• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, January 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari 27 Janar 2026

Kalendari 1 Janar 2026

1901 – Vdes në moshën 88 vjeçare, Giuseppe Verdi. Verdi, ishte një kompozitor italian i operës. Ai lindi pranë Busseto, dhe zhvilloi një edukim muzikor me ndihmën e një mësuesi vendas. Verdi erdhi të dominojë skenën e operës italiane pas epokës së Vincenzo Bellini, Gaetano Donizetti dhe Gioachino Rossini, veprat e të cilit ndikuan ndjeshëm tek ai. Disa nga operat që ai kompozoi janë, Nabucco, Rigoletto, etj.

 

1918 – Fillon zyrtarisht Lufta Civile në Finlandë. Përplasjet u zhvilluan në kontekstin e trazirave kombëtare, politike dhe sociale të shkaktuara nga Lufta e Parë Botërore. Lufta u zhvillua midis të Kuqve, të udhëhequr nga një seksion i Partisë Social Demokrate, dhe të Bardhëve, të udhëhequr nga Senati me bazë konservatore dhe Ushtria Perandorake Gjermane. Ky konflikt u fitua nga të Bardhët.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 26 Janar 2026

Kalendari 25 Janar 2026

1945 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Divizioni 322 sovjetik çliron të burgosurit e mbetur të kampit të Auschwitz Birkenau. Kampi i Auschwitz-it, ishte një nga kampet më të mëdha dhe më të tmerrshme naziste të përqendrimit. Nga viti 1939 deri në 1945 në këtë kamp shfarosjeje vdiqën nga mbytja me gaz dhe krematoriumet, afro 1.2 milionë njerëz të pafajshëm, ku gati gjysma e të cilëve ishin hebrenj.

 

1951 – Në poligonin bërthamor të Nevadas në SHBA, fillon testimi i Operacionit Ranger. Këto teste u përqendruan në praktikimin e zhvillimit të një gjenerate të dytë të armëve bërthamore duke përdorur sasi më të vogla të materialeve të vlefshme bërthamore. Ato ishin planifikuar nën emrin Operation Faust. Gjatë këtyre testeve u shpërthye një fuqi e ekuivalentuar me 22 kiloton TNT.

 

1967 – Gjatë programit Apollo, astronautët Gus Grissom, Ed White dhe Roger Chaffee vriten në një zjarr gjatë një prove të anijes së tyre Apollo 1 në Qendrën Hapësinore Kennedy, në Florida. Ky do të ishte misioni i parë i dështuar amerikan hapësinor. Për nder të tre astronautëve të mbetur të vdekur në këtë aksident, të gjithë misionet amerikane hapësinore të ardhshme, do të titulloheshin Apollo.

 

1980 – Përmes bashkëpunimit midis SHBA-së dhe qeverisë Kanadeze, gjashtë diplomat amerikanë shpëtojnë fshehurazi nga arrestimi në Iran. “Canadian Caper” ishte operacioni i fshehtë i RCMP dhe CIA, të cilat bënë të mundur ardhjen në atdhe të 6 diplomatëve amerikanë. Pasi pjesa tjetër e ambasadës ishte marrë peng nga studentët revolucionarë, që kërkonin kthimin në Iran të Shahut, për ta dënuar me vdekje.

 

1996 – Gjermania respekton e para, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Dita Ndërkombëtare e Holokaustit është një ditë ndërkombëtare, më 27 Janar, duke përkujtuar tragjedinë e Holokaustit që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përkujton gjenocidin që rezultoi në vdekjen e 6 milion hebrenjve dhe miliona të tjerëve, nga regjimi nazist dhe bashkëpunëtorët e tij

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në gusht 1943, te zyra e shtypit komunist në Prefekturën e Beratit, që kontrollohej nga PKSH-ja, më ra në dorë një letër e firmosur nga ‘Shpati’, Enver Hoxha, ku thuhej...”/ Dëshmia e Sejfi Protopapës nga SHBA-ja

Next Post

“Me datën 11 dhe 14 janar 1990, rinia e qytetit të Shkodrës, të paisun me çekiçë e vegla të tjera, u tubuan rreth shtatores së Stalinit dhe...”/ Ditari i panjohur i Pjetër Mërnaçaj nga SHBA-ja, i arratisur në 1958

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 26 Janar 2026

January 25, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 25 Janar 2026

January 22, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 24 Janar 2026

January 22, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 23 Janar 2026

January 22, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 22 Janar 2026

January 19, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 21 Janar 2026

January 19, 2026
Next Post
“Me datën 11 dhe 14 janar 1990, rinia e qytetit të Shkodrës, të paisun me çekiçë e vegla të tjera, u tubuan rreth shtatores së Stalinit dhe…”/ Ditari i panjohur i Pjetër Mërnaçaj nga SHBA-ja, i arratisur në 1958

“Me datën 11 dhe 14 janar 1990, rinia e qytetit të Shkodrës, të paisun me çekiçë e vegla të tjera, u tubuan rreth shtatores së Stalinit dhe...”/ Ditari i panjohur i Pjetër Mërnaçaj nga SHBA-ja, i arratisur në 1958

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme