• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, March 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Spartak Ngjela, shoku im i fëmijërisë, që në vitet ’60-të, fliste kundër Enver Hoxhës, thoshte gjëra të frikshme dhe kur në maj ’73, unë i tregova për revoltën e Spaçit, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Kur kryetari i gjykatës e akuzoi Kadri Hazbiun se kishte pasur plane të vriste Enver Hoxhën, ai i’u përgjigj…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
Memorie.al Kiço Ngjela
“Në ministri u dha alarmi pasi, komandanti i burgut, Marku, kishte futur në ‘Xhip’ vajzën bukuroshe, Katrinën dhe ishte nisur drejt kufirit…”/ Ngjarje tragjike e kampit të Tepelenës
“Në ministri u dha alarmi pasi, komandanti i burgut, Marku, kishte futur në ‘Xhip’ vajzën bukuroshe, Katrinën dhe ishte nisur drejt kufirit…”/ Ngjarje tragjike e kampit të Tepelenës
“Kiço Ngjela mban në Tregtinë e Jashtme, katër njerëz me gra të huaja, sovjetike dhe a e dini pse…”/ Plenumi i 7-të, maj ’75, kur Hoxha “zbuloi grupin armiqësor” të naftës
“Kolonel Iljaz Ahmeti, drejtor i Prapavijës së Ushtrisë, faktoi privilegjet e ‘Bllokut’ dhe i tha Enverit, mos…”/ Kujtimet e ish-ministrit pa portofol, të shkruara në Beograd
Kur Sigurimi i Shtetit me bashkëpunëtorët e tij, ndiqte në çdo hap në qytetin e Rrëshenit, Agron Aranitasin, dhëndrin e Kadri Hazbiut, ish-drejtor teknik i RTSH-së, i internuar në Pukë

Nga AGRON ARANITASI

Pjesa e nëntë

                                                – TË VËRTETAT QË BESOJ, AGJENTI FRANCEZ –

                                                               Hyrje

Gjithashtu mund të lexoni

“Koha jonë, është mbushur nga profetë, që profetizojnë ‘Fundin e Evropës’, vallë, kaq shpejt…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur të botuar në 1934-ën në Tiranë, me titullin; “Evropa dhe ne të tjerët”

“Hektor Peçi, më ka treguar se kur shërbente si mjek i Enver Hoxhës, e njoftuan të shkonte në burgun e Burrelit dhe kur hyri në qeli, pa të shtrirë në…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

Memorie.al / Kur fillova të shkruaj librin, “Të vërtetat që besoj”, (Shtëpia Botuese “PAPIRUS”), nuk kisha menduar të shkruaja për veten time. Shtysa, e parë, më lindi kur u njoha me dosjet e Sigurimit të Shtetit për survejimin e shtetasit Agron Hajdar Aranitasi. Ato dosje janë, një dëshmi më shumë, se si mund të persekutohej dikush, i cili, në një çast të caktuar, vendosej në radhën e armiqve të pushtetit popullor. Nuk merrej parasysh asgjë, as si kishte punuar, as si ishte sjellur, as si kishte jetuar. Nuk merrej parasysh as qëndrimi i prindërve, vëllezërve dhe kushërinjve të shumtë, të cilët, automatikisht, i nënshtroheshin goditjes së egër dhe vuanin pasoja pa patur asnjë faj.

                                                             Vijon nga numri kaluar

                                Vitet 1974 – ’75 – Dënimet dhe internimet e shokëve të mi

Të parët u goditën “puçistët”, drejtuesit e lartë të Ushtrisë. Tre, prej tyre, (Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako), u shkuan në plumb. Disa të tjerë përfunduan në burg (1975). Disa, prej këtyre të fundit, u arrestuan në vitin 1982. Familjet e ushtarakëve, të ekzekutuar, të arrestuar apo internuar, u çuan në internim, prej nga u liruan në vitet 1990-‘91, pasi vuajtën 16-17 vjet. Unë kisha shok të ngushtë Çlirimin. Ai u internua në vitin 1975. Për të kam shkruar në kapitujt kushtuar Beqir Ballukut. Ai ishte “shtërgu” i parë…! I pari (nga shokët e mi të ngushtë), por jo i fundit. Fatin e tij e patën shumë të tjerë.

Ngjelajt

Familja, e Kiço Ngjelës, u godit në vitin 1975. Enveri e akuzoi si “sabotator” në ekonomi. Nga “sabotatorët kryesorë”, dy u dënuan me vdekje (Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi), dy të tjerë (Kiço Ngjela dhe Vasil Kati), u dënuan 20 dhe 15 vjet, respektivisht. Pati edhe shumë të tjerë, të arrestuar me të njëjtën akuzë. Ndonjëri u dënua me pushkatim, të tjerët me dhjetëra vjet burgim. Kiço Ngjela u shkarkua nga ministër dhe u çua drejtor i një ndërmarrje në Vlorë. U arrestua pak më vonë.

Familja e tij, u dërgua në internim, përveç djalit të madh, që ishte arrestuar para vetë Kiços. Gjatë vuajtjes së internimit, u arrestua edhe djali i vogël, Sokoli (Linzi). Ai u arrestua bashkë me Vladimir Ballukun. Arsyeja? Nuk kishin denoncuar propozimin për arratisje, që u kishte bërë një i internuar tjetër. Ky ishte Valer Dorzi, me nënë sovjetike. Ladi Balluku i kishte thënë Dorzit: “Zërë se nuk the gjë e, unë nuk kam dëgjuar gjë”! Linzi mbajti të njëjtin qëndrim. Sigurimi u informua dhe të dy përfunduan në qeli. U dënuan, që, në të ardhmen, të “dëgjonin” më mirë…!

Nga familja Ngjela, në burgjet e regjimit u mbyllën tre vetë. Taku, në trilogjinë e tij, “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, quan mamanë e tij, Verën si; “spartane”, por “spartania” e vërtetë, e familjes Ngjela, ishte motra e tij, Shpresa (“Cukja”). Nuk e di, nëse në Shqipëri, ka ndonjë rast tjetër si ai i Cukes. Ajo lëvizte nga burgu i Ballshit, në burgun e Burrelit, më vonë, edhe dhe në burgun e “Qafë-Barit”. Kur shkonte në “Qafë-Bari”, kalonte nëpër Fushë Arrëz.

Aty, paraqitej, në të njëjtën postë policie, ku paraqitesha edhe unë. Me vete merrte edhe djalin e vogël. Zoti e ruajti nga “udhëtimet” për në një burg tjetër, që mund të kishte qenë burgu i Kosovës, një burg për femra (Lushnjë). Në dosjet e Sigurimit të Shtetit, kam parë dokumente që bënin fjalë për arrestimin e Vera Ngjelës. Ajo akuzohej për agjitacion e propagandë (neni 55/1), sepse fliste kundër regjimit dhe shprehej se; “Sigurimi i Shtetit ishte më i keq se Gestapoja e Hitlerit”.

Oficerët, e Degës së Brendshme të Vlorës, donin ta arrestonin. Këtë e dëshmon, në gjyqin e gushtit 1983, ish-kryetari i Degës, Brendshme Llambi Peçini. Nuk u arrestua, sepse ndërhyri Kadri Hazbiu. Burgosja e katër vetave, nga një familje, që, për më tepër, kishte marrë pjesë aktive në Luftën Nacional-Çlirimtare, do bënte bujë për keq në popull. Vera Ngjela kishte hyrë herët në parti. Kishte dalë partizane që në fillim të luftës. Bashkëpunëtorët e okupatorit, ballistët, i kishin pushkatuar babanë dhe vëllanë.

Tërë jetën kishte punuar si kuadër i lartë i shtetit shqiptar. Ishte e rreptë, dallohej për pavarësi në veprimet e saj. Kiço Ngjela kishte qenë sekretar i Qarkorit të PKSH-së për Tiranën (!). Me krijimin e Brigadës së Dytë (nëntor 1943), u emërua komisar i saj (!). Pas çlirimit punoi ca kohë në kryeministri, si drejtor i kuadrit (!), pastaj, për gati çerekshekulli, punoi si ministër në gjithë qeveritë shqiptare, të pas viteve ’50-të. Që gjatë Luftës, ishte pjesë e plenumit të Komitetit Qendror. Pas çlirimit u kooptua në Byronë Politike si kandidat i saj (bashkë me Mehmet Shehun dhe Fadil Paçramin).

U arrestua në vitin 1975 dhe u akuzua për veprime, që ishin marrë kolegjialisht, dhe jo vetëm nga qeveria, por edhe nga Byroja Politike. U lirua nga të fundit, në vitin 1991. Pas lirimit, mbajti një qëndrim publik të admirueshëm. Nuk shprehu, kurrë, tendenca për hakmarrje. Përballoi vdekjen e djalit të vogël dhe…iku në qetësi, i ndjekur, edhe nga e shoqja. Për Kiçon dhe Verën, nuk ishte dëgjuar asgjë për të keq. Gjatë kohës që Kiço ishte në hetuesi, hetuesit u përpoqën ta implikonin në veprimtari spiunazhi dhe vrasjen e Enver Hoxhës.

Ja çfarë ka dëshmuar, oficeri madhor i Sigurimit, Kopi Niko: “Në vitin 1962, Dega e Brendshme e Durrësit hetonte një grup, me Jani Gumilin, që akuzoheshin si agjentë grekë dhe pjesë e grupit të Teme Sejkos. Në kët proces doli edhe emri i një farë Sofokli Mëhilli, i cili ishte arrestuar e dënuar si agjent grek. Ky person është pyetur nga ana jonë. Gjatë përpunimit të tij, në dhomat e izolimit, ose gjatë pyetjes së tij, këtë nuk e mbaj mend (!), ai implikoi në veprimtari armiqësore Kiço Ngjelën.

Unë kërkova takim urgjent me Kadri Hazbiun dhe e informova. Kadriu, pasi mësoi se, ky deponim, nuk ishte marrë me shkrim (!), më tha mua se kjo nuk ishte e vërtetë dhe Sofokli Mëhilli kishte gënjyer.

Me të duhet të ishim shumë të kujdesshëm, sepse ai e bënte qëllimisht. Pastaj, për të më bindur, filloi të më tregojë se Kiço Ngjela, gjatë luftës, kishte qenë sekretar organizativ i komitetit qarkor për Tiranën dhe kishte patur në dorë edhe Enver Hoxhën, etj. Pas kësaj më tha që unë, bashkë me oficerin e Sigurimit, që kishte marrë dijeni për këtë informacion, të kishim kujdes e të evitonim çdo bisedë me të pandehurin dhe bashkëpunëtorin për këtë çështje. Unë pranova. Tani, që u zbulua veprimtaria e armiqësore e Kadri Hazbiut, mendoj se ai e kishte qëllimin që mos zbulohej vetë me bashkëpunëtorët e tij në veprimtari armiqësore”.

Në dosjet formulare të Kadri Hazbiut, gjendet një denoncim tjetër kundër Kiços. Denoncimin e bënte një bashkëpunëtor i Sigurimit, me inicialet V.P. (emri është fshirë nga punonjësit e AIDSSH-së – Shënimi im). Ky B.p., ishte i paralizuar prej shumë vjetësh. Ishte krejtësisht i pabesueshëm në ato që thonte. Ja denoncimi: “Për Kiço Ngjelën di se ka qenë spiun i italianëve. Këtë e kam mësuar nga Spiro Rrusha (!) dhe Vasil Kati (!) rreth viteve 1958-1959 (dhe kishte heshtur gati 15 vjet?! -Shënimi im). Di se Kiçua i jepte zbulimit italian informata për problemet ekonomike, por nuk di si i mbante lidhjet me ta (!).

Spiro Rusha nuk më ka thënë gjë. Me Kiçon jam takuar në shtëpinë e tij, që ishte pranë bllokut të udhëheqjes. Kam qenë bashkë me Spiro Rrushën (!). Kiçua më porositi të mos bija në sy, të mos hapja gojën (për ta-shën. im), se ndryshe më priste e zeza. Me Vasil Katin jam njohur në vitin 1945, me ndërmjetësinë e Spiro Rrushës (!) dhe Namik Xhafës (ish-drejtor i Bankës së Shtetit në Vlorë – Shënimi im), i thanë se unë isha spiun i italianëve.

Vasili më tha se tani e tutje do të punoja me të. Me të jam takuar dy-tre herë me anën e Namik Xhafës.

Jam takuar edhe një herë në Tiranë kur ai punonte në Tregtinë e Jashtme. Më tregoi se lidhjet me italianët i mbante kur shkonte me shërbim jashtë Shqipërisë. Lidhjet i mbante me kuadro kryesore. Takimin e kam bërë në vitin 1959 ose vitin 1960…! Vasili më shpërbleu me dhjetë mijë lekë. E informova edhe për probleme me karakter ushtarak, të cilat i mësoja nëpërmjet Hito Çakos”. As Kiços, as Vasilit nuk iu ngritën akuza të tilla, aq absurde ishin ato. Edhe Spiro Rrusha, “anëtar i grupit agjenturor”, nuk pësoi gjë nga denoncimet e V.P.

Ai u internua, shumë vite më vonë, kur vajza e tij, Jolanda Rrusha, bashkëshorti i saj, Robert Papavrami dhe djali i tyre, violinisti Tedi Papavrami, kërkuan strehim politik në Francë.

Kiço u dënua. E dënuan si sabotator në Ekonomi. Midis të tjerash, i ngritën edhe çështjen e blerjes së bananeve, për tregun shqiptar, duke e paraqitur si veprimtari armiqësore (!).

E akuzuan si shkelës së kushtetutës së vendit, sepse kishte aprovuar blerje nga SHBA-të, siç ishte rasti i blerjes së teknologjisë amerikane “Ampeks”. Akuzatorët “harronin” se, blerja e saj, ishte aprovuar nga Byroja Politike dhe qeveria shqiptare. E dënuan dhe e kyçën në Burrel.

Spartak Ngjela

Spartaku ka qenë shoku im i fëmijërisë. Gjithnjë i shkathët, me humor, por…me një “llapë” të gjatë. Që në vitet ’60-të, fliste kundër Enver Hoxhës. Fliste pa patur frikë. Thonte gjëra të frikshme, nga të cilat të ngriheshin qimet e kokës. Po ju tregoj një rast. Ishin ditët e para të janarit 1974. Një javë më parë pata mësuar për revoltën në burgun e Spaçit. Ajo kishte ndodhur në maj 1973, por unë nuk kisha dëgjuar për të. Një mbrëmje dëgjova Kadri Hazbiun, duke folur në telefon. Fliste me komandantin e burgut të Spaçit. E uronte për Vitin e Ri.

Për një moment ai heshti. Duket po dëgjonte komandantin. Pastaj foli prapë Kadriu: “Ju bëni punën tuaj, të tjerat i di partia. Ajo ju njeh dhe ju beson”. Duket komandanti shfajësohej për diçka…! Pak a shumë kjo ishte biseda. Nuk e kuptova për çfarë bëhej fjalë, por e mësova të nesërmen. Pyeta shoqëruesin e tij, Shkëlqimin (Lazaj), i cili më foli, me hollësi, për revoltën e të burgosurve politikë, e theksoj, politikë, në burgun e Spaçit. Në burg ishin rreth 700 të burgosur. Nga këta, politikë ishin 60-70 vetë.

Me Takun u takova te kolonat, përballë stadiumit Qemal Stafa (sot Arena Kombëtare). I tregova për revoltën e Spaçit. Ai heshti pak dhe pastaj shpërtheu: “Po është i ndyrë, more Agron. Po është kriminel, more, Agron…”! Nuk e kuptova për kë e kishte fjalën. “Kush”?, e pyeta. Mu duk sikur po shante Kadriun. “Po Enveri, more! Është gjakatar. Ka vrarë tërë ata njerëz…”! “Çfarë thua”?,- ia ndërpreva fjalën. “Kujt ia thua këto”?! Ndjeja si lëkura e kokës më ishte mpirë. (Dosjet formulare të Kadri Hazbiut, Vëllimi 22, fq. 60-64).

Vetëm ta shihje vrenjtur fotografinë e Enver Hoxhës, mund të kishe pasoja, kurse, për fjalë tilla, futeshe në burg menjëherë. “Ty, more, t’i them. E pse frikësohesh? Ti je dhëndri i mbretit, ty nuk të prek njeri”! “O, po, mua nuk më prek njeri”, por do të arrestojnë ty, mor qen, dhe ti do më nxjerrësh mua”!

E arrestuan pas një viti e gjysmë, në verën e vitit 1975. E dënuan dhe e mbyllën në kampin burg të Mallakastër. Pastaj e ri dënuan. E çuan në burgun e Burrelit, aty ku ishte edhe i ati. Në hetuesi dhe në gjyq, ka mbajtur qëndrim të fortë. Edhe në burg, po ashtu.

Gardianët acaroheshin me të, ndoshta edhe të urdhëruar. E rrihnin. E godisnin aq keq, sa mund edhe ta vrisnin. Nuk ishte në të njëjtën qeli me Kiçon. Një ditë, kur gardianët po e rrihnin keq, ai i bërtiti të atit: “Kiço, po të thanë se kam vrarë veten, mos e beso”! Komandanti i burgut u urdhërua ta bashkonte me Kiçon dhe Rrahman Parllakun.

Spartakun e takova te Pallati i Kulturës. Sapo ishte liruar. Ishte me Bashkim Shehun. Po i thoshte: “Bëre gabim që the, te ‘Zëri i Amerikës’ se Mehmeti vrau veten. Të thoje se e vrau Kadri Hazbiu”. – “E pse të thoshte ashtu”?! – ndërhyra unë. “Dua që, edhe të vdekur, të hanë njeri tjetrin”, – m’u përgjigj.

Kur binte fjala për Kadriun, më tregonte se i kishte shkruajtur nga burgu. I kishte thënë që; unë jam armik i këtij regjimi dhe vendi im është këtu (në burg). Kërkoj që të zbatohet ligji. Të më jepen librat e mi. Kam edhe një kërkesë. Të mos marr pjesë në orën e edukimit politik. Kërkesat iu plotësuan të gjitha. U ndërprenë edhe rrahjet.

Nuk më kishte folur kurrë keq për Kadriun, por ndryshe ka shkruajtur në trilogjinë e tij; “Përkulja dhe Rënia e Tiranisë Shqiptare”. Nuk po zgjatem, për këtë kam folur gjatë, në kapitujt kushtuar Mehmet Shehut.

Spartaku shkruan gjatë për marrëdhëniet e Kiços me Mehmet Shehun. Thotë se ato kanë qenë të mira.

Ashtu duhet të kenë qenë, përderisa i ati ishte pjesë e shumë qeverive të drejtuara nga Mehmeti. Kiçua ishte burrë i qetë, punëtor dhe i zoti. Por…Ditën që Mehmet Shehu e thirri Kiçon në kryeministri, për t’i komunikuar shkarkimin nga ministër, ai, paraprakisht, kishte urdhëruar Aliun (Çeno), që t’i sillte pistoletën (pistoletën me të cilën vrau, më vonë, veten). I futi fishekun në gojë dhe e futi në sirtarin e tavolinës së punës. Pse? Unë besoj se, Mehmeti, kishte besuar thashethemet, e përhapura në vitin 1947, se kishte qenë Kiçua vrasësi i Nako Spirut. Këto thashetheme përfliten edhe sot. Dhe sajohen programe dhe dokumentarë televizivë!

Nuk kishte qenë kështu. Nakua jetoi disa orë pas përpjekjes për të vrarë veten. Ky është një fakt. Nuk duhet harruar se, bashkë me Nakon dhe Kiçon, në të njëjtën zyrë, ndodhej edhe Muhamer Spahiu. Të dy, Kiçua dhe Muhameri, u arrestuan, më vonë, dhe u dënuan. Nuk u është bërë një akuzë e tillë. Për vetëvrasjen e Nakos, ekziston edhe dëshmia e Nesti Kerenxhit, bërë gjatë gjykimit të Kadri Hazbiut. Në deponimin e tij, Kerenxhi, që përgjonte Nako Spirun, me urdhër të Koçi Xoxes, rrëfen se si Nakua kishte vrarë veten.

Thashë se, me Takun, kam patur miqësi që kur ishim adoleshentë. Sot nuk mbajmë shoqëri. Më largoi vetë, se nuk u prisha me Berishën. Duke parë qëndrimin tim, më tha: “Ti, tërë jetën, u ke shërbyer diktatorëve”! “Kujt, more”?, iu ktheva unë. – “Atëherë, Enver Hoxhës, tani, Sali Berishës”! – vazhdoi ai. – “Përsa i përket Enverit, ka vend për diskutim. Sa për Saliun, ishe ti që më thoje, se këta (socialistët) duan të na shkatërrojnë simbolin tonë. Isha plotësisht dakord me ty. Në atë pozicion jam edhe sot. Ti e di që unë nuk i braktis miqtë”.

Spartaku e dinte se unë nuk i braktisja miqtë. Në 1 maj, të vitit 1976, kur ai ndodhej në burg dhe ishin arrestuar Kiço Ngjela dhe Lipe Nashi (kunati i hallës së Takut), unë shëtisja, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kushëririn e parë të tij, nipin e Kiços dhe Lipes, Agim Nashin. Edhe kur kam parë, Cuken dhe Linzin, në Tiranë, i kam përshëndetur.

Edhe xhaxhanë e tij, Themon, e kam përshëndetur në sytë e Kadri Hazbiut (ai vazhdonte, bashkë me gruan e tij, të shërbente në ushtri). Nuk po vazhdoj më tej, por, në mbyllje, dua të them se burgosja e Spartakut dhe internimi i familjes së tij, më mërzitën shumë. E kam vuajtur fatin e tyre. Bashkë me Agim Myftiun dhe Vladimir Shehun, e kujtonim shpesh Takun. Na mungonte shumë…! / Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi, i kushton kёtij heroi librin voluminoz, ‘Ja vdekje ja liri’, por ai, i ndryshon emrin, nga Mehmet, nё ‘Mihal’...”/ Historia e heroit çam, që luftoi për pavarësinë e Greqisë

Artikuj të ngjashëm

“Tirana e viteve 1930-’40-të, në disa foto të rralla, pjesë librash, albumesh e artikuj revistash italiane, të papublikuara kurrë më parë, pasi…”/ Imazhet e rralla të kryeqytetit shqiptar, që s’janë më!
Dossier

“Koha jonë, është mbushur nga profetë, që profetizojnë ‘Fundin e Evropës’, vallë, kaq shpejt…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur të botuar në 1934-ën në Tiranë, me titullin; “Evropa dhe ne të tjerët”

March 22, 2026
“Hektor Peçi, më ka treguar se kur shërbente si mjek i Enver Hoxhës, e njoftuan të shkonte në burgun e Burrelit dhe kur hyri në qeli, pa të shtrirë në…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së
Dossier

“Hektor Peçi, më ka treguar se kur shërbente si mjek i Enver Hoxhës, e njoftuan të shkonte në burgun e Burrelit dhe kur hyri në qeli, pa të shtrirë në…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

March 22, 2026
“Ndryshe nga sa deklaroi Enver Hoxha në kongresin e 8-të në nëntor ’81, inxhinieri amerikan, Cox, madje i afërt i presidentit Nikson, kishte montuar në Ballsh një….”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së
Dossier

“Ndryshe nga sa deklaroi Enver Hoxha në kongresin e 8-të në nëntor ’81, inxhinieri amerikan, Cox, madje i afërt i presidentit Nikson, kishte montuar në Ballsh një….”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

March 23, 2026
“Gjergj Kokoshi, kishte besim tek misionet anglo-amerikane në Shqipëri dhe influenca e tyre mbi qeverinë e Enver Hoxhës, për t’i bërë presion, për shtyrjen e zgjedhjeve…”/ Libri i studiueses dhe historianes së njohur
Dossier

“Në letër, ju lutesha në emër të shokëve, të ndërmjetësonit pranë Qeverisë këtu, për shpëtimin nga vdekja e të ndjerit Kol Tromara e Bahri Omari, të cilët…”/ Letra e Andon Frashërit për Fan Nolin, shtator ‘45

March 20, 2026
“Gjatë bisedave armiqësore me Feçorin, diskutonim edhe mbi romanin e Kadaresë, ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ai thoshte se; ashtu si te ‘Broduej’, duhet…”/ Akuzat në hetuesi, ndaj ish-ministrit të Brendshëm
Dossier

“Në raportin e Xhemal Bejto Fasllisë, flitej për vrasjen e nipit të Haxhi Lleshit, ku kishte marrë pjesë edhe Hajdari, pasi Q. Lleshi, akuzohej për vrasjen e Qemal Stafës…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 20, 2026
“Në Tiranë, është një memorial turk, me emrat e atyre që kundërshtuan grushtin e shtetit në Turqi, në 2016-ën, ndërkohë që mungon për vëllezërit tanë kosovarë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur!
Dossier

“Në burgjet e Jugosllavisë, veçanërisht në Kosovë, ka hyrë fjala e fundit e teknikës moderne, të arrestuarit i fusin në dhomën e frigoriferit lakuriq…”/ Çfarë shkruante Jusuf Gërvalla në 1966 te “Zëri i Popullit”?

March 19, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme