• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, February 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë e nënoficerin e postës kufitare dhe u nisën drejt Italisë me komandantin e policisë e 3 ushtarë, të cilët…”/ Zbulohen dokumentet sekrete, të “eksodit marsit” ‘91

“U larguan në drejtim të Italisë anija ‘Kozma Nushi’ e Pashalimanit me 200 ushtarë, marinarë e oficerë,  cisterna e Sazanit me…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të ngjarjeve të shkurt-marsit 1991

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra shqiptarë të ardhur në qytete dhe rrethe të ndryshme të vendit, u dyndën turma turma në drejtim të porteve të Durrësit, Shëngjinit, Vlorës, Himarës, Sarandës etj., dhe pasi rrëmbyen forcërisht të gjitha mjetet lundruese detare që gjendeshin aty, duke filluar nga më të voglat, si; motoskafët, peshkarexhat, rimorkiatorët etj.,  e deri  te anijet e mëdha të transportit të tonazhit të rëndë, pjesë e Flotës Tregtare Shqiptare dhe të huaja, madje dhe anijet luftarake,  me të cilat udhëtuan në det të hapur drejt brigjeve dhe porteve italiane.

Këto ngjarje të paprecedentë që nuk kishin ndodhur kurrë më parë gjatë gjithë periudhës 45 vjeçare të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, asokohe bënë xhiron e botës në pjesën më të madhe të kanaleve televizive, për shkak se mbërritja e tyre në portet e brigjet e gadishullit Apenin, u filmuan dhe u transmetuan direkt nga stacionet kryesore televizive italiane, si RAI, etj., e po kështu më pas edhe nga mediat më prestigjioze të shteteve të ndryshme të Evropës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur një ‘intelektual’ që s’kishte lexuar asnjë libër, në vend t’i thoshte Alizotit; më jep librin ‘Një natë në Broduei’ i tha; ‘dua Një natë në bordello’, ai …”/ Historitë e panjohura të librarit të Gjirokastrës

“U larguan në drejtim të Italisë anija ‘Kozma Nushi’ e Pashalimanit me 200 ushtarë, marinarë e oficerë, cisterna e Sazanit me…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të ngjarjeve të shkurt-marsit 1991

Ndërsa mbarë bota po shikonte e habitur nëpërmjet ekranit skena apokaliptike deri në kufijtë e çmendurisë, (njerëzit ishin ngjitur dhe kishin zënë vend në çdo pjesë të anijeve, si bletët në koshere), që nuk ishin parë që nga Lufta e Dytë Botërore, regjimi komunist me në krye Ramiz Alinë, që ishte në agoninë e tij, nuk e pa të arsyeshme t’i transmetonte ato në emisionet e lajmeve në të vetmin kanal televiziv, siç ishte asokohe Radio-Televizioni Shqiptar, duke pasur frikën e drojën se pasqyrimi i atyre lajmeve, do e shtonte më tej eksodin biblik drejt vendit fqinjë.

Të paktën ky ishte “version zyrtar” i përfolur rëndom asokohe dhe më pas, sepse në të vërtetë arsyeja kryesore që nuk u pasqyruan ato ngjarje nga Radio-Televizioni Shqiptar, ishin zgjedhjet parlamentare që do mbaheshin më 31 mars të atij viti! Si dhe fakti tjetër, se krahas mijëra shtetasve që kishin rrëmbyer ato anije, ishin edhe me dhjetëra ushtarakë, si marinarë, oficerë, policë e punonjës civile të ndërmarrjeve dhe objekteve ushtarake, si Pashalimani etj., gjë e cila do e rëndonte pozitën e Partisë së Punës, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare!

Këto ngjarje të cilat që nga ajo kohë e në vazhdim, për gati 35 vite me radhë, janë të njohura rëndom si “eksodi i marsit”, (pasi kjo gjë u përsërit dhe në gusht të atij viti), kanë mbetur pothuaj fare të panjohura dhe sot e kësaj dite askush nuk ka një informacion të saktë, se sa shtetas shqiptarë mundën të largoheshin në drejtim të Italisë, cilat ishin anijet dhe mjetet e tjera lundruese detare që u morën forcërisht prej tyre dhe sa veta humbën jetën e u mbytën në tentativë për të arritur në kuvertat e bordet e tyre dhe cilët ishin personat e arrestuar nga policia e forcat e ushtrisë?

Sa më sipër, të gjitha këto kane mbetur të mbuluara me mister, pasi që nga ajo kohë e deri më sot, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk janë botuar as dokumente arkivore ku të jenë pasqyruar ngjarjet e shkurt-marsit 1991! Nisur edhe nga ky fakt, në këtë shkrim po publikojmë disa dokumente arkivore me siglën “Sekret”, të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ndodhen komunikatat operative të Degës së Përgjithshme pranë Ministrisë së Brendshme të asaj kohe, në të cilat krahas ngjarjeve të tjera të jashtëzakonshme të ndodhura në të gjitha rrethet e vendit, janë pasqyruar edhe ato të “eksodit të anijeve”, të cilat e kanë zanafillën më datën 15 shkurt 1991, me anijet e peshkimit “Hajdar Dushi” dhe “Jonufra”, të cilat ishin të parat që u rrëmbyen nga porti i Vlorës, për të vazhduar më pas me të tjera anije, deri nga data 20 e muajit mars të atij viti. Të gjitha këto e të tjera, Memorie.al po i publikon bashkë me faksimilet përkatëse, në dy shkrime radhazi.

                                                         Vijon nga numri i kaluar

KOMUNIKATA OPERATIVE E MINISTRISË SË BRENDSHME E 7 MARSIT 1991, PËR GRUMBULLIMIN E NJERËZVE NË PORTIN E SHËNGJINIT DHE RRËMBIMIN E TETË ANIJEVE ME TË CILAT U LARGUAN 2000 VETA DREJT ITALISË, SI DHE ANIJES “MIT’HAT DAUTI” NGA PORTI VLORËS

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                          SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                  Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                    Tiranë, më 7.3.1991 

                                          KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 55

LEZHA

– Më datën 6.3.1991, në Shëngjin pati grumbullime njerëzish të ardhur nga Shkodra, Laçi, Lezha etj., dhe në 8 anije hipën rreth 2000 veta dhe u larguan për në Itali.

VLORA

– Më datën 6.3.1991, anija e peshkimit “Mit’hat Dauti” ndodhej në gji në afërsi të Orikumit, jashtë gatishmërie. Në ora 17.00, një grup personash e vënë në punë dhe u larguan për në Itali.

PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

                                 VANGJEL KASAPI

KOMUNIKATA OPERATIVE E MINISTRISË SË BRENDSHME E 8 MARSIT 1991, LIDHUR ME DY SHTETASIT QË U GJETËN TË MBYTUR NË ORIKUM DHE PORO, SI DHE LARGIMIN DREJT ITALISË TË DISA USHTARAKËVE NGA HIMARA ME ANIJEN QË ERDHI NGA SARANDA

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                         SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                 Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                  Tiranë, më 8.3.1991 

                                       KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 56

VLORA

– Më datën 7.3.1991, në sektorin e Jonuftit, deti nxori të mbytur në breg, Robert Hariz Zoto, vjeç 30, banues në Orikum.

– Më datën 7.3.1991, në sektorin e postës kufitare Poro, deti nxori të mbytur në breg, Resmi Cenën nga Vlora, vjeç 34.

– Më datën 7.3.1991, pas grumbullimeve të paradites në portin e Vlorës, në përgjithësi gjendja u qetësua. Në Orikum kanë mbetur 200 veta.

– Më datën 7.3.1991, një peshkarexhë e Sarandës u afrua në molin e Himarës, ku ka marrë disa civilë dhe nënoficerin e postës kufitare, Dëfrim Hoxhën e janë nisur drejt Italisë. Me ta janë edhe komandanti i postës së policisë dhe 3 ushtarë të postës.

– Më datën 7.3.1991, gjendja vazhdon të jetë e tensionuar në port, me gjithë ndërhyrjen e ushtrisë. Anija “Partizani” është mbushur me njerëz, megjithëse është me defekt. Në qytet ka vështirësi për bukë.

Një pjesë e furrxhinjve kanë ikur për në Itali. Pritet të vijë bukë nga rrethet. Deri në orën 9.00, ka ardhur një makinë nga Elbasani.

– Më datën 7.3.1991, të burgosurit e Bardhorit janë ngritur në revoltë, kanë thyer një derë të brendshme, ofenduar dhe qëlluar me gurë. Pas ndërhyrjes së forcave, është vrarë një i burgosur dhe plagosur tre të tjerë.

LEZHA

– Më datën 7.3.1991, pas grumbullimeve të paradites, gjendja është shqetësuese. Pas lajmeve të orës 8, u larguan shumë persona. Kanë mbetur 700 – 800 veta në portin e Shëngjinit.

PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

                          ILO MANUSHI

KOMUNIKATA OPERATIVE E MINISTRISË SË BRENDSHME E 8 MARSIT 1991, LIDHUR ME DY SHTETASIT QË U GJETËN TË MBYTUR NË ORIKUM DHE PORO, SI DHE LARGIMIN DREJT ITALISË TË DISA USHTARAKËVE NGA HIMARA ME ANIJEN QË ERDHI NGA SARANDA

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                              SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                      Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                     Tiranë, më 18.3.1991 

                                                          KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 64

DURRËSI

– Më datën 16.3.1991, u ndaluan Muharrem Qemal Sirani, vjeç 25, Sokol Besheku, vjeç 18, Artur Zarif Jonuzi, vjeç 30, Muhamet Kiku, Asllan Qemal Gjyra, etj, për arsye se kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme para portit të Durrësit.

– Më datën 17.3.1991, në kampin e Bardhorit të Kavajës, 32 të dënuar për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë filluar grevën e urisë.

– Më datën 17.3.1991, u ndalua Flamur Rangon Balla, vjeç 18, për arsye se ka marrë pjesë në grumbullime të paligjshme.

                   PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

JOSIF OGA

KOMUNIKATA OPERATIVE E MINISTRISË SË BRENDSHME E 20 MARSIT 1991, LIDHUR ME ARRESTIMIN E DISA SHTETASVE NË PORTIN E SHËNGJINIT QË KËRKONIN TË LARGOHESHIN DREJT ITALISË, SI DHE PLAGOSJEN E ARRESTIMET E DISA SHTETASVE TË TJERË NË PORTIN E DURRËSIT, KU PATI PËRPLASJE ME POLICINË

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                           SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                    Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                   Tiranë, më 20.3.1991 

                                       KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 66

LEZHA

– Më datën 19.3.1991, u ndalua Tonin Pjetër Paloka, vjeç 33, shofer në spital, Kastriot Myftar Zenelaj, vjeç 21, elektricist, Nikoll Gjon Doda, vjeç 32, punëtor në Peshkim, Tonin Likja, vjeç 22, për arsye se kanë tentuar të rrëmbejnë anijet dhe të largohen nëpërmjet detit.

– Më datën 20.3.1991, u gjet i mbytur në afërsi të portit të Shëngjinit, një person i paidentifikuar, mashkull, afërsisht 25 vjeç. Filloi çështja penale.

DURRËSI

– Më datën 25.3.1991, grumbullimeve të një mase të madhe njerëzish nga të gjitha rrethe të ndryshme për në drejtim të portit, është tentuar për të hyrë në port. Forcat e rendit ndërhynë për zmbrapsjen e tyre, ku u plagosën 16 shtetas dhe 12 policë, u dëmtuan 2 makina, u dogj një vagon treni dhe u thyen disa xhama lokalesh. /Memorie.al

PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

NERULLA ZEBI

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur një ‘intelektual’ që s’kishte lexuar asnjë libër, në vend t’i thoshte Alizotit; më jep librin ‘Një natë në Broduei’ i tha; ‘dua Një natë në bordello’, ai ...”/ Historitë e panjohura të librarit të Gjirokastrës

Artikuj të ngjashëm

“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur një ‘intelektual’ që s’kishte lexuar asnjë libër, në vend t’i thoshte Alizotit; më jep librin ‘Një natë në Broduei’ i tha; ‘dua Një natë në bordello’, ai …”/ Historitë e panjohura të librarit të Gjirokastrës

February 27, 2026
“U larguan në drejtim të Italisë anija ‘Kozma Nushi’ e Pashalimanit me 200 ushtarë, marinarë e oficerë,  cisterna e Sazanit me…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të ngjarjeve të shkurt-marsit 1991
Dossier

“U larguan në drejtim të Italisë anija ‘Kozma Nushi’ e Pashalimanit me 200 ushtarë, marinarë e oficerë, cisterna e Sazanit me…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të ngjarjeve të shkurt-marsit 1991

February 25, 2026
“Vëllezërit fotografë, Vito, i dërguan një kartolinë Alizotiot, ku në kokën e tij, kishin vënë Papën e Romës, por kur ai u tha se e kishte dërguar në Degë…”/ Historia e panjohur e librarit të Gjirokastrës
Dossier

“Vëllezërit fotografë, Vito, i dërguan një kartolinë Alizotiot, ku në kokën e tij, kishin vënë Papën e Romës, por kur ai u tha se e kishte dërguar në Degë…”/ Historia e panjohur e librarit të Gjirokastrës

February 27, 2026
“Me gjithë të sharat dhe ofendimet, ‘vullnetarët e Enverit’ me portretet e tij vazhdonin përpara, grupi i vogël e humbi durimin dhe…”/ Shkurt 1991, kur djemtë e “Skelës” u përleshën me enveristët e Vlorës
Dossier

“Me gjithë të sharat dhe ofendimet, ‘vullnetarët e Enverit’ me portretet e tij vazhdonin përpara, grupi i vogël e humbi durimin dhe…”/ Shkurt 1991, kur djemtë e “Skelës” u përleshën me enveristët e Vlorës

February 25, 2026
“Kur mungonte ndonjë shok, pensionist e i moshuar, bëheshin merak; pse s’ka dalë në Pazar?! Alizoti u thoshte; Shini një herë tek shtillat e elektrikut, te lajmërimet, se…”/ Historitë e panjohura të librarit të Gjirokastrës

February 26, 2026
“Kur i thanë se po i digjej shtëpia, Ilia bërtiti; ç’më thua, more bir!? Djemtë do të ishin dhimbje e madhe e imja, por bibliotekën, do ndjente tërë Shqipëria…”/ Historia e panjohur e dinastisë Dilo
Dossier

“Në tetor 1956, përfaqësia e ‘Ballit Kombëtar’ të SHBA-ës, e dërgon Jani Dilon në Kongresin e Internacionales Agrare në Paris, ku ai…”/ Historia tragjike e familjes së njohur nga Sheperi Zagorisë

February 23, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme