• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, January 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Falë ndërhyrjes së ambasadorit Austro-Hungarez në Stamboll, kontit Grafit Zichy dhe përkujdesjes së Primatit armen, në korrik 1877, Prend Doçi u largua për në Romë…”/ Historia e panjohur e Abatit të Oroshit

“Abat Prend Doçin me organizatorët e rezistencës së malësorëve të Gomsiqes dhe kapedan Gjon Markagjonin, i mbajtën katër ditë në burgun e Prishtinës dhe…” / Historia e panjohur e fratit të Oroshit
“Për shkak të shpifjeve të cilat i bënte Ipeshkvi i Lezhës, Dom Prenga në vitin 1884, u largua nga Evropa, për në Bombei të Indisë, ku ai…”/ Historia e priftit poliglot, që shërbeu në tre kontinente
“Falë ndërhyrjes së ambasadorit Austro-Hungarez në Stamboll, kontit Grafit Zichy dhe përkujdesjes së Primatit armen, në korrik 1877, Prend Doçi u largua për në Romë…”/ Historia e panjohur e Abatit të Oroshit
“Falë ndërhyrjes së ambasadorit Austro-Hungarez në Stamboll, kontit Grafit Zichy dhe përkujdesjes së Primatit armen, në korrik 1877, Prend Doçi u largua për në Romë…”/ Historia e panjohur e Abatit të Oroshit
“Abat Prend Doçin me organizatorët e rezistencës së malësorëve të Gomsiqes dhe kapedan Gjon Markagjonin, i mbajtën katër ditë në burgun e Prishtinës dhe…” / Historia e panjohur e fratit të Oroshit
“Imzot Serreqi, i lidhur me krerë të fiseve të Veriut të Shqipërisë, është autori i hartimit të memorandumeve, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve…”/ Raporti i diplomatit italian, më 13 shkurt 1912

Nga Dr. Luigj Martini

Pjesa e dytë

Memorie.al / Për t’ia bërë të njohur fuqive të mëdha kërkesat e kryengritjes së fiseve katolike të Shqipërisë Veriore dhe për të bashkërenduar më pas përpjekjet me vendet fqinje për çështjen shqiptare, kuvendi ngarkoi Prend Doçin. Është përpjekja e parë me theks të mirëfilltë diplomatik që edhe pse ishte i mirë-studiuar, për fat të keq mbeti në kuadrin e një misioni të pamundur. Rrugëtimi i këtij misioni nisi direkt nga kuvendi i fundit që u mbajt në Breshtë të Oroshit në fillim të majit të atij viti.  Me qëllimin për t’u vet-akredituar jashtë territorit të perandorisë osmane dhe pastaj nëpërmjet Malit të Zi, Prend Doçi do të udhëtonte për në Vjenë, Romë, Paris dhe Londër. Të njëjtin itinerar dhe pak a shumë me të njëjtin qëllim do të ndjekë 35 vjet më vonë edhe plaku i Vlorës.

                                                              Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Abat Prend Doçin me organizatorët e rezistencës së malësorëve të Gomsiqes dhe kapedan Gjon Markagjonin, i mbajtën katër ditë në burgun e Prishtinës dhe…” / Historia e panjohur e fratit të Oroshit

Kultura shqiptare, në hipostazat e trazuara që kalonte në vitet ’30‑’40 dhe sidomos mbas vitit 1945, duke refuzuar ta dëgjojë Fishtën, i ka shkaktuar mendimit të vet filozofik, një nga dëmet më të pandreqshme

Me këmbë të ënjtura, për të shmangur rrezikun e ndonjë paralize të mundshme, lëvizte me sforco përgjatë murit anësor të atij varri të gjallësh mbi të cilin përplaseshin ritmikisht valët e detit. Zhurma e të cilave edhe pse monotone sillte të vetmen shpresë jete…! Jo rrallë herë iu duk se gjithçka do të përfundonte këtu… në këtë humbëtirë të largët… kujtonte bashkëkombësit e tij, mirditorët që i vajtonin si të humbur dhe ndjente dhimbje… ndoshta e kishin përjetuar para tij dhe mund të ishin viktima të kësaj shpikje otomane.

A ka gjë më tragjike dhe më të padrejtë se këto njerëz të katandisur në këtë gjendje për të vetmin faj se duan të jetojnë të lirë në tokën e vet, e nuk durojnë nënshtrimin e të huajit. Padrejtësia e përbindshme e tërë kësaj gjendjeje, ndillte në shpirtin e tij të krishterë një zemërim të thellë, përvëlues.
Në atë mjedis fatzi ku e nesërmja edhe për vetë atë mund të ishte ndryshe, Benediktini i ri mbeti vetvetja.

Dhimbjet, vuajtjet dhe emocionet që shoqëruan rrokullisjen e papritur të ngjarjeve, jo vetëm që nuk e dobësuan vullnetin tij por shërbyen si ngacmime shprese dhe jo premisa fataliteti, shqetësohej nga një pezëm dyshimi që ndrynte në shpirt dhe donte ta nxirrte pa mllef jashtë vetes. Mundohej të çlirohej nga zemërimi që i shkaktonte kujtimi i pështirë i istintakut arnaut! Ia mbarte turpin bashkatdhetarit të vet të çoroditur. I mbështjellë në vetvete në atë pjesë të paktë të asaj mugëtire të veçuar.

Tek përpiqej të dremiste për të konsumuar sadopak kohën që dukej se kish ndaluar. Papritmas Prend Doçit i kapi veshi copëza fjalësh në shqip që mezi dilnin nga goja e një qenie që dridhesh nga pikëllimi. Tinguj dhimbjeje që ngjanin më shumë me një gjëmë të heshtur burrash, që ai i njihte mirë. Që formulonin diçka të papërcaktuar, të turbullt që lëkundej si e pabesueshme në mes ëndrrës dhe jermit, jetës dhe vdekjes. Ujë mbajtësi i burgut me dhimbje të madhe përcillte lajmin e hidhur të ekzekutimit së shpejti, të bashkatdhetarit të tij.

Dom Prend Doçit të cilin as e njihte, as nuk e dinte të ishte në atë burg. Lajm që përshkoi atë natë korriku gjithë qelitë, duke tronditur mendjet dhe zemrat e gjithë shqiptarëve që ndodheshin atje. Nuk e di i dashur lexues si do të vepronim unë e ti po të mësonim befasisht se pas pak orësh do të ishim pre e dhunës ekstreme, më antinjerëzore. Litarit! Ai heshti, iu kujtua hetuesi. Me cinizëm, por e kishte paralajmëruar, bile në gjuhën shqipe. Fati deshi që edhe mandatin ta dëgjojë përsëri në shqip nga një tjetër shqiptarë. Kësaj herë shumë dashamirës.

Paradoks i dhimbshëm që ai e kaloi me burrëri. Askënd nuk shqetësoi, askujt nuk iu qa. Gjithçka e përballoi vetëm, me trimëri dhe zgjuarsi të admirueshme. Pa humbur pushtetin mbi veten, saqë as ujë mbajtësit nuk iu shfaq. Ishte nga ato burra të mrekullueshëm, që bota i quan të krisur, “sepse nuk i tremben vdekjes”. Pas lutjeve dhe përtej meditimeve të asaj nate të stërzgjatur korriku, diçka brenda tij i solli në vëmendje forcën shpirtërore dhe aftësitë e pakufishme të njeriut si qenie e të gjithëpushtetshmit, për të mposhtur frikën këtë ndjenjë skajësisht të kundërt me jetën e dhënë nga Zoti.

Ishte vetëm tridhjetë e një vjeç, ndodhej diku në gjysmën e udhës në mes realitetit dhe ankthit. Padyshim nuk ndjehej i qetë, por shumë i vetëdijshëm për ta kuptuar se kjo mund të ishte nata e fundit. Nuk ishte ndoshta hera e parë që kishte përjetuar një ndjenjë të tillë. Vdekja në konceptin e tij si klerik, ishte një nocion ndryshe. Ishte vullneti i krijuesit. Kategori hyjnore. Edhe pse e dhimbshme dhe e kundërt me jetën lindi bashkë me njeriun. E kontestonte si të parakohshme sepse i ndjehej borxh dheut të vet për të cilin që në bankat e shkollës kish derdhë në vargje ndjenjat më të bukura të shpirtit të tij.

E papritura, kjo diçka tinëzare që luan me njeriun, atë natë kish ushtruar mbi të një nga ato tronditjet ndrydhëse që të jep ndonjëherë pushtimi i imponuar i një lëmshi të ngatërruar mendimesh nga i cili tashmë ishte çliruar. Ndjehej i qetë, optimist, nuk mendonte që ndarja kaq shpejt nga jeta të ishte shorti i tij. Përballë vdekjes që të ligështon me hijen e saj, është edhe fati që hedhë dritën e vet. Këtej buronte qetësia, kurajoja dhe optimizmi i pashembullt i këtij burri në agimin e asaj dite të shënuar.

Agimi, që në atë shëmti njerëzore dallohej vetëm nga kuisja e dyerve të rënda të gërryera nga lagështia, zhurma e hekurave dhe britmat e dhunshme të rojeve të brendshme sikur solli një pajtim në shpirtin e abatit të ri. Rrezet e dobëta të përthyera sikur përçudnonin akoma më tepër lëvizjet e ngathëta të siluetave memece të burgosurve. Po niste një ditë e re. Padyshim ndryshe se nuk e dinte se çdo të ndodhte. Larg, në atë gjysmerrësirë ogurzezë që nuk kishte fund, abati dalloi ujëmbartësin. Gjithçka atë natë ishte përqendruar tek ai.

Edhe pse viktimë e një shorti të panjohur. E fshehta e tij për Doçin mbarte në vetvete diçka enigmatike, që ndoshta fati s’dihet pse e ka vendosur aty. Në mos… së paku për lajmëtarë. Edhe kaq s’është pak, mendoi në vetvete abati. Shkitasi iu kujtua nëna… -u bëftë për vete… – kish thënë dikur ajo!… Priti deri sa iu afrua bri hekurave të ndarjes së tij. E përshëndeti shqip. Pasi e tregoi qetësisht se kush ishte. I kërkoi me ngut nëse mund t’i siguronte letër dhe mjete për t’i shkruar një miku jashtë burgut. Ujë mbajtësi i tronditur për fatin e tij, gjithë pezëm, në kthim i tregon se jashtë burgut, mund të bëjë diçka vetëm armeni.

Një djalë i ri i hijshëm me një vështrim dashamirës që dukej se gëzonte simpatinë e të burgosurve. Nën pancirin e instinktit për mbijetesë, po atë ditë Doçi iu afrua armenit. Vështrimet e para që shkëmbyen me njëri-tjetrin kishin të bënin me rrezikun për të cilin të dy ishin të vetëdijshëm. Brenda një kohe shumë të kufizuar, me një ligjëratë magjepse dhe etike të përkryer, me nota të theksuara mirënjohjeje dhe besnikërie, me një italishte elegante. Doçi i bëri të ditur se edhe pse, para vdekjes, ndjehej i detyruar të vinte dijeni me anë të një letre autoritetin më të afërt Primatin Katolik të Stambollit Imz. Stefan Azarian, për ndodhjen e tij në atë burg, duke shpresuar në ndihmën e tij bujare.

Fati që zakonisht është kurdoherë në anën e trimave, deshi që kjo kërkesë, megjithëse shumë e rrezikshme, të prekë aty ku duhej në shpirtin e këtij djali të kulturuar të popullit të shumëvuajtur armen. Sapo i solli kurrizin armeni i mirë, që kurrë nuk ia mësuan emrin, ndjeu atë që nuk e kishte provuar ndonjëherë më parë. Diçka më shumë se njerëzore, që i kalonte përmasat e një ndihme të thjeshtë, që e shtynte magjishëm drejtë një aventure. Brenda tij filloi të rritej një fuqi përpara së cilës gjithçka tjetër shndërrohej në një detyrë. Në një endje.

Kështu, sapo kaloi derën e burgut, i befasuar totalisht nga mendimi që kurrë ndonjëherë nuk e kishte imagjinuar se një qenie njerëzore para vdekjes, të mund të ishte aq i qetë, të fliste aq qartë dhe në mënyrë aq robëruese, me padurim shpejtonte për tek selia e Primatit, që të përmbushte atë çka kishte premtuar. Rrugës tek nxitonte e mbërtheu mendimi se mos përpjekjet e tij, mund të mbeten një kujtim i ithët. I gëzohej emrit të mirë të Patriarkut.

Merakosej nëse ishte ose jo në kohën e duhur. Lutej që ajo copë letër të arrijë të bëjë që hirësia e tij, të përjetojë atë që ndjeu ai vetë përballë atij të burgosuri të panjohur. Përshëndetja e një kalimtari të rastësishëm sikur e qetësoi. Rasti fatlum përfshinë këtu një tjetër armen, prift rreth të tridhjetave, për një mision më të lartë se për të çliruar bashkëkombësin e tij, nga makthi i keq i mendimeve të dyzuara që e kishin pushtuar.

I tregoi menjëherë letrën dhe shqetësimin e tij urgjent për të takuar hirësinë e tij, patriarkun Imzot Azarian. Priftit i gufoi zemra kur pa shkrimin e njohur dhe i befasuar në kulm, nuk i besonte syve tek shihte nënshkrimin aq të njohur të kolegut të tij të dashur të universitetit urbanian të Romës. Kështu letra shpëtimtare arriti në kohën e duhur tek hirësia e tij Azarian, nga një tjetër armen. I cili besohet t’i ketë përcjellë hirshëm edhe cilësitë e vlerat intelektuale të bashkënxënësit të Propagandës Fide.

Patriarku i nderuar, që ishte në dijeni të çështjes të burgosurve shqiptarë, por deri atëherë nuk e dinte që në mes tyre gjendej edhe një prift katolik, dërgoi menjëherë atje sekretarin e tij, i cili u takua edhe më Prend Doçin. Dhe pasi u informua për gjithçka në një audiencë urgjente me Sulltan Abdyl Hamidin, falë miqësisë së hershme që kishte me të, nxori edhe firmanin e lirimit të tij nga burgu. Ndërkohë atje në “Stacionin e fundit”, abati orë pas ore, priste të ndodhte diçka. Çfarëdo qoftë që do ta nxirrte nga ajo skëterrë.

Nga ajo gjendje torturuese. Ta çlironte nga mendimet rrëshqitëse që lëkundeshin në mes dy ekstremeve. Ta shpëtonte nga ai mjedis makabër ku ndjehej, në të njëjtën kohë, në dy gjendje, i gjallë dhe i vdekur pa ditur me cilën do të përballej. Prend Doçi u lirua nga burgu i Stambollit në fillim të muajit korrik të vitit 1877. Gjatë gjithë jetës do të mbeten të paharruara çastet e takimit të papritur me kolegun e tij armen që priste para derës së burgut, dhe që do ta shoqëronte për në Patriarkanë.

Në takimin impresional me Imz. Azarian, shpëtimtarin e tij, abati me një përvujtëri të thjeshtë, krejtësisht brenda natyrshmërisë së tij, me një etikë mbresëlënëse edhe me një gjuhë të zhdërvjelltë, do t’i shprehë shkurt dhe bukur mirënjohjen e tij të thellë, për gjithçka që kishin bërë për personin e tij. Sigurisht nuk harroi të falënderojë përzemërsisht as bashkatdhetarët e tij armen që humanizmi, ndjenja e lirisë dhe sintagma e patjetërsueshme “fe-atdhe”, bënë që të shpërfillnin rrezikun dhe gjithçka tjetër për ta shpëtuar.

“Ke pasur fatin e mirë me më shkrue, bir, përpara se të kthehej në Stamboll Dervish Pasha, se ndryshe vështirë se kishim mundur me të pshtue. Prandaj është nevoja që sa më parë duhet të largohesh prej Stambolli. Se me ba me të gjetë këtu gjenerali, kam frikë se japin urdhër me të burgosë përsëri”, – i përgjigjet me dashuri Primati. Falë ndërhyrjes së ambasadorit Austro-Hungarez në Stamboll, kontit Grafit Zichy dhe përkujdesjes së Primatit armen të Stambollit, në muajin korrik të vitit 1877 Prend Doçi u largua nga Stambolli për në Romë.

Vetëm dy ditë më vonë kur prifti Prend Doçi veshur me reverendën benediktine nën emrin Pere Achile udhëtonte diku në ujërat e Jonit ose të Adriatikut, mbërriti në Stamboll Dervish Pasha, i cili sa mori vesh se Prend Doçi ishte liruar nga burgu, gati sa nuk plasi nga inati. Nuk la gurë pa luajtur për ta bindur autoritetin kryesor, që Prend Doçi ishte frymëzuesi, organizatori dhe udhëheqësi kryesor i kryengritjes së Mirditës. Duke e imponuar të korrigjojë firmanin e lirimit të tij, duke shtuar paragrafin ekstrem të përjashtimit nga territoret e Perandorisë Osmane.

Nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të afërt të abatit, mësojmë se edhe vitet e fundit të jetës, në çaste të veçanta gëzimi ndjente nevojën t’u fliste dashamirësve të tij, për mbresat e paharruara të atyre ditëve dhe të shprehte mirënjohjen më fisnike për të gjithë ata që bënë të mundur shpëtimin e tij. / Memorie.al

(Monografia per Abat Prend Doçin)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 3 Janar 2026

Next Post

"Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës...”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Abat Prend Doçin me organizatorët e rezistencës së malësorëve të Gomsiqes dhe kapedan Gjon Markagjonin, i mbajtën katër ditë në burgun e Prishtinës dhe…” / Historia e panjohur e fratit të Oroshit
Personazh

“Abat Prend Doçin me organizatorët e rezistencës së malësorëve të Gomsiqes dhe kapedan Gjon Markagjonin, i mbajtën katër ditë në burgun e Prishtinës dhe…” / Historia e panjohur e fratit të Oroshit

January 1, 2026
“Te familja e kapedanit të Mirditës, Prenkë Bib Doda, takova fratin françeskan Gjergj Fishta, i cili u shkreh me rreptësi, kundër barbarizmave të malazezëve…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

Kultura shqiptare, në hipostazat e trazuara që kalonte në vitet ’30‑’40 dhe sidomos mbas vitit 1945, duke refuzuar ta dëgjojë Fishtën, i ka shkaktuar mendimit të vet filozofik, një nga dëmet më të pandreqshme

January 1, 2026
“Gjatë pushtimit fashist, kur Mustafa Kruja ishte kryeministër, pjesët më të mëdha të Kosovës, Dibrës dhe Çamërisë, u bashkuan me Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Personazh

“Gjatë pushtimit fashist, kur Mustafa Kruja ishte kryeministër, pjesët më të mëdha të Kosovës, Dibrës dhe Çamërisë, u bashkuan me Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e historianes së njohur

December 30, 2025
“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Personazh

“Kështu Fishta kritik, bëhet edhe filozof i veprës së artit; por jo vetëm filozof, bëhet edhe filolog i saj, edhe historian, edhe psikolog i saj…”/ Refleksione e studiuesit të njohur të letërsisë shqipe

December 30, 2025
“Pa dashuri s’ka entuziazëm, s’ka shpresë, nuk kryhet asnjë vepër, dashuria e sinqertë dhe të thellë, duhet të jetë si ata trëndafila që…”/ Letrat e dashurisë së Mit’had Frashërit, për të dashurën rumune
Personazh

“Pa dashuri s’ka entuziazëm, s’ka shpresë, nuk kryhet asnjë vepër, dashuria e sinqertë dhe të thellë, duhet të jetë si ata trëndafila që…”/ Letrat e dashurisë së Mit’had Frashërit, për të dashurën rumune

December 30, 2025
“Mustafa Kruja pranoi propozimin italian për t’u bërë kryeministër, pasi Italia ra dakord të bënte disa koncesione në drejtim të autonomisë shqiptare, si…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Personazh

“Mustafa Kruja pranoi propozimin italian për t’u bërë kryeministër, pasi Italia ra dakord të bënte disa koncesione në drejtim të autonomisë shqiptare, si…”/ Refleksionet e historianes së njohur

December 29, 2025
Next Post
“Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur

"Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës...”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme