• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, March 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ndryshe nga sa deklaroi Enver Hoxha në kongresin e 8-të në nëntor ’81, inxhinieri amerikan, Cox, madje i afërt i presidentit Nikson, kishte montuar në Ballsh një….”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

“Te vendi i fshehtë, që lidh godinën e Radios me Televizionin Shqiptar, u dashuruan shumë çifte, regjisorë e gazetarë të njohur, si …”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktores së RTSH-së
Kur Sigurimi i Shtetit me bashkëpunëtorët e tij, ndiqte në çdo hap në qytetin e Rrëshenit, Agron Aranitasin, dhëndrin e Kadri Hazbiut, ish-drejtor teknik i RTSH-së, i internuar në Pukë
Memorie.al
“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
“Po pse, vëllanë e Panajot Plakut keni vënë ju te Nafta, ku na kanë sulmuar të gjithë armiqtë”?!/ Debatet e Enverit me Këllezin pas letrës së rojes së natës që “zbuloi” sabotimin…
“Në ’86-ën i kërkova Ramizit të dënonte figurën e Enverit si agjent i ‘Deuxième Bureau’ franceze që…”/ Dëshmia Koçi Lubonjës ish-majorit të Sigurimit të Shtetit, që e mbyllën në Psikiatri
“Po pse, vëllanë e Panajot Plakut keni vënë ju te Nafta, ku na kanë sulmuar të gjithë armiqtë”?!/ Debatet e Enverit me Këllezin pas letrës së rojes së natës që “zbuloi” sabotimin…

Nga AGRON ARANITASI

Pjesa e shtatë

                                             – TË VËRTETAT QË BESOJ, AGJENTI FRANCEZ –

                           Hyrje

Gjithashtu mund të lexoni

“Në letër, ju lutesha në emër të shokëve, të ndërmjetësonit pranë Qeverisë këtu, për shpëtimin nga vdekja e të ndjerit Kol Tromara e Bahri Omari, të cilët…”/ Letra e Andon Frashërit për Fan Nolin, shtator ‘45

“Në raportin e Xhemal Bejto Fasllisë, flitej për vrasjen e nipit të Haxhi Lleshit, ku kishte marrë pjesë edhe Hajdari, pasi Q. Lleshi, akuzohej për vrasjen e Qemal Stafës…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Memorie.al / Kur fillova të shkruaj librin, “Të vërtetat që besoj”, (Shtëpia Botuese “PAPIRUS”), nuk kisha menduar të shkruaja për veten time. Shtysa, e parë, më lindi kur u njoha me dosjet e Sigurimit të Shtetit për survejimin e shtetasit Agron Hajdar Aranitasi. Ato dosje janë, një dëshmi më shumë, se si mund të persekutohej dikush, i cili, në një çast të caktuar, vendosej në radhën e armiqve të pushtetit popullor. Nuk merrej parasysh asgjë, as si kishte punuar, as si ishte sjellur, as si kishte jetuar. Nuk merrej parasysh as qëndrimi i prindërve, vëllezërve dhe kushërinjve të shumtë, të cilët, automatikisht, i nënshtroheshin goditjes së egër dhe vuanin pasoja pa patur asnjë faj.

                                                 Vijon nga numri kaluar

 Kapitulli i Dytë

Agron Aranitasi dhe Radio Televizioni Shqiptar

Nuk po shkruaj shumë për shkollimin tim. Do mjaftohem të tregoj se shkollën fillore e nisa në Korçë. Në dhjetor 1953 isha në klasën e dytë. Në janar 1954 arritëm familjarisht në Moskë dhe u vendosëm në hotelin e njohur “Moskva”. Mësimet i fillova në muajin shkurt. Nuk dija rusisht. Kisha mësuar, që në Korçë, alfabetin rus. Mund të lexoja rusisht, por nuk kuptoja se çfarë lexoja. Edhe theksin e fjalëve e vija gabim. Më kaluan në klasën e parë. Isha më i miri në matematikë, por në rusisht…isha dramë. Megjithatë, më kaluan në klasën e dytë. Gjatë muajve të verës Liria më çoi në një kamp pionierësh. Ladin e çoi në një kamp tjetër, me qëllim që mos kishim kontakte njeri me tjetrin. Në Moskë u kthyem para fillimit të shkollës.

Flisnim rusisht që të dy. Unë dallohesha që nuk isha rus. Qoftë nga mënyra e shqiptimit (aksentit), qoftë edhe nga paraqitja. Shpesh më merrnin si dikë me origjinë nga republikat sovjetike të Kaukazit. Ladi fliste pastër rusisht. Në Moskë mbarova klasën e katërt, me rezultate shumë të mira. Çdo vit mësuesit më bënin karakteristika me vlerësime të larta. Sapo fillova klasën e pestë, u transferuam në Tiranë. U regjistrova në klasën e pestë, në shkollën ruse pranë Ambasadës së Bashkimit Sovjetik. Me që prindërit ishin transferuar në Vlorë, jetoja në konviktin e shkollës.

Pas një viti, nuk më pranuan në klasën e gjashtë, me justifikim se shkolla nuk kishte kapacitete për klasa dhe konvikt. Kështu, në vitin 1958, fillova mësimet në shkollën “4 Dëshmorët” (sot “4 Heronjtë”) në Vlorë.  Në tetor 1959 Hajdari u transferua në Tiranë. Në nëntor e ndoqi pas edhe familja. Fillova mësimet në shkollën “11 Janari” (sot “Edith Durham”). Gjimnazin e kreva në shkollën “Petro Nini Luarasi” (196-1964). Gjatë gjithë shkollimit parauniversitar, kam patur rezultate të shkëlqyera.

Studimet universitare i kreva në Universitetin Shtetëror të Tiranës (1964-1965), me rezultate të larta. Gjatë viteve të punës në RTSH, jam specializuar tri herë në Francë (Paris). Në vitin 1971 (mars-qershor) jam specializuar për pajisjet e figurës pranë kompanisë franceze “Thomson CSF”, nga e cila, në vitin 1969 ishin blerë pajisje figure për dy studio televizive. Në periudhën shtator 1979-qershor 1980, me bursë të agjensisë UNDP, pranë OKB-së (United Nations Development Programme), jam specializuar pranë televizionit më të madh francez, TF1 (Television Française 1).

Aty kalova kursin e plotë për mirëmbajtjen e pajisjeve të regjistrimit të figurës, thënë ndryshe të pajisjeve amerikane “Ampeks” (“Ampex”). Në periudhën tetor-nëntor, të vitit 1998, me ndërhyrjen e Ambasadës Franceze, m’u akordua një bursë nga qeveria franceze. Këtë herë u specializova për teknologjinë e pajisjeve televizive digitale.

Për të gjithë specializimet jam pajisur me çertifikatat përkatëse, në të cilat shprehen vlerësime maksimale për rezultatet e arritura.

Agron Aranitasi, punonjës i Radio-Televizionit Shqiptar

Më 3 janar 1970 fillova punë në RTSH. Në prani të Thanas Nanos, Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së, kryeinxhinieri i TVSH-së, Alfred Xhufka, më caktoi të punoja në sektorin e regjistrimit të figurës. Emri ishte tingëllues, por, në të vërtetë, ky sektor nuk ekzistonte. Ai kishte në inventar, gjithsej, katër pajisje, dy video-regjistrues “Filips” (“Philips”), të prodhimit holandez dhe, dy video-regjistrues “Shibaden”, prodhim të një kompanie japoneze. Përdoreshin vetëm pajisjet holandeze, ato japoneze ishin të papërshtatshme për transmetim.

Pajisjet “Filips” ishin pajisje industriale, të destinuara për t’u përdorur në qarqet e mbyllura televizive (regjistrimin e operacioneve mjekësore, regjistrimin e survejimeve me kamera, përdorimin në proceset mësimore etj.). Kishin cilësi të dobët të figurës dhe krijonin probleme të qëndrueshmërisë (probleme sinkronizimi në marrësit televizivë). Veç kësaj nuk bënin dot montazhin e programeve. Në vitin 1971, Ndërmarrja Tregtare “Makina-import” mundi të blinte katër magnetoskop, të formatit industrial, “IVC” (International Video Corporation), njeri prej të cilëve bënte edhe montazh të figurës.

Këta kishin cilësi më të mirë se pajisjet “Filips”, por, përsëri, nuk plotësonin kërkesat e prodhimit profesional të programeve. Studiot televizive, të vendeve perëndimore, përdornin vetëm pajisjet amerikane, prodhime të kompanisë “Ampeks”. Shpikësi i tyre kishte qenë një rus, i arratisur pas Revolucionit të Tetorit, që quhej Aleksandër Mihajlloviç Ponjatov. Nga gërmat e para të emrit të tij, si dhe ekselenca në cilësi e pajisjeve, u formua emri “Ampeks”. Më vonë, prodhimet amerikane depërtuan edhe në televizionet e Lindjes, por jo në vendin tonë.

Për prodhimet amerikane, Shqipëria ishte vendosur nën embargo. Gjatë viteve 1971-1972, nëpërmjet Ndërmarrjes së Tregtisë, “Makina-import”, u përpoqëm të gjenim rrugën për blerjen e pajisjeve regjistruese profesionale. Pa sukses! Ngjarja, për të cilën po shkruaj, nisi në shtator të vitit 1973. Dy vjet më parë, Republikën Popullore të Kinës, e kishte vizituar sekretari i Departamentit të Shtetit, Henri Kizinger. Më vonë, në shkurt 1972, atje shkoi Presidenti Nikson. Lidhja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, u ndie edhe në Tiranë. Natyrisht për keq!

Amerikanët “zbarkojnë” në Tiranë!

 Në fund të muajit korrik 1973, mbërriti në Tiranë drejtori i zyrës së kompanisë amerikane “Ampeks”, me qendër në qytetin e Friburgut (Fribourg) të Zvicrës. Ky ishte Arnold Bulmën (Arnold Buhlman), qytetar i Britanisë së Madhe, i cili, pak vite më vonë, do ulej në karrigen e zëvendëspresidentit të kompanisë amerikane. Ai shoqërohej nga përgjegjësi i shitjeve për Ballkanin, italo-zviceriani Renato Rexoniko (Renato Rezzonico).

Nëpërmjet punonjësit të “Makina-importit”, Shpëtim Ruli, ata kërkuan të takonin personin që drejtonte sektorin e regjistrimit të figurës në TVSH. Fati e solli që ai të isha unë. Takimi rezultoi shpresëdhënës. Arnold Bulmën nuk e paraqiti si pengesë çështjen e embargos. Kjo m’u duk e çuditshme: amerikanët nuk falnin për gjëra të tilla! Si fillim lindi nevoja për të bindur “qeverinë” e RTSH-së, pra Drejtorin e Përgjithshëm, Thanas Nanon. Pastaj, për të na akorduar fondet e nevojshme, duhej bindur qeveria “Shehu”.

Fondet duhet të ishin në valutë të fortë (në dollarë). Kjo do ishte e vështirë. Rubla na jepnin sa të donim, dollarë jo! Ndërkohë po mbaronte viti 1973 dhe, kërkesat për nevojat e RTSH-së, tashmë, ishin dorëzuar në Kryeministri gati një vit më parë.

Drejtori, Nano, ishte dakord për blerjen e video-regjistruesve (ne i quanim magnetoskop-“magnetoskop” nga frëngjishtja), por, kur erdhi puna te paratë, ngriti duart lart. “Nuk kam”, më tha, planet janë bërë e paraqitur në qeveri, nuk mund të ndryshoj asgjë. Vetëm qeveria mund ta bëjë”. Dhe më vështroi me nënkuptim!

Vendosa t’i drejtohesha të vetmit që mund të na ndihmonte. Ky ishte Abdyl Këllezi, në atë kohë kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit dhe zëvendëskryeministër. E njihja dhe më njihte mirë. Fëmijët e tij i kisha shokë. Duheshin 235 mijë dollarë për blerjet e para. Thanas Nano mundi të “lëvizte”, nga parashikimet e bëra, 85 mijë dollarë. Nevojiteshin 150 mijë të tjerë. Abdyli tha se përgjigjen përfundimtare, mund ta jepte vetëm në muajin shtator. Dhe e mbajti fjalën.

Shmangia e embargos, një sinjal për Tiranën zyrtare

 Për lidhjen e kontratës “Makina-importi” caktoi Parisin. Ambasada jonë, e atjeshme, mbulonte edhe Zvicrën, ku ndodhej zyra e “Ampeks”-it për Europën Juglindore. Në Paris vajtëm unë e Vullneti (Musaraj). Për kontratën punuam me Thanas Gjokën, përfaqësuesin tonë tregtar. E njihnim mirë. Me vajzën e tij, Tamarën, kishim qenë nxënës në 7-vjeçare dhe në gjimnaz. Para lidhjes së kontratës, përfaqësuesit e kompanisë amerikane treguan se si do shmangej embargo: “Magnetoskopët do raportoheshin si të shitur në Kosovë, e cila ishte pjesë e Jugosllavisë.

Jugosllavia nuk i nënshtrohej embargos”. Në vitin 1974, mbërritën në Televizion katër magnetoskopë portativë (“Ampex”- VPR 7903) dhe një magnetoskop stacionar “Ampex” VR 1200C. Ky i fundit ishte një mrekulli, praktikisht ishte një prej prodhimeve më cilësorë në botë. Në vitin 1975 blemë edhe një tjetër magnetoskop stacionar dhe, kështu, mori udhë montazhi elektronik në TVSH. Blerja e magnetoskopit të dytë stacionar u shoqërua me një kërkesë të re nga kompania “Ampeks”. Duhej të firmosnim një dokument për Departamentin e Tregtisë së Jashtme të SHBA-ve, me anën e të cilit do zotoheshim se magnetoskopët do përdoreshin vetëm në RTSH.

Nuk u thellova shumë dhe, i shtyrë edhe nga punonjësit e “Makina-importit”, e firmosa unë dokumentin. Kisha plotësuar ëndrrën time, por nuk e dija se veprimi im binte ndesh me Kushtetutën! Për fat të mirë, askush nuk u kujtua për këtë, kur u internova dhjetë vjet më vonë! Vijmë në vitin 1976. Tani lexuesi do kuptojë pse po shkruaj për kompaninë “Ampeks”. Në fillimin e vitit 1975 (viti i parë i pesëvjeçarit të ri), Abdyl Këllezi, pas lutjeve tona të vazhdueshme, na akordoi gjithë fondin e pesëvjeçarit, që ishte parashikuar për blerjen e tyre.

Na i akordoi në rubla (ishin 750 mijë rubla, pak më shumë se një milion dollarë amerikanë). Për t’i kthyer rublat në dollar, duhej aprovimi i ministrit të Tregtisë, Kiço Ngjelës. Kiçua hezitonte. Një milion dollarë ishin shumë. Megjithatë, ca i shtyrë nga Taku (Spartak Ngjela), dhe ca nga dashamirësia e tij për TVSH-në, na ndihmoi. Pak kohë më vonë ai do arrestohej dhe do dënohej në një grup me Abdyl Këllezin. Në qendër të akuzës, grupit iu vendos tregtia me vendet Perëndimore, ku çështja “Ampeks” cilësohej si kryesorja (këtë e ka dëshmuar hetuesi Kristofor Martiro në intervistat e tij).

Bashkë me ta u dënua edhe drejtori i Makina-importit, Andrea Manço, vëllai i “Heroit të Punës Socialiste” dhe anëtarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Todo Manço. Andrea u dënua me pushkatim. Nuk kuptohej pse iu dha një dënim aq i rëndë. Sipas një botimi të “Gazetës Panorama” (që e kam shkruar në kapitullin për Kadriun), bëhej e ditur se, më 13 prill 1982, Kadri Hazbiu i ishte ankuar Enverit, për pushkatimin e Andreas. Ai i kishte kërkuar Haxhi Lleshit, që t’i falej jeta Manços, por Haxhiu nuk kishte pranuar. Enveri nuk kishte marrë pjesë në mbledhjen që refuzoi kërkesën e Andreas, për faljen e jetës.

Në verën e vitit 1975, u kontraktuan pesë magnetoskopë stacionarë “Ampeks” AVR2 (Audio Video Recorder 2), që ishte versioni i fundit i tyre. Kontrata u lidh në Tiranë. Organet kompetente (Ministria e Brendshme dhe Ministria e Tregtisë) kishin aprovuar vizat për përfaqësuesit e kompanisë amerikane. Më vonë kam mësuar se ata mbaheshin nën një kontroll të rreptë të Sigurimit të Shtetit. Për çdo gjë, që bisedohej me ta, punonjësit e “Makina-importit” informonin me shkrim, Ministrinë e Brendshme. Një gjë e tillë ishte normale për kohën dhe punonjësit e Tregtisë i zbatonin rregullat me përpikmëri.

Fundja, tregtarët e huaj, që vinin në rrugë legale, dyshoheshin si agjentë potencialë të shërbimeve sekrete të vendeve përkatëse. Pajisjet duhej të livroheshin në vitin 1976. Çdo gjë po shkonte mirë, por…! Atë vit zhvilloi punimet Kongresi i VII-të i partisë. Në raportin e tij, Enver Hoxha, si zakonisht, sulmoi social-imperializmin sovjetik dhe imperializmin amerikan. Deklaroi se Shqipëria, as “nuk ka patur e, as nuk do ketë kurrë marrëdhënie me ta”. Nuk kaloi shumë kohë dhe amerikanët u përgjigjën.

Departamenti i Tregtisë së Jashtme, në një prononcim, dhënë gazetës “Financial Times”, përgënjeshtroi fjalët e Hoxhës dhe deklaroi se SHBA-të i kishin shitur Shqipërisë dhjetë pajisje “Ampeks” (flitej vetëm për pajisjet stacionare) dhe makinën llogaritëse për industrinë e naftës. Atëherë, kam dëgjuar se, këtë të fundit, e kishte instaluar, në Patos, një inxhinier amerikan me mbiemrin Koks (Cox), që ishte, as më pak e as më shumë, kushëri i Presidentit Nikson. Plasi skandali! Kush e kishte aprovuar blerjen e këtyre pajisjeve?! Kush kishte shkelur Kushtetutën e Republikës Popullore të Shqipërisë?!

Çështja u diskutua në Qeveri. Zëvendëskryeministri, që mbulonte atëherë RTSH-në, Xh.S., deklaroi se nuk kishte patur dijeni për blerjet te kompania amerikane. Kjo nuk ishte e vërtetë. RTSH-ja blinte çdo vit shirita magnetikë dhe pjesë këmbimi për këto pajisje. Për më tepër, gati çdo dy muaj, në drejtim të SHBA-ve, udhëtonin blloqet me kokëzat e figurës së magnetoskopëve stacionarë, që duhej të riparoheshin. Çdo riparim kostonte 1200 dollarë amerikanë dhe bëhej vetëm në Reading të SHBA-ve.

Kjo nuk mund të bëhej pa aprovimin e kryeministrisë dhe, në fakt, në arkivin e saj u gjetën shkresat përkatëse të RTSH-së. Përsa i përket dokumentacionit, RTSH-ja kishte qenë gjithnjë e kujdesshme. Pas një analize të gjatë e aspak të qetë, viktima e vetme e “Ampeks”-ëve në RTSH rezultoi Thanas Nano, që mori një vërejtje të rëndë në kartën e anëtarit të partisë dhe u nxor në pension. Qeveria vendosi që të mos zbatohej kontrata.

Për të blerë magnetoskopët u propozua të shkohej në Japoni dhe të lidhej kontratë me kompaninë “Toshiba”, që sapo kishte filluar prodhimin e magnetoskopëve stacionarë profesionalë. Bashkë me Vullnetin përgatitëm një material, në të cilin sqaronim se prodhimet japoneze ishin ende në fazën eksperimentale dhe nuk u afroheshin prodhimeve amerikane. Për më tepër, prodhimet japoneze nuk realizonin montazhin elektronik.

Dikush, nga Ministria e Tregtisë, hodhi idenë që t’u drejtoheshim gjermano-perëndimorëve. Gjermania Perëndimore, së bashku me Francën, kishin prodhuar një magnetoskop të ri cilësor.

Por ky prodhim kishte tjetër format regjistrimi, gjë që nuk lejonte riprodhimin e shiritave të regjistruara me pajisjet “Ampeks”. Veç kësaj, rezultoi se, për blerjen e magnetoskopëve të prodhimit franko-gjerman, duhej kërkuar leja nga NATO. Për këtë as mund të bëhej fjalë! Çështja u shtrua në Byronë Politike. Argumentin kryesor, për ndërprerjen e kontratës me amerikanët, e paraqiti Ramiz Alia. Ai thoshte se amerikanët, mund të na shisnin pajisjet, por mund të mos na furnizonin lëndën e parë, pra shiritat magnetikë, riparimin e kokëzave të figurës dhe pjesët e këmbimit.

Aty hyri në lojë Zbulimit Politik Shqiptar, i cili u bë garant për sigurimin e çdo nevoje të RTSH-së. Byroja autorizoi qeverinë, që kontrata të zbatohej. Edhe pas raportit të Enver Hoxhës, amerikanët nuk i ndërprenë shitjet e pajisjeve të tyre. “Makina-importi” vazhdoi të blinte magnetoskopë amerikanë dhe aksesorë për ta, edhe pse Kushtetuta e kohës nuk kishte ndryshuar (megjithëse, tani, quhej Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste e Shqipërisë).

Vallë nuk e dinte këtë Enver Hoxha?! Nuk e dinin këtë Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, që doli garant për plotësimin e çdo nevoje të RTSH-së?! Të gjithë e dinin dhe të gjithë aprovuan që kontratat me “Ampeks”-in të vazhdonin. Dhe, në të njejtën kohë, u dënuan me vdekje Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi e Andrea Manço dhe, me dënime të gjata, Kiço Ngjela dhe Vasil Kati. Vullneti dhe unë e hodhëm lehtë. Ramiz Alia na cilësoi “idiotë në politikë” dhe, me kaq, çështja jonë u mbyll. / Memorie.al

                                                       Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga Dibra është Riza Tefik Bylykbashi, një personalitet i rangut botëror, filozof, mik i Ismail Qemalit në parlamentin turk, i njohur ndryshe edhe si ‘Volteri’ i Turqisë, pasi...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Gjergj Kokoshi, kishte besim tek misionet anglo-amerikane në Shqipëri dhe influenca e tyre mbi qeverinë e Enver Hoxhës, për t’i bërë presion, për shtyrjen e zgjedhjeve…”/ Libri i studiueses dhe historianes së njohur
Dossier

“Në letër, ju lutesha në emër të shokëve, të ndërmjetësonit pranë Qeverisë këtu, për shpëtimin nga vdekja e të ndjerit Kol Tromara e Bahri Omari, të cilët…”/ Letra e Andon Frashërit për Fan Nolin, shtator ‘45

March 20, 2026
“Gjatë bisedave armiqësore me Feçorin, diskutonim edhe mbi romanin e Kadaresë, ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ai thoshte se; ashtu si te ‘Broduej’, duhet…”/ Akuzat në hetuesi, ndaj ish-ministrit të Brendshëm
Dossier

“Në raportin e Xhemal Bejto Fasllisë, flitej për vrasjen e nipit të Haxhi Lleshit, ku kishte marrë pjesë edhe Hajdari, pasi Q. Lleshi, akuzohej për vrasjen e Qemal Stafës…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 20, 2026
“Në Tiranë, është një memorial turk, me emrat e atyre që kundërshtuan grushtin e shtetit në Turqi, në 2016-ën, ndërkohë që mungon për vëllezërit tanë kosovarë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur!
Dossier

“Në burgjet e Jugosllavisë, veçanërisht në Kosovë, ka hyrë fjala e fundit e teknikës moderne, të arrestuarit i fusin në dhomën e frigoriferit lakuriq…”/ Çfarë shkruante Jusuf Gërvalla në 1966 te “Zëri i Popullit”?

March 19, 2026
Raporti sekret i Mine Gurit për Komitetin Qendror: Ja kuadrot e Sigurimit të Shtetit që janë të implikuar në akte imoraliteti dhe…
Dossier

“Zylyftar Ramizi në kampin e Sarandës, takoi Hasan Bashën, mjekun e njohur të Ballshit, i dënuar me grupin që lavdëronin Mehmet Shehun pas vdekjes, të cilit…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 21, 2026
“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!
Dossier

“Përgjegjësit e UDB-së në Kosovë, si M. Mijushkoviç, S. Gerkoviç e Sh. Kajtazi u shkarkuan, erdhën të tjerë ‘specialistë’, si Xh. Hamza e D. Ristiqi…”/ Çfarë shkruante Jusuf Gërvalla në 1966 te “Zëri i Popullit”?

March 21, 2026
“Goditja e Krerëve të Ushtrisë 1974-1975: ‘Balluku, Dume, Çako, Parllaku, agjentë të Jugosllavisë dhe Traktatit të Varshavës…’” / Zbulohet akt-akuza e Aranit Çelës dhe debati i fundit në Presidium për faljen e tre gjeneralëve
Dossier

“Ende pa u arrestuar Kadri Hazbiu, oficeri i Sigurimit, Ylli Birçe, raportonte se ditën kur zhvillohej mbledhja e Byrosë Politike, nga shtëpia e Kadriut, kishin dalë…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 19, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme