• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!

Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!
Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!
Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!
Memorie.al

                     (Me rastin e 101 vjetorit të shpalljes së Republikës parë Shqiptare, 31 Janar 1925)

Nga Ekrem Spahiu

Prej kohësh është kërkuar me argumente të pakundërshtueshme që Republikës së Shqipërisë duhet t’i njihet një ditë zyrtare krijimi dhe kjo ditë të jetë data 31 Janar 1925 kur Shqipëria u shpall republikë për herë të parë. Për paaftësi gjykimi, apo për paragjykime ideologjike, të gjitha qeveritë e të gjitha krahëve kanë bërë shurdhmemecin: deri tani asnjë referencë në dokumentin e Protokollit të Shtetit. Asnjë përkujtimore. Rrjedhimisht asnjë urim diplomatik. Janë këto paaftësi dhe paragjykime që edhe në faqen zyrtare të Kuvendit, kjo datë është injoruar!

Kaloi data 11 Janar kur plot 80 vjet më parë Shqipëria u shpall republikë popullore. Asnjë referencë në dokumentin e Protokollit të Shtetit. Asnjë përkujtimore. Asnjë urim diplomatik. Edhe pse ishte madje ditë jubilare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Na vinte turp të kërkonim takim njohjeje me nivelin tonë në Trupin Diplomatik, sepse zakonisht grada që merrej me politikë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

Kaloi edhe data 28 Dhjetor kur në këtë datë, 49 vjet më parë, Shqipëria u shpall republikë popullore socialiste. Sigurisht që askush nuk ka dëshirë ta përmendë.

Më në fund, kaloi edhe data 21 Tetor kur në këtë datë, 27 vjet më parë, Shqipëria u shpall republikë parlamentare. Asnjë referencë në dokumentin e Protokollit të Shtetit. Asnjë përkujtimore. Asnjë urim diplomatik. Nuk e kujton asnjë media.

Pra, katër “Republika” të Shqipërisë, të shpallura me kushtetutë, por asnjëra e njohur zyrtarisht si datë historike!

Arsyeja e paanshme, por dinjitoze për një shtet, na kërkon të shohim se në çfarë raporti e venë veten shtetet republikane në gjithë botën me datën e shpalljes “Republikë” të shtetit të tyre. Shohim se nuk ka asnjë shtet në botë që të mos e ketë dekretuar ditën e shpalljes “Republikë”, ose si festë kombëtare, ose si datë historike. Në respekt të historisë, edhe shteti ynë duhet ta institucionalizojë një datë të tillë.

Republikat “popullore” dhe “popullore socialiste”, me ngarkesën e dukshme ideologjike që mbajnë, sigurisht që nuk ka përse të shpallen si data historike.

Republika parlamentare e shpallur më 21 Tetor 1998, është absolutisht i njëjti institucion, e njëjta përmbajtje me Republikën Shqiptare të shpallur më 31 Janar 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Mjafton të përmendim se Kryetari i Republikës, i zgjedhur nga ajo Asamble Kushtetuese, shpalli një program të qartë politik, e njëjtë në themel dhe shumë më të mirëpërcaktuar edhe në krahasim me programin e qeverive të sotme. Në planin e brendshëm, për herë të parë sanksionohej që “ushtria duhet të vihej në mbrojtje të shtetit dhe të nderit kombëtar” dhe jo të partive politike. Sipas programit të qeverisë, suprimohej  Ministria  e  Luftës  dhe  në  vend  të  saj  krijohej  një “Komandë  e Përgjithshme Armate”, ku Presidenti ishte edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Në planin e jashtëm përcaktohej: “Nuk duem të jemi foleja e ideve aventuriste që prishin qetësinë e shtetit, ashtu edhe të shteteve fqinj. Respektojmë të drejtat ndërkombëtare të gjithë shteteve, ashtu duem të respektohemi edhe ne. Me nji fjalë, politika e jashtme ka me qenë mbrojtje e independencës dhe integriteti i shtetit tonë.”

Gjithçka nisi që në hartimin e Kushtetutës së parë të vendit, përmes së cilës Shqipëria shpallej për herë të parë Republikë. Kushtetuta e parë u ndërtua sipas modelit të Kushtetutës Amerikane dhe kjo flet shumë për orientimin perëndimor të vendit. Po të marrim parasysh trashëgiminë e gjatë osmane të vendit, një kalim i tillë ishte sa i guximshëm, aq edhe i rrezikshëm. Por koha vërtetoi se ishte zgjidhja më e domosdoshme për të ruajtur të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Ndërkohe, u hartua një ligj lidhur për zgjedhjet parlamentare, i cili ishte shumë më i drejtë nga ai që zbatojmë sot. Vendosej një ekuilibër në funksionimin e parlamentit, një karakteristikë kjo e vendeve të zhvilluara.

Kështu, Shqipëria tashmë kishte shtetin e vet, i cili do të krijonte kushtet për një kohezion më të mirë kombëtar ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve që i paraqiteshin vendit në ato kohëra e situata delikate. Për herë të parë Shqipëria krijoi një formë regjimi republikan presidencial, mbështetur në modelet më të mira perëndimore.

Pikërisht këtu nis edhe shpjegimi i mbështetjes së menjëhershme që i dhanë kancelaritë e Evropës qeverisë së Zogut. Do të ishte Britania, fuqia  e madhe demokratike  e  kohës, e cila  e  njohu  menjëherë  qeverinë  e  Ahmet  Zogut.

Sot në demokraci, shteti shqiptar ka shpallur që në Nenin 1 të Kushtetutës, se “Shqipëria është Republikë parlamentare”, por, habitshëm, nuk njeh me Protokoll Shteti, ditën e themelimit të saj, Republikën e Parë, si ditë feste zyrtare, ditë përkujtimi apo ditë e shënuar historike.

E kemi për detyrë, si çdo komb i dinjitetshëm, që të respektojmë historinë dhe fazat që kanë përgatitur njëra-tjetrën, sepse janë pjesë e formësimit të shtetit dhe kombit. Dhe data 31 Janar 1925 përfaqëson një fazë të tillë.  

Prandaj, është në dinjitetin dhe seriozitetin e Kuvendit të Shqipërisë, që të filloj një procedurë parlamentare të posaçme për këtë çështje me jehonë madhore kombëtare e ndërkombëtare dhe me siguri, do të rivendoset një e drejtë historike e shtetit shqiptar.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me medalje dhe tituj të lartë oficerët jugosllavë, mbetet një pjesë e turpit tonë kombëtar, pasi...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

Next Post

Kalendari 01 Shkurt 2026

Artikuj të ngjashëm

“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi…”/ Dëshmia e diplomatit të njohur
Dossier

“Na vinte turp të kërkonim takim njohjeje me nivelin tonë në Trupin Diplomatik, sepse zakonisht grada që merrej me politikë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

June 20, 2026
“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
Dossier

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

June 20, 2026
“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve
Dossier

“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

June 20, 2026
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Nuk ishte vetëm Shqipëria me atë pozitë gjeografike për transitimin e cigareve në bregdetin Adriatik, bisedime u bënë edhe me Malin e Zi e Kroacinë, por…”/ Dëshmia e ish-kreut të kontrabandës së shtetit komunist

June 20, 2026
Dossier

“Enver Hoxha, në kujtimet e tij, pohon se unazën e togerit, nipit të Gerngut, e kërkoi gruaja e Omer Nishanit, por nuk thotë të vërtetën, pasi…”/ Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i Paskal Milos

June 18, 2026
“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës
Dossier

“Vetë Enver Hoxha dha pëlqimin për kontratën midis Agro-Eksportit dhe grupit ‘Vanaëer Ltd’, ku bosi i saj ishte konsulent i ‘Philip Morris’ për Europën…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës së cigareve

June 20, 2026
Next Post
Kalendari 01 Shkurt 2026

Kalendari 01 Shkurt 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme