• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, March 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Është përhapur në të gjithë Shqipërinë, sikur Hysni Kapo s’ka vdekur nga kanceri, por e kanë vrarë me urdhër të..…”/ Plenumi i V-të, tetor ‘82   kur “kryqëzohej” Kadri Hazbiu!
Kur Sigurimi i Shtetit me bashkëpunëtorët e tij, ndiqte në çdo hap në qytetin e Rrëshenit, Agron Aranitasin, dhëndrin e Kadri Hazbiut, ish-drejtor teknik i RTSH-së, i internuar në Pukë
“Kadriu, është njeriu që na la Mehmeti këtu, unë propozoj që ai t’i jepet gjyqit dhe të vejë atje me…”/ Plenum i V-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!
“Kur kryetari i gjykatës e akuzoi Kadri Hazbiun se kishte pasur plane të vriste Enver Hoxhën, ai i’u përgjigj…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Nga Spaçi më sollën në Tiranë të dëshmoja kundër Kadri Hazbiut dhe Llambi Peçinit, pasi me atë në Paris unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Do internojmë nga Tirana 272 familje me të cilët…”/ Relacioni ‘tepër sekret’ i Manush Myftiut në ‘66-ën për elementët e deklasuar
“Kadri, mos na thuaj avash, s’ka avash këtu, po na trego; a ka pasur punë armiqësore në Ministrinë e Brendshme, nëse po, pse s’i ke…”?! / Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82
“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Nga AGRON ARANITASI

Pjesa e dytë

                                                    TË VËRTETAT QË BESOJ

                                                      -AGJENTI FRANCEZ –

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur drejtori i Sigurimit për Tiranën, Nustret Dautaj, e kërcënoi me arrestim dajën tim, poetin Fatos Arapi, unë iu ktheva dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së, Agron Aranitasi

“Në janar 1979, në prag të përmbysjes së Shahut në Iran, Enver Hoxha shkruan në ditarin politik, se Lindja e Mesme mund të jetë shkëndija e një lufte botërore, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

                                                            Hyrje

Memorie.al / Kur fillova të shkruaj librin, “Të vërtetat që besoj”, nuk kisha menduar të shkruaja për veten time. Shtysa, e parë, më lindi kur u njoha me dosjet e Sigurimit të Shtetit për survejimin e shtetasit Agron Hajdar Aranitasi. Ato dosje janë, një dëshmi më shumë, se si mund të persekutohej dikush, i cili, në një çast të caktuar, vendosej në radhën e armiqve të pushtetit popullor. Nuk merrej parasysh asgjë, as si kishte punuar, as si ishte sjellur, as si kishte jetuar. Nuk merrej parasysh as qëndrimi i prindërve, vëllezërve dhe kushërinjve të shumtë, të cilët, automatikisht, i nënshtroheshin goditjes së egër dhe vuanin pasoja pa patur asnjë faj.

                                                                Kapitulli i Parë

                                                               Origjina familjare

Liri Arapi (Aranitasi)

“Pas çlirimit kam punuar në sektorë të ndryshëm. Në vitet 1945-‘46 kam punuar si drejtoreshë shkolle dhe përgjegjëse e gruas në nënprefekturën e qendrës së Korçës. Më 1947, kam qenë anëtare e komitetit të partisë në Rajonin Nr. 3 në Tiranë. Në qershor 1947, u caktova anëtare e redaksisë së revistës “Shqiptarja e Re”. Aty qëndrova deri në prill 1948 dhe pas plenumit të VIII-të të Komitetit Qendror të PKSH-së, më larguan nga sekretariati (i komitetit të partisë-shën. im), gjoja, me pretekstin se kishin nevojë për në arsim, por në të vërtetë se nuk kishin besim te unë (familja Arapi njihej si një familje me qëndrime të forta pro-kosovare-shën. im). Pas kësaj u caktova me punë në Vlorë si përgjegjëse e kursit pedagogjik.

Në shtator 1948 (pas plenumit të IX-të të partisë-shën. im), kur burri im u transferua në Peshkopi, shkova edhe unë atje si drejtore e shkollës 7-vjeçare. Pas Kongresit të partisë (nëntor 1948), ne u transferuam në Tiranë dhe unë u caktova si anëtare e seksionit të Agit-propit (agjitacionit dhe propagandës) në kryesinë e Sindikatave. Më vonë kam punuar në sekretariatin e Këshillit të Përgjithshëm të Gruas (vendim i sekretariatit të Komitetit Qendror me nr. 1258/44, datë 28 gusht 1949), si sekretare e kolegjiumit të revistës “Shqiptarja e Re” dhe më vonë si anëtare e sekretariatit dhe përgjegjëse e seksionit të jashtëm. Gjatë kohës që punoja në sekretariat, jam dërguar në Bashkimin Sovjetik si pjesë e delegacionit fshatar.

Nga Presidiumi i Kuvendit Popullor më janë akorduar dekoratat e Kujtimit, e Çlirimit dhe e Trimërisë. Në vitin 1948 jam graduar oficere me gradën aspirant. Vazhdoj shkollën e partisë me korrespondencë (të cilën e ka mbaruar shkëlqyeshëm-shën. im). Përpiqem të kryej sa më mirë detyrat që më ngarkohen. Më mirë se në çdo sektor tjetër mund të jap në sektorin e shtypit”.

Korçë, më 23 maj 1952

                                        Anëtarja e P.P. Shqipërisë 

                                                 Liri Aranitasi

Duhet shënuar se Liria është treguar e kujdesshme në përpilimin e biografisë së saj. Ajo nuk shkruan asnjë fjalë për dy kontrollet që i ishin bërë deri në vitin 1948. Nuk shkruan asnjë fjalë për qëndrimin e mbajtur prej saj, kur u vra Vllasi. Ajo shkruan se në vitin 1946; “u fol se Vllas Arapi ishte vrarë”. Në të vërtetë, ditën që mësoi për vrasjen e tij, ajo u vesh me të zeza dhe u nis nga Korça drejt familjes së saj në Vlorë. Donte të merrte pjesë në varrimin e të vëllait.

Varrim nuk pati, trupi i Vllasit nuk iu dorëzua familjes. Siç tregojnë dokumentet e Degës së Brendshme Durrës, trupi i tij u gjet, diku, midis Kavajës dhe Peqinit dhe po aty u varros (nga Forcat e Ndjekjes) në bregun e lumit, i cili, më vonë, i mori dhe i zhduku mbetjet e tij. Pavarësisht se Liria nuk flet për këtë ngjarje, atë e shënojnë në dokumentet e saj (në vitin 1946) anëtarët e komisionit të Qarkorit, që kontrollonin punën e saj:

Konkluzion

“Jemi dakord me karakteristikën e mirë që i është bërë, por shtojmë se me vrasjen e vëllait të saj, Vlosh (Vllas-shën. im) Arapi, Liria është prekur, ka shkuar pranë familjes, por ka marrë leje. E vjetër në Ushtri dhe Parti. Jo shumë aktive në punët e Partisë. Element i squet dhe që mund të shkojë përpara”.

Firmosur nga Jani Suljoti, Stefi Kotmilo dhe Mihallaq Gjinikasi. Kontrolli tjetër është bërë në vitin 1948, kur, pas dënimit të Koçi Xoxes dhe prishjes me jugosllavët, u bë spastrimi i radhëve të partisë. Në të shkruhet: “Në formular është treguar e kujdesshme. Duhej të kishte shkruar më shumë, mundësitë për këtë i ka patur.

Para çlirimit edukata e saj nuk ka qenë shumë e mirë, ka qenë një edukatë fetare (në biografitë e saj Liria gjithnjë ka përmendur se kishte qenë shumë besimtare, e besimit të krishterë). Ka qenë e lidhur ngushtë me Lëvizjen Nacionalçlirimtare që në kohën më të parë. Ka punuar (në terren) dhe më vonë është hedhur në radhët e ushtrisë N-Çl. Ka luftuar dhe qëndrimi i saj ka qenë i mirë. Megjithatë, kohët e fundit, është treguar e pakujdesshme…i ka munguar aktiviteti. Nuk i merr çështjet seriozisht. Është pak e afruar me shokët”.

Mendimi përfundimtar i Komisionit të Kontrollit: “Jemi të mendimit që shoqes Liri Aranitasi, t’i jepet tesera e partisë”. Komisioni Vandush Vinçani, Petro Bobicka dhe Rafail Qeleshi. Të gjithë pranojnë që është e zgjuar, e përgatitur, e aftë për punë në agjit-prop, në sekretariatin e Gruas, përveçse partizane e vjetër, por, në fund shënojnë se; “kohët e fundit rendimenti i saj ka rënë, nuk i merr punët seriozisht, është mbyllur në guaskën e saj”. Arsyen, pse mbahet ky qëndrim, e zbulon dokumenti i mëposhtëm, për të cilin Liria nuk ka patur dijeni:

“Është e ngritur politikisht, e kupton vijën e partisë, por nuk e zbaton plotësisht…! Me rastin e gjyqit (të deputetëve-shën. im) është treguar e mëshirshme me Enver Zazanin (!) (ky ishte deputet dhe mik i Tol Arapit. U dënua me vdekje-shën. im). Çmon diskusionet e Shefqet Bejës (!) si të një njeriu të zgjuar (deputet, i dënuar me vdekje-shën. im). Flet për dobësinë e gjyqtarëve tanë (!), të cilët i ve në lojë si për të kaluar kohën. Merr nëpër gojë të metat e kooperativave dhe i bisedon me këdo, pa marrë parasysh se cënon çështje të partisë (!). S’ka studiuar teori dhe nuk studion edhe tani, sepse, siç thotë vetë, ka mbi kokë shtëpi dhe familje e çiliminjtë e saj.

Ka qenë përgjegjëse arsimi në rajon, tani është anëtare redaksie. Këtë e ka pritur shumë mirë, është puna që i pëlqen më shumë. Ka rendiment të mirë, por do kishte më shumë sikur të mos ngutej. I pëlqejnë shumë të thënat e të thashat, është shumë kurioze. Asnjë përmirësim nuk ka bërë dhe nuk mund të bëjë në këtë drejtim. Është shumë kokëfortë dhe shumë e padisiplinuar. Këtë e tregon edhe ndaj superiorëve. Është në gjendje të japë mirë mendimet në mbledhje. Flet e shkruan mirë”. Firmosur Nexhmije Hoxha.

Kur Liria ishte me studime në Shkollën e Lartë të Partisë në Moskë, organizata bazë, pjesë e së cilës ishte, mori në shqyrtim qëndrimin e Xhavit Qeses, funksionar i lartë në Komitetin e Partisë në Tiranë, që ishte me studime, në të njëjtën shkollë. Në muajin mars 1957 organizata bazë dënoi veprimtarinë e Qeses, i hoqi të drejtën që të vazhdonte studimet dhe e ktheu në Tiranë. Pas pak ai u arrestua. Liria nuk kishte marrë pjesë në diskutimet për çështjen e tij.

Për këtë, me motivacionin se “nuk ishte treguar vigjilente dhe luftarake për mbrojtjen e vijës së partisë”, iu dha vërejtje. Në muajin gusht 1957, sekretariati i Komitetit Qendror të partisë e zyrtarizoi masën dhe urdhëroi që ajo të shënohej në dokumentet e saj. Dokumenti përkatës mban firmën e drejtorit të drejtorisë së organeve të Partisë, Rinisë dhe Bashkimeve Profesionale, Pirro Kondi.

Në dosjen e saj partiake ndodhet edhe dëftesa, që dëshmon se Liria kishte mbaruar, me korrespondencë, Shkollën e Partisë me rezultate të shkëlqyera (Shkolla ishte dy vjeçare dhe drejtohej nga Petro Lalaj-shën. im). Po aty ndodhet diploma e Liri Aranitasit për mbarimin shkëlqyeshëm të Shkollës së Lartë të Partisë në Moskë, pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (1954-1957). Në shtatorin e vitit 1957, pas kthimit nga Bashkimi Sovjetik, Liria caktohet pedagoge në Shkollën e Partisë në Tiranë, ku ishte drejtor Jorgji Sota. Në mars 1958 transferohet në Vlorë dhe punon në kabinetin e Komitetit të Partisë të qytetit. Në fillim të vitit 1960 kthehet në Tiranë dhe rifillon punën si pedagoge në Shkollën e Lartë të Partisë. Jorgji Sota ishte larguar dhe, në vend të tij, kishte ardhur Fiqret Shehu. Prej këtu në dosjen e Liri Aranitasit nuk gjendet asnjë dokument i aktivitetit të saj.

Karriera e Liri Aranitasit, në vitet 1960-1973

Këto janë vitet kur Liri Aranitasi pati karrierën e saj më të madhe. Por edhe këto vite ishin plot me ngjarje shqetësuese për të. Reminishencat e së kaluarës nxirrnin kokën herë pas here. Kështu, në vitin 1961, disa muaj para prishjes së marrëdhënieve me sovjetikët, kryetari i Degës së Brendshme të Vlorës, një gjeneral i njohur, arrestoi Tol Arapin. Pse? Sepse, i provokuar nga një shok i tij, edhe ai një plak mbi 80 vjeç, kishte shprehur qëndrime antisovjetike.

Shoku (që në fakt ishte B.p. i Sigurimit), i kishte thënë: “Toli, këta tanët i kanë punët keq. Po prishen me sovjetikët”. Toli i ishte përgjigjur: “Nuk thua shyqyr! Ti e di që unë nuk i kam patur kurrë qejf sllavët. Por, po na sulmuan, nipërit e mi do i sjell te ti në fshat”. Kaq mjaftoi dhe, plaku i njohur i Vlorës, përfundoi në qelinë e Degës. Gjenerali thirri edhe fëmijët e tij, të gjithë të rritur e familjarë, dhe filloi demaskimin e babait të tyre. Liria, pasi e mësoi ngjarjen, shkoi te Hysni Kapo (e te kush tjetër!).

Ky i fundit telefonoi Kadri Hazbiun dhe urdhëroi që plaku i Arapajve, të lirohej menjëherë, kurse kryetarit të Degës t’i hiqej vërejtje. Në gjyqin e Kadri Hazbiut, ish-gjenerali u shfaq si një nga dëshmitarët më të egër kundër tij. Kjo mund të quhej normale për kohën, por nuk ishte normale akuza se Kadri Hazbiu “nuk kishte lejuar demaskimin e vjehrrit të Hajdar Aranitasit”. Ç’punë kishte Hajdar Aranitasi, në çështjen që po gjykohej?! Kryetari i Degës po hakmerrej, sepse, pak kohë pas asaj që ndodhi me Tol Arapin, atë e transferuan në Tiranë.

E caktuan, me të njëjtin pozicion, pra kryetar Dege, në Ministrinë e Brendshme. Por kjo nuk i kishte pëlqyer. Pas disa vitesh, në një plenum të Komitetin Qendror për letërsinë dhe artet (1965), Mehmet Shehu vuri në shënjestër Fatos Arapin (bashkë me Qamil Buxhelin dhe Dhimitër Xhuvanin). Duke analizuar një vjershë të Fatosit, Mehmeti e akuzoi atë si; “një njeri që nuk pajtohet me realitetin e ri të Shqipërisë Socialiste”.

Ison ia mbajti Fiqret Shehu, e cila mori në analizë një vepër të Fatosit, “Drama e një partizani pa emër”. Ajo e akuzoi atë për “tendenca deheroizimi dhe se dramën ia kishte kushtuar të vëllait, Vllasit”. Kush e di si do kishte shkuar fati i poetit, Fatos Arapi, po të mos kishte ndërhyrë Enver Hoxha. Në fjalën përmbyllëse të plenumit, ai, pasi foli për gabimet e disa letrarëve, i mbrojti ata duke thënë se; “kishin gabuar, por ishin djem të partisë”. Kam folur për ditëlindjen e Mehmetit dhe qëndrimin e tij ndaj Vllasit (e cilësoi armik) dhe Fatosit (e cilësoi revizionist).

Kur të sulmon kryeministri, aq më tepër kur e bën këtë para njëzet personave të tjerë, është një gjë që sjell pasoja të rënda. Po atë ditë (10 janar 1968), fjalët e Mehmetit i mësuan qindra vetë. Por, në vitin 1968, Liri Aranitasi dhe i shoqi ishin bërë të njohur brenda vendit. Kishin edhe shumë miq dhe shokë me peshë. Midis të tjerëve kishin Hysni Kapon e Manush Myftiun, bashkëluftëtarë në Brigadën e V-të. Me ndërhyrjen e tyre, por edhe me aprovimin e Enver Hoxhës, kjo ngjarje u tejkalua. Madje Mehmeti i kërkoi të falur asaj. Liria vazhdonte punën si pedagoge në Shkollën e Partisë “Vladimir Iliç Lenin”. Puna i ecte mirë, por marrëdhëniet e saj me Fiqret Shehun mbeteshin gjithnjë të acaruara.

Ajo nuk e donte Fiqretin. Nuk e duronte për arrogancën dhe ndërhyrjet e saj të vazhdueshme në procesin mësimor. Kam qenë dëshmitar se si, pas prishjes me Moskën dhe lidhjet me Pekinin zyrtar, Fiqreti i ndërhynte deri në leksionet e saj. I kërkonte që të fuste në to citate dhe materiale nga “Veprat e Zgjedhura” të Mao Ce Dunit. Një gjë e tillë e nevrikoste Lirinë. Por, kishte një arsye madhore që tendoste marrëdhëniet e saj me Fiqretin. Midis tyre endej fantazma e Vllasit. Liria i konsideronte Fiqretin dhe Mehmetin, si shkaktarët kryesorë të asaj çka ndodhi me të vëllanë. Unë besoj se nuk e kishte gabim.

Në “Veprën” e dytë (të kolanës së “Veprave të Zgjedhura”) Enver Hoxha kritikon Mehmetin dhe Fiqretin, si; “fajtorë të dezertimit të Vllas Arapit”. A kishte qenë kështu? Kur Idriz Seiti (për të cilin kam folur më parë), doli nga burgu (1991), ai më foli për dezertimin e Vllasit. Idrizi mbronte Mehmetin (ai njihej si njeri i tij) dhe fajin ia hidhte Dushanit. Padyshim Dushani kishte influencuar në dezertimin e Vllasit. Me urdhër të tij ishin vrarë, prapa krahëve, disa udhëheqës partizanë në Qarkun e Vlorës.

Kujtojmë këtu Mynyr Xhindin dhe Fejzo Gjomemën. Edhe për Vllasin u vendos eliminimi i tij. Dushani nuk i donte njerëzit që flisnin për çështjen e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Megjithatë, sjellja e Mehmetit, pas dezertimit të Vllasit, dhe qëndrimi, që ai mbajti ndaj familjes Arapi pas luftës, hedhin dyshime për përfshirjen e Mehmetit në vrasjen e tij. Marrëdhëniet; Mehmet Shehu-familja Arapi, ishin gjithnjë të acaruara.

Kam folur për përplasjet dhe kritikat e Lirisë për punën e Fiqretit në “Shkollën e Partisë”. Grupi i pedagogëve, në shkollë, ishte ndarë në dy pjesë, në ata që nuk e pëlqenin Fiqretin dhe në ata që nuk pëlqente Fiqreti. Liria, kuptohet, ishte edhe në grupin e parë, edhe në grupin e dytë. Qëndrimi i saj u bë shqetësues për Komitetin e Partisë të Tiranës, që drejtohej nga Manush Myftiu. Ai ndërhyri dhe, “për të shëndoshur situatën”, e largoii Lirinë. Ajo u emërua instruktore në Komitetin e Partisë, në sektorin e propagandës, pranë Fadil Paçramit. Aty punoi pesë vjet.

Detyra e saj kryesore ishte përgatitja e materialeve që i çoheshin Byrosë Politike. Në një moment emri i saj u propozua si zëvendëskryeredaktore e revistës “Rruga e Partisë”, organ i Komitetit Qendror të PPSH-së. Ajo nuk pranoi, gjithnjë me të njëjtin justifikim se kishte mbi kurriz një familje me katër burra. Shkoi te Hysni Kapo dhe ai e hoqi nga lista e kandidatëve për atë vend. Në vitin 1971, ajo kërkoi të shkonte si pedagoge e Ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Kishte kaluar një operacion për heqjen e një tumori, që, për fat të mirë, rezultoi beninj. Këtë e përdori si justifikim, por, arsyeja kryesore, siç më ka thënë atëherë, ishte se “puna e partisë me njerëzit të krijonte shumë armiq”.

Manushi, kur e dëgjoi, i propozoi që të shkonte sekretare partie në Universitet, por, edhe në këtë rast, ajo nuk pranoi. Nuk kishte dëshirë të merrej me punë partie. Liria ishte me fat. Hysniu dhe Manushi, dikur ndër drejtuesit kryesorë në Qarkun e Vlorës, e njihnin mirë, ashtu siç njihnin mirë edhe bashkëshortin e saj. Ata ia plotësuan dëshirën. Dy vitet e fundit, para se të dilte në pension, Liria punoi si pedagoge në Universitet, në degën e Ekonomisë. Pastaj, në vitin 1973, doli në pension.

Jeta në pension, gjithnjë e angazhuar me punë

 Liria vazhdonte të bënte pjesë në Këshillin e Përgjithshëm të BGSH-së (Bashkimi i Grave të Shqipërisë), ku ishte anëtare prej shumë e shumë vjetësh. Vazhdonte, gjithashtu, të punonte si zëvendëskryetare e BGSH-së për Tiranën (jo funksionare), edhe këtu e zgjedhur dhe rizgjedhur disa herë. Vazhdonte punën në sekretariatin e revistës “Shqiptarja e Re”. Të gjitha këto pa asnjë shpërblim financiar.

Puna e saj vlerësohej. Prej vitit 1960 e deri në vitin 1980, Liri Aranitasi u shpërblye me katër dekorata shtetërore, pa llogaritur këtu dekoratën e “40-vjetorit të PPSH”-së, që iu dha anëtarëve të partisë me një stazh anëtarësie prej 30 vjet e lart. Dukej sikur, më në fund, jeta e saj kishte marrë qetësinë për të cilën ishte përpjekur gjithmonë. Ishte bërë edhe gjyshe.

Por, nuk ishte e thënë…! Ditën, kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha Hajdarit: “Hajdar, krushku mbaroi”! Ajo e parandjeu të keqen që po vinte. Madje, që kur vdiq Hysni Kapo, ajo kishte patur një ndjenjë pasigurie për të ardhmen. Situata u rëndua pas arrestimit të Kadri Hazbiut. Bashkë me Hajdarin u vunë në shënjestër. Organizata bazë e partisë e lagjes (kryesisht pensionistë), u nda më dysh. Kishte nga ata që kërkonin përjashtimin e tyre nga partia. Midis tyre dallohej, ish-gjenerali, Sejdin Avdia. Kishte nga ata që u pozicionuan pro tyre, ku dallohej “Heroi i Popullit”, ish-gjenerali Vehbi Hoxha.

Ai i mbrojti dhe u përpoq që ata mos dënoheshin nga organizata. Vehbiu u mbështet edhe nga një ish-anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së, Seit Bushati. Por, në fund, si zakonisht, vendimin e mori Enver Hoxha. Liria dhe Hajdari shpëtuan me nga një vërejtje të rëndë me shënim në kartën e anëtarit të partisë. Fëmijët e tyre u larguan nga Tirana. Vladimiri u çua në Vlorë dhe Komiteti Ekzekutiv i qytetit e caktoi me punë në një fshat. Gëzimi, që nuk kishte mbushur ende vitin në Tiranë (deri atëherë kishte punuar, për më shumë se dhjetë 10 vjet, në Fier), u dërgua në minierën e Kurbneshit. I madhi, Agroni…historia e tij dihet./Memorie.al

                                                                  Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qëndrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë, të cilët...”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit, që Fishta e përjetësoi te ‘Lahuta e Malcis’

Artikuj të ngjashëm

“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
Dossier

“Kur drejtori i Sigurimit për Tiranën, Nustret Dautaj, e kërcënoi me arrestim dajën tim, poetin Fatos Arapi, unë iu ktheva dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së, Agron Aranitasi

March 14, 2026
“Në janar 1979, në prag të përmbysjes së Shahut në Iran, Enver Hoxha shkruan në ditarin politik, se Lindja e Mesme mund të jetë shkëndija e një lufte botërore, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Në janar 1979, në prag të përmbysjes së Shahut në Iran, Enver Hoxha shkruan në ditarin politik, se Lindja e Mesme mund të jetë shkëndija e një lufte botërore, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

March 14, 2026
“Kërkesat nga tri çengitë për Ministrinë e Brendshme, mbajnë datën 8 mars 1922, vetëm dy muaj pas miratimit të ‘Rregullores së kurvënies’…”/ Historia e panjohur e Shtëpive Publike në Tiranë
Dossier

“Kërkesat nga tri çengitë për Ministrinë e Brendshme, mbajnë datën 8 mars 1922, vetëm dy muaj pas miratimit të ‘Rregullores së kurvënies’…”/ Historia e panjohur e Shtëpive Publike në Tiranë

March 14, 2026
“Në shtator 1944, Abaz Ermenji u takua me tre oficerët britanikë, Maclein, Smajli e Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët, për të luftuar…”/ Ana e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Pjesën më të madhe të informacionit, CIA e merrte nga emigrantët politik shqiptarë, të cilët referonin shifra jo gjithmonë të sakta, por ata…”/ Studimi më i ri për të internuarit politikë, në vitet 1944-1990

March 13, 2026
“Sapo u futa në sallën e gjyqit, gjykatësi Sofokli Papajani, për t’u bindur se deklaratën e kisha firmosur vetë, gjoja konfidencialisht, më tha…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të dënuarit politik 
Dossier

“Kur i deleguari i Komitetit të Partisë në mbyllje të fjalës së tij tha; ai meriton të gjykohet si armik, por partia është zemër gjerë, Mehmeti u ngrit dhe…”/ Historia e ish-oficerit të Zogut, nga Derjani i Matit

March 12, 2026
“Në revolucionin e 1979-ës, organizata marksiste ‘Peykâr’ e Iranit, që endej mes marksizmit dhe islamit, si mentor të saj ideologjik kishte Enver Hoxhën, pasi…”/ Libri i panjohur i Abdyl Javadzadeh
Dossier

“Në revolucionin e 1979-ës, organizata marksiste ‘Peykâr’ e Iranit, që endej mes marksizmit dhe islamit, si mentor të saj ideologjik kishte Enver Hoxhën, pasi…”/ Libri i panjohur i Abdyl Javadzadeh

March 12, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme