, edhe pse ishte lojtar i ekipt kombëtar, hapte tunel dhe…”/ Historia e panjohur e dy mjeshtërve të mëdhenj të sportit

“Kur po shkonin nga Instituti i Fizkulturës, pasi andej kishte edhe vajza, diku në një cep të pistës, në kërcim së larti, ishte duke…”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të mëdhenj të sportit: Pronjari – Zaçe

Në dukje, këtu nuk kishte asgjë të keqe. Madje,po zgjerohej kështu gjeografia e kampionëve.Por udhëheqjes komuniste i pëlqente që kampionatin ta fitonte çdo skuadër tjetër, por jo “17 Nëntori”, pra, “Tirana”, gjashtë herë kampione që nga 1930 kur ishte zhvilluar kampionati i parë, për t’u ndërprerë më 1939, si pasojë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

Përse kjo dëshirë, përse ky mllef?!

Urrejta kundër diktaturës komuniste ka qenë e heshtur, sepse  dhuna e saj nëpërmjet armës së kësaj diktature, Sigurimit të Shtetit, ishte shumë e madhe. Kështu kjo urrejte përpiqej të gjente shprehje në mënyra të tërthorta.Dhe një nga këto mënyra u bë futbolli. Sportdashësit e “17 Nëntorit”, dhe këta nuk ishin vetëm tiranas vendas, por edhe mijëra e mijëra të tjerë në kryeqytet e qytete të tjera të vendit, gëzoheshin pa masë kur skuadra e tyre fitonte ndaj “Dinamos” dhe, veçanërisht, ndaj “Partizanit”.

Këtë gëzim ata e shprehnin hapur me thirrjet; “Forca Tirana, (Tirona)” dhe në ndeshjet e “Partizanin” edhe me thirrjet,  “Bjeruni të kuqve”!, sepse futbollistët e saj luanin me fanella me ngjyrë të kuqe. (Madje në vitet ‘50-të ata mbanin edhe të mbathura të zeza, si të përfaqësueses sonë). Ishte një dukuri e përafërt me thirrjet e sportdashësve tiranas në vitet 1942-‘43, kur “Shprefeja”, skuadër e të rinjve të lagjeve te Tiranës, luante kundër skuadrave fashiste italiane. Kur ushtarakët fashiste thërrisnin: “Forca li axurri”, ata u kundërpërgjigjeshin me thirrjet: “Forca të kuqtë”, sepse fanellat e “Shprefësë” ishin të kuqe dhe të mbathurat e zeza, pra, si ngjyrat e flamurit kombëtar.

Në dukjen e jashtme, thirrja “Bjeruni të kuqve”, vërtet disi e ashpër, ishte thjesht një thirrje e natyrshme në një ndeshje sportive. Pra, “sulmoni dhe mposhtni të kuqtë”, ashtu si edhe tifozët e “Partizanit” mund të thërrisnin:“Bjeruni bardhe bluve”. Mirëpo kjo thirrje nuk u tingëllonte mirë në vesh anëtarëve të Byrosë Politike që ndeshjet midis këtyre dy skuadrave i ndiqnin nga tribuna e udhëheqjes, sepse ajo mund të kuptohej edhe kështu: “Bjerini së kuqes”, që ishte simboli i komunizmit.

Me përjashtim të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe Hysni Kapos,të gjithë byroistët e tjerë do t’i shihje çdo të diel në tribunë. Dhe të tërë, veç Kadri Hazbiut, ishin tifozë fanatikë të “Partizanit”. Bile, gjeneral-leitnant Petrit Dume, kishte raste që në pushime të ndeshjes së “Partizanit” edhe të zbriste në dhomat e zhveshjes dhe të ndërhynte që të hiqej ky, apo ai futbollist që, sipas tij nuk po luante mirë. Madje një herë, siç dëshmon Miço Ndini, ish-futbollisti i njohur i “Partizanit” të viteve ‘60-të, ky gjeneral, pas një humbjeje të “Partizanit” me “Skënderbeun”, të arrinte me makinën e tij autobusin e “Partizanit”, që udhëtonte për më Tiranë, ta ndalte atë e t’i fyente futbollistët!

Po të kthehemi te “17-Nëntori”. Pas një fitoreje të skuadrës së tyre kundër “Besës” në Kavajë, në fillim të dimrit të vitit 1967, tifozët tiranas, me të ardhur në stacionin e trenit, nuk u shpërndanë, por u drejtuan në Klubin e Shtëpisë së Oficerëve, te “Rruga e Kavajës” (më pas Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve), dhe atje vazhduan me thirrjet: “Tirana, Tirana”! Dhe të mos harrojmë se na ato çaste në Klub ndodhej pikërisht gjeneral Petrit Dume, bashkë me jerarkë të tjerë të diktaturës, të cilët, s’do mend, mbetën të habitur.

Qe ky ishte një provokim i hapur, për këtë nuk kishte dyshim! Por, a mund të arrestohej ndokush, kur fare mirë ai mund të përgjigjej: “Nuk bëra asgjë, veçse thirra me shokët e mi: Forca Tirana”. Byroistëve nuk u pëlqente dhe fakti tjetër që sportdashësit tiranas, e quanin skuadrën e tyre me emrin e e vjetër, “Tirana, dhe jo; “17 Nëntori”, siç u quajt ky Klub pas ardhjes se komunisteve në fuqi, për nder të çlirimit të kryeqytetit! Ja, pra, në këtë atmosferë zhvillohej kampionati i vitit 1967. Kasta e kuqe nuk mund të gëlltiste një fitore të dytë të “17-Nëntorit” në këtë kampionat pas fitores së një vitit më parë.

Duke parë që kjo skuadër po shkëputej nga “Partizani” e “Dinamo”, paria e Ministrisë së Mbrojtjes filloi të përdorë  makinacione nga më të çuditshmet. Pikërisht në këtë periudhë, futbollistët e “17-Nëntorit”, Ali Mema dhe Gëzim Kasmi, të dy pedagogë të kulturës fizike, u dërguan, i pari në Shkodër, (gjashtë muaj) dhe i dyti në Skrapar (18 muaj), që të kryenin… zborin ushtarak. (I tërë ky makinacion u krye drejtpërdrejt me urdhër të Petrit Dumes). Kështu skuadra tiranase u detyrua të luante gjatë tërë këtij sezoni, pa këta dy lojtarë titullarë.

E, megjithatë, valanga e “Tiranës”, (kështu po vazhdoj ta quaj tani këtë skuadër), ishte e pandalshme. Dhe, ja, erdhi 24 qershori i vitit 1967. Ditë e shtunë. Pse kjo ndeshje të shtunën e jo të dielën, kur nuk kishte ndeshje tjetër sipas kalendarit?

Edhe këtu kishte një dredhi: të dielën “Vllaznia” priste në Shkodër “Dinamon”. Deri atë javë “Tirana” kryesonte me 33 pikë, “Dinamo” kishte 31 e, “Partizani” 25, jashtë çdo lufte për t’u bërë kampion. Por duhej me doemos që “Tirana” të mos përsëriste suksesin e një viti më parë. Pritej, pra, që “Partizani” të fitonte kundër “Tiranës”. E atëherë të bëhej ç’është e mundur, madje, të ushtrohej në një mënyrë a një tjetër, trysni ndaj “Vllaznisë” edhe ajo pa pretendime për titull, që “Dinamo” të fitonte.

Në këtë mënyrë, si “Tirana”, ashtu edhe “Dinamo”, barazoheshin me pikë e, kësisoj, krijohej mundësia që kampionatin ta fitonte “Dinamo”, me fjalë të tjera, një tjetër skuadër ushtarake, por  këtë radhë, e Ministrisë së Brendshme. E vërteta është se kjo dëshirë e udhëheqjes komuniste, nuk ishte kaq e lehtë të realizohej, sepse në tri ndeshjet e fundit të kampionatit, “Tirana” do të ndeshej me “Tomorin”, “Lokomotivën” dhe “Traktorin”, që ndodheshin në shkallët e fundit të renditjes së kampionatit të sezonit 1966-‘67.

Mirëpo “Tirana” shpartalloi çdo hamendësim të parisë së kupolës së kuqe:;ajo mposhti në sy të tyre “Partizanin” me rezultatin 2-1. Të dyja skuadrat aktivizuan në atë sezon këta futbollistë: “Tirana”: Bujar Tafai, Elini, Fatmir Frashëri, Perikli Dhales, Petrit Gjoni, Luigj Bytyçi, Osman Mema, Niko Xhaçka, Pavllo Bukoviku, Skԯnder Hyka, Xhux Kazanxhi, Bahri Ishka, (trajnerë, Myslym Alla dhe Enver Shehu.)

“Partizani”: Mikel Janku, Jozja, Mihal Gjika, Spiro Gjika, Iliaz Dingu, Ramazan Rragami, Shule, Muharrem Karriqi, Lin Shllaku, Selami Dani, Rudi Panajot Pano, Robert Jashari, Ismet Shaqiri (trajnerë, Refik Resmja e Miço Ndini.)

Nuk po futemi në përbërjen e skuadrave dhe në kronikën e lojës, e cila për turp, as nuk është pasqyruar në faqet e gazetës “Sporti Popullor”. Por nga fundi i pjesës së dytë, pra, dhe të krejt ndeshjes, pati raste të një loje të rëndë, të shkaktuar  nga lojtarë të të dyja palëve. Kjo atmosferë e nderë vazhdoi edhe pas përfundimit të ndeshjes para dhomave të zhveshjes. Por nuk pati skandale, nuk pati përleshje, nuk pati, për më tepër, as ndërhyrje  të shikuesve tifozë të njërës, a tjetrës palë në fushë.

Gjyqtari mund të kishte përjashtuar futbollistë nga të dyja skuadrat, deri aq sa lejon rregullorja. Edhe lojtarët që shkaktuan përleshje, mund të ishim përjashtuar për kaq, ose aq ndeshje. Të gjitha këto mund të kishin ndodhur, përsëri duke u zbatuar rregullorja e futbollit. (Ndërkohë, “Dinamo” nuk mundi të arrinte veçse në barazim në Shkodër dhe kështu mbeti tri pikë larg “Tiranës”, që, duke pasur, siç e thamë dhe më sipër, ndeshje më të lehta, tashmë po çimentonte rrugën për të fituar për të dytën herë radhazi, titullin kampion.)

Si pasojë, pas përfundimit të ndeshjes “Tirana”-”Partizani”, në stadium shpërthyen sërishmi brohoritjet entuziaste; ”Tirana, Tirana”, të cilat, si gjithnjë, u vrisnin veshin udhëheqësve të lartë komuniste. Ndaj ata u larguan të vrenjtur nga stadiumi dhe ua hipën makinave të tyre të zeza, për t’u zhdukur në “Bllokun” e udhëheqësve. Megjithatë, duke menduar diçka të ligë…! Dhe ja ligësia skandaloze: në gazetën “Sporti Popullor”, të datës 27 qershor të vitit 1967, u botua vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas të cilit të dyja skuadrat përjashtoheshin nga kampionat i vitit 1966-‘67 për shfaqje të theksuara antisportive.

Ku vendim absurd, ra si bombë në opinionin sportiv shqiptar. Si ishte e mundur që FSHF-ja të guxonte të merrte një vendim të tillë dhe mbi çfarë faktesh, kur vetëm disa futbollistë u grindën me njeri-tjetrin? Vite më pas, kur jam marrë më këtë ngjarje tmerrësisht dramatike, kam pyetur ish-drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit, madje edhe të Komitetit Shtetëror të Kulturës Fizike dhe Sporteve. Por, për fat të keq, të tërë kanë ngritur supat, duke më shpjeguar se nuk mbanin… mend hollësi të këtij vendimi! Atëherë jam drejtuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit dhe kam hapur dosjet përkatëse të këtij institucioni të lartë shtetëror. Mjerisht, nuk kam gjetur as ndonjë proces-verbal të ndonjë mbledhjeje të FSHF-së për këtë ndeshje, asnjë vendim, asgjë…!

Atëherë lind pyetja: Kush e mori këtë vendim? Kryesia e F.SH.F.-së? Cili nga anëtarët, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e saj, a kryetarin a kryesinë e Komitetit të Kulturës Fizike dhe Sporteve, do të kishte marrë guximin të ndërmerrte një hap të tillë për të përjashtuar dy skuadra nga vazhdimi i kampionatit, aq më tepër kur njëra prej tyre nuk ishte as më shumë e as më pak, por “Partizani” i Ministrisë së Mbrojtjes, skuadër e zgjedhur e “Kupolës së Kuqe”?!

Është e qartë që u ky vendim u diktua nga vetë Byroja Politike. Dhe më mirë se kushdo tjetër, këtë e dinte Ramiz Alia, që ishte shefi i propagandës në Byronë Politike dhe ai që nuk mungonte kurrë, jo vetëm në ndeshjet e “Partizanit”, por edhe të skuadrave të tjera. Motivi është shumë i qartë; duke përjashtuar “Tiranën”, “de jure” kampione, “de facto” e tillë bëhej “Dinamo”, pra, në fund të fundit, një tjetër skuadër e diktaturës. Dhe në opinion krijohej ideja: “Ja, bashkë me ‘Tiranën’, përjashtohej edhe ‘Partizani’, pra dënimi ishte i barabartë për të dyja skuadrat”.

Por harrohej, ose bëhej sikur harrohej, se kështu “Tiranës” iu mohua titulli kampion në një kampionat thuajse të fituar tri javë para mbylljes së kampionatit. Kjo ishte një goditje shumë e fortë që iu dha kësaj skuadre dhe sportdashësve të saj. Ishte një luftë e filluar që në shtator të vitit 1966. Atëherë futbollisti i njohur i Tiranës, Skënder Halili, një nga qendërmbrojtësit më të mëdhenj të futbollit shqiptar të të gjithë kohëve, pas shërbimit ushtarak të kryer në radhët e “Dinamos”, nuk pranoi propozimin e drejtuesve të Ministrisë së Brendshme, që të vazhdonte të luante në radhët e kësaj skuadre, edhe pse iu afruan kushte te mira pune e jetese. Ai u kthye te “Tirana” e tij e shtrenjtë, te shokët e skuadrës, te sportdashësit që e pritën krahëhapur.

Por drejtuesit e Ministrisë së Brendshme ia mbajtën “vath në vesh” këtë refuzim. Dhe ja, u gjet një shkas për ta shkatërruar përfundimisht. Befas u arrestua, para se “Tirana” të nisej për  një ndeshje jashtë shtetit. Urdhri u dha drejtpërdrejt nga vetë ministri, Kadri Hazbiu, sepse atij iu gjetën…60 dollarë amerikanë dhe, si pasojë, u dënua me disa vjet burgim. Kështu në moshën 24-vjeçare, u mbyll jeta sportive e këtij futbollisti që do t’i kishte dhënë aq shumë futbollit shqiptar. Por diktaturës aq i interesonte. Rëndësi kishte që një “armik” të asgjësohej.

Vdekja e tij e parakohshme më 1981-in dhe varrimi i tij, ku, me gjithë kohën e keqe, morën pjesë qindra e qindra sportdashës, ishte një shfaqje e heshtur proteste ndaj diktaturës. Pastaj, kjo luftë, siç e pamë, vazhdoi me… “kryerjen” zborit ushtarak jashtë Tiranës, të Ali Memës dhe Gëzim Kasmit. Sidoqoftë, kjo nuk e mposhti “Tiranën”. Që ishte skuadra më mirë e atyre viteve, ajo e dëshmoi këtë duke fituar kampionatet e viteve 1968, ‘68-‘69 dhe 1969-’70, duke shënuar kështu një nga faqet më të lavdishme jo vetëm të këtij Klubi, por edhe të futbollit shqiptar.

Vite më pas kam pasur rast të bisedoj me Skënder Jarecin, ish-futbollist dhe pastaj edhe trajner i “Dinamos”. Duke rikujtuar përjashtimin e “Tiranës” nga kampionati i sezonit 1966-‘67, ai ma pati thënë: “Kur futbollistët e mi me kupën në duar filluan të bënin të ashtuquajturin rrotullim rreth stadiumit, mua më erdhi shumë rëndë. Ajo kupë dhe ai rrotullim i takonte ‘Tiranës’ dhe vetëm ‘Tiranës’”.

I nxitur nga kjo dramë e madhe sportive, më 1997-ën nisa të shkruaja romanin me titull “Tirana”, dy orë para dënimit”. M’u desh të bisedoja me futbollistë të asaj kohe, portierin Elini, mbrojtësit Frashëri, Osman Mema, vëllai i Ali Memës, me portierin e “Partizanit” Mikel Janku, me Panajot Panon legjendar…! Por edhe me trajnerin e “Partizanit” të atyre viteve, Refik Resmja.

“Përjashtimi i Tiranës,- më tha ai atëherë, – qe një akt i shëmtuar i diktaturës. Unë u indinjova së tepërmi, ndonëse nuk më erdhi mirë që ne e humbëm atë ditë ndeshjen me të. Por ‘Tirana’ e meritoi fitoren, siç do të meritonte dhe fitoren e atij kampionati”.

Shkurt i vitit 1998. Për një muaj nisem së bashku me gruan dhe djalin për në SHBA-ës, ku jetoj prej gati tetë vitesh. Sapo është botuar romani im “Dy orë para dënimit”, kushtuar kësaj ngjarjeje të dhembshme. Në pjesën e para-parme të mbulesës është fotografia e “Tiranës” së atyre viteve, e mjeshtrit të fotografisë, Petrit Kumi, dhe në pjesën e pasme, foto të një kësaj ndeshjeje, të botuara për herë të parë dhe të nxjerra nga arkivi i fotoreporterit të njohur sportiv, Enver Shabani.

Lutfi Nuri, një ndër sponsorizuesit e botimit të romanit dhe aso kohe edhe president i Sport-Klub “Tiranës”, organizon në sallën e madhe të Klubit të Lidhjes së Shkrimtarëve paraqitjen e librit. Në krye  të sallës, në kolltukë në formë gjysmë rrethi, janë ulur një pjesë e mirë e futbollistëve të të dyja skuadrave që u ndeshën atë ditë qershori të vitit 1967, dhe pranë tyre, Myslym Alla, trajner i “Tiranës” dhe ndihmës-trajneri i “Partizanit”, Miço Ndini.

Promovimi bëhet në formë bashkëbisedimi, i ndërthurur me një koncert nga disa nga aktorët e njohur të Estradës së Shtetit, ku nuk mungojnë Skënder Sallaku, Mariana Kondi dhe këngëtarët Ema Qazmi e Kasem Hallulli, që këndojnë këngë për “Tiranën” e atyre viteve. Janë shumë të ftuar, ndër të cilët ish-shefi i Klubit të “17-Nëntorit”, Lame Konomi, ish-futbollisti dhe intelektuali i njohur, Prof. Dr. Skëndër Begeja, komentatori tashmë popullor i Radio Tiranës, Ismet Bellova që ka komentuar këtë ndeshje, gazetarë sportivë…! Dhe sjellin kujtimet e tyre për këtë ndeshje, shprehin keqardhjen dhe indinjatën për këtë akt të shëmtuar të diktaturës që vrau “Tiranën”, kampione të pa shpallur të sezonit 1966-‘67.

Në fund të këtij takimi, e ndjej veten të rrethuar nga futbollistë e sportdashës që më urojnë për botimin e këtij romani dhe më falenderojnë që pas 31 vjetësh, bëhem nismëtar për të rikujtuar këtë ndeshje dhe për të bashkuar futbollistë të të dyja skuadrave, në një takim të tillë. Kështu marr me vete për në Amerikë një nga kujtimet më të prekshme të jetës sime në mjediset sportive, ku kam kaluar rreth 50 vjet…!/Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Siç kam marrë vesht, ju keni pritë në mënyrë madhështore të ikurit nga Kosova, por kam merak shumë për fatin e tyre, pasi dua...”/ Letra e panjohur e Princ Widit për Bajram Currin nga Tiroli, gusht 1920

Artikuj të ngjashëm

“Oficeri N. K. i repartit 9181 në Tiranë, është shumë i rrezikshëm, sepse tha kur të bëhet luftë, të parin do vras …”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për ushtarakët
Sport

“Pasi e larguan nga universiteti, e dërguan ushtar në një repart pune në Zall-Herr, ku ai, edhe pse ishte lojtar i ekipt kombëtar, hapte tunel dhe…”/ Historia e panjohur e dy mjeshtërve të mëdhenj të sportit

April 1, 2026
“Kur po shkonin nga Instituti i Fizkulturës, pasi andej kishte edhe vajza, diku në një cep të pistës, në kërcim së larti, ishte duke…”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të mëdhenj të sportit: Pronjari – Zaçe
Sport

“Kur po shkonin nga Instituti i Fizkulturës, pasi andej kishte edhe vajza, diku në një cep të pistës, në kërcim së larti, ishte duke…”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të mëdhenj të sportit: Pronjari – Zaçe

March 31, 2026
“Sabah Bizi, nuk dallohej për regjim të fortë sportive, por para ndeshjes me gjermanët, për të mbajtur Bekenbauerin, unë ‘ndrydha’ mirë me çelës dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Loro Boriçit
Sport

“Loro Boriçi doli në majë të podiumit të fituesve me Kupën e Kampionit të Ballkanit, kurse babai im, Tuni Papuçiu, vetëm 23 vjeçar, duke ngritur…”/ Historia e panjohur e Ballkaniadës së ’46-ës

March 10, 2026
“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv
Sport

“Kur Anton Mazrekut në takimin me sportdashës në Pallatin e Kulturës ‘Ali Kelmendi, iu bë pyetja befasuese, se; cili ishte futbollist më i madh, Lushta apo Boriçi, ai…”/ Dëshmia e gazetarit të njohur të sportit

March 6, 2026
“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv
Sport

“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv

March 5, 2026
“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar
Sport

“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar

March 2, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme