1902 – “Teatri Elektrik”, teatri i parë i filmit me kohë të plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hapet në Los Angeles. Teatri Elektrik i Tally është renditur si kinemaja e parë e përhershme e krijuar posaçërisht për ekspozitën e filmave. Ajo u inagurua në pranverën e vitit 1902 nga Thomas Lincoln Tally në Los Angeles. Ky teatër do të përbënte një revolucion përsa i përket, epokës së fillim shekullit XX.
1933 – Lind në Hajdubihar, George Konrad. Konrad, ishte një romancier dhe eseist hungarez, i njohur si një avokat i lirisë individuale. Disa nga veprat e Konrad janë, The Case Worker, The City Builder, The Loser, A Feast in the Garden, The Stone Dial. Për veprat e tij të botuara ai, u nderua me medaljet dhe urdhërat, më të larta shtetërore të dhëna nga Franca, Hungaria dhe Gjermania.
1976 – Princi Norodom Sihanouk jep dorëheqjen si udhëheqës i Kamboxhias dhe detyrohet që të mbyllet, në arrest shtëpie. Ky akt u mor pasi Khmerët e Kuq komunistë, të Pol Potit, do të shpallnin krijimin e Republikës Demokratike. Sihanouk-u, do të detyrohej që të ndërmerrte rrugën e largimit të përkohshëm nga vendi i tij, pasi diktatura e tmerrshme e Khmerëve të Kuq, do të shkaktonte me mijëra viktima të pafajshme.
1980 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Jimmy Carter nënshkruan Aktin e Taksave të Fitimit të Naftës së papërpunuar. Ky akt, ishte, pjesë e një kompromisi midis administratës Carter dhe Kongresit mbi kontrollin e çmimeve të naftës së papërpunuar. Akti kishte për qëllim të rikuperojë të ardhurat e fituara nga prodhuesit e naftës si rezultat i rritjes së mprehtë të çmimeve të naftës të sjella nga embargoja e naftës së OPEC.
1982 – Argjentina, pushton ushtarakisht ishujt Falkland ose siç njiheshin në gjuhën spanjolle, Malvinas. I koduar si Operacioni Rosario, ky pushtim, shërbeu si katalizator për Luftën e mëvonshme të Falklands. Argjentinasit montuan zbarkime amfibe dhe pushtimi përfundoi me dorëzimin e Shtëpisë së Qeverisë së Falkland. Argjentinasit do të tërhiqeshin nga ishujt pas dy muaj e gjysëm luftë me Britaninë e Madhe.
1991– Masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri. Ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën. Gjatë demonstratës antikomuniste të zhvilluar në Shkodër mbeten të vrarë nga policia katër të rinj: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, te njohur edhe si “Dëshmoret e prill-it”. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë. Protestuesit mësynë godinën e Komitetit të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr. Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë. Më pas dallohen turmat në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, aty ku mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.
1992 – Në New York, bosi i mafies John Gotti, dënohet për vrasje dhe korrupsion aktiv. Më vonë ai, dënohet me burg të përjetshëm. Gotti, ishte një gangster italo-amerikan që u bë shefi i familjes së krimit Gambino në qytetin e New York. Ai, u bë shpejt një nga fituesit më të mëdhenj të familjes së krimit dhe një kontraktor i familjes Gambino Aniello Dellacroce, që vepronte jashtë lagjes Ozone Park të Queens.
2005 – Vdes në moshën 84 vjeçare Karol Wojtyla, i njohur ndryshe dhe si Papa Gjon Paul i II-të. Gjon Paul i II-të, ishte kryetar i Kishës Katolike dhe sovran i qytet-shtetit të Vatikanit nga 1978 deri 2005. Ai do të mbahet mënd si një nga udhëheqësit fetarë më të famshëm dhe më me ndikim në mbarë botë. Wojtyla, do të ishte dëshmitar i ngritjes dhe rënies së dy prej regjimeve më të tmerrshme që ka njohur njerëzimi, nazizmit dhe komunizmit.