• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, February 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur mungonte ndonjë shok, pensionist e i moshuar, bëheshin merak; pse s’ka dalë në Pazar?! Alizoti u thoshte; Shini një herë tek shtillat e elektrikut, te lajmërimet, se…”/ Historitë e panjohura të librarit të Gjirokastrës

“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kultura e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë, politikanë, ku ai…”/ Refleksionet e regjisorit dhe publicistit të njohur
“Kultura e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë, politikanë, ku ai…”/ Refleksionet e regjisorit dhe publicistit të njohur
“Pas luftës, Alizotit i propozuan të bëhej anëtar i P.K.SH.-së e ta dërgonin me punë në Tiranë, por ai s’e pranoi këtë kusht dhe në korrik 1947, u arrestua…”/ Historia e panjohur librarit të famshëm të Gjirokastrës
“Në Gjirokastër bënte ftohtë i madh, me borë e ngrica, te libraria e Alizotit nuk lejohej ngrohja me sobë dhe kur hynin brenda klientët …”/ Historitë e panjohura të librarit të famshëm të qytetit të gurtë

Pjesa e njëzetenjë

                           Pjesë nga libri: ‘ALIZOT EMIRI – Njeriu, librári e gázet fisnike’

                                                       DY FJALË SI HYRJE

Memorie.al / Kur ne, fëmijët e Alizotit, tregonim në ambiente të gëzueshme shoqërore “historitë” e Zotes (Alizotit), na ka qëlluar të na pyesin shpeshherë: – “A i keni shkruar? Jo! Sa keq, do të humbasin…! Kush duhet ta bëjë”?  Dhe jemi ndjerë gjithnjë e me shumë fajtorë. Në qoftë se duhej bërë, ne duhej ta bënim. Po a mund t’i shkruanim ne?! “Jo çdo njeri, që di shkrim e këndim, mund të shkruajë libra”, – thoshte Zotia, sa herë kalonte nëpër duar libra të dobët. Kur po bisedonim me njëri – tjetrin, ne fëmijët e Zotes, për këtë “detyrim”- për Librin, natyrshëm e ndjenim veten përballë paaftësisë për ta kryer. Nuk ishte punë për ne! Me “metrin” e Zotes, ne ishim të paaftë ta shkruanim këtë libër. 

Gjithashtu mund të lexoni

“Me gjithë të sharat dhe ofendimet, ‘vullnetarët e Enverit’ me portretet e tij vazhdonin përpara, grupi i vogël e humbi durimin dhe…”/ Shkurt 1991, kur djemtë e “Skelës” u përleshën me enveristët e Vlorës

“Në tetor 1956, përfaqësia e ‘Ballit Kombëtar’ të SHBA-ës, e dërgon Jani Dilon në Kongresin e Internacionales Agrare në Paris, ku ai…”/ Historia tragjike e familjes së njohur nga Sheperi Zagorisë

                                                                  Vijon nga numri kaluar

“Nuk dal nga spitali…”!

Gjatë ditëve të qëndrimit në spital, Zotia lëvizte nëpër pavijone për të thyer monotoninë. Takonte të njohur, ndërronte ndonjë muhabet. Kishte gjetur dhe një arsimtar të vjetër, dropullit, që i shkonte në librari, por që ishte mjaft naiv. Ai ishte në pavijon tjetër. Një ditë, kur Zotia po ngjiste shkallët, takohet me të. Ai po zbriste, i veshur me rrobat e tij dhe me një torbë në dorë.

– “Po ti”?! – e pyeti Zotia.

– “Po dal nga spitali, ndihem me mirë. Edhe ne vizitën qe me benë mjekët sot, këtë më thanë, me dhanë ca porosi…”!

– “Unë të dija burrë me mënd ti – ja preu Zotia – Po pse, shumica që rrinë në spital, janë më të sëmurë nga ti”?

– “Sigurisht Alizoti, përse mund të rrinë tjetër këtu, më thuaj të lutem”.

– “Siç rri unë! Pse si kujton ti, që unë, në këtë gjendje që jam, s’mund të rri në shtëpi? Po ku të vete, shtëpitë tona janë akull të ftohta, nuk dëgjojnë të ngrohur gjer në behar. Këtu ushqimi falas ngrohja ngrohje. Vërtet e ha nga një gjilpërë në ditë, po pun’e madhe, sikur s’kemi vend ku të na i bëjnë”?!

Arsimtari po e dëgjonte me vëmendje. Alizoti kish të drejtë. Sa mirë i kish shkuar mendja! Po shejtan ai, si gjithmonë.

– “Mirë e ke ti, mo Alizoti, po mjekët? Po s’te shtroi mjeku në spitali, si do rrish, te lutem? Spitali nuk është hoteli”!

– “Qenke budalla i madh ti, s’të kam ditur, – i tha Zotia – Po mjeku di të vizitojë, po se ku të dhëmb e se sa të dhëmb shpirti, e di ti. Ti po i the që s’më dhëmb gjëkundi, përse do të të mbajë doktori, edhe ti të jesh. Unë e kam gjetur për veten time, përditë i nxjerr nga një avaz, po ma vazhdojnë atë gjilpërën, pun’e madhe, mirë më bën, keq s’bën”.

– “E si të bëj unë tani që më nxorën”?!

– “U, pika që s’të bie! Ik, mirupafshim tani, bëj si të duash, puna jote”.

Sa pa mbërritur në katin e tretë, ku kish pavijonin, Zotia dëgjoi të bërtiturat që vinin nga poshtë. Duke qeshur me vete shkoi në dhomë e po lexonte. Pas një ore e thirrën tek dhoma e mjekut dhe i thanë:

– “Alizot, ose thuaj këtij shokut tënd të dalë nga spitali, ose do dalësh dhe ti bashkë me të”!

Më pas Zotia po qeshte me mjekët, që e kishin vizituar “shokun” e tij dhe po i tregonin se si ai ankohej për dhimbjet, që nuk i dolën dy herë në të njëjtin vend.

– “Fajin e pata unë, që nuk ja caktova që në fillim vendet me dhimbje”! – pranoi Zotia.

SHPREHJE PËR SHËNDETIN

Mosha bënte të vetën. Më të vjetrit ankoheshin për shëndetin. Ju shtoheshin sikletet. Rrallonin daljen në “Pazar”, pastaj mbylleshin brenda në shtëpi e, më vonë, “zinin stromën”. Në këto faza kalonte zakonisht një pleqëri e gjatë në Gjirokastër. Dhe Zotia e përshkruante kështu gjendjen e tij, kur kish kaluar të gjashtëdhjetat.

“Kemi hirë në fushë të minuar. Po shkelim mbi mina. Shiqir që s’na ka plasur ndonjë e madhe, se kështu na ato të voglat na kanë zënë plot”.

“Jemi bënë si ato shtëpitë e vjetra (të Gjirokastrës). Dëgjohen të kërciturat e trarëve, sidomos natën. Bëjnë krr, krrr. Na janë hapur pika në çati. Ka zënë të kalbet qeresteja. Na janë varur strehët. Dhe ustai që vjen ta rregulloje, zë një e hap di pika të tjera. Tani kjo punë është me ne, gjer sa të na zëjë çatia brenda”!

“Kam merak se mos ngrihem ndonjë ditë me gojë të ikur mënjanë, duke folur arabisht e, s’do më kuptojë njeri”!

***

Kur sëmurej Zotia merrej vesh, se do rrinte libraria mbyllur. Kjo ka ndodhur shumë rrallë. Ai dilte edhe i sëmurë nga shtëpia. Nuk e mbaj mend të ketë ndenjur i sëmurë në shtëpi. Ishte i detyruar të dilte në librari edhe për faktin se duhej të shiste gazetën e përditshme.

Miqtë dhe shokët, kur e merrnin vesh se kish qenë i sëmurë, i bënin atë urimin e zakonshëm:

– “Të shkuara, Alizot”!

– “Ah, – thosh Zotia,- s’qenë të shkuara, po qenë të shpuara”! Kjo nënkuptonte se sëmundja nuk kish kaluar vetëm me tableta, por ishin dashur edhe gjilpëra.

 ***

– “E di si është puna e doktorit? – tha Zotia kur ra muhabeti në librari. – Doktori është si puna e gjahtarit. Del me çifte në krahë për të gjuajtur. Sëmundja është si një ferrë, ku mjeku duhet të gjejë kafshën e egër, të fshehur brenda saj, të cilën duhet ta vrasë.

Prapa ferrës ai dallon vetëm dy maja veshësh. Doktori e mbush çiften me saçme, sa për të vrarë një lepur, e shkrep çiften dhe rri pret. Kur largohet tymi kontrollon prapë. Po që se veshët janë përsëri prapa ferrës, domethënë që s’ishte lepur.

E mbush çiften përsëri, por këtë radhë me saçme derri, e shkrep dhe pret përsëri sa të ikë tymi. Po të kenë rënë veshët, mirë, në mos po do shtojë saçmet, deri sa të pastrohet ferra. Ka dhe doktorë që e mbushin plot me saçme që në fillim dhe kur shtien me çifte, mund të shkulin jo vetëm veshët e lepurit, por ferrën me gjithë të zotin bashkë! Kështu e mbledh mënden një herë e mirë dhe doktori dhe pacienti. Tek i keni doktorët, zgjidhni kë të doni, keni nga të gjitha sojet”! – e mbylli Zotia krahasimin në prani të mjekëve që ndodheshin në librari duke qeshur.

***

Pasi dëgjonte ankesat e zakonshme të moshës së thyer nga ndonjë mik, e pyeste si i interesuar dhe plot kuriozitet:

– “More, s’të kam pyetur, kur ngjit Qafën e Pazarit si i mban duart, të lëshuara, apo i lidh të dija na mbrapa”?

– “Të lidhura mbrapa, ose i mbështet mbi vithe e ngjitem avash avash – iu përgjigj një i moshuar një ditë. – E kam më të kollajtë ngjitjen”.

– “Mbi vithe the? E pse s’thua ti, që ma more të keqen, vajte dhe ti, vajte me të shumtit, po mos u bë merak se rrojte sa deshe”! – ia priti menjëherë Zotia, duke e ngushëlluar me të qeshur

– “Uu, rrofsh mo Alizot, se më ke dhënë një sihariq të madh! S’ma kish thënë njeri këtë që më the ti. Po zaten ti të takon, se je dhe njeri i librave. Po unë në vithet e mia i vura duart, s’i vura në të botës. Edhe këtë do na ndalosh”? Ishin miq, që ngacmoheshin gjithmonë.

 ***

Kur mungonte disa ditë rresht ndonjë shok, pensionist e i moshuar, nga të Klubit të Gjuetarëve, bëheshin merak. Pyesnin njeri – tjetrin me shqetësim: – “Pse s’ka dalë në Pazar? Mos është i pamundur? Kush e ka afër? Kë të pyesim një çikë? Çoku vete dhe na klubi i …., mbi Hanin e Stavros. Jo, s’ma zuri siri, qeç’u ati”.

– “Shini një herë tek shtillat e elektrikut, – ju tha një herë Zotia -, se kushedi …! Lexojini një herë ato lajmërimet…! Për të dalë ka emri tonë tani, s’është ndonjë çudi. Mos ka vatur e ka zënë radhën, se, për të folë mos qoftë, është dhe gjynah t’ja kujtoç tani, po tip i nxituar ishte lumëmadhi”! – Qeshën si me pahir me këtë palo shaka të Zotes, që e bëri punën të mbaruar.

– “More Zote, po ku më kërkoje mua ti, mo, në shtillat e telefonit”? – iu drejtua kur u kthye shoku i sëmurë dhe pastaj vazhdoi humori me të gjithë.

***

Zotia vuante nga hemorroidet. Kishte periudha që sëmundja acarohej dhe Zotia përballonte me mjaft vuajtje gjëndjen e keqe shëndetësore. Me doktor Vasilin takoheshin përditë dhe merrte këshilla e mjekim prej tij. Doktori i kish dalë borxhit shumë herë, duke i thënë të operohej, por Zotes nuk ja mbante! Dhe nuk kishte faj. Tamam atë, (by….) që duhej t’ja mbante, Zotia e kishte me defekt.

Një herë u hap ky muhabet në librari. Zotia po i qante hallin, doktorit. Këtij nuk iu durua dhe i tha:

– “Po të kam thënë njëqind herë, mo Zote. Hajde në spital, se do të të bëj një bithë, që të mos e ketë njeri në Gjirokastër. Do ta kenë zili të gjithë”!

– “Po pse, mo doktor ç’u bë bi… time, bi… gjimi, se je bënë si Malo Pafillxhiu e mezi pret të mballosësh bi… e botës?! Pastaj, ç’është ai muhabet, që do më kenë zili? Ti s’je i marrë të ma bësh më të mirë se tënden”?!

  ***

Më dërgoi mua për të më vizituar doktor Koçua. Kishte biseduar me të. Unë kisha patur dhimbje të forta barku, që m’u ndërprenë mbas dy ditësh. Pasi përfundova vizitën tek mjeku, shkova në librari. Ishte plot me njerëz.

– “Hë, – më tha, sapo më pa që hyra – u vizitove”?

– “Po”. – iu përgjigja.

– “Ç’të tha doktori”? – më pyeti gjithë merak.

– “Ke mëlçinë,- më tha – e sqarova unë”.

– “Jo more, ç’paska gjetur! – më tha Zotia – Po pse, si e dinte ai, që të kishim bënë pa mëlçi ti neve?! Mirë, mirë, se do llafos vetë me të”! / Memorie.al

                                                                        Vijon numrin e ardhshëm                               

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në tetor 1956, përfaqësia e ‘Ballit Kombëtar’ të SHBA-ës, e dërgon Jani Dilon në Kongresin e Internacionales Agrare në Paris, ku ai...”/ Historia tragjike e familjes së njohur nga Sheperi Zagorisë

Next Post

“Me gjithë të sharat dhe ofendimet, ‘vullnetarët e Enverit’ me portretet e tij vazhdonin përpara, grupi i vogël e humbi durimin dhe...”/ Shkurt 1991, kur djemtë e “Skelës” u përleshën me enveristët e Vlorës

Artikuj të ngjashëm

“Me gjithë të sharat dhe ofendimet, ‘vullnetarët e Enverit’ me portretet e tij vazhdonin përpara, grupi i vogël e humbi durimin dhe…”/ Shkurt 1991, kur djemtë e “Skelës” u përleshën me enveristët e Vlorës
Dossier

“Me gjithë të sharat dhe ofendimet, ‘vullnetarët e Enverit’ me portretet e tij vazhdonin përpara, grupi i vogël e humbi durimin dhe…”/ Shkurt 1991, kur djemtë e “Skelës” u përleshën me enveristët e Vlorës

February 25, 2026
“Kur i thanë se po i digjej shtëpia, Ilia bërtiti; ç’më thua, more bir!? Djemtë do të ishin dhimbje e madhe e imja, por bibliotekën, do ndjente tërë Shqipëria…”/ Historia e panjohur e dinastisë Dilo
Dossier

“Në tetor 1956, përfaqësia e ‘Ballit Kombëtar’ të SHBA-ës, e dërgon Jani Dilon në Kongresin e Internacionales Agrare në Paris, ku ai…”/ Historia tragjike e familjes së njohur nga Sheperi Zagorisë

February 23, 2026
“Agjencia austriake e lajmeve ‘APA’, shkruante: Fakti se kur monumenti i udhëheqësit shqiptar, Enver Hoxha, do të rrëzohej…”/ Si e pasqyruan mediat e huaja rrëzimin e përmendores së diktatorit?!
Dossier

“Agjencia austriake e lajmeve ‘APA’, shkruante: Fakti se kur monumenti i udhëheqësit shqiptar, Enver Hoxha, do të rrëzohej…”/ Si e pasqyruan mediat e huaja rrëzimin e përmendores së diktatorit?!

February 24, 2026
“Kur Ibrahimi me shokun e tij, Sejdo Tartalen, po hipnin në autobus për në Kampin e Pionerëve në Libohovë, një burrë i tha; jo ti, zbrit, se babai jot…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur Ibrahimi me shokun e tij, Sejdo Tartalen, po hipnin në autobus për në Kampin e Pionerëve në Libohovë, një burrë i tha; jo ti, zbrit, se babai jot…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës

February 24, 2026
“Pas vendosjes së bustit të shokut Enver Hoxha, forcat destruktive kryen një kundra miting, goditën me gurë dhe armë zjarri forcat e rendit…”/ Zbulohen raportet sekrete të 20 shkurtit ’91, për Tiranën e rrethet
Dossier

“Një grup njerëzish ndihmuan Astrit Hatellarin, që të vendoste litarin tek monumenti i diktatorit Enver Hoxha, por përpjekja e parë dështoi, sepse litari…”!/ Ana e panjohur e 20 shkurtit 1991

February 23, 2026
“Para operacionit, Alizoti i tha Dr. Paparistos; mora vesh se do më hidhni gjak, por të lutem, ma zgjidhni atë, se jemi racë trimash ne…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Para operacionit, Alizoti i tha Dr. Paparistos; mora vesh se do më hidhni gjak, por të lutem, ma zgjidhni atë, se jemi racë trimash ne…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës

February 24, 2026
Next Post
“Me gjithë të sharat dhe ofendimet, ‘vullnetarët e Enverit’ me portretet e tij vazhdonin përpara, grupi i vogël e humbi durimin dhe…”/ Shkurt 1991, kur djemtë e “Skelës” u përleshën me enveristët e Vlorës

“Me gjithë të sharat dhe ofendimet, ‘vullnetarët e Enverit’ me portretet e tij vazhdonin përpara, grupi i vogël e humbi durimin dhe...”/ Shkurt 1991, kur djemtë e “Skelës” u përleshën me enveristët e Vlorës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme