• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, February 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare

“Kur Helen Pittard, e pyeti pronarin e Hotel ‘Europa’, Sokrat Shkrelin, se ç’ishte ajo këngë që ata burra e këndonin me aq pasion, ajo u habit kur ai i tha…”/ Aventura shqiptare e çiftit zviceran, në Shkodrën e 1920-ës
“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare
“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare
“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare
“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare
“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare
“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare

Nga Luan Rama

Pjesa e parë

Memorie.al / Historia e familjes Durazzo është padyshim një nga historitë më të shkëlqyera dhe më të jashtëzakonshme të diasporës shqiptare gjatë shekujve. Së pari, sepse kjo histori, që zë fill në shekullin e XIV-të, jo vetëm i ka rezistuar kohës, por përbën dhe një nga kontrastet më befasuese. Në librin “Krushq të largët” (Argeta, 2001), kam shkruar një kapitull rreth jetës dhe aventurës unikale të kësaj familjeje, e cila në vitin 1389, në kohën e “Betejës së Mjellmave” të koalicionit serbo-shqiptaro-hungarez, kundër hordhive otomane, ishte nisur nga brigjet e Durrësit drejt veriut të Adriatikut. Dokumentet e kohës konfirmojnë këtë histori të trashëguar tek kjo familje nga njëri brez tek tjetri.

Shkruhet për familjen Giorgio Durazzo që; “bashkë me gruan dhe tri djemtë e tij kishte lënë Durrësin për shkak të hordhive otomane. Në portin e Mesinës ata ishin mbajtur si skllevër dhe ishin shitur për 40 lira, por me të mbëritur në Gjenova, ata i kishin kërkuar lirinë guvernatorit të qytetit, i cili u a dha”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’73-in erdhi Kadare në Milano me disa shokë për të më takuar dhe kur ai më tha; ‘Kodra, duhet të dërgosh në Tiranë disa katalogë, se nuk të njohin’, unë…”! / Dëshmia e rrallë e Ibrahim Kodrës

“Kur Zajmi i dërgoi një kartolinë me një riprodhim të tij, titulluar ‘Diga e Drinit’, ku dukeshin disa punëtorë të hidrocentralit, Ibrahim Kodra iu përgjigj…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm shqiptar

Në vitin 1999, rasti e solli të njihem në Paris me një nga pinjollët e fundit të kësaj familjeje, Giuseppe Durazzo, i cili pas pak do të bëhej “Konsull nderi” i Shqipërisë në Principatën e Monakos. Njoha dhe gruan e tij Angela Durazzo, gazetare, të cilën menjëherë do ta nxisja të shkruante një libër mbi historinë e kësaj familje. Dokumentet që ruanin ende Durazzot, ishin të shumta dhe të panjohura, ashtu siç ishin dhe koleksionet e shumta të pikturave të mjeshtërve të mëdhenj evropiane, që kanë hyrë tashmë në historinë botërore të pikturës.

Vizitën e parë në Shqipëri do ta bënim së bashku. Për herë të parë, ata do të shkelnin në tokën e të parëve të tyre, në qytetin e Durrësit, të mahnitur nga gjurmët e shumta të një qytetërimi tepër të lashtë. Pas dy vitesh, pas një pune të madhe hulumtuese e kërkuese, Angela Durazzo arriti të botonte librin “I Durazzo – da schiavi a dogi della Republica di Genova”, (“Durazzo-t, nga skllevër në dozhe të Republikës së Gjenoves”), i cili do të prezantohet në fundin e shtatorit të këtij viti, krahas mostrës tashmë të hapur në Gjenova “Nga Tintoretto tek Rubens – koleksioni i familjes Durazzo”, me pikturat e koleksioneve të famshme të kësaj familje aq të njohur në shekujt e kaluar, në të gjithë Evropën.

Të ngjan e habitshme, por faktet dhe historia na dëshmojnë për një lidhje të ngushtë të familjes Durazzo me piktorin e madh Van Dyck, i cili gjatë viteve 1621-1627 qëndroi në Gjenova, ku krijoi një numër të madh veprash, që do të mbeteshin në historinë e pikturës botërore. Ishte në fakt i ati, ai që do të zgjonte tek piktori i ri dëshirën për të udhëtuar drejt Gjenovës, ku atë kohë kishte një koloni piktorësh flamande, me të cilët ai kishte lidhje të ngushta. Në fakt, shumë piktorë të Evropës së Veriut, vinin atë kohë drejt Italisë për të parë Da Vinçin, Rafaelon, Veronesen, Uçelon, Tintoretto-n e piktorë të tjerë të “quatrocento-s” e më vonë.

Një biograf i Antoin van Dyck, shkruan se shkaku i largimit të Van Dyck drejt Italisë, ishte lidhja e tij me gruan e Rubens-it, i cili ishte dhe mjeshtri i tij. Disa vite, Van Dyck kishte punuar në atelierin e mjeshtrit të madh, pasi ai nuk arrinte dot t’i plotësonte kërkesat, që bëheshin nga aristokratë të mëdhenj. Amsterdami, Bruges, Anvers, ishin atëhere qendra të mëdha të artit, tregtisë, kulturës, filozofisë dhe utopisë së përfaqësuar nga Erazmi.

Ja pse dhe një sërë tablosh, që mbaheshin të Rubens, janë pikturuar nga Van Dyck. Siç dëshmojnë historianët e artit të shekullit XVII-të, Van Dyck (1599-1641) do të nisej drejt Gjenovës në vjeshtën e vitit 1621. Historiani gjenovez i artit të shekullit XVII-të, Soprani, shkruan se artisti flamand, arriti në Gjenova në vjeshtën e vitit 1621, duke u vendosur në shtëpinë e dy piktorëve të njohur flamande: Lucas dhe Cornelis de Eael.

Në atë periudhë, Gjenova dhe Anvers, vendlindja e Van Dyck, ishte në marrëdhënie mjaft të ngushta dhe zhvillonin mes tyre një tregti të jashtëzakonshme. Gjenovezët ishin nga më të pasurit e Evropës, në sajë të tregtisë së tekstilit, me të cilën merrej veçanërisht familja Durazzo (vetëm në Spanjë ishin 20 mijë bankierë gjenoveze). Flota gjenoveze ishte me famë në të gjithë botën dhe fisnikët e pasur gjenovezë jepnin me qera anijet e luftës, apo të tregtisë.

Andej ishte nisur dhe Kristofor Kolombi për të zbuluar atë, që pas tij do të quhej Amerika. Në portin e Gjenovës vinin jo vetëm metalet nga Meksika dhe Andet, por dhe sasia më e madhe e floririt nga “Bota e Re”. Durazzo-t ishin tashmë dhe bankierë të mëdhenj, ku mjaft nga familjet mbretërore të Evropës kishin depozituar paratë në bankat e tyre (një prej tyre do të ishte dhe vetë ajo e perandorit austro-hungarez).

Disa muaj pas ardhjes së tij në Porto Vecchio, (siç e shohim dhe në një tabllo të mrekullueshme të vitit 1616 të piktorit Bordoni, ku jugu i qytetit është hapur drejt detit në formën e një amfiteatri), shumë shpejt Van Dyck do të bëhej i njohur në rrethet e aristokracisë gjenoveze. Ishin vëllezërit de Eael, që do ta njihnin atë me këto familje dhe veçanërisht me Durazzo-t. Mandati i Pietro Durazzo-s, sapo kishte mbaruar si dozh (guvernator) i Republikës së Gjenovës.

Ai ishte dozhi i dytë i kësaj familje fisnike, pas Giacomo Durazzo Grimaldi (si dozh: 1573-1575), i cili kishte hapur i pari serinë e 9 dozheve Durazzo, që do të njihte gjatë më shumë se dy shekujve Republika e Gjenovës. Ato vite emrin e kësaj familje e kishte bërë të njohur dhe Agostino Durazzo, i cili pak vite më parë ishte zgjedhur senator i Republikës. Ai ishte senatori i dytë në radhën e 30 senatorëve, që do te nxirrte kjo familje.

Biografi Christofer Broen, në një botim të tij mbi Van Dyck, shkruan se në një nga dhomat e Pallatit Durazzo, në “via Balbi”, jetonte Van Dyck, kur ai vinte në Gjenova, pas udhëtimeve që bëri në Palermo, Romë, Milano, Venecie, Triste, apo Marsejë e Aix-en-Provence, në Francë. Van Dyck qëndroi në Gjenova rreth 7 vjet, pas një periudhe që kishte kaluar në Londër dhe ku do të rikthehej, pasi të linte përfundimisht Gjenovën.

Në Gjenova ai pikturoi personazhet e asaj bote aristokratike e veçanërisht të familjeve të mëdha, si; Balbi, Durazzo, Pallavicini, Grimaldi, Adorno, Imperiali, etj., të cilët, shpesh do të lidhnin krushqi me njëra tjetrën, siç do të ishin lidhjet e ngushta të familjes Durazzo me familjen princore Grimaldi të Monakos-s, apo Balbi e Pallavicini. Madje disa tabllo të Van Dyck, relatojnë pikërisht këtë lidhje, siç është tablloja e mrekullueshme kushtuar Elena Grimaldi (e martuar me një Grimaldi), e pikturuar në vitin 1623.

Në këtë tabllo shquhet një fisnike e bukur, në këmbë, e veshur me një rrobe të kuqe dhe të gjatë gjer në fund të këmbëve, ku një negër po i bën hije me një çadër. Një tabllo tjetër i është kushtuar Catarina Durazzo Adorno-s. Një tjetër tabllo gjendet në Galerinë Kombëtare të Uashingtonit, me titull; “Portrait de la marquise Balbi”, ashtu siç ndodhet dhe në “The Metropolitan Museum of Art” të Nju Jorkut, tablloja e njohur, “Gruaja që quhet markezja Durazzo” (“Portrait of a eomen called Marchesa Durazzo”).

Sapo erdhi në Republikën e Ligurisë, Van Dyck, ndeshi gjurmët e punimeve të mjeshtrit të tij Rubens, të cilat i kishte pikturuar gjatë qëndrimeve në këtë qytet apo disa që ishin në koleksionet e familjes Durazzo. E tillë ishte tablloja “La morte di Argo”, të cilën më vonë do ta kopjonte piktori i famshëm francez Honoré Fragonard, edhe ky mik i ngushtë i familjes Durazzo, dhe që ka jetuar në pallatet e tyre, siç dëshmojnë kronikat e kohës.

Durazzo-t ishin në fakt koleksionistë arti dhe koleksionet e tyre përbënin një pasuri më vete. Në sallonet e pallateve të tyre, veçanërisht në Pallatin e “Via Balbi” dhe “Palazzo Durazzo-Reale”, ishin të vendosura tabllotë, “La cena del Fariseo” dhe “La cena in casa di Simone”, të Paolo Veronese-s, tabllotë, “Suzana in bagno” dhe “Giunione et Argo” të Rubens, “La Trinita” e Tintoretto-s dhe shumë vepra të tjera të artistëve të shquar nga Da Vinçi tek Mulinaretto.

Në një burim historik shkruhet se më 1624, kur lindi Giuseppe Maria Durazzo, si pjesë e pasurisë së familjes së tij, ishte një tabllo e Veroneses “Giuditta”, një autoportret i Ticianit, një tabllo e Tintoretto-s apo e Strozzi-t, “Ritratto di giovene” e Durer, “Ritratto di Ignoto” e Pisanello-s, etj. Duke qenë mik i familjes Durazzo dhe një i afërt i tyre, Van Dyck ka pikturuar disa nga personazhet e asaj kohe. Në një lloj mënyre, Durazzo-t ishin kthyer në fanset e tij, madje kishin blerë apo do të blinin më pas tabllo të tij për koleksionet e tyre, si “La sacra famiglia”, etj.

Para se të vdiste, Gio Luca Durazzo, në testamentin e tij do të shkruante se ndër të tjera, i linte si trashëgimi vajzës së tij, Tomasina, një nga dy pikturat e Van Dyck. Pra, ajo, mund të zgjidhte midis “Nostra signora col putto in braccio” dhe “La vergine col putto che sta dormendo”. Epoka gjenoveze për të është mjaft e ethshme dhe prodhimtare: gjithsej 99 tabllo, ku 72 mes tyre janë portrete apo figura në këmbë.

Atë e kërkojnë ngado dhe jo vetëm në Gjenova. Pikërisht në Gjenova, ai krijoi tabllonë e famshme, “La Vierge au Rosaire”, një porosi e shoqërisë fetare të Rosaire të Palermos, të cilën ai sapo e kishte lënë, si shkak i kolerës që u përhap në atë qytet. Në vitet që Van Dyck do të jetonte në oborrin e Durazzo-ve, jetonte akoma Pietro Durazzo, biri i të cilit, Nicolo, më vonë do të bëhej dozh, ndërsa biri tjetër, Stefano, do të bëhej kardinal.

Po kështu, në Genova, ato vite jetonin dhe Cesare Durazzo, bijtë e të cilit, Pietro-Maria dhe Marcello, do të bëheshin vite më vonë dozhe të Republikës. Van Dyck, duke qenë mik në oborrin e Durazzo-ve, padyshim do të ketë takuar dhe Durazzo të tjerë që jetonin në Gjenova apo jashtë saj, të degëve të tjera të familjes, siç ishte Agostino Durazzo (1555-1630), markezi i parë i Gabiano-s si dhe Marcello I-rë, Giacomo Filippo I-rë apo Gerolamo I-rë, etj.

Nga tabllotë më të bukura të Van Dyck në Gjenova janë padyshim “Batina Balbi Durazzo dhe dy bijtë e saj” (në kohën që ajo ishte e ve) dhe që titullohej ndryshe “La Dama d’Oro”, apo “Femijet Balbi” (1623), që gjendej në Palazzo Durazzo. “La Dama d’Oro” quhet ndoshta kështu për vete ngjyrën e artë që zotëron në këtë tabllo, veçanërisht në roben e gjatë të saj, duke i dhënë një hijeshi dhe bukuri femërore të jashtëzakonshme.

Sigurisht, Van Dyck nuk pikturoi vetëm pinjollët e familjes Durazzo. Fëmijët, në fakt, ai kishte dëshirë t’i pikturonte në grup dhe rrallë herë vetëm. Figurat njerëzore të kësaj epoke, janë të formatit real. Gjenovezët i pëlqenin shumë pikturat e tij dhe kritikët e kohës e cilësonin “gjenovez”. Një nga tabllotë e veçanta të kësaj kohe të piktorit flamand është ajo e Marcello Durazzo-s, të cilën kritikët e konsiderojnë si “një nga tablotë më të rafinuara të piktorit të madh”.

Në këtë tabllo, të bijë në sy portreti i një njeriu mjaft të mprehtë, me një vështrim zhbirues, ku spikat ambicia, forca dhe këmbëngulja. Në një libër të vjetër llogarish të familjes, siç na informon Angela Durazzo, në librin e saj shkruhet se babai i tij Agostino, i ka paguar piktorit flamand 373 lira gjenovezë për këtë pikturë, e cila sot ndodhet në Venecie, e ekspozuar në Galerinë Franchetti alla Ca D’oro.

Të gjithë kritikët e veprës së Van Dyck janë të një mendimi kur thonë se stili dhe fryma e kësaj epoke gjenoveze do të influencojë shumë pikturën e mëvonshme të tij, veçanërisht në tabllotë e pikturuara në oborrin e Karlit I-rë të Anglisë, të pikturuara me të njëjtin stil dhe frymë si portretet e Durazzo-ve.

Në oborrin e Durazzo-ve, nuk do të ishin miq vetëm artistët, duke përmendur këtu Goldonin apo Dikensin, i cili shkruan për teatrot që jepeshin në oborrin e Durazzo-ve, por dhe figurat më të shquara të politikës evropiane të asaj kohe, si Napoleon Bonaparti, Ferdinandi II-të, Perandor i Austrisë apo gjenerali Murat, bashkë me Caroline Bonaparte, motrën e Napoleonit./ Memorie.al

                                                                  Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ’73-in erdhi Kadare në Milano me disa shokë për të më takuar dhe kur ai më tha; ‘Kodra, duhet të dërgosh në Tiranë disa katalogë, se nuk të njohin’, unë...”! / Dëshmia e rrallë e Ibrahim Kodrës

Next Post

“Alizot Emiri ishte një njeri i respektuar në të gjithë Gjirokastrën dhe atë, ashtu si edhe familjen e tij, e njihte i madh e i vogël, pasi...”/ Dëshmia e Prof. Muzafer Xhaxhiut, për librarin e famshëm e qytetit të gurtë

Artikuj të ngjashëm

“Në ’73-in erdhi Kadare në Milano me disa shokë për të më takuar dhe kur ai më tha; ‘Kodra, duhet të dërgosh në Tiranë disa katalogë, se nuk të njohin’, unë…”! / Dëshmia e rrallë e Ibrahim Kodrës
Art & Kulture

“Në ’73-in erdhi Kadare në Milano me disa shokë për të më takuar dhe kur ai më tha; ‘Kodra, duhet të dërgosh në Tiranë disa katalogë, se nuk të njohin’, unë…”! / Dëshmia e rrallë e Ibrahim Kodrës

February 7, 2026
“Kur Zajmi i dërgoi një kartolinë me një riprodhim të tij, titulluar ‘Diga e Drinit’, ku dukeshin disa punëtorë të hidrocentralit, Ibrahim Kodra iu përgjigj…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm shqiptar
Art & Kulture

“Kur Zajmi i dërgoi një kartolinë me një riprodhim të tij, titulluar ‘Diga e Drinit’, ku dukeshin disa punëtorë të hidrocentralit, Ibrahim Kodra iu përgjigj…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm shqiptar

February 6, 2026
“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë

February 4, 2026
“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
Art & Kulture

“Ata njerëz të mirë, tani rrinin pas dyerve të gjyqeve, dhe nën zë thuhej: Vlora e mençur ishte zhdukur nga faqja e dheut, kishte mbetur vetëm ajo e marra, pasi…”/ Refleksione për librin e Ani Wilms

February 1, 2026
“Libri i ‘Akuza që ulërijnë’, i cili përmban protestën ndaj Evropës, që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të tyre, ndodhet në…”/ “Golgotha Shqiptare, si u gjet libri i holokaustit?

February 2, 2026
Next Post
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës

“Alizot Emiri ishte një njeri i respektuar në të gjithë Gjirokastrën dhe atë, ashtu si edhe familjen e tij, e njihte i madh e i vogël, pasi...”/ Dëshmia e Prof. Muzafer Xhaxhiut, për librarin e famshëm e qytetit të gurtë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme