• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, March 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ende pa u arrestuar Kadri Hazbiu, oficeri i Sigurimit, Ylli Birçe, raportonte se ditën kur zhvillohej mbledhja e Byrosë Politike, nga shtëpia e Kadriut, kishin dalë…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
“Në hetuesi më takuan me gruan time polake dhe duke qarë, ajo më tha: ‘E shikon atë njeri atje’, dhe vështroi nga Ferhat Matohiti, ai…”/ Dëshmia tragjike e vëllait të aktorit dhe regjisorit të famshëm
“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
“Që kur ishte sekretar i parë shoku Rrapo Dervishi, i kam thënë se; Perikli Sheti, merr para për operacionet dhe nuk e fusin në burg, pasi…”/ Letra e ish-oficerit të Sigurimit, Hekuran Pobrati, në ’82-in
“Është përhapur në të gjithë Shqipërinë, sikur Hysni Kapo s’ka vdekur nga kanceri, por e kanë vrarë me urdhër të..…”/ Plenumi i V-të, tetor ‘82   kur “kryqëzohej” Kadri Hazbiu!
“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit
“Në Komitetin Qendror të Partisë kishim mbërritur letra, ku shkruhej që; nipi i Kadri Hazbiut, vazhdonte të mësonte në të njëjtën shkollë me nipërit e shokut Enver dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Nga AGRON ARANITASI

Pjesa e katërt               

                                              TË VËRTETAT QË BESOJ, AGJENTI FRANCEZ

                                                                  Hyrje

Gjithashtu mund të lexoni

“S’jemi stërnipët bonjakë të pellasgëvet mythollogjikë, as gërmadhat e ilirianëvet: jemi shqipëtarë, pralla pellasgjike është një hypothezë xhaba, një absurditet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në 1930-ën

“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull…”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit

Memorie.al / Kur fillova të shkruaj librin, “Të vërtetat që besoj”, (Shtëpia Botuese “PAPIRUS”), nuk kisha menduar të shkruaja për veten time. Shtysa, e parë, më lindi kur u njoha me dosjet e Sigurimit të Shtetit për survejimin e shtetasit Agron Hajdar Aranitasi. Ato dosje janë, një dëshmi më shumë, se si mund të persekutohej dikush, i cili, në një çast të caktuar, vendosej në radhën e armiqve të pushtetit popullor. Nuk merrej parasysh asgjë, as si kishte punuar, as si ishte sjellur, as si kishte jetuar. Nuk merrej parasysh as qëndrimi i prindërve, vëllezërve dhe kushërinjve të shumtë, të cilët, automatikisht, i nënshtroheshin goditjes së egër dhe vuanin pasoja pa patur asnjë faj.

                                                         Vijon nga numri i kaluar

                                                            Kapitulli i Parë

                                                         Origjina familjare

Hajdar Aranitasi

Karakteristikat e punës për periudhën 1946-1957

“Duhet thënë se gjatë vitit 1955, ka qenë i zënë me punë, por, duke marrë parasysh, nga njëra anë volumin e punës së sektorit të tij dhe nga ana tjetër gjendjen e tij shëndetësore, propozoj që të shikohet mundësia e zëvendësimit të tij. Ai ka dëshirë që të vazhdojë studimet dhe këtë gjë ia ka ngritur edhe ministrisë së tij”. Me kaq mbyllen karakteristikat e punës nga ambasadori Prifti. Duket e çuditshme që në dosje nuk gjenden karakteristika pune për vitet 1956 dhe 1957, aq më tepër që atë vit, ai do kthehej në atdhe. Ndoshta ato kanë ekzistuar? Ndoshta ambasadori kishte ndryshuar qëndrim dhe kishte bërë karakteristika të mira? Ndoshta ato i kishte spastruar e njëjta dorë, që ishte marrë me dosjen e Hajdarit?

Më kujtohet që në vitin 1965, kur kemi qenë me pushime në Vlorë. Aty pushonte edhe Mihali me familjen e tij. Hajdari dhe Liria vazhdonin të mbanin të njëjtin qëndrim mospërfillës ndaj tij. Unë shoqërohesha me fëmijët e tij (dy vajza dhe një djalë), madje një ditë shkuam bashkë, edhe me Mihalin, në Zvërnec dhe mbushëm një trastë me bajame. Për ironi të fatit, pemët ndodheshin brenda një reparti ushtarak me topa kundërajrorë, toka e të cilit iu kthye trashëgimtarëve të gjyshërve të mi, Tol dhe Katina Arapit (1995). Që të jem i sinqertë, qëndrimi i prindërve të mi nuk më pëlqente, por kur lexova karakteristikat e Mihal Priftit, kuptova se ata kishin patur të drejtë.

Në shkurt 1958, Hajdar Aranitasi filloi punën në Vlorë si komisar i Flotës Luftarake Detare. Nuk ka asnjë karakteristikë të tij as para fillimit të punës së re, as për vitet 1958 dhe 1959! Edhe kjo nuk ishte normale dhe nuk mund të ndodhte kurrë gjatë viteve të regjimit komunist. Sidomos për një kuadër të nivelit të tij. Hajdar Aranitasi punoi gjashtë vjet si sekretar partie në Ministrinë e Brendshme. Për të gjithë këta vite në dosje nuk gjendet asnjë karakteristikë pune. Padyshim, të tilla ka patur dhe duhet të kenë qenë të mira. Ministër ishte Kadri Hazbiu, me të cilin Hajdari njihej që në kohën e luftës.

Karakteristika nuk ka, por në dosje janë shënuar dy shpërblime në para, dhënia e të cilave shoqërohet me motivacionin; “për punë të mirë”. Në aparatin e Komitetit Qendror, Hajdari punoi pesë vjet, gjithnjë pranë Hysni Kapos. Hysniu e donte dhe respektonte. Nuk mund të ndodhte që, gjatë këtyre viteve, të mos jenë bërë karakteristika pune për të. Prej vitit 1971, deri në vitin 1976, Hajdar Aranitasi punoi si nënkryetar i Komisionit të Kontrollit dhe Revizionimit të PPSH-së. Edhe këtu nuk gjendet asnjë karakteristikë e punës së tij! Në vitin 1971 ai, me kërkesën e tij, u emërua komisar i Shkollës së Lartë të oficerëve të Ministrisë së Brendshme. Atje punoi 4 vjet.

Në dosje ndodhen dy karakteristika, njëra për vitin 1973 dhe njëra për vitin 1974. Janë të dyja shumë të mira, por, në karakteristikën e vitit 1974, ai kritikohet për një ngjarje që kishte ndodhur në shkollë. Kritika ishte e drejtë. Në kursin e Sigurimit, ishte formuar një grup prej nëntë vetash, të cilët i kundërviheshin rregulloreve të shkollës. Hajdari u kishte hequr shpesh vërejtje atyre, por ishte mjaftuar me këshillime dhe jo me masa. Këta studentë ishin, në pjesën më të madhe, fëmijë të ish-shokëve të tij, anëtarë të Komitetit Qendror, funksionarë institucionesh shtetërore dhe oficerë të vjetër në Ministrinë e Brendshme (nuk po shënoj emrat e tyre).

Ndaj atyre u muarrën masa të rënda, deri në përjashtim nga shkolla. Hajdar Aranitasi bëri autokritikë dhe njohu përgjegjësinë e tij për këtë ngjarje. Iu dha vërejtje me shënim në kartën e regjistrimit të anëtarit të partisë, gjë të cilën e priti mirë (kështu shkruhet në karakteristikë). Dy muaj më vonë masa u aprovua nga Komiteti i Partisë së Ministrisë së Brendshme. Menjëherë pas kësaj, Hajdar Aranitasi paraqiti kërkesën për lirimin nga detyra e komisarit të shkollës. Ajo iu pranua, me pretekstin për arsye shëndetësore. Masa ndëshkimore iu hoq më 1 tetor 1975.

Gjatë viteve 1975 dhe 1976, Hajdar Aranitasi punoi pranë Komisionit të Kontrollit dhe Revizionimit të PPSH-së (ishte nënkryetar, i zgjedhur nga Kongresi i VI-të i PPSH-së). Në vitin 1982, sapo u arrestua Kadri Hazbiu, Hajdarit iu hoqën fletë hyrjet për në Komitetin Qendror dhe për në Klubin e Ministrisë së Brendshme. Siç përmenda, më lart, çështja e krushqisë me Kadri Hazbiun, u bë tema kryesore e disa mbledhjeve të organizatës bazë të pensionistëve, të lagjes ku banonte familja Aranitasi. Akuza kryesore, ishte mungesa e vigjilencës: “Liria dhe Hajdari nuk kishin zbuluar veprimtarinë e krushkut armik”! Në fund organizata bazë doli me një vërejtje të rëndë partie për të dy. Pa humbur kohë, hyri në veprim Zylyftar Ramizi.

Ende pa u arrestuar Kadriu, ai hodhi dyshime për Hajdar Aranitasin. Mbështetur në raportimin e oficerit të Sigurimit, Ylli Birçe (që rezultoi i gënjeshtërt), se Agron Aranitasi kishte nxjerrë (ditën kur zhvillohej mbledhja e Byrosë Politike) dokumente nga shtëpia e Kadri Hazbiut, Zylyftari shkruan se ato ishin fshehur në shtëpinë e Hajdar Aranitasit. Menjëherë urdhëron që të survejohet Hajdari. Urdhërin e jep pa marrë leje nga organet e partisë (nga Sekretari i parë i Tiranës), pra në kundërshtim me Platformën e Sigurimit të Shtetit. Survejimi i Hajdar Aranitasit do arrinte kulmin në muajin gusht të vitit 1984, kur ndaj tij nis survejimi në përpunim paraprak. (PP).

Disa muaj më vonë, më 2 nëntor, “një grup fshatarësh nga fshati Aranitas” i shkruajtën një letër anonime Enver Hoxhës.

Po e ndërpresim këtu shkrimin dhe të shohim se si u gatua letra anonime e radhës. Në vitin 1977, Mehmet Shehu udhëtoi për në Aranitas. Mori me vete edhe Hajdar Aranitasin. Në fjalën e tij, para banorëve të fshatit, Mehmeti lavdëroi Hajdarin. Tha se ai kishte luftuar heroikisht. E krahasoi kontributin e tij njëlloj me të vetin. Foli edhe për Xhafon, i cili kishte qenë komandanti i parë i çetës së fshatit Aranitas dhe, më vonë, zëvendëskomandant batalioni në Grupimin partizan të Mallakastrës. Mehmeti ishte në dijeni për letrën anonime kundër Hajdarit, që ishte bërë në vitin 1976. Dinte edhe si ishte zgjidhur problemi i saj.

Gjatë fjalimit, Mehmeti nuk e përmendi Ramiz Aranitasin, megjithëse ai ishte dekoruar “Hero i Popullit”. Ai nuk e pëlqente Ramizin, sepse dinte edhe si e, përse u vra ai! Kjo preku njerëzit e Ramizit, të cilët ishin të pranishëm në mbledhje. Pas largimit të Mehmetit, grupi që kishte bërë letrën e anonime, bëri një letër tjetër. Kësaj radhe shkruesit vendosën edhe emrat e tyre. Njeri ishte kushëriri i parë i Zylyftar Ramizit. Ata i shkruanin Mehmetit, se vëllezërit e Hajdarit kishin qenë me “Ballin”. Shtonin se vëllai i tij, Xhafua, nuk kishte qenë komandant i Çetës së Aranitasit. Përmendnin tjetër emër si komandant të saj. Shtonin se ai, pra “komandanti i vërtetë”, kishte rënë dëshmor.

Mehmeti, që kishte mbështetur Hajdarin dhe familjen e tij, u ndie keq. Kërkoi që shokët kryesorë të luftës, ta sqaronin, të analizonin çështjen dhe t’i raportonin. Personat, e caktuar prej tij, ishin Bilbil Klosi, Hajdar Aranitasi, Faik Ahmetaj, Feçor Shehu dhe Ismail Klosi. Ky, i fundit, kishte qenë komandanti i batalionit të tretë të Grupimit partizan të Mallakastrës. Në këtë batalion, Xhaferr Yzeiraj, kishte qenë zëvendëskomandant.

Njerëzit e caktuar, përpiluan qëndrimet e tyre. Pastaj bënë një raport të përbashkët. Atyre iu ngjit edhe Zylyftar Ramizi, i cili dënoi kushëririn e tij, për letrën anonime të vitit 1977. Pas kësaj, ai shkoi te Hajdari dhe iu betua se nuk kishte qenë në dijeni të poshtërsive të kushëririt.

Mehmeti, pasi lexoi raportin e paraqitur, iu drejtua Komitetit të Partisë së Fierit. Kritikoi, në mënyrë të veçantë, Naunka Bozon, e cila kishte lejuar veprime që kishin përçarë banorët. Kërkoi që qëndrimi i tij t’u bëhej i njohur gjithë banorëve të fshatit Aranitas. Pas kësaj, banorët e fshatit, dolën në mbështetje të familjes së Hajdarit. Ata treguan se komandanti i parë i çetës së fshatit, kishte qenë Xhaferr Yzeiraj. Vetëm pas daljes së tij në mal, erdhi komandanti tjetër, i cili, më vonë, ra dëshmor në fushën e luftës. Edhe vëllai i këtij të fundit, ndryshoi qëndrim, pranoi se e vërteta ishte ashtu siç raportuan personat e caktuar nga Mehmeti.

Nuk dëshiroj të zgjatem më shumë. Materiali, që sqaron këtë çështje, ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit dhe numëron më shumë se 80 faqe. Mirëpo, pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të Kadri Hazbiut, grupi i të pakënaqurve u ringjall. Nuk kishin më frikë. Thonin se Hajdar Aranitasi; “kishte humbur fuqinë e tij”. Dhe shkruan një letër tjetër, përsëri anonime. Vazhdojmë më tej. Letra ra në duart e Lenka Çukos. “Kuadrovikja” e Komitetit Qendror (ajo mbulonte problemet e kuadrit-shënimi im), vihet në veprim dhe i jep udhë asaj. Ia dërgon letrën Hekuran Isait.

 Partia e Punës e Shqipërisë                                        Tepër sekret

 Komiteti Qendror

 Nr. 114/1

 Lënda: Anonime në emër të popullit të Mallakastrës                                  

              Ministrisë së Punëve të Brendshme

                  Shokut Hekuran Isai

                             Tiranë

Ju dërgojmë letrën anonime, të sipërpërmendur, dhe fotokopje të përmbledhjes së saj, mbi të cilën shoqja Lenka vuri shënim: Për Ju, se “mbase ju hyjnë në punë këto të dhëna që shkruhen në letër”.

I ngarkuari me punën e letrave dhe ankesave                                                                                              

                     Petrit Shijaku

Letra, e përmbledhur, i jepet Enver Hoxhës, me këtë përmbajtje.

Letra anonime kundër Hajdar Aranitasit:

“Hajdar Aranitasi ka qenë shok e besnik i armikut M. Shehu dhe krushk i armikut K. Hazbiu. Vëllezërit e Hajdarit (Xhafo dhe Bajram Bektashi Yzeiraj) kanë qenë ballistë. Thuhet (nga kush?!) se kur vdiq Bajrami, iu bë ceremoni e madhe varrimi dhe, për të mbuluar të kaluarën e tij të keqe, pati vajtur edhe armiku K. Hazbiu i cili është shprehur se, gjoja atë, Bajramin e kishte dërguar Partia në radhët e Ballit. (Gënjeshtër! Kadriu ka marrë pjesë vetëm në varrim. Nuk ka qëndruar as për drekën e mortit dhe nuk ka folur me asnjë person, përveç gruas së Bajramit dhe vëllezërve të tij. – Shënimi im).

Hajdar Aranitasi është përdorur nga armiqtë K. Hazbiu dhe F. Shehu për të përçarë popullin e Mallakastrës, duke përkrahur elementë me biografi të keqe (jepen emrat e disa personave me biografi të keqe). Për veprimtarinë e Hajdar Aranitasit ka dijeni Faik Ahmeti (babai i ish-kryeministrit Vilson Ahmeti -Shënimi im), që gjithashtu ishte mik i armiqve M. Shehu dhe K. Hazbiu. Kërkohet që të pyeten edhe disa shokë (jepen emrat e tyre) dhe Qemal Klosi, ish-komisari i Brigadës se 12-të”.

Vetëm kaq i është çuar Enver Hoxhës, ndërkohë që letra përmban 14 faqe dhe, shkruesi i saj, vende vende flet në vetën e parë, duke harruar që po shkruante në emrin e “një grupi fshatarësh”. Autorë të letrës nuk mund të ishin një grup fshatarësh, mjafton të shihet kaligrafia dhe ortografia me të cilat ishte shkruar (një shkrim i rregullt, gati i bukur, pa asnjë gabim ortografik).

Në letër, midis të tjerave, thuhej se M. Shehu dhe K. Hazbiu, përgatitën goditjen e disa shokëve (nga fshati Aranitas – Shënimi im) dhe i dënuan në gjyq si armiq, sepse ata kishin denoncuar biografinë (vëllezërit ballistë – Shënimi im) dhe bëmat e Hajdar Aranitasit. Në letër shkruhej se shtëpisë së Hajdarit, Xhafos dhe Bajramit, i “është vendosur padrejtësisht pllaka përkujtimore, si ‘Bazë e Luftës Nacionalçlirimtare’ dhe kjo është bërë nën influencën e Hajdarit”.  Thjesht për sqarim: Shtëpia e tre vëllezërve ishte e para që u dogj nga gjermanët gjatë “Operacionit të Dimrit” (1943-1944), sepse, nga dera e saj, kishin dalë dy partizanë (Hajdari dhe Xhafua). Edhe pas letrës anonime, megjithëse Hajdar Aranitasi u vu në përpunim, pllaka përkujtimore nuk u hoq kurrë. Letra vazhdon:

“Kur erdhi Mehmet Shehu në Aranitas, e vuri Hajdarin në vendin e parë të makinës së tij. I thuri lëvdata si biri më i mirë dhe më i shquar i fshatit, por edhe i Mallakastrës. Harroi Dervishin (Hekali), Dinon (Kalenja) dhe Ramizin (Aranitasi), të tre “Hero i Popullit”, harroi edhe popullin e Mallakastrës. Hajdari u bë si gjenerali i Zogut, Xhemal Aranitasi, sepse, të dy, kishin në gjak përçarjen dhe sundimin”. Në letër sulmohen disa persona (me gjithë familjarët e tyre), midis të cilëve edhe një nga partizanët më të njohur të Mallakastrës, i dënuar në vitin 1982 (në gjyqin e organizuar nga Zylyftar Ramizi në Ballsh. – Shënimi im), se nuk pranonte, bashkë me disa persona të tjerë (njerëz të njohur dhe të nderuar të Mallakastrës), që Mehmet Shehu kishte qenë armik. Bëhej fjalë për Hekuran Qazimin, ish-partizan në Brigadën e I-rë, i cili ishte plagosur rëndë në luftë me gjermanët. Pas betejës, atij i prenë njërën këmbë. Në një legjislaturë të Kuvendit Popullor, Hekurani ishte zgjedhur deputet. Kishte qenë edhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Ballshit.

Në faqe të tëra letërshkruesit sulmojnë M. Shehun dhe K. Hazbiun, shpreh gëzimin për dënimin e tyre dhe kërkojnë dënimin e agjentit të tyre, H. Aranitasi, “që populli i Aranitasit të gjente qetësinë”. A ishte rastësi, që kjo letër ishte shkruar, pasi Hajdari u vu nën survejim? Sigurisht që jo! Letra anonime nuk thoshte ndonjë gjë të re! Në një variant, shumë më të shkurtër, ku sigurisht nuk flitej për armiqtë Mehmet dhe Kadri, ajo i ishte dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, në vitin 1976. Në letër akuzoheshin vëllezërit e Hajdarit, për lidhje me Ballin Kombëtar gjatë Luftës. Letërshkruesit nuk e dinin se Hajdari e kishte shënuar në biografi faktin, që, gjatë Operacionit të Dimrit (kur një pjesë e madhe e partizanëve u shpërndanë në shtëpitë e tyre), Xhafo dhe i vëllai, Bajrami, kishin qëndruar në fshatin e tyre. Dihet se, në atë kohë, fuqinë në fshat e kishin ballistët.

Letërshkruesit (1976) denonconin Hajdarin se kishte ndërhyrë për të shpallur dëshmorë disa persona, që kishin qenë me Ballin Kombëtar. Kur fshatarët e Aranitasit ia “kishin venë në dukje këtë gjë, ai (gjithnjë sipas denoncuesve), paskësh thënë: E, mo, se nuk prish punë një dëshmor më shumë”! Letra i ishte përcjellë Hysni Kapos. “Nuk është e mundur që Hajdari të ketë folur kështu”, – kishte thënë ai. Megjithatë, meqenëse denoncohej një funksionar i lartë partie, që kishte punuar në Komitetin Qendror, Hysni Kapo dërgoi një ekip kontrolli. Ekipi kryesohej nga një funksionar i lartë i Komiteti Qendror, Mihallaq Gjinikasi. Ai e analizoi denoncimin. Sqaroi se ato që ngriheshin në letër nuk ishin të panjohura për partinë. Dha edhe masë partie për Naunka Bozon, sekretaren e Komitetit të Partisë në Fier, e cila kishte qenë në dijeni të thashethemeve që qarkullonin në Aranitas dhe nuk kishte marrë masa për ndalimin e tyre.

Nuk vonoi shumë dhe u autorët e letrës u gjetën. Njeri prej tyre ishte kushëriri i parë i Zylyftar Ramizit. Zylyftari, siç kam shkruar më lart, betohej se nuk kishte ditur për veprën e kushëririt. Përveç kësaj, ai u shpreh, edhe publikisht, kundër autorëve të letrës anonime. Por vesi del me ngordhjen! Në vitin 1984, po ai Zylyftar, kërkon të verë në vend “nderin” e shkelur nga Mehmet Shehu, që kishte guxuar të “ngrinte” Hajdarin më shumë se “Heroin e Popullit”, Ramiz Aranitasi”, vëllain e tij.

Hekuran Isai, pasi lexon letrën anonime, ia kalon atë Zylyftarit. Mbi letër vendos edhe nënshkrimin e tij. Zylyftar Ramizi “studion” letrën dhe kthen përgjigje. Fjalën studion, nuk e vura rastësisht në thonjëza. Ai i raporton ministrit:

“Kur u bë Hajdari krushk me Kadri Hazbiun filluan të marrin rrugë tjetër gjërat dhe këta, ish-ballistë, të quhen partizanë (fjala është për vëllezërit e Hajdarit). Vdiq Bajrami (në vitin 1973. -Shënimi im), i vëllai i Hajdarit, në Aranitas erdhi për ngushëllime Kadri Hazbiu, ku zjeu gjithë fshati (e pavërtetë. – Shëni,i im), filluan njerëzit të shkruajnë në Komitetin Qendror të Partisë (ndërkohë Bajrami nuk jetonte më.- Shënimi im). Disa persona (midis tyre kushëriri i tij i parë – Shënimi im), i shtronin gjërat jashtë normave të Partisë, i zmadhonin, shkanë edhe në veprimtari armiqësore, për të cilën edhe u dënuan.

Hajdari Aranitasi në fshat ka marrë vazhdimisht në mbrojtje elementë ballistë dhe kulakë, mjafton që këta të thonin; rroftë Hajdari! Njeri prej tyre ishte Sabri Xhafo, që u vra në Margëlliç (duke luftuar në radhët partizane. – Shënimi im). Qazim Malon, e cilësuar kulak dhe i prekur nga reforma, e ka quajtur partizan me që e kishte mik të familjes. Muhamet Telhanë, i cili u pushkatua në grupin e Aranitasit, sepse kishte kryer krime gjatë Luftës, e ka propozuar të bëhesh kryetar kooperative në Aranitas” (e pavërtetë, Muhameti ishte një nga autorët e letrës kundër Hajdarit në vitin 1976. – Shënimi im).

Një sqarim: Pas kapitullimit të gjermanëve, Mit’hat Frashëri urdhëroi shpërndarjen e Ballit Kombëtar. Pati ish-luftëtarë ballistë, që iu bashkuan reparteve partizane. Pas Kongresit të Përmetit, filloi rekrutimi i detyrueshëm në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Rekrutimi përfshiu edhe ish-luftëtarët ballistë dhe zogistë. Një pjesë e tyre ranë në fushën e betejës. Hajdar Aranitasi propozoi, për disa prej tyre, banorë të fshatit Aranitas, që të shpalleshin dëshmorë. Ku kishte gabuar ai? Kurse Muhamet Telhaj nuk kishte patur kurrë përkrahjen e Hajdarit, ai kishte qenë kundërshtar i Luftës Nacionalçlirimtare./ Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“S’jemi stërnipët bonjakë të pellasgëvet mythollogjikë, as gërmadhat e ilirianëvet: jemi shqipëtarë, pralla pellasgjike është një hypothezë xhaba, një absurditet...”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në 1930-ën

Artikuj të ngjashëm

“S’jemi stërnipët bonjakë të pellasgëvet mythollogjikë, as gërmadhat e ilirianëvet: jemi shqipëtarë, pralla pellasgjike është një hypothezë xhaba, një absurditet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në 1930-ën
Dossier

“S’jemi stërnipët bonjakë të pellasgëvet mythollogjikë, as gërmadhat e ilirianëvet: jemi shqipëtarë, pralla pellasgjike është një hypothezë xhaba, një absurditet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në 1930-ën

March 17, 2026
“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull…”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit
Dossier

“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull…”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit

March 17, 2026
“Në Komitetin Qendror të Partisë kishim mbërritur letra, ku shkruhej që; nipi i Kadri Hazbiut, vazhdonte të mësonte në të njëjtën shkollë me nipërit e shokut Enver dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
Dossier

“Në Komitetin Qendror të Partisë kishim mbërritur letra, ku shkruhej që; nipi i Kadri Hazbiut, vazhdonte të mësonte në të njëjtën shkollë me nipërit e shokut Enver dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 18, 2026
“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit
Dossier

“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 17, 2026
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
Dossier

“Kur drejtori i Sigurimit për Tiranën, Nustret Dautaj, e kërcënoi me arrestim dajën tim, poetin Fatos Arapi, unë iu ktheva dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së, Agron Aranitasi

March 16, 2026
“Kërkesat nga tri çengitë për Ministrinë e Brendshme, mbajnë datën 8 mars 1922, vetëm dy muaj pas miratimit të ‘Rregullores së kurvënies’…”/ Historia e panjohur e Shtëpive Publike në Tiranë
Dossier

“Kërkesat nga tri çengitë për Ministrinë e Brendshme, mbajnë datën 8 mars 1922, vetëm dy muaj pas miratimit të ‘Rregullores së kurvënies’…”/ Historia e panjohur e Shtëpive Publike në Tiranë

March 14, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme