• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, February 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Në vitin 1952, kur ishim në fshatin tonë Arzë, na erdhi natën në shtëpi, vëllai Nuredini, që ishte arratisur në ’48-ën në Greqi, por nëna më tha; nxirre jashtë…”/ Historia e trishtë e familjes Nurçe

“Në vitin 1952, kur ishim në fshatin tonë Arzë, na erdhi natën në shtëpi, vëllai Nuredini, që ishte arratisur në ’48-ën në Greqi, por nëna më tha; nxirre jashtë…”/ Historia e trishtë e familjes Nurçe
“Në vitin 1952, kur ishim në fshatin tonë Arzë, na erdhi natën në shtëpi, vëllai Nuredini, që ishte arratisur në ’48-ën në Greqi, por nëna më tha; nxirre jashtë…”/ Historia e trishtë e familjes Nurçe
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti
Grupi operativo-hetimor i Sigurimit te Shtetit dhe Policise duke analizuar gjurmet e nje krimi. Foto e viteve 70..bmp
“Letra e gjendur në fshatin Markat, ku thuhet: ‘Poshtë Partia me në krye Enver Hoxhën, nuk durohet or vëllezër, por duhet të ngrihemi’, etj., duhet të jetë shkruar nga…”/ Relacioni i Sigurimit, maj 1972
Memorie.al

Nga Lediona Xheladinaj

Memorie.al / Fatime Hysen Nurçe, ishte 13 vjeç kur nisi kalvarin e internimeve gjatë diktaturës komuniste. Ishte fëmija i tretë i Hysenit dhe Feties, në fshatin Arrëz të rrethit të Devollit. Nuredini, Ziniu, Refiku, Nefareti dhe Mesareti ishin motrat dhe vëllezërit e Fatimes. Njëri prej vëllezërve të Fatimes, Nuredini, vendosi të arratiset vjeshtën e viti 1948. Pas arratisjes së tij familja Nurçe u persekutua nga sistemi komunist. Udhëtimi i gjatë në vuajtje do të përshkonte kampet më famëkeqe të diktaturës, duke nisur nga Valiasi më pas në  Kodër Kamëz, pastaj në Tepelenë dhe më pas në Lushnje. Në kujtesën e Fatimes kanë mbetur shumë gjurmë dhimbje të asaj kohe. Ndarja me prindërit është një ndër dramat që e ka shënjuar jetën e Fatimes.

Kthimi në fshat si fëmijë i “armiqve të popullit” do të ishte një betejë e vështirë për Fatimen dhe vëllezërit e motrat. Pak kohë pasi gjysma e familjes Nurçe u kthye në fshatin Arrëz të Devollit, Nuredini mundi të hynte në territorin shqiptar përmes kufirit grek. Tashmë, jo vetëm për misionin e paracaktuar, por edhe për të takuar familjen e kthyer. Në një natë vere katër persona i afrohen godinës, ku ndodhej dhoma që jetonte Fatimja me të tjerët, dikush troket në xham.

Pas disa kohësh familja Nurçe do të bashkohej sërish, tashmë në kampin e punës në fshatin Gjazë të Lushnjes, deri në vitin 1986. Në vitin 1959, Fatimja do të gjente shokun e jetës atje në internim në Plug të Lushnjes. Ishte Syrja Sabri Haxhillari, inxhinier i aviacionit shqiptar, i internuar pas arratisjes së vëllait të vogël të tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas vdekjes së babait në burg, na internuan në Elbasan, por ndërhyri Vito Kapo, e na ndihmoi ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, njeri i respektuar…”/ Dëshmia e së bijës së ish-firmëtarit të Pavarsisë

“Me bustin e ‘Skënderbeut’, babai u mor gati 40 vite, por ai ishte shumë i kënaqur me monumentin që u vendos në Tiranë, pasi…”/ Ana e panjohur e legjendës së skulpturës shqiptare

Elsa dhe Natasha, bijat e Fatimes dhe Syrjait, lindën në internim, atje u rritën dhe u bënë 20 vjeç. Fatimja dhe familja e saj u liruan nga internimi pranverën e vitit 1991, pak muaj pas rrëzimit të diktaturës. Fatime Hysen Nurçe është sot 86 vjeç. Ajo e rrëfen mes dhimbjes historinë e vuajtjeve nën diktaturën komuniste, nëpër kampet ku u rrit e kaloi rininë, atje ndërtoi familjen e saj dhe atje i rriti edhe fëmijët.

Znj. Fatime, cila ishte arsyeja e persekutimit tuaj?

Kam qenë 13 vjeçe në vitin 1948, kur familja ime u përball me persekucionin komunist. E kujtoj me dhimbje fatkeqësinë që na solli jeta. Na iku një pjesëtar i familjes tonë, vëllai im më i madhi Nuredini. Ngrihen një ditë prej ditësh, ku në shtëpinë tonë kishte erdhur njëri nga kushërinjtë i cili ishte oficer dhe kishte marrë disa ditë lejë pushimi. Ashtu siç ishin, u mblodhën të gjithë djemtë e fisit, edhe Nuredini që ishte më i vogël se ata, biseduan gjërat e tyre dhe shkuan për piknik, për të parë vendin i cili është turistik dhe ka bukuri të veçantë.

Dolën, dhe ne si familje po përgatisnim drekën për ta, duke pritur të ktheheshin. Por ata shkuan në mëngjes, erdhi dreka që ne po e prisnim, nisi të binte nata, por djemtë nuk po vinin. Filluam të shqetësoheshim të gjithë, më shumë të vjetrit, prindërit e tyre. Zunë t’i kërkonin të treja familjet e djemve, të merakosur, me zemër të ngrirë se nuk dinin ku i kishin djemtë e tyre.

Nuk dinin ku t’i kërkonin më parë, kë të pyesnin më shumë. Këdo që pyetën, nuk dinin asgjë. Asnjeri nuk kishte dëgjuar dhe nuk kish parë gjë. Kthehen në shtëpi dhe ashtu të dëshpëruar lajmërojnë dhe Këshillin Popullor që ne na shkuan djemtë dhe s’na janë kthyer akoma. Po bëheshin 24 orë nga largimi i tyre. Të gjithë organet e Sigurimit të Shtetit u futën në lëvizje dhe dyshime. Nuk po gjenin asgjë. Kaluan dy-tre ditë ashtu pa asnjë dijeni.

Filluan të kontrollonin edhe rrugët ku ata kishin shkuar se mos kishin lënë ndonjë shenjë. Në fund, afër kufirit me grekun, ku ne kishim disa arra tona, ata ishin ulur, ishin çlodhur, kishin ngrënë disa gjëra të vogla, kishin pirë cigare, dhe kishin varur paqetën, duke lënë edhe një shënim: “Ju falenderojmë prindër dhe mirupafshim”. Kështu që ne familjet e tyre që po i kërkonim tanimë do futeshim nëpër rrugë të gjata vuajtjesh.

Si ishte jeta aty në internim?

Menjëherë pas zbulimit të arratisjes së tyre, na marrin të gjithëve dhe na futin në dy kamionë ku morën rrugën e na zbritën afër Krujës, në Valias i cili ishte nje sektor ferme. Atje kishte dhe punëtorë që punonin, kishte dhe disa të internuar të tjerë që ishin vendosur që në 1945, në një vend të posaçëm për ta. Edhe ne na i kishin përgatitur vendin ku do qëndronim, pasi kishin hequr të burgosurit e tjerë që ishin grekë dhe i kishin çuar në Lezhë.

Vendi ishte tamam një burg për ne të internuarit, i rrethuar anembanë me hekura dhe kangjella, ku prezenca e truprojave dhe policëve të tmerronte. Tamam një burg i regjimit. Madje polici të shoqëronte edhe për nevojat personale. Ndërsa për të ngrënë, atje vinin një kazan të madh të cilin e kishin nga të burgosurit dhe e lanë për ne të internuarit. Çfarë të të them ishte një gjë shumë e keqe por uria të bën të hash çfarëdo.

Ishte dhe koha e tillë. Brenda kazanit ziheshin makarona, bizele, ushqime që mund të mbushje barkun. Po të them me Zotin që është një, mizat dilnin mbi kazan. Plakat, mamatë tona i pastronin një për një që na i jepnin ne. Duke qarë dhe ulërirë me zë, se me çfarë do na ushqenin ne, fëmijëve të tyre. Pasi nuk kishim asgjë. Edhe për të fjetur ishte shumë keq, sepse nuk kishim as rroba për t’u shtrirë dhe për t’u veshur, se kur na internuan ishte tetor dhe nuk morëm shumë gjëra me vete.

Shtretërit ishin nga 40 pont dhe shumë afër me njëri-tjetrin, ku i ndanim me jastëkët. Kaloi koha dhe këtu po bëheshe akoma edhe më keq. Erdhi një moment ku në këtë kamp përnjëherë mbërrijnë me shumicë njerëz, që do vuanin internimin këtu, dhe u shtrëngua shumë jeta. Kush kishte të vegjël e kaloi më lehtë ndërsa të mëdhenjtë e kishin më keq, pasi vendi ishte shumë i ngushtë dhe nuk flinin dot, ca nga koka ca nga këmbët. Ndenjëm këtu gati 1 vit e pak.

Ju kujtohen ngjarje të rënda që mund të kenë ndodhur në këtë kamp?

Kishte plot ngjarje të tmerrshme brenda internimit. Por momentet kur njerëzit vdisnin aty ishin nga më të frikshmet. Ishin të shumta rastet që vdekja ishte më e afërt se kurrë. E gjithë ajo popullatë që ishte në këtë kamp, përjetoi fatkeqësi të mëdha. Të vdekurit qëndronin me ditë bashke me ne të gjallët, derisa ata vendosnin t’i merrnin trupat dhe nuk e di se ku i çonin. Nuk i thoshin as familjeve të viktimave.

Ku iu çuan më pas?

Brenda 6-muajve na hoqën nga Valiasi, doli një urdhër i ri ku do sillnin të tjerë këtu, nëpër barangat prej dërrase të këtij burgu. U përgatit vendi për të internuarit e tjerë. Ne na çuan në një vend tjetër të quajtur Kodër-Kamëz. Kur na shpunë atje në Kodër-Kamëz, po afrohej dimri i vitit 1950, në të cilën ishte një e ftohtë e hidhur. Në vendet ku na caktuan kishte vetëm një lesë prej dërrase i shtruar me dy rreshta të gjata brenda sallës së madhe dhe në mes ndiznim zjarrin me drutë për t’u ngrohur dhe për t’u ushqyer. Dhe në një moment plasi tymi, ne që ishim të vegjël na u bënë sytë të kuq nga tymi.

Nga dërrasat dhe degët e druve që ishin atje, na griseshin dhe rrobat. Edhe këtu ushqimi gatuheshe në kazan, nuk llogaritej sa keq ishte. Derisa vinte ushqimi te ne, tenxherja mbushej plot me miza dhe me pisllëk. Ishte e tmerrshme të haje atë ushqim. Babai jonë dilte në rrugë ku shkonin fshatarët që shisnin perime dhe i blinte për ne, ndërsa nënat i përzienin me gjellën e kampit.

U rikthyet prapë në fshat?

Më 28 nëntor 1950 në Kamëz, thanë që një pjesë e të internuarve do i zërë lirimi. Kështu na mblodhën e na nxorën në sheshin e madh përpara barangave. Filluan të lexonin listën e emrave që do fitonin lirinë. Erdhi radha te familja jonë, dhe thirret emri i nënës, i dy motrave binjake, emri im dhe i vëllait të vogël që ishte 9 vjeç. Lirinë e fituam si mbas tyre, por ne nuk kishim asnjë vend ku të futnim kokën, pasi shtëpinë tonë e kishin shtetëzuar dhe brenda saj ishte futur një oficer së bashku me familjen e tij.

Na futën në kamion, për të na sjellë në Korçë. Por mbaj mend që gjatë rrugës, duke filluar që nga Tirana dhe derisa mbërritëm në Korçë, ka nisur një shi i madh sa makina ishte mbushur rrafsh me ujë. Në Korçë na zbritën atje ku na morën. Ata që kishin të afërmit e tyre i lajmëruan dhe erdhën i morën. Ne mbetëm në rrugë. Nuk erdhi asnjëri të na marrë. Edhe xhaxhallarët tonë nuk mundën të vinin, pas i kishin gratë me vëllezër komunistë.

Dhe na mohuan si njerëz. Ishte një mik nga Mborja, i cili na priti për një natë. Natën tjetër s’na mbajti më. Kemi mbetur jashtë, në të ftohtë, përpara derës së policisë. Vetëm një kushëriri i babait, i cili kishte marrë një kalë me vete dhe erdhi tek ne, ku na mori dhe do na çonte te shtëpia jonë në fshat. Kur shkuam atje, pamë që shtëpia jonë nuk ishte më e jona, ishte e një familjeje tjetër. Familja u detyrua të na lëshonte një dhomë të vogël, për t’u strehuar. Atje dritareve ia kishin hequr xhamat dhe kishin vetëm hekurat. U futëm, por atje nuk kishim asgjë, as rroba, as shtresa, as ushqim, asgjë.

Njerëzit tanë nuk erdhën as të na shohin dhe as të na pyesnin, për nevojat që mund të kishim. Vjen një plakë nga lagjja dhe nëna i hap zemrën dhe i qan hallet. Ku i thotë nëna ime: “Po më vdesin fëmijët, ia u mbyll gojën për të harruar ushqimin”. Edhe vëllai i vogël, ulërinte nga dhimbjet e barkut, ku thoshte m’u këputën zorrët nga uria.

Ajo zonjë duke parë gjendjen tonë, u ngrit dhe bëri një fushatë derë më derë nëpër fshat dhe mblodhi disa gjëra për të ngrënë dhe na i solli. Në tre vjet na dhanë një copë arrë, ku e punuam dhe mbollëm qiqra, për të mbajtur veten. Vuajtëm sa nuk bëhet më. Nisesha për në Korçë dhe nëna më bënte opingat prej lëkure të bagëtive.

Gjatë kohës që ishit në kamp dinit gjë çfarë bëhej me Nuredinin, vëllain tuaj?

Që nga i momenti i arratisjes dhe deri në vitet 1952, ne nuk morëm vesh asgjë për vëllain tonë Nuredini. Sidomos gjatë kohës që ne ishim nëpër kampet e internimit. Kishte plot diversantë, të arratisur të cilët arrinin të futeshin në Shqipëri edhe pasi kalonin kufirin njëherë. Vëllai ynë Nuredini, kishte tentuar shumë herë për t’u kthyer dhe për të na gjetur ne familjen e tij, por deri në atë kohë nuk kishte mundur dot.

Kërkonte medoemos të na ndihmonte nëpërmjet atyre njerëzve që ai i kishte miq në kufi. Kështu që në verën e 1952, kur ne ishim në fshatin tonë të lindjes në Arzë, Nuredini u mundua dhe hyri nga mali, nga kufiri grek, brenda territorit shqiptar.

Si e përjetuat momentin kur e takuat atë?

Ai më donte jashtë mase shumë. Më la të vogël dhe kur më gjeti isha bërë dy vjet e më shumë. Erdhi, dhe trokiti tek dritarja ku unë po flija. Na ndante vetëm një rrjetë teli, që ishte në dritare. Më kishte marrë malli shumë, meraku ishte i madh. “Fatime – më tha – hape portën”?! Lart ishte oficeri, rreziku ishte i tepërt. Nuk dija çfarë të bëja. I thashë unë: “Çfarë kërkon këtu”? “Jam Nuredini”- më tha.

“Kush Nuredin?- i thashë. Ne nuk kemi Nuredin”. Nga që kisha frikë se mos e kapnin i thashë kështu. Ai vazhdonte: “Vëllai yt! Hape derën, ndryshe do e pres telin. Hape derën se kam erdhur vetëm për ty. Kam dëgjuar se po vuan shumë”. Nuk i thashë nënës. Shkova e hapa derën. U takova me të, fshehurazi. Nuk po më dukej si vëllai, kishte ndryshuar shumë. E përqafoj! Më jep disa fishekë të mëdhenj dhe rrobat e shokëve që ishin me të. Ai më tha t’i flisja dhe nënës pasi e kishte marrë malli dhe për të.

Shkova dhe e çova nënën nga gjumi. “Nënë, na ka erdhur Nuredini”! – “Nxirre jashtë” – më tha. -“Nënë – i thotë ai – më shiko, jam biri yt Nuredini. Jam ai që iu kam bërë kështu. Unë e kam fajin që po iu shoh kaq keq. Kam erdhur për ty dhe familjen”. Të përmallur siç ishim, ai më thotë; “hajde pak në bodrum poshtë, të të jap teshat”. Kaq ishte takimi me të. Nuk e dinim nëse do shihnim më, apo jo! Atë e dinte vetëm Zoti.

Kur ju internuan përsëri?

Në krye të dy viteve, në kampin e Kamzës ku ishte akoma babai dhe vëllai që ishin të zotët për punë, u bë zhvendosja e tyre në kampin e punës në fshatin Gjazë të Lushnjës. Këtu shkuam edhe ne, u përziemë me ta, pasi atje ku ishim, po vdisnim urie. Na mbanin edhe neve me 10% e rrogës që merrnin nga puna në kamp. Me kalim e kohës filluan te jepeshin në fermë shtëpi për familjarët dhe për beqarët. Babai përfitoi një hyrje nga ky rregull.

Vitet po kalonin edhe ne u rritëm, filluam punë. Këtu unë do gjeja edhe shokun e jetës në Savër të Lushnjës. Ishte viti 1959, kur babai më njohu me të fejuarin tim, Syrja Sabri Haxhillari, inxhinier i Aviacionit Shqiptar. Edhe ai vinte nga e njëjta shtresë si unë. I internuar si pasojë e arratisjes së vëllait të tij të vogël. Brenda gjashtë muajve u martuam dhe në krye të vitit lindi fëmija i parë dhe kështu edhe fëmijët tanë u lindën dhe u rritën internimeve me plot sakrifica, po me dashurinë tonë si prindër.

Çfarë ndodhi me vëllain tuaj?

Pas atij takimi, në vitin 1958, vëllai Nuredini u zhduk. Askush nuk mori vesh çfarë kishte ndodhur me të. Ne nuk dinim asgjë pasi nuk kishim korrespodenca me Nuredinin. U shkëputën lidhjet. Por pas disa kohësh na erdhi një letër nga një njeri i panjohur, ku thuhej: “I dashur zoti Hysen Nurçe, po ju dërgoj lajmin e hidhur, se djali yt Nuredini, nderoi jetë! Zoti t’ju japë kurajo”. Ky është një peng që as Zoti nuk na i heq dot. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shqipëria komuniste është i vetmi vend në Europë, e cila ka pushkatuar tre rekordmenë të saj, në sportin e atletikës së lehtë; Biçaku, Guraziu dhe A. Këllezi...”/ Refleksionet e gazetarit të njohur sportiv

Next Post

“Unë isha bërë ‘kontrabandist’ poezie, arrita t’i nxjerr fshehurazi nga burgu, gjatë takimeve me nënën, vëllezërit...”/ Dëshmia e Visar Zhitit në Universitetit Illionis të SHBA-ës, i ftuar te “Klinika e Poezisë”

Artikuj të ngjashëm

“Pas vdekjes së babait në burg, na internuan në Elbasan, por ndërhyri Vito Kapo, e na ndihmoi ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, njeri i respektuar…”/ Dëshmia e së bijës së ish-firmëtarit të Pavarsisë
Intervista

“Pas vdekjes së babait në burg, na internuan në Elbasan, por ndërhyri Vito Kapo, e na ndihmoi ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, njeri i respektuar…”/ Dëshmia e së bijës së ish-firmëtarit të Pavarsisë

February 3, 2026
“Me bustin e ‘Skënderbeut’, babai u mor gati 40 vite, por ai ishte shumë i kënaqur me monumentin që u vendos në Tiranë, pasi…”/ Ana e panjohur e legjendës së skulpturës shqiptare
Intervista

“Me bustin e ‘Skënderbeut’, babai u mor gati 40 vite, por ai ishte shumë i kënaqur me monumentin që u vendos në Tiranë, pasi…”/ Ana e panjohur e legjendës së skulpturës shqiptare

February 1, 2026
Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të
Intervista

Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të

February 1, 2026
“Në 1974-ën në premierën e komedisë ‘Zonja nga qyteti’ në Korçë, erdhi e pa Enver Hoxha dhe pas shfaqjes, ai na tha…”/ Dëshmia e rrallë e “Tirkës”, aktorit të njohur korçar të kinematografisë
Intervista

“Në 1974-ën në premierën e komedisë ‘Zonja nga qyteti’ në Korçë, erdhi e pa Enver Hoxha dhe pas shfaqjes, ai na tha…”/ Dëshmia e rrallë e “Tirkës”, aktorit të njohur korçar të kinematografisë

January 29, 2026
“Ibrahim Tukiçi pinte vetëm ujë të ngrohtë me rujt zanin, kurse sot, shumë këngëtarë të rinj, abuzojnë me alkool e duhan dhe e kanë prishë atë…”/ Biseda e panjohur me soprano e famshme Marie Kraja
Intervista

“Ibrahim Tukiçi pinte vetëm ujë të ngrohtë me rujt zanin, kurse sot, shumë këngëtarë të rinj, abuzojnë me alkool e duhan dhe e kanë prishë atë…”/ Biseda e panjohur me soprano e famshme Marie Kraja

January 20, 2026
Një skuadër pushkatimi për Nikaj – Mërturin
Intervista

“Në gushtin e ’59-ës, një mik i imi që punonte në polici, më njoftoi se do më arrestonin dhe unë shkova te një ish-shok i burgut, të cilit i kërkova që…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit nga SHBA-ja

January 9, 2026
Next Post
“Unë isha bërë ‘kontrabandist’ poezie, arrita t’i nxjerr fshehurazi nga burgu, gjatë takimeve me nënën, vëllezërit…”/ Dëshmia e Visar Zhitit në Universitetit Illionis të SHBA-ës, i ftuar te “Klinika e Poezisë”

“Unë isha bërë ‘kontrabandist’ poezie, arrita t’i nxjerr fshehurazi nga burgu, gjatë takimeve me nënën, vëllezërit...”/ Dëshmia e Visar Zhitit në Universitetit Illionis të SHBA-ës, i ftuar te “Klinika e Poezisë”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme