• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, March 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar

“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar
“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar
“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar
“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar
“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar
“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar
“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar
“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar

Nga Agron SEJAMINI

Memorie.al / Ka stërvitur mbi 40 mjeshtra sporti basketbolli. Dëgjon emrat: Muhamet Përmeti, Njazi Lleshi, Petrit Murzaku, Agim Fagu, Kushtrim Zaçe, Kastriot Mushi, Gazmend Çaçi, Robert Kuqo, Pjerin Bushati, Artan Terihati dhe para sysh të shpalosen ikonat e basketbollit shqiptar. “Skulptori” i kësaj madhështie, e ka emrin Astrit Greva. Kur ende nuk kishte mbushur 21 vjeç e caktojnë trajner të ekipit të “Partizanit”. Jo se ishte më i miri. Por, pikërisht për këtë fakt, vetëm ai mund të sakrifikohej nga lojtarët e skuadrës, pas ikjes së Naim Pilkut për studime në Bashkimin Sovjetik. Por nuk pati mundësi që të shijonte ditën, atë që ëndërronte natën…! Një pjesë e shokëve të ngacmuar nga egoja dhe dëshira që atë detyrë ta kishin vetë, filluan të mos i bindeshin në stërvitje.

Në të shumtën e rasteve shfrytëzonin edhe mos-aftësinë e tij për të drejtuar ekipin. Me gjakftohtësi dhe largpamësi, mundi t’i kalojë këto situata të pakëndshme, duke shtuar përgatitjen teorike dhe komunikimin shoqëror. Falë mjeshtërisë së ekipit por jo të trajnerit, “Partizani” del kampion tre herë rresht. Tre vjet, sa për 30 vjet përvojë. Sedra dhe besimi në vetvete, e bënë që jo vetëm të drejtonte por edhe të guxonte. Ideoi dhe realizoi praktikën që ekipi i “Partizanit” të mos mbështetej vetëm te talentet që i siguronte nëpër rrethe, duke përfituar nga kryerja e shërbimit ushtarak.

Humbi vazhdimësia e fitimit të kampionateve për sezonin 1963-‘64, por u vendos një mentalitet dhe praktikë e re, frytet e së cilës do ndjeheshin në vazhdimësi. Tashmë, një brez tjetër me talente si; Agim Fagu, Edmond Moja, Guxim Bekteshi, Besnik Pëllumbi, Dodan Përmeti, që për nëntë vjet rresht nuk e ulën nga podiumi i nderit ekipin. Më e veçanta, ishte se lindi një “Partizan” krejt ndryshe. Jo më me veprime të ngadalta, e mbrojtje të fjetur por zhdërvjelltësi, shpirt gare, rezultativ dhe triumfues. E saktëson këtë ndryshim vetë pjesëmarrja dinjitoze në Kupat e Europës. Më 1968 ndeshen me kampionen e Italisë, duke fiksuar rezultatet surprizë 67 : 68 në Romë dhe 73 : 73 në Tiranë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Libri fillon me klubin më të vjetër në botë, F. C. ‘Sheffield’ dhe vazhdon në faqen 134, me Klubin e Futbollit ‘Vllaznia’, i cili është …”/ “I Pionieri Del Pallone”, i botuar në Itali, renditet edhe skuadra shkodrane

“Gjatë natës, kur sheshi lirohej prej trafikut, rreth 300 sportistë të ‘Spartakut’, filluan qepjen e tapetit me gjilpëra me spango…”/ Libri i autorit italian, për ndeshjen në “Sheshin e Kuq”, para Stalinit  

Në takimin e dytë, asistoi edhe Presidenti i Federatës Botërore të Basketbollit, Xhons. Shtypi i huaj shkrojti se; “u zbulua basketbolli modern në Tiranë”. Ndërsa Agim Fagut, pasi ju dorëzua trofeu i takimit si pikë-shënues më i mirë me 48 pikë, ju akordua një vend në përfaqësuesen e Europës. Një “Partizan” që nisi të shkruajë emrin e artë, jo vetëm në historinë e basketbollit shqiptar. Përbri, emri i trajnerit të tij, 28 vjeçarit Astrit Greva. Por kulmin “Partizani” do e arrinte me brezin tjetër, kur në udhën e Fagut nisën të shkëlqejnë Zaçe, Mushi, Kuqo, Terihati, Bushati, Çaçi, Leka, Prifti…!

Jo thjesht nga nostalgjia se sa nga kërshëria, ndryshoj udhë në bashkëbisedimin tim, me këtë trajner të merituar. I lutem të më tregoj diçka intime, për secilin prej këtyre yjeve. Shqiptoj emrin e të madhit Agim Fagu…! “Kishte shumë autoritet. Gati-gati si të ishte trajner. Nuk bëhesha xheloz por shpesh herë, ndjeja të çarat që më krijonte në marrëdhëniet e mija, me pjesën tjetër të skuadrës. Por nuk ushqeja përçarjen se sa dëshirën dhe mobilizimin drejt suksesit. Është fat i madh për një trajner të stërvitë dhe të ketë në ekip për 13 vjet, aq sa e pata unë, një lojtar si Agim Fagun. Fat por dhe shumë e vështirë…! Më kujtohet u lajmëruam se do iknim për një turne në Bukuresht. Gimi ishte dëmtuar në gju dhe në vend që të stërvitej me ekipin, preferoi plazhin.

I bëj të qartë se kjo zgjidhje do të largojë nga pjesëmarrja në këtë turne. Mbase nuk deshtë të më dëgjonte, mbase edhe nuk e besonte se vërtetë do isha i vendosur në atë që i thosha. Nuk e kisha kapriço, se sa praktikë pune me të gjithë. Ai që nuk stërvitej me ekipin, nuk luante në takimin e radhës e, jo më në këtë rast që ishte turne ndërkombëtar. Ne ikëm në Bukuresht, e ndjemë shumë mungesën e tij, pasi ishte lojtar që bënte diferencë, por më shumë se sa rezultatet më ka interesuar disiplina. Natyrisht, që kjo la pasojë në marrëdhëniet tona në vazhdim…”, kujtonte Greva.

Po për Kushtrim Zaçen, ç’mund të thuash?

Shumë i talentuar, por nëse stërvitej akoma më fort, do jepte edhe më shumë. Korrekt dhe me sedër të jashtëzakonshme në lojë. Ishte me shumë peshë në skuadër. Por edhe më këtë lojtar jo gjithçka ka shkuar mirë…! Ndërsa stërviteshim dhe përgatiteshim për Kupën e Europës, ku do ndesheshim me “Honvedin” e Hungarisë, Kushtrimi shkëputet nga stërvitja rreth një javë, me arsye familjare. Ikëm në Budapest dhe nuk e pata pjesë të ekipit. Humbëm me një pikë diferencë.

Pas një jave në Tiranë u zhvillua takimi i kthimit. Unë përsëri për t’i dëshmuar se para rezultatit është disiplina, nuk e përfshiva në pesëshen e parë. Mbaron pjesa e parë dhe ne ishim në humbje me 8 pikë diferencë. Mund të eliminoheshim. “Harrova” disiplinën dhe mendova për atë tifozeri të zjarrtë dhe kualifikimin. E aktivizova që në fillim dhe falë mjeshtërisë së tij, triumfuam mes atij entuziazmi të jashtëzakonshëm, që ende edhe sot më oshtin në vesh…!

Po me Kastriot Mushin si kanë qenë marrëdhëniet?

Shumë të mira gjatë gjithë kohës. Shkëlqeu pas largimit të Agim Fagut, duke merituar edhe shiritin e kapitenit të skuadrës. Rezultativ dhe shumë i talentuar ky lojtar. Nuk kam patur mosmarrëveshje, veç fundit të karrierës së tij sportive. Nuk e priti mirë njoftimin tim për të lënë sportin dhe të punonte si trajner i të rinjve…! E mirëkuptova që nuk ishte e lehtë të shkëputej nga ai pasion, që i ka motivuar dhe mbushur jetën. Por me keqardhje, ndjeva se ai, nuk më mirëkuptoi. Më vonë po. Pasi më solli t’i stërvitja, dy çunat e tij.

Po Robert Kuqo, ç’të kujton?

Ka ardhur te unë pa qenë basketbollist. Hë, më fal veç me… gjatësinë. Por në sajë të vullnetit, bindjes, përkushtimit mundi të kapi gjithçka. I vetmi basketbollist që ka ecur me këmbët e veta. Sportist e ka bërë puna dhe jo talenti. Asnjëherë nuk më ka sjellë probleme. Luftonte dhe punonte që të arrinte më të mirën për skuadrën dhe jo për emrin e tij. Nga një lojtar në bisht të skuadrës, arriti të shkojë në krye të ekipit dhe të jetë i vlefshëm edhe për kombëtaren. Po ashtu edhe i vëllai, Artani. Të sjellshëm, kokë-ulur dhe rezultativ. Me siguri të Robertit i ka ngjarë edhe djali i tij, Ermali, produkt i genit, punës dhe sakrificës. Nuk është pak të jesh lojtar i “Valencies” në Spanjë dhe lojtar i pesëshes së parë të përfaqësueses turke, siç ishte Ermali, një nga më të kërkuarit nga ekipet elitare në Europë.

E ndërsa i kujtojmë Pjerin Bushatin, fillon të buzëqeshë duke na krijuar përshtypjen e çastit se ky do ketë qenë akoma edhe më i pranueshëm se Roberti. Por…?

Ë, ë, ë, me Pjerinin kujtoj një rast me të vërtetë të veçantë. Ishim në Korçë në një takim kampionati. Pas përfundimit të ndeshjes, si zakonisht kishim dy orë kohë të lirë. E ndërsa vajti ora dhe i gjithë ekipi hipi në autobus, Pjerini mungonte. Pas një çerek ore e shikojmë në fund të rrugës tek ecte qetë-qetë. Del dikush nga shokët e tij dhe ja bën me dorë që të shpejtojë. Ai përsëri nuk e prishi terezinë. Hipën në autobus dhe i them, se shokët nuk ta kanë për borxh të të presin ty. Kur prisja si reagim ndonjë fjalë pendese, më thotë: – Po nuk u bë qameti profesor për dhjetë minuta.

I them të zbresë nga autobusi. Më bindet duke ardhur në Tiranë me automjetet e rastit. Ndoshta mund të isha pak më i tolerueshëm, por përsëri duke mbrojtur disiplinën, besova se do më justifikonte veprimin. Por nuk ndodhi kështu. Pjerini nuk lojti më me “Partizanin” por me dëshirën e tij, iku në një ekip tjetër…! Veçse ka qenë lojtar me peshë. Ishte në pesëshen e parë dhe denjësisht ka qenë pjesë e ekipit kombëtar. Ishte rezultativ, luftarak dhe egoist. Vite më vonë edhe Pjerini më besoi djalin e vet, për ta stërvitur. Një talent edhe ky të cilin unë e pata nga mosha 9 vjeç deri 14. Tani luan me nënkampionen e Italisë, në kategorinë e dytë si dhe është anëtar i ekipit tonë përfaqësues.

Po me legjendën, Gazmend Çaçin…?

Me Gazin ishim bashkë 13-14 vjet. Lojtar qendre i talentuar, me përgatitje fizike të shkëlqyer. Dallonte në shpejtësi dhe kërcim. Nuk kam për ta harruar, atë emocion që ndjeva nga fjalët e mira që dëgjova nga goja e Valiero Biankinit, trajner i ekipit përfaqësues të Italisë. “Ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë. Unë do e dëshiroja shumë në ekipin tim…”! Ja kush ishte Gazmend Çaçi. Edhe pse kemi patur marrëdhënie shumë të mira gjatë gjithë kohës edhe me Gazin “u prishëm” në fund, kur ai la sportin. Edhe pse ishte 38 vjeç, ende nuk bindej se më mirë do ishte që te “Partizani” të luante një i ri…! Duhet të më kuptosh që këto janë mbresa se sa ndodhi, pasi askush nuk mund t’i shmangë në karrierën e tij sportive. Për më tepër, kur ne ekip ke lojtarë të mëdhenj. Unë me ata dhe ata me mua, kaluam një jetë që mbetet e nderuar dhe e paharruar. Gjithsesi, nuk është e lehtë të stërvitësh mjeshtra…!

EMRI: Astrit Greva

DATËLINDJA: 3 shtator 1936

VENDLINDJA: Vlorë

ARSIMI: Diplomuar në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, Tiranë

PËRVOJA PROFESIONALE

Mësues i edukimit fizik në shkollën tetëvjeçare “Kosova” dhe “1 Maji”, shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe Shkollën e Bashkuar.

1954-1955. Kapiten skuadre me ekipin e të rinjve të Tiranës. Vit në të cilin u shpallën edhe kampion kombëtar.

1957. U thirr për të kryer shërbimin ushtarak, pranë ekipit të basketbollit “Partizani”.

1958. Caktohet trajner i ekipit të basketbollit të “Partizanit”, kur ende nuk kishte mbushur 22 vjeç.

1958-1991. Gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë trajner basketbolli në klubin “Partizani”.

1968-1991. Trajner i ekipit përfaqësues të të rriturve në basketboll

1972. Trajner i Merituar Sporti

Takimi më i vështirë? kur fitoi…Terezinën!

Ajo ishte si gjithë të tjerat, në atë grup vajzash që i ai stërviste, në Pallatin e Pionierëve. Por ngacmimi dhe dyshimi, filluan muaj më pas, kur simpatiken shkodrane, e pa të ulur në shkallët e këndit sportiv, tek ndiqte një takim basketbolli ku luante dhe Astriti. Në vazhdim, ajo ra më shumë në sy, pasi ndiqte gati çdo ndeshje. Filloi të ndjehej mirë djaloshi, kur bindte veten se ajo vinte për të. I ledhatuar dhe i lumturuar nga ky fakt, veç shikimeve shtoi dhe interesimin. Por u zhgënjye kur mësoi se ajo ishte motra e Renato Radojës, basketbollistit të talentuar shkodran, shoku i tij i skuadrës.

Gjithsesi, tashmë ai që kishte filluar të ndjente për të…! Shtoi shoqërinë me Renaton, për tu afruar me Terezinën. Por më shumë se sa shokun e skuadrës, Renato “ndihmoi” prindërit, duke i përcjellë dyshimin e një simpatie të mundshme midis Astritit dhe Terezinës. Shqetësimi pushtoi familjen në Shkodër. As që mendohej, e jo më të realizohej një lidhje e tillë, mes një katolikeje dhe një myslimani. Për më tepër kur kjo familje ishte nga më besimtaret. Ndaj si zgjidhje më të saktë, gjetën ndërprerja e studimeve të Terezinës në Liceun Artistik, në Tiranë.

Përgjigje e padëshiruar kjo edhe për Astritin. Mendoj ta linte me kaq por nuk mundi. Ditët që kalonin, veç ja bënin më magjike siluetën e shkodranes simpatike…! Bëri atë që nuk i kishte shkuar kur ndër mëndje. Niset për në Shkodër dhe troket në shtëpinë e saj. E quajti fitore që ia hapën derën dhe e pranuan të bisedonin. Katër orë e ca bashkëbisedim me prindërit e Terezinës, por pa praninë e saj. U përgjërua dhe u përbetua djali i shkretë, por asgjë nuk ndryshoi në vendimin e tyre. Më pas thërresin të hyjë në dhomë edhe vajza.

– “Dëgjo moj bijë! Nëse ti e ke mendjen akoma tek ky djalë, duhet të dish se mua më ndan një herë e përgjithmonë nga fisi. Pra, dua të më japësh përgjigjen përfundimtare” – ju drejtua babai i saj. U dëgjua një përgjigje me gjysëm zëri. –“Astriti është djali i parë për të cilin ndjej…! Por unë do bëj çfarë të thoni ju”. Pasi larguan Terezinën nga dhoma e kuvendit, në vazhdim prindërit zbutën pak më shumë zërin në bashkëbisedim. Përcjellin mysafirin pa i dhënë drekë por… shpresë.

Më pas ata bashkuan jo vetëm zemrat por dhe pasionin për basketbollin. Terezina u bë titullare me “17 Nëntorin”, duke u shpallur shtatë herë kampione kombëtare dhe më vonë lojtare dhe trajnere e femrave të “Studentit”. Ajo u bë pjesë e denjë e ekipit përfaqësues dhe Mjeshtre Sporti.

126 arbitrime ndërkombëtare, për Albi Grevën

Qysh i vogël, të shtunave apo të dielave do ishte tifozi i parë i “Partizanit”. Fillimisht gëzohej kur gëzonte i ati, ndërsa më pas kur filloj të ndjejë magjinë e kësaj loje, bënte tifozllëk…! Derisa u bë pjesë e ekipit të të rinjve me Aleksandër Dherin. Gjatësinë mundohej ta kompensonte me grindën dhe teknikën në fushën e lojës. Pasioni dhe dëshira që në të ardhmen të ishte pjesë e ekipit legjendar që drejtonte i ati, e motivonte dhe e bënte më të përkushtuar. Por…një pasdite ndërsa shkonte në stërvitje, ishte përballur me të atin. E ndërsa priste ledhatimin e radhës, mori “shuplakën”, dhimbjen e së cilës e ndjen edhe sot.

– “Albi! Mos u lodh kot. Unë të sugjeroj që më shumë rëndësi t’u kushtosh mësimeve, ndërsa sportin ta kesh pjesë të kulturës tënde, për kohën e lire”. Fakti që këtë ja thoshte babai i vet dhe një nga trajnerët më të mirë të kohës, e lëndoi. Dhe atëhere kur mendoi se ishte ndarë përfundimisht me dashurinë e kësaj loje që ishte rritur, pas një viti Andrea Troja, specialist në Federatën e Basketbollit, i hedh idenë e tu bërit arbitër. As që i kishte shkuar ndër mënd ndonjëherë për këtë gjë, e jo më ta mendonte se mund të bëhej realitet! Për më tepër që ka lëshuar të bërtitura e të shara për këta njerëz, kur i kanë hyrë në hak skuadrës së të atit…! Gjithsesi shansi për tu “takuar” edhe një herë me basketbollin, e detyroi që ta pranoi ftesën.

Bilbilit të parë i ka qëlluar t’i bjerë në Lojërat Universitare zhvilluar në ambientet e Qytetit “Studenti”. Më pas arriti të bëhet pjesë e sekretarisë, duke shënuar pikët apo faullet në tavolinë. Ndërsa takimi i parë zyrtar, ka qenë ai i zhvilluar në Përmet në maj të vitit 1986. Mysafir ishte ekipi i femrave të Elbasanit, në një takim që ishte i vlefshëm për kampionatin e kategorisë së dytë. Por emocionet më të mëdha i përjetoi në finalet e Kupës së Republikës, kur arbitroi në krah të arbitrit me përvojë, Xhelal Kalaja. E ndërsa para 6 vjetësh, Federata i lutej për t’u bërë arbitër, erdhi një moment që trokiti Albi në këtë institucion, duke ju lutur që ta ndihmonin për të fituar Liçensën e Federatës Botërore të Basketbollit.

Dëshira ishte e madhe por buxheti i pamundur. Detyrohet që atë shumë paresh që i duhej për dy javë testim, ta sigurojë vetë duke filluar edhe një punë tjetër. Në shtator të vitit 1993, ikën në Itali për t’u testuar. Mes 35 konkurruesve, fitojnë 17, mes tyre edhe Albi. E pabesueshme sa edhe e vlerësueshme kjo licencë, jo vetëm për individin, por dhe për Federatën që përfaqësonte, po të kujtojmë se dështuan disa konkurrues, në vendet e të cilëve, basketbolli është sporti elitar. Emocionet e takimit të parë ndërkombëtar, Albi i përjetoi në Stara Zagora të Bullgarisë, kur bashkë me një arbitër hungarez, drejtoi një takim femrash, të vlefshme për Kupat e Evropës. Ka qenë tetor 1993. Vitet kalojnë dhe emocionin tani nuk e gjen në ndeshjet e veçanta por në numrin e takimeve. Plot 126.

Arbitrimi i fundit ka qenë ai i zhvilluar në Sarajevë, mes dy ekipeve të Bosnjës dhe Danimarkës, në Kupën e Evropës për meshkuj. Ndërsa disa kohë më pas, arbitri i mirënjohur shqiptar Albi Greva, drejton në Podgoricë, takimin mes “Buduçnostit” dhe “Monpeljesë” së Francës, i vlefshëm për Kupat e Evropës për femra. Natyrisht që çdo takim ka mbresat dhe emocionet e veta por mbase më i paharruari për të do ngelet ai i Selanikut në vitin 1998.

As vetë nuk u besonte syve, kur mësoi se do drejtonte ndeshjen e basketbollit të meshkujve, mes “Aris” dhe kampiones së Hungarisë. Sa herë ishte entuziazmuar dhe kishte shpërthyer në kënaqësi, para ekranit të televizorit, kur ndiqte lojën e yjeve të basketbollit evropian, që për fat një pjesë e tyre janë nga vendet fqinjë. Dhe ja tek vjen dita që të arbitrojë ekipin e shquar grek, pjesë e të cilit ishte edhe Paspal. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në vjeshtën e 1941-it, kur shërbente si drejtues i shkollave në Himarë, arrestohet nga grekët dhe dërgohet në komandën e Divizionit në Kudhës, i akuzuar...”/ Historia e panjohur e atdhetarit Janko Ll. Pali

Next Post

“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha...”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës

Artikuj të ngjashëm

“Libri fillon me klubin më të vjetër në botë, F. C. ‘Sheffield’ dhe vazhdon në faqen 134, me Klubin e Futbollit ‘Vllaznia’, i cili është …”/ “I Pionieri Del Pallone”, i botuar në Itali, renditet edhe skuadra shkodrane
Sport

“Libri fillon me klubin më të vjetër në botë, F. C. ‘Sheffield’ dhe vazhdon në faqen 134, me Klubin e Futbollit ‘Vllaznia’, i cili është …”/ “I Pionieri Del Pallone”, i botuar në Itali, renditet edhe skuadra shkodrane

February 28, 2026
“Gjatë natës, kur sheshi lirohej prej trafikut, rreth 300 sportistë të ‘Spartakut’, filluan qepjen e tapetit me gjilpëra me spango…”/ Libri i autorit italian, për ndeshjen në “Sheshin e Kuq”, para Stalinit   
Sport

“Gjatë natës, kur sheshi lirohej prej trafikut, rreth 300 sportistë të ‘Spartakut’, filluan qepjen e tapetit me gjilpëra me spango…”/ Libri i autorit italian, për ndeshjen në “Sheshin e Kuq”, para Stalinit  

January 1, 2026
“Me ‘Spartak’-un e Moskës që zbarkoi në Tiranë në prillin e ’46-ës, ishin gjashtë lojtarë me ‘Medaljen e Trimërisë’ për kontributin në Luftën e Dytë Botërore…”/ Libri i panjohur i autorit italian, Mario Curletto
Sport

“Me ‘Spartak’-un e Moskës që zbarkoi në Tiranë në prillin e ’46-ës, ishin gjashtë lojtarë me ‘Medaljen e Trimërisë’ për kontributin në Luftën e Dytë Botërore…”/ Libri i panjohur i autorit italian, Mario Curletto

January 6, 2026
“Shatku ishte lojtar pesëshes parë të ‘Vllaznisë’ dhe kombëtares shqiptare, në vjetin 1960, përfaqësoi Shqipninë në Ballkaniadën që u zhvillue në Bullgari…”/ Kujtimet e Filip Guraziut, për shokun e ekipit
Sport

“Shatku ishte lojtar pesëshes parë të ‘Vllaznisë’ dhe kombëtares shqiptare, në vjetin 1960, përfaqësoi Shqipninë në Ballkaniadën që u zhvillue në Bullgari…”/ Kujtimet e Filip Guraziut, për shokun e ekipit

December 30, 2025
“Stadiumi ‘Vojo Kushi’ regjistroi një tjetër rekord spektatorësh nga prania e rekordmenit botëror, kinezit Ni Chin Chin, i cili kishte kërkuar që tifozët…”/ Historia e panjohur e “Loro Boriçit” në 70 vite
Sport

“Stadiumi ‘Vojo Kushi’ regjistroi një tjetër rekord spektatorësh nga prania e rekordmenit botëror, kinezit Ni Chin Chin, i cili kishte kërkuar që tifozët…”/ Historia e panjohur e “Loro Boriçit” në 70 vite

December 29, 2025
“Gjatë vallzimit, shoqja e klasës, Ç. R., më tha; Sigurimi i Shtetit, nëpërmjet U.S., më ka ngarkue për me raportu për bisedat tuja dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryebashkiakut të Shkodrës
Sport

“Pjetër Guraziu nga Shkodra, është rekordmeni i parë të atletikës shqiptare, me rezultatin 6.15 metra, më 11 prill 1925 në Bari të Italisë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur të sportit shqiptar

December 27, 2025
Next Post
“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës

“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha...”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme