• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, March 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Burra dhe gra me sëpata e lopata, sulmuan të rinjtë nga Tirana që po prishnin minaren, A. Basha, tentoi të godasë në kokë sekretarin e partisë …”/Zbulohet raporti Sigurimit për ngjarjen e Shupalit, maj ‘67

“Përveç shtypshkronjës së madhe që kanë në Tiranë për propagandë anti-europiane, si dhe radiostacionit të fuqishëm, kinezët kanë edhe një…”! / Vizita e suedezit në Shqipëri, në ’68-ën
Memorie.al
“Kur po na nxjerrshin prej Kuvendit Françeskan, Dul Rrjodhi, i tha Hys Zajës; Shoku prokuror, ky Zef Pllumi, ka ‘Lahutën e Malsisë’, me firmën e Fishtes: çka të bajmë…”?! / Kujtimet e fratit të famshëm
“Burra dhe gra me sëpata e lopata, sulmuan të rinjtë nga Tirana që po prishnin minaren, A. Basha, tentoi të godasë në kokë sekretarin e partisë  …”/Zbulohet raporti Sigurimit për ngjarjen e Shupalit, maj ‘67
“Përveç shtypshkronjës së madhe që kanë në Tiranë për propagandë anti-europiane, si dhe radiostacionit të fuqishëm, kinezët kanë edhe një…”! / Vizita e suedezit në Shqipëri, në ’68-ën
“Kryehetuesi, zotni Qemali, më tha; ‘Fol për Fishtën, thuej të vërtetën, edhe kur të dalësh, thuej asht patriot, asht artist, – e përsëriti me delikatesë, – por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
“Kur panxhari bëhej bojë….”!/ Pashkët e fshehura të një fëmijërie nën diktaturë
“Të parës ia varën fletë-rrufenë, Vera Bekteshit, nuk i lanë gjë pa i thënë; gati sa nuk i thoshin; femër e përdalë dhe, si shumë mike që e kisha, ajo m’u rrëfye…”/ Refleksionet e Spartak Ngjelës

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Ndonëse regjimi komunist i Enver Hoxhës e kishte filluar luftën dhe goditjen ndaj institucioneve fetare dhe klerikëve të ndryshëm të tre besimeve që me ardhjen e tij në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, kur filloi dhe ekzekutimet, burgosjet apo internimet në masë të qindra e qindra klerikëve, ndalimin e fesë dhe prishjen e objekteve të ndryshme të kultit e institucioneve fetare, e ndërmori vetëm në vitet 1965 – 1967. Fillimisht, pas fjalës së Enver Hoxha më 6 shkurt 1967, (nga propaganda dhe historiografia zyrtare e para viteve ’90-të njihet si; “fjalimi programatik i 6 shkurtit”), ku në thelb të fjalës së tij ishte lufta kundër besimeve fetare, një ditë më pas, në gazetën “Zëri i Popullit”, u botua një shkrim i organizatës së rinisë së shkollës “Naim Frashëri” të qytetit të Durrësit, të cilët jo vetëm solidarizoheshin “me fjalën e shokut Enver”, por u bënin thirrje të gjitha organizatave të tjera të rinisë, të ndiqnin nismën e tyre revolucionare për ndalimin e fesë dhe prishjen e objekteve të kultit. Kjo ligjërisht ndodhi më 13 nëntor 1967, kur me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor, u shfuqizuan të gjitha dekretet që aprovonin veprimtarinë fetare në vend, Kështu, pasi e sanksionoi me ligj të veçantë ndalimin e fesë, Tirana zyrtare e shpalli Shqipërinë si vendin e vetëm ateist në botë.

Ndaj atij vendimi absurd dhe të paparë ndonjëherë që kishte ndërmarrë asokohe udhëheqja e lartë komuniste e PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxha, gjë e cila siç theksuam edhe më lart, fillimisht u kamuflua duke i’a atribuuar atë si një nismë dhe kërkesë të disa organizatave të rinisë shkollore të gjimnazeve të Durrësit e Tiranës, pati mjaft kundërshtime dhe reagime të ashpra, si nga individë të veçantë, besimtarët, madje fshatra të tërë, ashtu dhe nga klerikët e të tre religjioneve që ushtronin veprimtarinë e tyre në të gjithë vendin.

Por reagimet dhe kundërshtitë e klerikëve dhe besimtarëve të ndryshëm u acaruan edhe më shumë, kur direktiva e udhëheqjes së lartë të PPSH-së, për ndalimin me ligj të fesë dhe prishjen e objekteve të kultit e institucioneve fetare, po bëhej realitet nga drejtues të lartë të partisë e pushtetit në rrethe të ndryshme të vendit. Ata, duke u kamufluar nën parullën “T‘u shpallim luftë zakoneve prapanike”, filluan menjëherë sulmet ndaj kishave, xhamive, tyrbeve, teqeve, manastireve e objekteve të tjera të kultit, duke i prishur, shkatërruar dhe rrafshuar pjesën më të madhe të tyre, të cilat më pas i kthyen ato në vatra kulture, stalla, magazine, depo drithi etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe

“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

Në atë kohë, kur sapo kishte filluar sulmi ndaj religjioneve fetare dhe prishja e objekteve të ndryshme të kultit, disa nga klerikët e lartë si dhe besimtarë të shumtë nga i gjithë vendi, kujtonin se ajo gjë ishte vërtet një nismë e organizatave të rinisë shkollore. Dhe, për ta parandaluar atë që po ndodhte, ata filluan t‘i dërgonin letra në adresë të sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxhës, ku denonconin veprimet që kishin ndërmarrë ndaj objekteve fetare drejtuesit e partisë dhe të pushtetit në rrethe. Me ato letra dhe ankesa, ata shpresonin se udhëheqësi kryesor i Partisë, do të ndërhynte me autoritetin e tij absolut dhe do t‘i ndalonte ato veprime që po bëheshin.

Faktikisht, mbyllja e disa objekteve të kultit, si kisha dhe xhamia, kishte filluar që në vitet 1965-’66, si p.sh. në qytetin e Shkodrës, në qershorin e vitit 1966, kur kisha katolike (“Shenjtorja e Zojës së Këshillit të Mirë”) përbri Kalasë Rozafat, u mbyll si objekt fetar, me pretekstin se ishte afër një reparti ushtarak dhe nuk mund ta kryente më funksionin e saj. Edhe pse ndaj këtij veprimi pati reagime të shumë me letra në adresë të Komitetit Qendror të PPSh-së dhe udhëheqësit kryesor të saj, Enver Hoxha, madje nga vetë Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Ernest Çoba, asgjë nuk e ndaloi Tiranën zyrtare në nismën e saj. Kisha e Shkodrës ishte prologu i një lufte pa kthim ndaj tre religjioneve fetare dhe të gjitha objekteve të tyre të kultit.

Një vit më parë, një letër e tillë i ishte dërguar Enver Hoxhës nga një grup besimtarësh nga rrethi i Elbasanit, të cilët ndërmjet të tjerash shkruanin: “Ashtë letra e dytë që po ju dërgojmë juve shoku Enver dhe për një kohë u ndaluan punëtorët për prishjen e xhamisë Ballje, mirë por sot më dt. 27. X. 1965, filluan prishjen e xhamisë na besimtarët syni ishin të pikëlluar dhe kërkojnë që xhamia në fjalë të mos prishet dhe të qëndrojë në vend. Ne e dimë që feja është e lirë dhe gëzojmë të gjitha të drejtat fetare dhe prandaj kërkojmë që xhamia Ballje është historike, por në se nuk e pranojmë historike, ta zbukurojmë dhe të rregullohet por vetëm të rrijë xhamia në vend dhe të mos prishet. Nga fetarët, nga Xhemiatë dhe besimtarët të qytetit Elbasan. Vetëm urdhri juej ndalon çdo veprim. Mbesim me shpresë të naltë. Më 27.X.1965”.

Pasi nuk morën asnjë përgjigje nga letra dërguar Enver Hoxhës, ata i dërguan një letër tjetër, por kësaj radhe disi kërcënuese, ku midis të tjerash shkruanin: “Na kërkojmë që xhamia të mos prishet sa nuk është vonë dhe Myftiu të na hiqet fare nga feja. Nëse nuk ndalohet prishja dhe të rregullohet xhamia, ditën e martë më datë 2 do të vijmë një pjesë e besimtarëve që të takojmë me juve që të sqarohemi. Me nderime Xhemiati dhe besimtarët e qytetit e të fshatrave të Elbasanit.Me besim me shpresë të plotë. Më 30.X.’65”.

Në ato sulme ndaj institucioneve fetare, fillimisht u dërguan nxënësit e shkollave, repartet ushtarake dhe aktivistët fanatikë të organizatave të rinisë, të cilët vepronin sipas direktivave dhe udhëzimeve që merrnin nga komitetet e partisë të rretheve. Si fillim ajo gjë iu besua organizatës së rinisë së shkollës së mesme të përgjithshme “Naim Frashëri” në qytetin e Durrësit, e cila nën patronazhin e udhëzimet e Komitetit të Partisë së rrethit me në krye sekretarin e parë Rita Marko, u bënë “flamurtarë të asaj nisme”, që ishte ndërmarrë vetëm pak muaj pas krijimit të një sektori të posaçëm pranë Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, (që drejtohej nga Nexhmije Hoxha), i cili do të merrej me botimin e dokumenteve dhe materialeve të Partisë së Punës së Shqipërisë. Që në fakt do të thoshte: “Botimin e veprave të shokut Enver”. Pra, tashmë shqiptarët duhet të besonin vetëm një Zot, dhe ai ishte Enver Hoxha.

Në atë kohë që gjimnazi “Naim Frashëri” “ziente” nga nisma e ndërmarrë për prishjen e kishave, xhamive, manastireve, teqeve e objekteve të tjera të kultit, 52 vjeçari Ahmet Xhemal Mezini (me origjinë nga Peqini dhe banues në Durrës), një besimtar i devotshëm, pasi shkroi disa fletushka (trakte) me “përmbajtje kundërrevolucionare”, në fundin e dhjetorit të vitit 1967, (me rastin e Krishtlindjeve), i hodhi ato në ambientet e atij gjimnazi. Por fatkeqësisht ai u zbulua nga organet e Sigurimit të Shtetit, të cilat e arrestuan dhe gjyqi që iu bë pikërisht në ambientet e shkollës “Naim Frashëri”, e dënoi me 10 vite burg politik.

Ahmet Mezini pas vuajtjes së dënimit u kthye në qytetin e Durrësit, por ai pati një fat të trishtë, pasi u detyrua të bënte vetëvrasje. Kjo gjë bëhet e ditur edhe nga një dokument sekret i Sigurimit të Shtetit i datës 8 qershor 1978, ku midis të tjerash shkruhet: “Më 7.6.1978, u gjet i varur në banesën e tij, Ahmet Xhemal Mezini, vjeç 63, lindur në Peqin dhe banues në Durrës, i dënuar njëherë për veprimtari armiqësore, i cili është liruar nga burgu më 20.5.1978. Ai ka lënë një letër ku shkruan: ‘Testament, unë Ahmet Mezini, banues në Durrës, sot i jap fund jetës time, pa asnjë shkasë, pa dënuar asnjeri tjetër, pa pasur ankesë për ndonjë njeri tjetër. Të gjitha teshat që janë këtu, janë të Shaban Mezinit. T’i jepen atij’. Nga hetimet rezulton se pasi ka dalë nga burgu, gruaja dhe fëmijët nuk e kanë pranuar në shtëpi, ndërsa një vëlla i tij i ka gjetur një dhomë me qera, ku u gjet i varur. Çështja hetohet”.

Por reagimet ndaj regjimit komunist në fuqi dhe udhëheqjes së lartë të PPSH-së me në krye Enver Hoxhën për vendimin e marrë në lidhje me ndalimin e besimeve fetare dhe prishjen e objekteve të kultit, nuk ishin vetëm me letra, por ata në shumë raste kaluan edhe në planin fizik, ku shumë organizata partie dhe rinie në rrethe të ndryshme të vendit, nga Jugu në Veri, në aksionin e tyre u ndeshën dhe u përballën me qëndresën dhe kundërshtimin e fortë të besimtarë të ndryshëm, madje dhe fshatrave të tërë, duke u përleshur fizikisht me ta. Si p.sh. në rrethin e Sarandës, ngjarje për të cilën u detyrua të prononcohej vetë Enver Hoxha, në letrën e tij dërguar të gjithë komiteteve të partisë së rretheve më datën 27 shkurt 1967, ku midis të tjerash shkruante:

“Sot më lajmërojnë se në Finiq të Sarandës, sekretari i partisë dhe kryetari i kooperativës vanë vetë të hiqnin ikonat e kishës, dhe gratë kundërshtuan dhe i goditën, filluan 2-3 gra, por në fund u bënë 40 gra. Sa keq, dhe prapë sekretari i komitetit të partisë të rrethit që na lajmëron, na thotë si pa gjë të keq se kjo është vepër e ndonjë provokatori. Provokator ka patjetër, po 40 gratë s’janë provokatore dhe një provokator kur arrin të vërtiti fshatin, kjo do të thotë, se jo vetëm çështja e besimit është një gjë e thellë, por Partia atje nuk zotëron gjendjen. Prandaj, duhet absolutisht, të jepen udhëzime të reja, të dërgohen poshtë shokë, t’i sqarojnë, të mos bien në konflikte me popullin, ta bindin, të punojnë me të me durim, me durim, pse kjo punë nuk është një punë dite dhe muaji, por vite dhe vite të tëra.

Sa më sipër tashmë të gjitha këto ngjarje i kemi publikuar herë pas here të plota në Memorie.al, me dokumentet përkatëse arkivore, kurse në këtë shkrim po publikojmë një ngjarje krejt të panjohur të majit 1967, e cila madje asokohe është tentuar të mbahet e fshehtë edhe nga autoritetet përkatëse, për shkak se ishte tepër e rëndë dhe demaskuese për regjimin komunist në fuqi dhe gjithashtu nismën që kishte marrë udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye Enver Hoxhën, për ndalimin e fesë me ligj dhe prishjen e objekteve të kultit, që siç do të shohim edhe në dokumentin në fjalë (ngjarja e ndodhur në Shupal të Tiranës), regjimi komunist në fuqi, “fshihej” pas organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, duke ia atribuuar asaj atë iniciativë. Për më shumë rreth kësaj etj., na njeh dokumenti në fjalë i nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili publikohet me faksimilen përkatëse, nga Memorie.al.

DOKUMENTI ARKIVOR ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TEPËR SEKRETE TË MINISTRISË SË BRENDSHME, PËR NGJARJEN NË SHUPAL TË MALËSISË SË TIRANËS, NË MAJIN E VITIT 1967

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                             Tepër Sekret

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                             Ekzemplar Nr. 1

“DEGA E PËRGJITHSHME”                                                  Tiranë, më 5.VI.1967 

                                                   KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 128

TIRANA

Më 17.V.1967, ora 16.00, aksionistët e rinisë nga Tirana që punonin vullnetarë në fshatin Bulcesh të lokalitetit të Shupalit, në kohën që në bazë të vendimit të përbashkët të organizatës së partisë dhe të rinisë së fshatit, po prishin minaren e xhamisë, u sulmuan nga një numër fshatarësh, burra dhe gra, që mbanin në dorë sëpata dhe lopata.

Mbasi të rinjtë lanë punën për prishjen e minares, fshatari Adem Basha i ofendoi rëndë aksionistët dhe tentoi të godasë në kokë me sëpatë, sekretarin e organizatës bazë të partisë, Astrit Sulën, i cili ka shkuar nga Tirana për tre vjet në fshat, por krimi u evitua me ndërhyrjen e një fshatari tjetër.

Pesë fshatarë të tjerë u sulën për të rrahur arsimtarin Halil Skënderaj dhe njëri prej tyre, Skënder Bashaj, e goditi me pëllëmbë në fytyrë, arsimtarin. Pak më vonë, fshatarët të nxitur nga Adem Basha, ju sulën të rinjve aksionistë që ishin duke pushuar në shkollë, të cilët kur i panë fshatarët me sëpata dhe të revoltuar, u trembën dhe ikën.

Fshatarët i ndoqën me vrap deri në fshatin Zall-Mner, ku këtu o doli përpara Selim Gega nga katundi Zall-Mner dhe i ndaloi fshatarët e Bulceshit me zakon, duke u thënë se nuk jeni në kufirin e fshatit tuaj, e tjera; pastaj Selimi dënoi veprën e tyre jo të mirë, i qetësoj fshatarët dhe i ktheu të rinjtë në fshat, duke u thënë se këta janë jabanxhi dhe nuk kanë se ku të rrinë.

Nga hetimet del se nuk kanë marrë pjesë asnjë nga anëtarët e partisë dhe të rinjtë e fshatit. Dyshohet se kjo mund të jetë bërë me qëllim dhe në mënyrë të organizuar, sepse vetë sekretari i rinisë së fshatit, Demir Ahmeti, që kishte dijeni për zbatimin e atij vendimi, atë ditë kishte ikur për miqësi në një fshat tjetër. Deri tani nuk është marrë ndonjë masë kundër fshatarëve që janë nxitësit kryesorë të kësaj çështje.

Kjo ngjarje ka ndikuar negativisht në zonën e Shupalit. Nga Drejtoria e Tiranës, më datën 31.V.1967, është njoftuar me relacion Komiteti i Partisë së rrethit dhe Dega e I-rë e Drejtorisë së I-rë. Ndërsa Degën e Përgjithshme, nuk e kanë njoftuar si ngjarje të jashtëzakonshme, konform urdhrit mbi informacionin. Kjo u mësua rastësisht nga ana jonë në bisedë me një qytetar dhe kur u pyet Drejtoria e Tiranës, rezultoi si më sipër./ Memorie.al

KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                   GANI GOXHI

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Anton Mazrekut në takimin me sportdashës në Pallatin e Kulturës ‘Ali Kelmendi, iu bë pyetja befasuese, se; cili ishte futbollist më i madh, Lushta apo Boriçi, ai...”/ Dëshmia e gazetarit të njohur të sportit

Artikuj të ngjashëm

“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe
Dossier

“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe

March 5, 2026
“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973
Dossier

“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

March 3, 2026
“Pas arratisjes nga Shqipëria në 1949-ën, Azis Biçaku me djalin, Isufin, shkuan në Greqi, ku morën pjesë në luftën civile kundër forcave komuniste dhe…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Librazhdi
Dossier

“Pasi e refuzova në mënyrë kategorike propozimin e shokut tim, Hiqmet Shena, që të arratiseshim në Jugosllavi, pas pak ditësh, mora vesh se ai kishte shkuar në Qafë-Thanë…”/ Dëshmia e rrallë e Xhavit Delvinës

March 3, 2026
“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës
Dossier

“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës

March 6, 2026
“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57
Dossier

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

March 2, 2026
“Tomor Allajbeut, nipit të Abaz Ermenjit, vetëm pse tha; ‘S’punoj unë, të hajë Nexhmija’, pas një muaji hetuesi speciale, i shtuan edhe 13 vjet…” Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit të Spaçit!
Dossier

“Policisë në Mamurras u thashë se ato 15 gra, m’i bëri ‘peshqesh’ kryetari i Degës së Brendshme, Gjolek Alia, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik, me familjarët e të burgosurve të Burrelit

March 6, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme