• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, February 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

NËN SHENJËN E DJALLIT: SOT TRE DATËLINDJE MES TETORIT TË LETRAVE
Ramiz Alia: “Përse ju vazhdoni të prodhoni ende filma bardh e zi, tani as në televizor nuk i shoh dot…”?!/ Debati në Komitetin Qendror me drejtuesit e Kinostudios në ‘90-ën
NËN SHENJËN E DJALLIT: SOT TRE DATËLINDJE MES TETORIT TË LETRAVE
“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës
Historia tragjike e mjekut të njohur shkodran, i diplomuar në Paris / Komunistët i sekuestruan vilën e bërë nga Kol Idromeno, dhe i burgosën dy vëllezërit, që kishin studiuar në Insbruk…
“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës
“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

Nga Prof. Alfred Uçi

Pjesa e parë

                         – Migjeni, në vorbullën e të pavërtetave dhe spekulimeve –

Memorie.al / “Në varrimin e idhujve të vjetër, kumonat kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për të thye kurrizin së faluni dhe zhrecvet do t’u këputen telat e fytit së kënduari. Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna”. (Nga “Idhuj pa krena” – Migjeni) Historia punon me themel, duke qenë e pamëshirshme. Përmes lojës së saj, në dukje-absurde e paradoksale, ajo e bën mirë të sajën, duke i habitur brezat që vinë me rreptësinë seleksionuese të shoshës së saj: në fund të fundit, çdo gjë ajo e vendos në vendin e vet. Ajo përmbys figura të ngritura përdhunshëm në piedestal, shpërndan shkëlqime breroresh të rreme edhe kur balsamosen për t’u ruajtur përjetësisht në gjirin e saj, ajo i flak tutje si byk dhe i braktis përfundimisht në harresë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 1913 shkova në Shkodër dhe me propozim të At Fishtës, u nisëm për në Gomsiqe, te At Gjeçovi, një nga njerëzit më të lartë që ka pasur Shqipëria…”/ Vizita e Konicës te frati famshëm

“Në Shqipëri mbretëron uria dhe frika, që nga dita fatale, kur një grup agjentësh të ekzaltuar, hipotekuan Shqipërinë në kadastrën e Beogradit e Moskës…”! / Fjalimi i panjohur i Hasan Dostit në BBC, në 1950-ën

Por historia punon edhe me një kah tjetër, ngulit në kujtesën e saj figura, që duket sikur kanë qenë varrosur për të mos u ndierë e dëgjuar kurrë më dhe i vendos në piedestalin e merituar, ndonëse me vonesë. E habitshme është forca e saj rivlerësuese, që zbulon thesare të fshehur aty, ku nuk pritej dhe ia kthen ato së ardhmes, duke e begatuar për brezat që vinë.
Gjysmë-shekulli i fundit i mjaftoi historisë për ta vendosur veprën letrare të Migjenit, në një nga majat më të larta të bjeshkëve me gjelbërim të përhershëm, të letërsisë sonë kombëtare.

Gurra poetike e Migjenit rrahu paksa, sepse ai vdiq i ri, në moshën 27 vjeçare dhe la pas një trashëgimi letrare të paktë në sasi. Ky fakt, me sa duket, e shtyn dikë, që desh ta parashikonte vendin e Migjenit në historinë e letërsisë sonë, ta quante një “kometë”, që lëshon një shkëlqim të çastit e pastaj shuhet. Krahasimi ka qenë i gabuar, sepse trashëgimia letrare e Migjenit ndriçoi e do të vazhdojë të ndriçojë si një diell i pashuar. Me gjithë këtë pohim, nuk mund të thuhet se është kapur e njohur i gjithë spektri i rrezatimit letrar migjenian. Në këtë spektër përfshihen edhe shumë vlera ende të pa kuptuara, që janë si rrezet e padukshme infra të kuqe, që syri i njeriut nuk i kap.

Në një vështrim të cekët mund të duket sikur Migjeni, poet i nderuar këto dekadat e fundit, e ka zënë vendin e plotë, të saktë e të pandryshuar në panteonin e letërsisë sonë kombëtare. Por s’është kështu; ka dy arsye të rëndësishme, që e bëjnë të nevojshme e të dobishme rishikimin edhe një herë të vlerësimit të veprës së tij letrare. Së pari, kushtet shoqërore janë duke ndryshuar rrënjësisht dhe do të ishte me interes të shihnim se si duket Migjeni në sfondin e proceseve të sotme demokratike;
Së dyti, vlerësimet e krijimtarisë letrare të Migjenit, nuk kanë shpëtuar nga ndikimi i atyre skemave e dogmave, që udhëhiqnin kritikën zyrtare partiake, e cila u përpoq ta tërhiqte edhe atë në vorbullën e ulitarizmit politik.

E dimë mirë se ç’përpjekje u bënë për ta pagëzuar Migjenin si “përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist” në letërsinë shqipe! Në këtë rast poeti ynë u përdor si “kokë turku”, deri sa, sipas kritereve ideologjike partiake, nuk mund të zihej me gojë emri i “Lame Kodrës” së dënuar. Por ka shumë fakte, që kanë qenë lënë në harresë e që tregojnë se një nga shqetësimet më të mëdha të Migjenit, e përjetuar fort emocionalisht, madje dramatikisht, një mundim i tij i stërzgjatur pat qenë përpjekja për të mos rrëshqitur në “lojërat” politike e ideologjike të kohës, për të mos u bërë pre i tyre.

Ai tregoi forcë karakteri, ndershmëri të lartë qytetare, kuptim të thellë estetik të misionit të shkrimtarit, duke ua mbyllur atyre erërave “të ftohta acar”, që vinin nga “e djathta” ose nga “e majta” dhe prej të cilave poeti kishte frikë, “mos ia fiknin dritën”.

Vepra letrare e Migjenit është dokumenti më autentik e më bindësi, që e provon pozicionin “jashtë loje” të tij. Të ruanjë një pozicion të tillë, nuk ishte e lehtë për poetin, që e joshnin me thirrje çirçiane; ai ishte edhe më i vështirë për një “letrar të angazhuar” (sipas shprehjes së Zhan Pol Sartrit), që përgjërohej të prishej amullia e trishtueshme dhe ai drejtpeshim social që e mban botën shqiptare larg e jashtë progresit qytetërues të kohës.

S’ka dyshim se talente të tjerë, madje të një rangu me të, e kishin më të lehtë të distancoheshin nga atmosfera inkandeshente ideologjike e viteve ’30-të, qoftë edhe duke heshtur. Migjeni e kishte më të vështirë, sepse ishte në kërkim të rrugëve të shpëtimit, në kufijtë e horizontet e të cilave merrte frymë krijimtaria e tij poetike. Njëlloj si lëngata e pashërueshme, atë e brente në brendësi të shpirtit pyetja: Ku duhet shkuar?

Kritika vulgare ka pasë përdorur argumente banale rreth përgjigjes së poetit. Duke manipuluar një figurë simbolike artistike – “dielli alegorik”- kjo kritikë ia veshi poetit zgjedhjen e Bashkimit Sovjetik si rrugëdalje e si model të s’ardhmes, ndonëse, kur u prishën marrëdhëniet me “revizionizmin sovjetik”, u harrua edhe kjo bash-figurë. Drejt këtij modeli e ftonin Migjenin edhe përfaqësues të grupeve komuniste të asaj kohe, brenda të cilëve ai dallonte njerëz të ndershëm, por edhe ëndërrimtarë të cekët e vizionarë të pandreqshëm, të cilët, edhe pa dashur, mund ta merrnin më qafë vendin. Ai nuk shihte në radhët e tyre flamurmbajtës me potencial intelektual e moral të mjaftueshëm, për të ecur pas tyre.

Vetë Migjeni, siç e dëshmon më së miri edhe vepra e tij letrare, kishte një përfytyrim më të gjerë e më të thellë për jetën, ai e kuptonte se ajo nuk lëviz sipas dëshirave, sado të bukura qofshin, të vizionarëve. Ai ishte zhgënjyer, si shumë të tjerë, në iluzionet racionaliste të iluministëve; përvoja sociale e dramave tronditës të shekullit XX-të, e kish mësuar të kuptonte se në skenën e historisë hedhin valle dhe “ia luajnë lojën”, njerëzimit forca të tmerrshme irracionale; ato e tërheqin në aventura tejet të rrezikshme e me tragjedi me përmasa apokaliptike. Ja përse poeti ndruhej të ecte pas vizionarëve.
Migjenin e thërrisnin në anën e tyre edhe forca të tjera shoqërore, që kishin nevojë të ngrinin një dekor të madhërishëm dhe t’i bojatisnin fasadën “Mbretërisë së Salep Sulltanit”.

Flirti i poetit me Mbretërinë kishte për të qenë jo vetëm shoqërisht i rrezikshëm, por edhe poshtërues për një krijues që qëndronte i palëkundur në anën e popullit, që s’mund të lozte rolin e poetëve të oborrit. Për refuzimin e pafalshëm regjimi zogollian e dënoi dy herë me vdekje poetin- kur i ndaloi shpërndarjen e “Vargjeve të lira” dhe kur e la në mëshirë të fatit, përballë sëmundjes vdekjeprurëse.

Në vitet ’30-të Migjeni pati guximin deri në vetëmohim; “t’i zbathte bragushat” regjimit të hurit e të litarit, duke shpërndarë atë mjegull të dendur gjumëndjellëse, të mbrujtur me mite, legjenda, iluzione e paragjykime mashtruese, të gatuar në kuzhinën e propagandës zyrtare dhe të letërsisë anakronike, sentimentale, pseudo-romantike e pseudo-patriotike.

Realiteti iu zbulua poetit i zhytur në mjerim. Shumë faktorë të asaj kohe ngjallnin dëshpërim. Kritika vulgare në vend që të përmendte përjetimet e hidhëta të poetit që vuante si Krishti për gjithë mundimet njerëzore, i vishte nofkën e “pesimistit” atij, që kishte mall për një jetë të gëzuar e të lumtur, për një rini të qeshur. E ç’të bënte poeti? Të qeshte, si Palacuya, “ndërsa zemra t’i pëlciste nga hidhërimi”?!

Sidoqoftë me besimin në idealet demokratike humanitare, Migjeni shpresonte se do të vinin zgjimet e do të agonte një botë e re, më e mirë. Shteti totalitar e pranonte Migjenin si poet të tij zyrtar; por në këtë rast regjimi bënte një lojë të pandershme me poetin me shpirt të brishtë e tejet të pastër. Poetin e pranonin në këtë rol, por me kusht që të vihej në shërbim të regjimit, që të identifikohej ideali i tij me atë të regjimit, madje që të kish profetizuar te “Komandanti”, “Mesinë” e ardhshëm shpëtimtar.

Këtë kuptim i jepte kritika partiake poezisë; “Të lindet njeriu”; por sa larg qëndronte “Komandanti” nga “Njeriu pa yll në ballë” i Migjenit. Sa herë që “Komandanti” nga majat e piramidës së kultit të tij, e ndjente të gjallë lavdinë e merituar të Naimit, Samiut, Ismail Qemalit, Gjergj Fishtës, Fan Nolit, Migjenit etj., lëshonte anatema kundër “kultit” të artistëve, që “janë të këtillë e t’atillë…”. “Komandanti” i parapëlqente rrugët e historisë të zbrazëta, pa personalitete e individualitete të shquara, duke dashur të shtrinte mbi këto hapësira vetëm hijen e kultit të tij. Prandaj ideali i poetit nuk mund të identifikohet me asnjë regjim shtypës dhe ai nuk mund të ishte “poet zyrtar” i ndonjë regjimi. Migjeni punonte për një kohë tjetër – të lirë, të lulëzuar, humanitare. Ai ka qenë apostulli i kohës sonë, shenjtor i demokracisë. Ai e priste me padurim këtë kohë…

Kritika vulgare është përpjekur herë pas here ta futë Migjenin në “shtratin e Prokustit”. Për këtë qëllim ajo edhe ka spekuluar me qëndrimin e Migjenit ndaj Niçes, duke e shndërruar në një lloj “kleçke biografike”, gati në simpati kolaboracioniste për nazistët. Është e vërtetë se në vitet ’30-të, kishte forca që kërkonin ta tërhiqnin inteligjencën shqiptare në aventurën fashiste. Pati edhe viktima të kësaj gracke.

Por Migjeni gjithsesi, iu kundër qëndroi në mënyrë të papajtueshme miteve të ideologjisë fashiste. Në vjershën “Trajtat e Mbinjeriut” (sa spekulime janë bërë me këtë vjershë!”) Migjeni zbulonte rrezikun e këtyre miteve, që dukeshin si “një vegim shpresëdhënës”, si “një rreze e diellit më ngroh zemrën ngrimë të kësaj bote të varfën”. Ndoshta ka me ardhun…! Ndoshta ka me zbardhun…! Një agim i pritun, ditë e parathanum”.

Por kjo shpresë ishte e kotë, sepse për poetin miti i mbinjeriut ishte tmerrues: “N’ardhmeni të trashëgueme Mbinjeriu vërehet/ Ndërgjegje pa dyshim/ Ndërgjegje pa trillim/ Me një grusht graniti që kur nuk do të thehet”. Sipas poetit, ky mit nuk mund të ëmbëlsonte botën, sepse mbinjeriu qëndron si një përbindësh i pashpirt, ashtu si fytyra tmerruese e çdo diktatori: “Një sfinds i mashnueshëm Mbinjeriu i ardhshëm/ Pa zemër, pa ndjenja/ Syt e ti rrufena/ Qarkullojnë rreth rruzullit tue synue vranshëm” e sjellin me vete” gjurma luftimi, shenja hidhnimi”. I dashur Milosh! A e ka pas ditur se për këtë portretizim diktatorësh, tiranësh të çonin në Mat’hausen, në Gulag, të dënonin për “agjitacion e propagandë”?

Është përpjekur ndonjë ta quaj “Migjenin “revolucionar”. Shumëkush me këtë kuptonte njeriun e dhunës. Por a ka qenë i tillë me të vërtetë? Si natyrë njerëzore e brishtë dhe poet ai nuk mund të ishte i tillë; kjo gjë, sigurisht, s’e pat penguar të ishte kundërshtar i padrejtësive sociale, të vepronte aktivisht me armën e preferuar e të plotfuqishme, me artin e tij; të vepronte kundër regresit; por “revolucionar” që adhuron dhunën, ai nuk ishte. Me këtë nuk e fyejmë Migjenin. Duke e çliruar nga temjanet e ideologjisë staliniste, duhet të mësohemi të kuptojmë se njeriu mund të jetë shumë i mirë, edhe pa qenë “revolucionar” i këtij tipi. Nuk bën të pranosh se si që shfaq mendimin artistik: “O si nuk kam nji grusht të fortë/ T’i bi m’u në zemër malit që s’bzan”!, medoemos beson se dhuna e revolucioni janë mjetet universale të zgjidhjes së problemeve sociale.

Dufet e mllefet e tij të brendshme, Migjeni i transformonte në vargje poetike që jetojnë përjetësish, përtej “përmbysjeve e kthesave revolucionare”. Ai kishte frikë nga përmbysjet e kataklizmat sociale dhe parapëlqente evoluimin, që ka si forcë të tij motore më të fuqishme, përsosjen shpirtërore e intelektuale të njeriut. Ai kishte frikë nga “përmbysjet radikale sociale”, sepse e dinte që ato mund të dalin jashtë kontrollit të arsyes së njeriut dhe mund të kthehen kundër tij.

Qëllimet, sipas poetit, ngatërrohen, armiku nuk përcaktohet qartë, mjetet s’janë gjithnjë të pastra si qëllimet dhe prandaj mund të përfundojnë në një “hap ekstravagant”, madje në një vetëvrasje të njerëzimit: “Njerëzia kundër njerëzisë,- ironizon poeti. – Domethënë luftë me vetveten, me një fjalë tjetër: Revolucion! Kështu ia filloi epopeja njerëzore. Sikur Hamleti në orë të fundit, q’ashtu njerëzia pushoi të lozi rolin mashtrues dhe u vue në veprim për të pas përfundime ma konkrete”. Por poeti ka frikë nga këto veprime, sepse, sipas tij; me to njerëzimi “ia luan lojën vedit”.

Vepra letrare e Migjenit është një pikë nyje referimi, që zbulon momente kyçe të historisë së letërsisë shqipe. Në vitet ’30-të në botën shqiptare Migjeni i dha letërsisë atë peshë shoqërore e estetike, që pati gjatë Rilindjes Kombëtare verbi poetik i Naimit e i De Radës, i Fishtës e i Çajupit e më vonë i Fan Nolit e Lasgush Poradecit. Migjeni lidhet me ta jo vetëm si majë midis majash, por edhe nga që ripërtëriu me mesazhe të reja idealin estetik rilindës të çlirimit shoqëror e kombëtar. Vepra e tij letrare ishte një pranverë e madhe shpirtërore, në një stinë të thatë amullie shoqërore. Në këtë stinë Migjeni u bë shkrimtari më modern midis gjithë shkrimtarëve të viteve ’30-të. Ai ishte modern, së pari, sepse si askush tjetër zhvilloi frymën kritiko-sociale, që e shquante letërsinë botërore të shekullit XX-të.

Vepra e tij letrare ishte shfaqja më e rëndësishme e realizmit social, që dallohej për frymën ç’mistifiuese, ç’mitizuese. Ndryshe nga përfytyrimet idilike të shkrimtarëve anakronikë, Migjeni zbuloi mjerimin si atribut thelbësor të jetës, të realitetit shqiptar të viteve ’30-të. Në veprën e tij mjerimi damkoset si njollë e turpshme në ballin e shoqërisë, të historisë, të shekujve.

Në truallin arbëror, sipas poetit, nuk ka vend për zana, orë e shtojzovalle, sepse të tjera qenie hedhin vallen e mjerimit. Migjeni nuk e idealizonte historinë, por e poetizonte. Atë si poet nuk e tërhiqnin ngjarjet historike të rastit e konkrete, por kuptimi e përvoja globale e tyre. Kjo gjë i jep dorë të shihte gjithë dimensionet e historisë, dramat e saj tronditëse, dukuritë e saj tragjike e të madhërishme, të shëmtuara e heroike. / Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 20 Shkurt 2026

Next Post

“Kur gjatë një bisede në librari, u diskutua nëse mund të quhej intelektual një njeri, vetëm pse kishte arsimin e lartë, Alizoti e kundërshtoi dhe u tha...”/ Dëshmia e djalit të librarit të famshëm të Gjirokastrës

Artikuj të ngjashëm

“Fishta dhe Gjeçovi, ishin dy nga majat e elitës françeskane që krijuan kulmet e korpusit kulturologjik, me ‘Kanunin e Lekës’ dhe ‘Lahutën e Malcis’, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Më 1913 shkova në Shkodër dhe me propozim të At Fishtës, u nisëm për në Gomsiqe, te At Gjeçovi, një nga njerëzit më të lartë që ka pasur Shqipëria…”/ Vizita e Konicës te frati famshëm

February 16, 2026
“Në kamp erdhi kapiten Nuri Huta, pjesëtar i misionit ushtarak shqiptar në Bari, i cili u takua me Mit’hat Frashërin dhe Vasil Andonin, …”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana
Personazh

“Në Shqipëri mbretëron uria dhe frika, që nga dita fatale, kur një grup agjentësh të ekzaltuar, hipotekuan Shqipërinë në kadastrën e Beogradit e Moskës…”! / Fjalimi i panjohur i Hasan Dostit në BBC, në 1950-ën

February 12, 2026
“Ali Xhunga, shefi kryesor i hetuesisë te Burgu i Kishës n’ Shkodër, kur e mori vesh se mua, s’më vinte kurkush në takim dhe s’kishim asnjë ushqim, më tha…”/ Dëshmia e trishtë e fratit të famshëm
Personazh

“At Zef Pllumi, i fundmi ndër etërit e vërtetë të Kishës Katolike, konsekuent në bindjet e veta, që nuk i tradhtoi e nuk i mohoi kurrë, e për këtë e pësoi dhe …”/ Refleksione për fratin e famshëm

February 11, 2026
“Dijetari rumun T. Kapidan, mendonte se; krimi mund të jetë kryer në marrëveshje midis Fanarit dhe Jelldizit, pasi vrasja e Naum Veqilharxhit ndodhi në…”/ Ana e panjohur e vdekjes së patriotit të famshëm
Personazh

“Dijetari rumun T. Kapidan, mendonte se; krimi mund të jetë kryer në marrëveshje midis Fanarit dhe Jelldizit, pasi vrasja e Naum Veqilharxhit ndodhi në…”/ Ana e panjohur e vdekjes së patriotit të famshëm

February 9, 2026
“Në librin e tij ‘Gjashtë muaj histori të Shqipërisë’, koloneli francez Dekon, pranoi propozimet e Sali Butkës për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës dhe…”/ Refleksionet e studjuesit dhe historianit të njohur
Personazh

“Safet Butka, kur ishte inspektor i Arsimit në Tiranë në vitet 1935-’37, i pajisi shkollat e kryeqytetit me foto të patriotëve të Rilindjes, si Koto Hoxhin dhe…”/ Historia e panjohur e “pionierit” të arsimit

February 8, 2026
“Në gusht 1914, rebelët, nën drejtimin e Haxhi Demirit dhe shehut të Çorushit, pasi dogjën pallatin e Aziz Vrionit në Berat e, dëbuan gratë nga shtëpitë…”/ Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati
Personazh

“Në gusht 1914, rebelët, nën drejtimin e Haxhi Demirit dhe shehut të Çorushit, pasi dogjën pallatin e Aziz Vrionit në Berat e, dëbuan gratë nga shtëpitë…”/ Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati

February 6, 2026
Next Post
“Kur gjatë një bisede në librari, u diskutua nëse mund të quhej intelektual një njeri, vetëm pse kishte arsimin e lartë, Alizoti e kundërshtoi dhe u tha…”/ Dëshmia e djalit të librarit të famshëm të Gjirokastrës

“Kur gjatë një bisede në librari, u diskutua nëse mund të quhej intelektual një njeri, vetëm pse kishte arsimin e lartë, Alizoti e kundërshtoi dhe u tha...”/ Dëshmia e djalit të librarit të famshëm të Gjirokastrës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme