• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nga era e fortë u shemb çatia e repartit në fshatin Risili, ku mbetën të vdekur ushtarët dhe oficerët…”/Zbulohen raportet sekrete për ciklonin apokaliptik që përfshiu Jugun e Shqipërisë, në prill 1970

“Për të demaskuar Kujtimin dhe të birin e Hysni Lepenicës, erdhën instruktori partisë M. Rrapi dhe sekretari partisë për Gjormin, R. Osmëni…”/ Zbulohet lista me 84 familjet “kulake” të Vlorës, në 1960-ën
“Nga era e fortë u shemb çatia e repartit në fshatin Risili, ku mbetën të vdekur ushtarët dhe oficerët…”/Zbulohen raportet sekrete për ciklonin apokaliptik që përfshiu Jugun e Shqipërisë, në prill 1970
“Nga era e fortë u shemb çatia e repartit në fshatin Risili, ku mbetën të vdekur ushtarët dhe oficerët…”/Zbulohen raportet sekrete për ciklonin apokaliptik që përfshiu Jugun e Shqipërisë, në prill 1970
“Nga era e fortë u shemb çatia e repartit në fshatin Risili, ku mbetën të vdekur ushtarët dhe oficerët…”/Zbulohen raportet sekrete për ciklonin apokaliptik që përfshiu Jugun e Shqipërisë, në prill 1970
“Na ndoqën, moj bijë, na ndoqën, pasi ishim të padëshirueshëm në atë dasëm, ku na ftuan vetë, na tha babai, që ishte bërë vrer, nga Abazi, miku i…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, nga Vlora
“Nga era e fortë u shemb çatia e repartit në fshatin Risili, ku mbetën të vdekur ushtarët dhe oficerët…”/Zbulohen raportet sekrete për ciklonin apokaliptik që përfshiu Jugun e Shqipërisë, në prill 1970

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëbore që ka përfshirë këto dy tre ditët e fundit jo vetëm vendin tonë por edhe fqinjët tanë, si Greqia, Italia etj., madje duke arritur në përmasa apokaliptike siç ishte mbrëmja e djeshme (21 janar) ku cikloni “Harry” goditi jugun e Italisë (gjë e cila ka bërë që autoritetet përkatëse vendase të japin alarmin e kuq), nuk është një fenomen fare i panjohur. Të paktën vendi ynë i ka provuar dhe i ka ndjerë “mbi shpatulla” jo rrallë këto kapriço të motit, jo vetëm në këto tre dekada e gjysëm të periudhës së pluralizmit, por edhe para viteve ’90-të. Madje në ato vite, ka përjetuar situata edhe shumë më të vështira sesa ato që kanë ndodhur në këto vitet e fundit. Pamje dhe situata të tilla si ato të para pak ditëve (7-10 janar 2026), ku pothuaj i gjithë vendi u përfshi nga moti i keq me reshje të dendura shiu e dëbore, ku si rezultat pati vërshim të lumenjve, daljen e tyre nga shtrati e përmbytje të mëdha në disa rrethe të vendit, Shqipëria ka pasur edhe në vitet 1963, 1973 dhe e 1985, të cilat janë ende të freskëta në memorien e atyre që i kanë përjetuar!

Por, nisur nga fakti se regjimi i para viteve ’90-të, (si nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, ashtu ehe pasardhësit të tij, Ramiz Alia), ashtu siç mbante sekret shumë e shumë ngjarje të jashtëzakonshme, nuk i pasqyronte (në shtyp e radio e televizion), as ngjarjet me motin e keq që përfshinte ndonjëherë vendin!

Madje i konsideronte dhe mbante sekret ato dhe njerëzit nuk dinin se çfarë ndodhte më tej qytetit apo fshatit të tyre! Sa më sipër etj., bëhet e ditur edhe nga dokumentet arkivore sekrete (tashmë të de klasifikuara), të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku Dega e Administratës dhe Studimeve apo Drejtoria e Përgjithshme pranë asaj ministrie, në komunikatat operative ditore, krahas ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndodhnin në të gjitha rrethet e vendit, pasqyronte edhe motin e keq dhe pasojat e tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

Disa nga këto dokumente në të cilat bëhej fjalë për ngjarjet me motin e keq që përfshiu gjithë vendin në janarin e vitit 1985, i publikuam para disa ditësh, po kështu në numrin e kaluar publikuam disa dokumente të tjera që i përkasin dhjetorit të vitit 1973, ku gjithashtu një mot i keq me reshje të dendura shiu e dëbore, përmbytje masive tokash, stallash e banesash, bllokime rrugësh nga ngrica e orteqet, ku pati shumë humbje jetësh njerëzore.

Ndërsa në këtë shkrim, po publikojmë disa dokumente arkivore që i përkasin muajit prill të vitit 1970, ku një mot i keq me një ciklon të madh përfshiu pothuaj të gjithë vendin, kryesisht rrethet e Jugut, si; Fier, Berat, Përmet, Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, etj., ku pati jo vetëm dëmtime të shumta në shtëpi banimi, spitale, uzina, fabrika, rrjetin energjetik e telefonik, stalla, sera, pemë frutore, kopshte e çerdhe fëmijësh, magazina shkolla, reparte ushtarake dhe objekte të tjera social-kulturore, por edhe në jetë njerëzore. Për më shumë rreth kësaj, na njohin dokumentet arkivore në fjalë, të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al.

                                                      Vijon nga numri kaluar

DOKUMENT ARKIVORE ME KOMUNIKATAT OPERATIVE SEKRETE TË MINISTRISË SË BRENDSHME, PËR MOTIN E KEQ ME CIKLONIN E FORTË QË PËRFSHIU TË GJITHË VENDIN NË PRILL TË VITIT 1970, NGA I CILI PATI DËMTIME TË SHUMTA NË TË GJITHË RRETHET

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                               SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                       Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                        Tiranë, më 9.4.1970 

                                              KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 83

MBI CIKLONIN E DATËS 8.4.1970

Nga ora 11.00 e datës 8.4.19790, mbi territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë, sidomos në pjesën jug-perëndimore, ka pasur erëra të forta me epiqendër në rrethin e Vlorës.

Në këtë rreth, shpejtësia e erës ka qenë 42 m2 në sekondë dhe dallgët e detit 7-8 ballë. Si rezultat i këtij cikloni në këtë rreth, si dhe në rrethet Tepelenë, Fier e Përmet, janë bërë dëmtime të ndryshme, nga të cilat më të dëmshme janë në rrethin e Vlorës.

Në afërsi të katundit Risili, për shkak të ciklonit është shembur pika e hapjes së repartit 1580 dhe ngelën të vdekur oficeri Mehmet Caci nga Tërbaçi i Vlorës dhe ushtar Albert Agolli nga Korça.

Në këtë pikë hapje u plagosën dhe 8 ushtarë të tjerë. Po kështu për shkak të ciklonit kanë plagosur në vende të ndryshme të rrethit të Vlorës 6 civilë. Në drejtim të këtyre janë marrë masa mjekimi dhe ata ndodhen jashtë çdo rreziku.

Në këtë rreth janë prishur të gjithë koçekët e drithit dhe serat e domateve të hershme. Po kështu janë prishur çatitë e institucioneve kulturore-arsimore në një pjesë të mirë të fshatrave, si dhe çatia e uzinës së llambave elektrike.

Në fshatin Peshkëpi janë dëmtuar 300 shtëpi, ndërsa në fshatin Mifol janë dëmtuar rëndë stallat e lopëve. Në distilerinë e naftës është ndërprerë prodhimi dhe janë prishur çatitë e gjithë uzinës.

Në përgjithësi në rrjetin tregtar rreth fshatrave të Vlorës, janë bërë dëmtime si në godina dhe në mall. Në katundin Nartë janë thyer 1500 rrënjë ullinj, ndërsa në Peshkëpi, janë shkulur dhe thyer edhe 300 rrënjë pemë.

Dëmtime të tjera të kësaj natyre ka pasur edhe në fshatra të tjerë, sidomos në katundin Ormen, Gorisht etj. Në të gjithë fshatrat është ndërprerë energjia elektrike si dhe në minierën e Selenicës që ka lidhje me fshatin Gorisht.

Në rrethin e Fierit

Era ka filluar në orën 11.30. e fortë nga Jugu dhe me shpejtësi 17-20 m. në sekondë. Edhe në këtë rreth ka pasur dëmtime të ndryshme.

Kështu p.sh., në kooperativën e Kurjanit, është dëmtuar angari i SMT-së, serat e domateve të hershme. Po kështu, këto lloj sera janë dëmtuar edhe në NBSH e Levanit. Ka patur prishje çatish të objekteve të ndryshme të kooperativa e bujqësore, si dhe në 8 depo të rezervave shtetërore në katundin Povelç të Mallakastrës, të cilat janë zbuluar krejtësisht.

Në Patos është dëmtuar një banesë ku banonin 5 familje, e cila është bërë e pabanueshme, gjithashtu janë dëmtuar stallat e lopëve në Fermën e Levanit, si dhe në Fermën e “Çlirimit”.

Edhe në këtë rreth ka pasur ndërprerje të të energjisë elektrike dhe rrjetit telefonik. Njëkohësisht dëmtime janë konstatuara edhe në barangat e shit-blerjes së zarzavateve.

Në rrethin e Tepelenës

Edhe në këtë rreth ka vazhduar era e fortë. Për shkak të kësaj ere janë plagosur 4 persona, në drejtim të cilëve janë marrë masat e mjekimit dhe janë jashtë rrezikut.

Përveç këtyre është dëmtuar pjesërisht spitali i qytetit të Tepelenës, shkolla 8-vjeçare e fshatit Sinanaj. Në përgjithësi janë dëmtuar shumë shtëpi të mbuluara me tjegulla dhe zbuluar e dëmtuar 4 depo nga të rezervave shtetërore.

Në rrethin e Përmetit

Në këtë rreth për shkak të erës janë dëmtuar farishtet e ndryshme, të cilat janë zbuluar nga era e fortë si dhe çatitë e disa shtëpive të vjetra. Dëmtime të kësaj natyre të shkaktuara nga era, po në një masë më të vogël, ka pasur edhe në Berat dhe në Lushnje.

Për shkak të furtunës, një anije greke e ngarkuar me dërrasa, është strehuar qysh mbrëmë në afërsi të Kepit të Rodonit të rrethit Durrës, ndërsa një anije Jugosllave, në Shenjan të rrethit të Vlorës.

Si pasojë e këtij cikloni, ndërlidhja telefonike në rrethit Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Fier, Vlorë dhe Shkodër, ka patur ndërprerje, për këtë arsye u vu në përdorim radio-byroja.

Si mbas informacionit që jep Instituti Hidrometeorologjik, rezulton se lumenjtë janë në rritje të ujërave dhe kjo për shkak të shkrirjes së dëborës.

KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                        PETRIT HAKANI

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                   SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                             Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                            Tiranë, më 10.4.1970 

                                              KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 84

VLORA

Lidhur me njoftimin e bërë ditën e djeshme, mbi dëmtimet e shkaktuara nga cikloni i datës 8.4.1970, në rrethin e Vlorës, duhen konsideruar të dhëna përfundimtare, dëmtimet si vijon:

Kanë gjetur vdekjen, 2 ushtarakë, një oficer dhe një ushtar; ndërsa 19 të tjerë janë plagosur, nga këta 8 ushtarë, 2 fëmijë dhe 9 qytetarë. Nga të plagosurit, 10 prej tyre janë shtruar në spital dhe 2 janë në rrezik.

  1. Dëmtimet në sektorin e industrisë

Janë zbuluar nga era 3320 m3 çati me pllaka eterniti dhe 700 m2 me tjegulla vendi dhe marseleze. Më të rëndësishme janë:

  1. Çatia e furrës së llambave elektrike;
  2. Çatia e prodhimit të NISH Ushqimore;
  3. Çatia e furrave të bukës;
  4. Kapanonet e punëtorëve në Gorishtë;
  5. Janë thyer afro 630 m2 xhama dritaresh;
  6. Janë rrëzuar muret e një depoje në ndërtim e sipër të Kombinatit të Peshkut.

Nga era e fortë është ndërprerë energjia elektrike në disa sektorë të industrisë në stacionin e pompave të ujësjellësit Novoselë, por kjo gjendje është rregulluar, ndërsa në zonën e  naftës të Gorishtës dhe në minierën e Serës së Selenicës, vazhdon akoma ndërprerja e energjisë elektrike dhe si pasojë prodhimi është pezulluar.

  1. Dëmtime në sektorin e bujqësisë

Janë zbuluar afro 6000 m2 çati të mbuluara me pllaka prej eternit dhe 350 m2 tjegulla vendi në 18 stalla, 43 depo ose angare, 17 objekte social-kulturore dhe në 9 objekte të tjera.

Janë dëmtuar mbi 700 m2 xhama dritaresh, janë shkatërruar plotësisht 6.5 ha sera domatesh dhe afro 60 ha domate të mbjella në fushë, kanë pësuar dëmtime në masën 60 %. Janë thyer ose shkulur rreth 300 rrënjë ullinj dhe 100 rrënjë pemë frutore agrume.

  1. Në sektorin e ekonomisë komunale, transportit dhe ndërtimit

Janë dëmtuara mbi 1300 m2 çati me pllaka eterniti dhe 2270 m2 tjegulla vendi me marselezë, në banesat shtetërore dhe personale si dhe në objektet e përdorimit të ndërmarrjeve të këtyre sektorëve.

Gjithashtu janë dëmtuara të gjitha linjat elektrike të tensionit të lartë dhe të ulët, si në qytet dhe në fshat, si dhe linjat telefonike. Janë dëmtuar mbi 700 m2 xhama dritaresh.

  1. Në sektorin e tregtisë dhe grumbullimit

Dëmtuar 4200 m2 çati me pllaka eterniti dhe 600 m2 me tjegulla vendi dhe marseleze, këto në 63 njësi tregtie, depo dhe angare. Janë thyer 870 m2 xhama.

  1. Në sektorin e arsim shëndetësisë

Janë dëmtuar 1950 m2 çati me pllaka eterniti dhe 350 m2 me tjegulla vendi dhe marseleze, këto në shkolla dhe institucione shëndetësore, si dhe afro 2000 m2 xhama dritaresh.

FIERI

Në vazhdim të njoftimeve të dëmeve të shkaktuara, duhen theksuar dhe:

Në katundet Damas, Kremanar dhe Sinize, janë hequr çatitë e shkollave fillore. Fëmijët janë vendosur në godina të tjera për të vazhduar mësimet, ndërsa në katundin Ninash, janë hequr çatitë e dhomës së kulturës, çerdhes, kopshtit dhe klubit.

Në katundet Gorderovë dhe Bardhej ka dëmtime të pjesshme.

Rrjeti elektrik është dëmtuar në masën 30 %. Kë dëmtime në ullinj dhe në pemë frutore, por akoma nuk i kanë konkretizuar./ Memorie.al

KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                             PETRIT HAKANI

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet...”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus

Next Post

Kalendari 24 Janar 2026

Artikuj të ngjashëm

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska
Dossier

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

April 24, 2026
“Cinizmi i partiakëve dhe pushtetarëve të rrethit të Lushnjes arriti kulmin, kur përjashtuan nga partia një të vdekur, pse ky nuk pranoi me gjallje, që…” / Kujtimet e ish-të internuarit politik, Sokrat Shyti
Dossier

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

April 24, 2026
“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën
Dossier

“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën

April 23, 2026
Fotografi me pamje nga qyteti i Korçës në vitet 1910-1940
Dossier

“Qeveria greke nisi t’u jepte rroga edhe hoxhallarëve, që ata të flisnin mirë për Greqinë dhe ata i morën, se ndryshe merrnin…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914 – ën

April 25, 2026
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Hrushovi thoshte për udhëheqësit shqiptarë, sidomos për Enver Hoxhën kryeministrin Shehu dhe ministrin Balluku, se; ‘ata janë më keq se egërsirat’, …”/ Libri i historianit irlandez

April 23, 2026
“Në fshatrat e tyre mbërritën ushtritë greke; një lukuni egërsirash, të etura për gjak e plaçkitje, ishin mbledhur gjithë varfanjakët e Greqisë dhe mësynin myslimanët…”/ Libri i studiuesit nga Korça
Dossier

“Në fshatrat e tyre mbërritën ushtritë greke; një lukuni egërsirash, të etura për gjak e plaçkitje, ishin mbledhur gjithë varfanjakët e Greqisë dhe mësynin myslimanët…”/ Libri i studiuesit nga Korça

April 24, 2026
Next Post
Kalendari 1 Janar 2026

Kalendari 24 Janar 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme