• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, December 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Muharrem Gjylbegu, kryetari i Bashkisë, ngriti dy herë flamurin, Hamiti, strateg ushtarak në Luftën e Koplikut, kurse…”/ Historia e familjes së famshme, ku burrat e saj nderuan Shkodrën e gjithë Shqipërinë

“Muharrem Gjylbegu, kryetari i Bashkisë, ngriti dy herë flamurin, Hamiti, strateg ushtarak në Luftën e Koplikut, kurse…”/ Historia e familjes së famshme, ku burrat e saj nderuan Shkodrën e gjithë Shqipërinë
“Muharrem Gjylbegu, kryetari i Bashkisë, ngriti dy herë flamurin, Hamiti, strateg ushtarak në Luftën e Koplikut, kurse…”/ Historia e familjes së famshme, ku burrat e saj nderuan Shkodrën e gjithë Shqipërinë
“Muharrem Gjylbegu, kryetari i Bashkisë, ngriti dy herë flamurin, Hamiti, strateg ushtarak në Luftën e Koplikut, kurse…”/ Historia e familjes së famshme, ku burrat e saj nderuan Shkodrën e gjithë Shqipërinë
“Muharrem Gjylbegu, kryetari i Bashkisë, ngriti dy herë flamurin, Hamiti, strateg ushtarak në Luftën e Koplikut, kurse…”/ Historia e familjes së famshme, ku burrat e saj nderuan Shkodrën e gjithë Shqipërinë
“Muharrem Gjylbegu, kryetari i Bashkisë, ngriti dy herë flamurin, Hamiti, strateg ushtarak në Luftën e Koplikut, kurse…”/ Historia e familjes së famshme, ku burrat e saj nderuan Shkodrën e gjithë Shqipërinë
“Në kampin e Vloçishtit ku ishte komandant, vëllai i Rita Markos, vdiqën nga uria apo u vranë nga ushtarët, 73 shokë të burgosur…”/ Dëshmia rrëqethese e ish-të dënuarit që u arratis…

Nga Anila Dushi

Memorie.al / Kur Bushatllinjve u duhej të vinin plotësisht nën sundim pashallëkun e Shkodrës, për të shtrirë më vonë pushtetin në gjithë Ballkanin Veri – Perëndimor, iu desh të përplaseshin edhe me një prej familjeve më të rëndësishme të Shkodrës. Të njohurit si Gjylbegajt apo Gramshejt, u thyen nga Mehmet Bushatlliu dhe iu desh të linin Shkodrën, derisa pashallëku i madh u rrëzua dhe ata shpejt do të ktheheshin në një nga familjet më në zë të Shkodrës, duke i dhënë Shqipërisë një sërë komandantësh ushtarakë dhe liderësh politikë.

Historia e hershme

Familja e Gjylbegramshejve është ndër të paktat familje feudale në Shkodër, pasardhës të të cilëve vazhdojnë të jetojnë në këtë qytet, pavarësisht se ka mjaft që janë të shpërndarë në Shqipëri apo dhe në botë. Kjo familje, në rrjedhat e kohës është ndarë në dy pjesë, në atë Gjylbegaj dhe Gramshej, mbiemra që pjesëtarët e kësaj familjeje i kanë përdorur veçmas në dy epoka.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në informacionin tepër sekret dërguar shokut Enver Hoxha nga armiku Kadri Hazbiu, për vend-komandën e Këshillit të Mbrojtjes, ka mashtrime, pasi…”Zbulohet dokumenti i Sigurimit për objektin “Bunk-Art 1”

“Kadri Hazbiu sabotoi vend-komandën e Ministrisë Brendshme, ku nga 41 dhoma pune për aparatin qendror të saj në rast lufte, ai e uli në 23…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit i vitit 1983, për objektin “Bunk-Art 2”

Kështu deri sa zgjati pushtimi turk ato përdorën llagapin; Gramshej, si në akte zyrtare ashtu dhe në korrespondenca tregtare, ndërsa pas pavarësisë, një pjesë e tyre përdorën llagapin Gjylbegaj. Duke i referuar historiografisë dhe dokumenteve kadastrore, kjo familje feudale ka pasur shtrirje deri në Zadrimë të Lezhës, në Mirditë dhe në një pjesë të Dukagjinit, pikërisht zonën e Korthpulës, ndërsa kanë lidhje dhe me Begollajt e Pejës.

Disa studime të autorëve si Stavri Naçi dhe Dom Ndoc Nikaj, tregojnë se ushtritë e feudalëve si Tahir e Musa Begu (të parët e Gjylbegajve) kanë luftuar me ushtrinë e Mehmet Pashë Bushatliut në vitin 1770, luftë të cilën ato e humbën dhe në të cilën mbeti i vrarë Hysen Begu dhe u var nipi i tij, Jusuf Begu. Me kalimin e viteve, familja u vendos në lagjen Qaf-Hardhi në qytetin e Shkodrës, pikërisht pas rënies së pashallëkut të Shkodrës.

Rikthimi në Shkodër

Thuhet se pinjolli i parë i familjes Gjylbegaj, që erdhi dhe u vendosën Shkodër, pas rënies së Bushatllinjve, ishte në moshë të re dhe hyri fshehurazi në qytet. Në lagjen ku u vendosën, Gjylbegajt ndërtuan dhe disa vepra bamirësie që u janë njohur deri vonë si toponime; “Pusi i Gjylbegajve” dhe “Ura e Gjylbegajve”. Në këtë lagje ato kishin një banesë të vogël dhe merreshin me grumbullimin e kripës, duke e tregtuar atë, ndërsa më pas nisën të grumbullojnë dhe lesh për eksport.

Bijtë e Gjyl Begut u shpërngulën dhe blenë një shtëpi tek Çinari i Hoxhë Dheut, ku jetojnë dhe sot pasardhës të tyre. Gjylbegajt kanë pasur një degë që ka jetuar në Bushat, por pas konfliktit me Bushatllinjtë, është shpërngulur, duke lënë si gjurmë në atë zone një zbulim të para disa dekadave, që sipas toponimit quhej “Banjoja e Gjylbegajve” dhe lidhej me “Kronin (kroin) e Çelepisë”, nga ku furnizohej me ujë.

Kryengritjet

Vendosja në Shkodër i përket fundit të shekullit të XVIII-të pinjollë të kësaj familjeje qenë aktive në lëvizjet politike e kryengritjeve të armatosura të kohës, duke lënë emër në historinë e qytetit të lashtë të Shkodrës. Sulejman Gjylbegu  (Gramshi) ka marrë pjesë në kryengritjen e Hamz Kazazit në vitin 1835, kundër Hafiz Pashës, ku dhe është plagosur. Thuhet se ai, mbi kalë dilte e mblidhte njerëz në Pazar, duke i bindur të mbyllnin dyqanet dhe të merrnin armët për të luftuar dhe mos pranuar që të dërgoheshin vullnetarë shkodranë, në luftë përkrah Turqisë.

Djali i tij, Hysen Begu, merr pjesë në luftën e Miletit, në vitin 1878, bashkë me xhaxhanë e tij, Molla Begun dhe kushëririn Selah Begun. Por me gjithë se në një kohë luftërash, familja Gjylbegu merrej kryesisht me tregti, disa me grumbullim leshi e disa me grumbullim lëkurësh për eksport. Një pjesë tjetër e tyre u mor me tregti manifakture (pëlhurash), përveç tokave që kishin. Hysen Begu dhe trashëgimtarët e tij, deri para vitit 1944, janë konsideruar si latifondistët e parë të rrethit të Shkodrës.

Gjylbegajt morën pjesë aktive edhe në Luftën Nacional Çlirimtare

Beqir Gjylbegaj ka qenë i njohur pasi ishte në xhandarmërinë e Kongresit të Lushnjes, madje thuhet se nën komandën e tij, kontrolli i qeverisë së dalë nga ky kongres, u shtri deri në Pogradec. Beqir Gjylbegu ishte përkrah Fan Nolit në “Revolucionin e Qershorit” 1924, dhe më pas u internua nga Ahmet Zogu, në Krajë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ishte për një kohë të shkurtër nënprefekt në Ulqin, më pas u bashkua me Lëvizjen Nacionalçlirimtare.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga kjo familje pati dy “Dëshmorë të atdheut”: Eljaz Gjylbegun, i vrarë në Prishtinë, (vëllai i Beqir Gjylbegut) dhe Naim Gjylbegun, “Hero i Popullit”, një prej 5 Heronjve të Vigut, (nip i Beqir Gjylbegut). Beqir Gjylbegaj, në vitet ‘50-të ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Sarandës, si dhe deputet i Kuvendit Popullor, deri në vitin 1972.

Njeriu që shpalli 2 herë pavarësinë në Shkodër

Historia e një qyteti si Shkodra, e mbushur me revolta e kryengritje, rrethime e ri rrethime, u ka dhënë mundësinë shumë atdhetarëve, të futen në faqet e historisë së luftërave shqiptare për pavarësi. Një më të rëndësishmit, është njeriu që ngriti flamurin e pavarësisë më 1913, një vit pasi Shqipëria kishte shpallur mëvetësinë, ndërsa Shkodra iu dorëzua tradhtisht malazezve. Njeriu që i dha “pavarësinë” Shkodrës më 1913, ishte Muharrem Gjylbegu, kryetari i Bashkisë së kryeqendrës së veriut të Shqipërisë.

Pavarësia e parë

Më 1910, ai hyn në skenën politike si kryetari Bashkisë së Shkodrës, duke lënë një emër të mirë në të gjitha shtresat e popullsisë. Përpara se të zgjidhej kryetar bashkie, ai ishte tregtar pëlhurash, që bënte rrugën e Stambolit, Selanikut e Manastirit, aktivitet të cilin më pas ia la djemve dhe vëllait së tij. Ai qëndroi në detyrë deri në vitin 1916 dhe pati fatin që të ngrejë me dorën e tij, për herë të parë në qytetin e Shkodrës, flamurin e pavarësisë, më 28 nëntor 1913 në ballkonin e Bashkisë së qytetit.

Duke qenë se më 1912, Shkodra ishte e rrethuar, në njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë, Muharrem Gjylbegu i kërkoi qeverisë ndërkombëtare që administronte qytetin, që të ngrihej flamuri i pavarësisë në Shkodër, tek ballkoni i ndërtesës së Bashkisë. Kjo u prit me një manifestim masiv nga populli i Shkodrës, i cili ende nuk kishte mundur të shihte shqiponjën dykrenore të valëvitej në qytet.

Pavarësia e dytë

Pasi Shkodra ishte përcaktuar se do të qëndronte brenda kufijve të Shqipërisë, caktimi i të cilave i kishin dhënë pjesën më të madhe të liqenit malazezve, Muharrem Gjylbegu që vazhdonte të ishte kryetar i Bashkisë së qytetit dhe që kishte ndihmuar atë sa mundej gjatë rrethimit, vendosi të ngrinte flamurin në Rozafatin e lashtë. Ngritja e flamurit shqiptar nga Muharrem Gjylbegu në kalanë e Rozafës, në mars 1914, u përshëndet me 101 të shtëna topi të vendosur në kodrat e Tepes.

Të dy këto “pavarësi” të vogla por të shënuara për jetën politike të Shkodrës, gjetën pasqyrim dhe në shtypin e kronikat e kohës. Muharem Gjylbegu u rizgjodh kryetar bashkie dhe hapi shkollën e parë popullore zyrtare. Ajo u mobilua me të gjitha mjetet mësimore nga bashkia dhe ishte zanafilla e shkollës kombëtare në Shkodër.

Rrethimi

Muharrem Gjylbegu diti t’i shërbente qytetit në momentet e tij më të vështira e më të rrezikshme, sidomos në vitin 1912, kur Shkodra ishte nën sulmin e predhave serbo- malazeze. Ai përpiqej t’i siguronte bukën popullit të qytetit të rrethuar dhe shkonte vetë nëpër fshatra, për të siguruar drithëra për qytetin dhe pse rrezikonte të binte rob në duart e armikut. Muharrem Gjylbegu, në krye të Bashkisë së Shkodrës, pati fituar nderimin dhe respektin e përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në atë qytet dhe të komandantit turk Hasan Riza Pasha. Qytetarët e tre besimeve fetare, kishin simpati për kryetarin e Bashkisë.

Në pushtimin austriak të Shkodrës në vitin 1916, ai rrëzohet nga pushteti, pasi nuk pranoi të vepronte ushtarakisht kundër interesave të popullit. Në demonstratën e popullit të qytetit të Shkodrës dhe rrethinave të tij, kundër masave të marra nga komanda austriake e Shkodrës, Muharem Gjylbegu ishte pjesëtar i grupit organizator, u arrestua dhe u dënua me një vit burg. Ai vdiq më 1943, duke u përcjellë nga shumë qytetarë të Shkodrës, ndërsa vdekja e aktiviteti i tij në dobi të barazisë e lirisë së atdheut, gjetën pasqyrim në shtypin e kohës.

Njeriu me plisin ku shkruhej “Jam Shqiptar”

Një tjetër figurë e nderuar e dalë nga familja e Gjylbegëve, është dhe Hamit Gjylbegu, kapiten i ushtrisë shqiptare, i diplomuar në Akademinë Ushtarake të Stambollit, i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare, që kur ishte student. Ai lindi më 1886 dhe Lufta Ballkanike e zuri në shërbim në ushtrinë e Janinës.

Kur ishte student në Stamboll dhe vinte për pushime verore në Shkodër, gjatë udhëtimit vajtje e ardhje, mbante në kokë një qeleshe të bardhë, ku ishte shkruar; “Jam shqiptar”. Duke qenë oficer shumë i aftë, turqit i ofruan qëndrimin atje në Gardën Mbretërore, por ai nuk pranoi dhe u kthye në Shqipëri. Hamiti shërbeu kudo ku i kërkohej dhe në Luftën e Koplikut në vitin 1920, u dallua për trimëri dhe si strateg ushtarak. Më pas kontribuon në Komitetin e Kosovës dhe përkrah qeverinë e Fan Nolit.

Qeveria e Zogut e nxjerr në pension të parakohshëm, pasi ishte antizogist i njohur. Me një kulturë akademike, ai iu përkushtua krijimtarisë letrare, duke botuar disa broshura me vjersha lirike, filozofike, vjersha për fëmijë, folklor e përkthime, pasi zotëronte disa gjuhë të huaja. Sipas atyre që e kanë njohur, pas çlirimit, në vitin 1944, ai ka vazhduar të qëndrojë i mënjanuar, madje as ka votuar kurrë.

Djali i tij Virtyti, vdiq në Maliq të Korçës, ku vuante dënimin si i burgosur politik nga regjimi komunist në fuqi. Nga familja Gjylbegaj dolën dhe ushtarakë të tjerë të aftë dhe pse pa akademi, si Ismail Gjylbegu, i dënuar me vdekje dhe i ekzekutuar me varje në litar, pasi u akuzua si pjesëmarrës në “Lëvizjen e Vlorës” në vitin 1932, si dhe Xhevdet, Jonuz, Beqir e Isuf Gjylbegaj.

Gjylbegu që i fali bibliotekën universitetit italian

Një figurë e nderuar e kësaj familjeje nga më të njohurat e Shkodrës, është dhe mësuesi i dalluar Ragip Gjylbegaj. Deri në vitin 1944, ai ishte mësues filloreje. Pas çlirimit, ka qenë inspektor e drejtor shkolle në qytetin e Shkodrës, i dalluar si për aftësitë mësimdhënëse, ashtu dhe organizimin si nëpunës jashtëshkollor. Në shkollën e “Parrucës”, ai krijoi bandën shkollore, e cila u pajis me uniformën përkatëse dhe arriti të japë koncerte e programe artistike jashtë qytetit, madje dhe jashtë vendit.

Ai ka pasur pasion librat dhe në bibliotekën e tij personale, ka pasur koleksione të plota gazetash e periodikësh shqiptarë. Në vitin 1995, biblioteka e tij mjaft e pasur, u bë pronë e universitetit të Kozencës në Itali, dhe është baza e sektorit të albanologjisë së këtij universiteti. Të tjerë pjesëtarë të kësaj familjeje, kanë dhënë kontributin e tyre në jetën shoqërore të qytetit e të vendit, siç është Skënder Gjylbegu, mësues, apo mjekët obstetër dhe pediatër, Ilir e Xhavit Gjylbegu, mjaft të njohur jo vetëm në Shkodër, por dhe në Tiranë. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kadri Hazbiu sabotoi vend-komandën e Ministrisë Brendshme, ku nga 41 dhoma pune për aparatin qendror të saj në rast lufte, ai e uli në 23...”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit i vitit 1983, për objektin “Bunk-Art 2”

Next Post

“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot, ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk...”/ Çfarë shkruante Edit Durham për shqiptarët?

Artikuj të ngjashëm

“Në informacionin tepër sekret dërguar shokut Enver Hoxha nga armiku Kadri Hazbiu, për vend-komandën e Këshillit të Mbrojtjes, ka mashtrime, pasi…”Zbulohet dokumenti i Sigurimit për objektin “Bunk-Art 1”
Dossier

“Në informacionin tepër sekret dërguar shokut Enver Hoxha nga armiku Kadri Hazbiu, për vend-komandën e Këshillit të Mbrojtjes, ka mashtrime, pasi…”Zbulohet dokumenti i Sigurimit për objektin “Bunk-Art 1”

December 7, 2025
“Kadri Hazbiu sabotoi vend-komandën e Ministrisë Brendshme, ku nga 41 dhoma pune për aparatin qendror të saj në rast lufte, ai e uli në 23…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit i vitit 1983, për objektin “Bunk-Art 2”
Dossier

“Kadri Hazbiu sabotoi vend-komandën e Ministrisë Brendshme, ku nga 41 dhoma pune për aparatin qendror të saj në rast lufte, ai e uli në 23…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit i vitit 1983, për objektin “Bunk-Art 2”

December 8, 2025
“Kur doli nga spitali Shkodrës, se kishte prerë damarët në tentativë vetëvrasje, nga presionet e Sigurimit, u vetëflijua, duke u mbytur në…”/ Historia tragjike e përkthyesit të njohur, vëllai i Teme Sejkos
Dossier

“Kur Mehmeti u mor në pyetje në Greqi nga amerikanët, u tha se më ka dërguar Kadri Hazbiu, i cili më vuri revolen në kokë dhe më tha…”/ Deponimet e agjentit “Gjoksi”, që punoi si kasap në Shkodër

December 7, 2025
“Në Zyrën e Spiunazhit në Janinë, ku ishte Dhimo Duka, me origjinë nga Senica e Delvinës, kur majori më pyeti se përse nuk ka më arratisje nga Shqipëria, unë…”/ Deponimet e Braho Beqo Eminit, “Gjoksit”
Dossier

“Në Zyrën e Spiunazhit në Janinë, ku ishte Dhimo Duka, me origjinë nga Senica e Delvinës, kur majori më pyeti se përse nuk ka më arratisje nga Shqipëria, unë…”/ Deponimet e Braho Beqo Eminit, “Gjoksit”

December 7, 2025
“Nasho G., ishte figura më e diskretituar e komunitetit arumun, personifikimi i së keqes, i dënuar me grupin e Teme Sejkos, që veç çamëve, kishte marrë më qafë edhe…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Dossier

“Urdhëroj që agjentit ‘Trimi’ t’i jepet rrogë 8.000 lekë, ‘Gjoksit’ 3.500, ‘Besniku’ 2.500, kurse shpërblimi…”/ Zbulohet dokumenti i i Sigurimit për pagesat e pensionet që morën tre B.p., që fundosën “Grupin e Teme Sejkos”

December 5, 2025
“I dhënë pas argjendarisë, librave dhe ‘Zërit të Amerikës’, Miki vdiq me radio tek veshi, zanatin, ia la të birit Dhimitrit, i cili ua trashëgoi djemve, Gavril e Valirian…”/ Historia e panjohur e familjeve hebreje në Berat
Dossier

“Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, i bëri kërkesë Ahmet Zogut, për ta pajisur Ajnshtajnin me pasaportë shqiptare dhe Mbreti i tha…”/ Ana e panjohur e hebrenjve në Shqipëri që u mbrojtën prej gjermanëve

December 4, 2025
Next Post
“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot, ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk…”/ Çfarë shkruante Edit Durham për shqiptarët?

“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot, ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk...”/ Çfarë shkruante Edit Durham për shqiptarët?

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme