• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, February 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Me bustin e ‘Skënderbeut’, babai u mor gati 40 vite, por ai ishte shumë i kënaqur me monumentin që u vendos në Tiranë, pasi…”/ Ana e panjohur e legjendës së skulpturës shqiptare

Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të
odhise paskali
odhise paskali
odhise paskali
Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të
Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të

Nga Dalip Greca

Pjesa e dytë

Memorie.al / Odhise Paskali është padyshim një nga artistët mit të Shqipërisë. Talenti i tij tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të kohës, të cilët e dërguan për studime në Itali. Paskali u shfaq i gjithanshëm, artist shumëdimensional. Emrin e tij e gjejmë në fillim të viteve ’20 të shekullit XX-të në shumë gazeta të kohës, brenda në Shqipëri, në Itali, në Amerikë tek gazeta “Dielli”, në Bukuresht etj. Shfaqet si poet, si tregimtar, eseist (ka krijuar më shumë se 800 ese), shfaqet si kritik dhe si përkthyes, ndërkohë që shpërthen si skulptor. “I urituri”, “Njeriu”, ”Luftëtari Kombëtar”, janë pikërisht perla të skulpturës shqiptare, që u realizuan në vitet ’20-të. Për të sjellë të plotë figurën e artistit mit, ftuam për një intervistë të bijën e artistit, Florina Paskali.

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

Gjithashtu mund të lexoni

Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të

“Në 1974-ën në premierën e komedisë ‘Zonja nga qyteti’ në Korçë, erdhi e pa Enver Hoxha dhe pas shfaqjes, ai na tha…”/ Dëshmia e rrallë e “Tirkës”, aktorit të njohur korçar të kinematografisë

– Znj. Paskali, a mund të përcillni një informacion për lexuesit tanë, se si shkoi babai juaj një shekull më parë tek skulptura?

– Babai siç dihet studioi për Letërsi në Universitetin e Torinos. Ka një botim të vitit 1985 ”Gjurmë jete”, që e tregon me hollësi rrugën e jetës së tij, por siç dihet censura e kohës e ka cunguar dhe nuk ka dalë e plotë ajo ç’ka babai ka dashtë që të përcjellë. Do ta ribotoj edhe një herë. Por duke u kthyer tek pyetja juaj, babai nuk ishte rastësi që shkoi për studime. Ai kishte rënë në sy për talentin e tij, qysh në fëmijëri. Qe një fëmijë inteligjent, që kishte prirje.

Ai ka shkruar se e ka përdorur plastelinën dhe daltën që në moshën 5 vjeçare. Derisa tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të vendit dhe të huaja, të cilët e morën dhe e dërguan në shkollë. Në fakt sipas vetë babait në kujtimet e tij, ai tregon se një oficer italian u bë shkak që ai të shkonte në Itali për studime. Pra shkëndijat e para të talentit të tij, janë dhënë që në fëmijëri.

– Dalta e Odhise Paskalit ka gdhendur heronj të lirisë, luftëtarë të penës dhe pushkës. S’ka periudhë historike, që të mos ketë përfaqësuesit e vet në artin e Paskalit. Si do ta komentonit ju faktin e orientimit kombëtar të atit tuaj, artist?

– Ndjehem sinqerisht mirë, kur shoh heronjtë e kombit që ka gdhendur dalta e babait. Të jem e sinqertë, që kur dal në Tiranë para monumentit të Skënderbeut, ndjehem e emocionuar. Aty kalojnë mijëra njerëz, shpesh herë mes tyre dhe unë bija e artistit që e ka përjetësuar heroin. Edhe kur marr ndonjë ftesë të papritur: “A mund të bëjmë një foto, me bijën e artistit përballë heroit”? Sërish jam ndjerë shumëfish e emocionuar. Për mua babai ishte vazhdues i denjë i rilindësve, të cilët atdheut i shërbenin me shpirt e zemër.

Ai ishte dhe njeri i sakrificës. Mendoni se “Luftëtari Kombëtar” u derdh në bronz në Itali dhe iu deshën shumë shpenzime e stërmundime, për ta sjellë me anije në atdhe dhe për ta vendosur në Korçë. Po e njëjta gjë ka ndodhur me vendosjen e “Flamurtarit” në Vlorë, apo Monumentin “Çerçiz Topulli” të Gjirokastrës. Vetëm një artist me zemër të madhe, mund të ndërmerrte veprime të tilla.

Ai, siç shihte Italinë, e cila e kishte çdo periudhë historike të përjetësuar në skulpturë, po ashtu kërkonte që të sillte të njëjtën gjë, në Shqipërinë e zhytur në prapambetje. Me këtë dashuri ai punoi për 62 vjet, këto marrëdhënie vendosi ai me Atdheun e tij. Arti i tij në fakt është më shumë jashtë, se sa brenda galerive. Ai e vendosi veprën e vet në hapësirat e qyteteve.

– Është folur pak për nudot e Paskalit, ç’informacion të ri sillni ju për lexuesit tanë?

– Paskali ka qenë artisti që ka krijuar në katër regjime. Përsa i përket nudove, unë do të thosha se ai qe i pari që vendosi nudot e para në mjediset publike. Nudo e parë në park, është e Odhise Paskalit, nuk e di nëse e keni këtë informacion apo jo.

Edhe në gazetat shqiptare, është folur gjatë për mungesën e përhershme të nudove në parqet publike. Kjo vjen nga mungesa e informacionit. Në Pallatin Mbretëror, që në kohën e Mbreti Zog, gjendet një vepër e madhe dhe e bukur skulpturore që titullohet “Pjelloria”, është gruaja nudo me dy fëmijët tek Shatërvani, të cilën e kam përfshirë në botimin e tanishëm.

– Duke qenë se ju kishit raporte shpirtërore të afërt me atin tuaj artist, a mund të thoni, se cila ka qenë vepra më e dashur për të?

– Mendoj që “Busti i Skënderbeut” është një nga veprat që babai i ka kushtuar shumë kohë, shumë punë dhe gjithmonë ushqente për të një ndjenjë të veçantë. Me bustin e “Skënderbeut”, ai është marrë gati 40 vjet. Për të krijuar një hero të atyre përmasave artistike, ai ka studiuar shumë, ka krijuar shumë variante, derisa ka realizuar dy nga veprat e tij më përfaqësuese; “Busti i Skënderbeut” më 1939 në Kukës dhe; “Monumenti i Skënderbeut” që është vendosur në Tiranë, me bashkautor Janaq Paço dhe Andrea Mano.

Në shënimet e veta ai ka lënë Skënderbeun, ka lënë një maket të mrekullueshëm, është “Skënderbeu i ri”, që është punë gjigante, me dimensione madhështore. Gjithsesi ai ishte shumë i kënaqur për Monumentin “Skënderbeu” në Tiranë, pasi është vlerësuar si monumenti më i bukur në Europë. Më vjen keq, që në këtë kohë që jetojmë, në kushtet e vështira të ekonomisë së tregut, disa të ashtuquajtur artistë, që nuk kanë asnjë lidhje me artin, po e gjuajnë këtë vepër, si burim paraje, duke përfituar se “Skënderbeu” dhe “Flamuri kombëtar”, preferohen si simbole, kanë filluar që të bëjnë buste.

Më vjen keq që nuk respektohet e drejta e autorit në këtë rrëmujë, dhe plagjiatura dhe amatorizmi, po dëmtojnë artin e vërtetë. Le të shpresojmë se ligji për të drejtën e autorit, do t’u japë një mësim së afërmi diletantëve dhe matrapazëve. Ligji shqiptar e njeh në fakt të drejtën e autorit, deri 70 vjet pas vdekjes. Në këto kushte unë do të luftoj, që të jem në mbrojtjen e të drejtave të atit tim artist.

– Babai juaj para se të bënte bustin e Enverit, kishte modeluar bustin e Musolinit dhe para atij të Musolinit, kishte realizuar bustin e Mbretit Zog, “shemrës” së diktatorit. Pse mendoni se e toleroi Enver Hoxha babain tuaj?

– Unë mendoj se babai ishte artist i madh, i talentuar. Ai ka jetuar në disa regjime dhe secili prej tyre kishte nevojë për talentin e tij dhe nuk do ta kishte të lehtë t’i kundërviheshin. Artistët e mëdhenj, që nga Mozzarti, Mikleanxhelo, kanë vepra me porosi. Ai kaloi katër regjime dhe secili prej tyre kishte nevojë për talentin e tij. Secili prej krye-sunduesve kërkonte të përjetësohej në një vepër arti, që të kishte autorësinë e Odhise Paskalit, aq i vlerësuar në Perëndim.

Duke jetuar pranë babait, unë kam përjetuar nga afër shqetësimet e tij shpirtërore, njerëzore e artistike. Shumë nga ato përmes botimit i kam nxjerrë në dritë dhe shumë të tjera priten të zbardhen në të ardhmen. Misioni im është që të sjell për studiuesit e veprës së tij, edhe gjëra intime, edhe gjëra që nuk i dinë.

– Shtypi ka përcjellë raste, kur ju keni ngritur zërin për “burgosjen” apo dhe dëmtimin e veprave të Odhise Paskalit. A keni arritur që të ç’burgosnin ndonjërën prej tyre? Si qëndron e vërteta?

– Tranzicioni ka të pakëndshmet e veta, vala nxjerr në ballë, matrapazë, diletantë, anti-kulturë, anti-qytetarë, që nuk e kanë për gjë, që para një busti të një rilindësi †ue madh të vendosin një pallat a një dyqan, apo ta marrin bronzin për ta shit. Por ka dhe egoizëm siç ka dhe meskinitet.

Të them se ka dhe padije, për rastin e sharrimit të bustit të Naum Veqilharxhit, për ca kilogram bronz, nuk di se sa e saktë jam sepse, një mendje më thotë se dikush e ka orientuar atë, po e quajmë hallexhiun, se ai përfitimin mund ta siguronte ta zëmë edhe nga disa gëzhoja të ushtrisë, që kanë qenë me shumicë në Shqipërinë e pas ’97-ës.

Ndoshta Naum Veqilharxhi dikujt nga qarqet antishqiptare mund t’i prishë punë po të kemi parasysh se ç’përfaqëson ai. Odhise Paskali nuk ka periudhë të historisë së Shqipërisë, që të mos e ketë përjetësuar në monumente. Pra ka edhe një keqdashje ndaj skulptorit këtu, duke i rrëzuar veprat, rrëzohet historia. Ka edhe keqdashje profesionale.

P.sh. Naim Frashëri i punuar nga babai im, ose De Rada, ishte në një shesh të Tiranës, punë origjinale e vitit 1962. U hoq busti sepse u bë një shesh dhe vendimi thoshte se duhej të vendosej sërish brenda vitit 1998, jemi në 2007 dhe busti nuk është vënë ende. Jo vetëm kaq, por tani nuk gjendet busti se ku është.

E kam kërkuar gjithandej, por ata që e hoqën mbledhin krahët. Bashkia e Tiranës thotë se nuk di gjë. Nuk besoj se është detyrë e trashëgimtarëve të artistëve, që të kthehen në roje të veprave të etërve të tyre, shteti duhet të ketë mekanizmat e veta funksionuese. Prandaj është bashkia, prandaj është Institut i Monumenteve, Ministria e Kulturës dhe e shumë institucioneve të shtetit. Mendoj se nga njëra anë dëmton amullia, nga ana tjetër keqdashësia dhe jo profesionalizmi, së bashku me to edhe egoizmi.

– Për fatin e artistit pas vdekjes, ati juaj citon Asdrenin, ju si bija e tij, pas shkuarjes së babait nga kjo jetë, si trashëgimtare e atij thesari që ka lënë ai pas, e ndjeni se babai juaj është i respektuar edhe pas vdekjes?

– Pavarësisht se jetojmë në një kohë tepër të vështirë, madhështinë e babait e kam ndjerë dhe e ndjej shpesh. E kam ndjerë në Prishtinë, në Pejë, ku shkolla e artit mban emrin e Odhise Paskalit, njerëzit që e njohin veprën e babait, njerëzit që duan artin, ata që e njohin veprën e babait, e vlerësojnë Paskalin si një mit dhe më thonë se është një figurë aq madhore, aq poliedrike, sa nuk i vjen më kombit.

Ndërsa meskinët, shpirt-vegjlit, matrapazët, përpiqen të minimizojnë, edhe pse ai është kolos. Ka dhe xhelozi. Më vjen keq p.sh., që edhe në diasporë vendosen monumente të Skënderbeut prej amatorësh, duke i bërë të reja, ndërkohë që kryevepra e Paskalit e ka marrë vlerësimin e kohës. Shumë herë me më pak shpenzime, mund të merrej leja dhe të rivendosej vepra e babait.

– Në kohën e komunizmit, babait tuaj nuk i ka munguar vlerësimi, por siç është shkruar më pas, edhe atë e ndiqnin hijet përgjuese. Ç’mund të thoni për këtë?

– U thashë se babai ka punuar dhe ka qenë i vlerësuar në katër regjime. Ai ishte dikush. Babai qe një artist i formuar dhe kishte vlerësime jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë, sidomos në Itali. Duhet pasur parasysh edhe një fakt tjetër; deri në 1941 ai qëndronte në Itali, ku kishte shtëpinë, kishte studion, kishte gjithë çka i duhej një artisti të atyre përmasave. Nuk ishte formuar në shkollën e Lindjes, por ishte i vetmi i shkollës së Perëndimit, ç’ka përbënte një arsye për ta pasur nën mbikëqyrje. Unë kam pasqyruar vetëm një fakt në libër. Fakti që babai vdiq pa pritur, nuk ka nevojë për koment./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 01 Shkurt 2026

Next Post

“Libraria e tij në ‘Qafën e Pazarit’, ku mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e, sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë, ishte kthyer në...”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për librin “Alizot Emiri”

Artikuj të ngjashëm

Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të
Intervista

Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të

February 1, 2026
“Në 1974-ën në premierën e komedisë ‘Zonja nga qyteti’ në Korçë, erdhi e pa Enver Hoxha dhe pas shfaqjes, ai na tha…”/ Dëshmia e rrallë e “Tirkës”, aktorit të njohur korçar të kinematografisë
Intervista

“Në 1974-ën në premierën e komedisë ‘Zonja nga qyteti’ në Korçë, erdhi e pa Enver Hoxha dhe pas shfaqjes, ai na tha…”/ Dëshmia e rrallë e “Tirkës”, aktorit të njohur korçar të kinematografisë

January 29, 2026
“Ibrahim Tukiçi pinte vetëm ujë të ngrohtë me rujt zanin, kurse sot, shumë këngëtarë të rinj, abuzojnë me alkool e duhan dhe e kanë prishë atë…”/ Biseda e panjohur me soprano e famshme Marie Kraja
Intervista

“Ibrahim Tukiçi pinte vetëm ujë të ngrohtë me rujt zanin, kurse sot, shumë këngëtarë të rinj, abuzojnë me alkool e duhan dhe e kanë prishë atë…”/ Biseda e panjohur me soprano e famshme Marie Kraja

January 20, 2026
Një skuadër pushkatimi për Nikaj – Mërturin
Intervista

“Në gushtin e ’59-ës, një mik i imi që punonte në polici, më njoftoi se do më arrestonin dhe unë shkova te një ish-shok i burgut, të cilit i kërkova që…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit nga SHBA-ja

January 9, 2026
“Pasi pushuan krismat e ‘kallashnikovëve’ e mitrolozëve dhe komandanti lab i kampit, Barjam Korvafaj, s’la gjë pa na sharë dhe ofenduar, u tha se rojet kishin vrarë…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës për kampin e Rubikut
Intervista

“Edhe në kampet e burgjet komuniste, ka pas ‘qënie njerëzore’, siç ishte reshter Jonuzi nga Berati dhe nji kapter nga Vlora, të cilët, kur ne ishim në qeli…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit nga SHBA-ja

January 10, 2026
“Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur
Intervista

“Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur

January 2, 2026
Next Post
“Libraria e tij në ‘Qafën e Pazarit’, ku mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e, sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë, ishte kthyer në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për librin “Alizot Emiri”

“Libraria e tij në ‘Qafën e Pazarit’, ku mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e, sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë, ishte kthyer në...”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për librin “Alizot Emiri”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme