• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, November 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ram Kurti, që kishte shpëtuar njerëz nga arrestimi, hyri garant për Abdulla Hunçin, i cili qëndronte në arrati, i spiunuar tek Sigurimi, nga kushëriri i tij R. Hunçi, i cili…”/ Historia e trishtë e familjes “kulake”

“Sekretari i Parë i Rinisë së Librazhdit më thirri në zyrë dhe më la në dorë një letër anonime, ku shkruhej për mua se…”/ Historia e Ali Buzrës, që pranoi në radhët e rinisë, djalin e familje kulake, Dosku!
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Sekretari i Parë i Rinisë së Librazhdit më thirri në zyrë dhe më la në dorë një letër anonime, ku shkruhej për mua se…”/ Historia e Ali Buzrës, që pranoi në radhët e rinisë, djalin e familje kulake, Dosku!
“Si e parashikoi para 45 viteve përkthyesi durrsak, Prokop Gjergo, se do vinte një ditë që, Shqipëria…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit që shqipëroi kryeveprat e letërsisë botërore
“Si qindra vajza të tjera, Fatimeja provoi urinë, përbuzjen e, jetën e përvuajtshme të kampit makabër të Tepelenës, ku një ditë në vitin 1951…”! / Historitë e trishta të familjeve “reaksionare” në komunizëm
“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi

Nga Ali Buzra

Pjesa e dyzetenjë

                                              –  JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE –

                                               (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina

“Motoskafi i kufirit ndaloi 500 metra afër meje, nuk më diktoi, vazhdova të notoj deri në agim, kur një vapor turistik i huaj më pa dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të “Zëri Amerikës” që u arratis në ’85-ën!

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizioni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.                                 

                                                                                                                    Bedri Kaza

                                                           Vijon nga numri kaluar

Burri që kisha përpara, e që më çliroi nga gjendja tepër e tensionuar, ishte Andon Shkëmbi, me origjinë nga fshatrat e Prespës, e me kombësi maqedonase. Në organet drejtuese të shtetit komunist kishte edhe burra me vlera, pavarësisht sistemit gjakatar të instaluar nga diktatori Enver Hoxha. Një ndër ta ishte edhe Andon Shkëmbi. Shkova në zyrën time, qëndrova pak, sa për të marrë veten se nuk shkruaja dot. Hapa sirtarin, ku kisha tesera rinie të gatshme me firmë e vulë, dhe e plotësova me emrin e Hyqmet Doskut.

Të nesërmen planifikova të shkoj në Dorëz. Kontaktova me brigadierin Tafil Mema, i cili ishte anëtar partie dhe i shpjegova problemin. Ai mblodhi brigadën. Në prani të tyre, deklaruam se Hyqmet Dosku pranohet në Organizatën e Bashkimit të Rinisë. I dhashë dorën Hyqmetit dhe nënës së tij, tashmë të mallëngjyer për birin e saj. E gjithë kjo punë, për një copë karton të kuq, por që duke mos e patur, do të ishe i ndarë nga komuniteti e shoqëria.

Në vitin 1994 ndërroi jetë e ëma e Ganiut, ndërsa në vitin 2003, e shoqja. Situata tashmë kishte ndryshuar. Sistemi i diktaturës qe përmbysur. Në ngushëllimin e familjes ishin të pranishëm pjesëtarë nga të gjitha familjet e fshatit Dorëz, dhe jo vetëm kaq, por nga e gjithë zona. Pra, nuk ishin dorzakët ata që nuk donin të kishin marrëdhënie me familjet kulake, por ishte partia-shtet, që i izolonte këto familje nga fshati e komuniteti. Ganiu, në vitet e para pas përmbysjes së diktaturës, mbajti detyrën e kryetarit të fshatit në Dorëz. Ai, me aftësitë, gjallërinë dhe përkushtimin e tij, ka zgjidhur shumë probleme e ka kryer shumë punë në fshat. Sot, ai është 84 vjeç.

Megjithëse i moshuar, ai nuk rresht së interesuari duke komunikuar me drejtuesit e pushtetit, veçanërisht për problemet e sistemit të vaditjes, që ende përbëjnë shqetësim për fshatrat tona. Ai është një besimtar i devotshëm dhe ka kontribuar shumë edhe në Gizavesh, duke kryer herë pas here edhe detyrën e imamit të xhamisë. Djemtë e Nebiut e të Ganiut, janë rregulluar më së miri duke punuar brenda e jashtë vendit. Mbas 25 viteve, me përmbysjen e sistemit komunist erdhi nga SHBA-ja edhe Feriti. Ai, sot është 89 vjeç dhe vazhdon të banojë atje. Ka ardhur disa herë në vendlindje, ndërkohë që njërën nga vajzat e tij me gruan e parë, e ka marrë në Amerikë me gjithë familjen e saj.

11.1  Presion mbi figurat kryesore në Dorëz për të realizuar kolektivizimin

Në zgjedhjet e vitit 1945, Partia Komuniste Shqiptare, hyri pa konkurrentë opozitarë. Ajo që mund të quhej opozita, ishte asgjësuar, si gjatë luftës ashtu edhe menjëherë pas çlirimit të vendit. Elementët opozitarë ishin shpallur armiq. Një pjesë e tyre u larguan jashtë vendit, kurse pjesa tjetër, që përbënte elitën intelektuale të kombit përfundoi në internime, burgosje e dënime me vdekje. Kështu, mbasi siguroi pushtetin politik nëpërmjet zgjedhjeve anti-demokratike, ajo filloi të ndërmarrë reformat ekonomike.

Në vitin 1946 u bë reforma agrare, e cila shpronësoi pa shpërblim pronarët e mëdhenj e të mesëm të tokave, duke u dhënë tokë fshatarëve, pa, ose me pak tokë. Në fakt, ky qe një mashtrim i pastër ndaj fshatarësisë, mbasi fshatari, tokën, nuk kishte të drejtë as ta shiste dhe as ta blinte.

Një vit më pas, në vitin 1947, u ngrit kooperativa e parë në Krutje të Lushnjes. Kështu filloi procesi i kolektivizimit të bujqësisë, masa më drastike ndaj fshatarësisë, duke e zhveshur atë në mënyrë graduale nga prona e vetme, që kishte trashëguar. Kjo reforme radikale në bujqësi, u krye me etapa, në një periudhë 20 vjeçare. Ajo filloi me zonat fushore e kodrinore dhe u shtri më pas në zonat malore, duke përfunduar në shkallë vendi në vitin 1967.

Ky proces u propagandua, se bëhej vullnetarisht me dëshirën e fshatarit, por në fakt, për shumicën e fshatarësisë, ai qe një veprim krejtësisht detyrues. Për të realizuar kolektivizimin, u shfrytëzuan faktorët ndihmues dhe u përdorën forma nga më të ndryshmet të mashtrimit e të detyrimit, ndaj fshatarësisë shqiptare, në atë kohë, shumica e paarsimuar.

Për këtë, së pari; si bazë mbështetëse, shërbeu ajo pjesë e fshatarësisë, që para çlirimit, ishte pa tokë ose me pak tokë. Kjo shtresë, që përfitoi tokën “falas” e pa të drejtë shitblerje, në të vërtetë nuk mund të besonte se tokën e kishte mallin e vet, mbasi ajo e kishte patur një pronar. Kështu, që kjo kategori e pranoi kolektivizimin, pothuaj vullnetarisht, mbasi as nuk qe pronare e tokës dhe as nuk e ndjente veten të tillë.

Së dyti; për këtë qëllim, u instruktuan dhe u përdorën shumë kuadro drejtues të rretheve, që u shpërndanë në çdo fshat, si dhe fshatarë, anëtarë partie, të cilët do të jepnin shembullin të parët për t’u futur në kooperativë.

Së treti; u shoqërua me një fushatë propagandistike të gjerë, në fshatra, lagje e në çdo familje, mbi “të mirat” që do të sillte kolektivizimi, si dukuri barazie e mirëqenie, për të gjithë. Tek disa, kjo propagandë edhe zinte vend, mbasi një pjesë e mirë e fshatarësisë shqiptare, ishte e përvuajtur dhe e rrënuar ekonomikisht.

Së katërti; propaganda e zhvilluar nga kuadro drejtues të Partisë, shoqërohej edhe me presione nga punonjës të Sigurimit të Shtetit, duke kaluar edhe në arrestime e dënime të atyre, që kundërshtonin më me forcë futjen në kooperativë. Kjo ngjalli tmerr e frikë te fshatarët.

Së pesti; gjatë procesit, qeveria rriti barrën e taksave, duke i bërë të papërballueshme, për familjet që qëndronin ende individë.

Kooperativat në fshatrat Dorëz e Gizavesh, u ngritën në vitin 1957, me nga një grup të vogël familjesh për çdo fshat, ndërkohë që nuk kishte pranuar pjesa tjetër që përbënte shumicën. Në këto rrethana, duke u ndeshur me qëndresën e pjesës më të madhe të familjeve, u përdorën arrestimet dhe burgosjet e disa personave me influencë në fshat, me qëllim për të ngjallur frikë e panik te të tjerët. Këto u kryen me motivacionin e propagandës e të agjitacionit kundër shtetit, duke i konsideruar si veprime armiqësore.

Në vitin 1962, në Dorëz u arrestuan Ramadan Kurti, Shefqet Alla dhe Murat Dosku, ndërsa në Gizavesh, Osman Gjata dhe Daut Kumara. Ramadan Sali Kurti, i datëlindjes 1900, ishte një ndër personat më me influencë e autoritet në fshatin Dorëz. Familja Kurti kishte vlera patriotike e liridashëse. Vëllai i tij Bajram Kurti, ishte pjesëmarrës në Luftën e Shkodrës më 1913, ku u vra në luftime kundër forcave malazeze. Edhe vëllai i tij Ramadani, që në moshë të re dallohej për zgjuarsi e besë. Në vitin 1943, ai zgjidhet Kryetar i Këshillit Nacional-Çlirimtar në fshat.

Bashkë me Shahin Doskun, mundësoi ndihma e strehim për partizanët gjatë luftës, ndërkohë dërguan në formacionet partizane disa djem nga Dorëzi. Ramadani, dërgoi edhe djalin e madh të tij, Ganiun, partizan në Brigadën I-rë Sulmuese. Gjatë luftimeve të zhvilluara në Qafë-Shmil, Ganiu plagoset rëndë. E sjellin në shtëpi, por nuk mundi të mbijetojë e mbas tre ditësh ndërroi jetë. Atij, padrejtësisht, asnjëherë nuk iu dha statusi i “Dëshmorit të Atdheut”.

Edhe mbas çlirimit të vendit, Ramadani qëndroi për disa vjet në krye të Këshillit Popullor të fshatit. Ram Kurti, kështu thërritej shkurtimisht, ka shpëtuar njerëz nga arrestimi dhe shtëpi nga djegia. Ai, hyri garant për Abdulla Hunçin, nga Gizaveshi, i cili qëndronte në arrati, i spiunuar në organet e Sigurimit të Shtetit nga kushëriri i tij Rexhep Hunçi, që ishte informator i tyre.

Nën besën e Ram Kurtit, Abdullai u dorëzua, duke qëndruar për disa ditë në shtëpinë e Ramës, e më pas shkon në shtëpi. Por shteti komunist nuk ishte i kënaqur me Ramën. Ai, si person me autoritet në fshat, nuk po punonte sa duhet për shtimin e familjeve, të përfshira në kooperativë. Kështu, më 23 nëntor 1962, arrestohet në Rrapun. Mbahet 4 muaj në hetuesi, nën presion e masa shtrënguese, duke e akuzuar për tradhti ndaj atdheut, dhe si agjent të UDB-së jugosllave.

Kjo akuzë, ishte sa e pavërtetë aq edhe qesharake, mbasi nuk mund të ndodhte që UDB-ja, të komunikonte me një person si Rama, i cili, për nga pikëpamja arsimore ishte analfabet. Veç kësaj, e akuzojnë se gjatë viteve 1945-‘47, ka strehuar, ndihmuar e furnizuar të arratisurit Isak e Kamber Alla. U dhanë disa dëshmi se, bashkë me Shefqet Allën, u ka dërguar 1 kv. misër familjeve të tyre, kur ishin kthyer në Zgosht nga internimi.

“Ka agjituar, se me këtë pushtet nuk jetohet, dhe se vetëm një ndërhyrje nga jashtë mund ta shpëtonte vendin. Ka ndikuar te disa fshatarë që të mos hyjnë në kooperativë”. Këto e të tjera dëshmi, të cilat edhe mund të ishin të vërteta, u konsideruan si krim ndaj shtetit. Në këndvështrimin e sotëm, mund të themi, se ka qenë largpamës e se ka bërë shumë mirë.

Gjykata Ushtarake e Tiranës me funksion në Elbasan, me pjesëmarrjen e Prokurorit ushtarak të Durrësit, më 21 shkurt 1963, e dënon me 12 vjet burg, e konfiskim të pasurisë personale, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut, si dhe të agjitacionit e propagandës. Ram Kurti, ishte 63 vjeç, baba i 6 fëmijëve, të cilët i la në një gjendje të mjerueshme ekonomike. Burgun e kryen në Repartin 313 Tiranë, si dhe pesë vjet në Burrel. Djali i tij Xhelali, tregon, se një herë në dy muaj, shkonte bashkë me nënën e tij te burgu, ku i dërgonin atij një sasi ushqimesh, të cilat me vështirësi i siguronin, nga puna në kooperativë.

Lirohet, mbasi kryen vitet e dënimit, në vitin 1975, në moshën 75 vjeç. Askush nuk guxonte të vinte për vizitë në shtëpinë e tyre. Familjarët e tij, ashtu si edhe shumë të tjerë nga të dënuarit politikë, u privuan nga e drejta për të vazhduar shkollën e lartë. Ramën e shihnim poshtë shtëpisë në xhade, ku dilte pothuaj për çdo ditë. E mbaj mend, tek shkoja rrugës për në Librazhd, ashtu krenar, i veshur hijshëm, me mustaqet e gjata të bardha, ku reflektohej burrëri e dinjitet.

Ndërroi jetë pas disa vitesh. Me gjithë dëshirën për të marrë pjesë, në varrimin e Ram Kurtit, burrit fisnik të fshatit, dorzakët nuk morën dot pjesë. Ai u varros, vetëm me 12 burra, njerëz të afërm të familjes së tij. Për këtë, Xhelali, rrëfen, se; “pas varrimit, në ditët në vazhdim, më kanë ardhur për ngushëllim në rrethana gjysmë-ilegale, disa fshatarë nga Dorëzi, si edhe kuadrot e kooperativës; Sali Hidri, Gani Hoxha e Ismail Buzra”.

Shefqet Kasem Alla

Familja Alla, në Dorëz, është e ardhur nga Zgoshti, që para Shpalljes së Pavarësisë. Liman Alla i vjetër, ka jetuar aty. Ata kishin blerë tokë e shtëpi. Djemtë e tij ishin; Kasemi, Ymeri, Tafili, Muharremi dhe Emini. Ata trashëgonin një nivel mesatar ekonomik, duke u marrë me bujqësi e blegtori. Kasem Alla, i datëlindjes 1900, gjatë shërbimit ushtarak, mori arsimim në këtë fushë. Në moshë të re, ai blen shtëpi në Strugë, e punësohet atje, ku siç e kemi përmendur më lart, Allajt trashëgonin në Strugë sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Djali i tij Shefqeti, lindi në vitin 1918 në Dorëz. Kasemi, e merr në Strugë djalin dhe gruan e tij, aty rreth vitit 1919-‘20. Atje i lindin edhe dy vajza. Në dhjetor të vitit 1924, Kasemi, me një njësit forcash ushtarake të përbëra nga shqiptarë, niset nga Maqedonia, dhe bëhet pjesë e forcave ushtarake, që ndihmuan Ahmet Zogun për të rimarrë pushtetin në Shqipëri, duke rrëzuar qeverinë e Fan Nolit.

Duke qenë admirues i Mbretit, ai kthehet në Shqipëri, dhe shërbeu si oficer xhandarmërie, fillimisht në Tiranë e më pas në qarkun e Vlorës. Aty rreth vitit 1930, Kasemi sëmuret dhe del në lirim duke u kthyer në fshat. Zogu, duke vlerësuar kontributin e tij në forcat ushtarake, i lidh atij pension duke i lënë dhe armën. Ndërroi jetë në vitin 1933, në moshë fare të re. Djali i tij Shefqeti, kur ndërroi jetë i ati ishte 15-16 vjeç. Më pas ai martohet me të bijën e Hysen Doskut dhe merrej kryesisht me punë bujqësore.

Mbante lidhje të ngushta me kushërinjtë e tij në Zgosht, veçanërisht me vëllezërit Isak e Halil Alla. Në kohën e luftës, ai u lidh me Ballin Kombëtar, duke qenë pjesëmarrës në çetën balliste të Shahin Doskut. Shefqeti dallohej për guxim e trimëri. Thuhet se, në vitin 1944, ai i veshur me uniformën e Ballit, hyn në vend-komandën gjermane, duke ndërhyrë pranë saj, e shpëton nga pushkatimi bashkëfshatarët e vet, Zylyf Rama e Mehmet Rama. Shefqeti kishte miq kudo, ndërkohë ai vlerësonte dhe respektonte edhe miqtë e babait të tij.

Shefqet Berberi, që ishte Shef i Degës së Punëve të Brendshme në Librazhd, e donte Shefqet Allën, mbasi e konsideronte mik nga Bim Miraku, një tregtar Elbasanas. Të afërmit rrëfejnë, se në një moment ai i është shprehur atij të largohej nga Dorëzi në Elbasan, se këtu mund ta kapte “dallga”. Pra, siç shihet, të dhënat e punonjësve të Sigurimit të Shtetit për Shefqet Allën ishin me probleme. Ai ishte djali i ish-oficerit të xhandarmërisë së Mbretërisë shqiptare, si dhe dyshohej se kishte ndihmuar vëllezërit Alla, dhe familjet e tyre me të cilët ishin kushërinj të afërt. Megjithëse kishin kaluar vite, por shteti komunist do ta godiste burrin e zgjuar e krenar të familjes Alla në Dorëz. Shefqeti u arrestua më 17 shtator 1962, në Rrapun.

Ishte koha kur procesi i kolektivizimit të bujqësisë përbënte angazhimin kryesor të qeverisë komuniste shqiptare. Me gjithë vështirësitë, ai duhej realizuar me çdo kusht. Por persona të tille si Shefqet Alla, shiheshin me dyshim, në realizimin e këtij procesi. Nga ana tjetër, ai ishte projektuar për t’u arrestuar, pritej vetëm preteksti. Edhe Shefqetin e mbajtën për afro pesë muaj në hetuesi, duke përdorur presione dhe makinacione nga më të ndryshmet. Ashtu, si edhe Ram Kurti, ai akuzohet për bashkëpunim me grupin e të arratisurve, të vëllezërve Alla, nga Zgoshti, si dhe për bashkëpunim me UDB-në jugosllave.

I përmendet edhe fakti se ka ndihmuar familjen e Isak Allës me 1 kv. misër, kur janë kthyer nga internimi. Akuzohet se në vitin 1957, është ri takuar me Isak Allën dhe ka shkuar me të në Strugë, ku ka qëndruar për 24 orë. Sipas tyre, me Veli Biçakun e Murat Doskun, ka shtruar edhe problemin e arratisjes jashtë shtetit, që do ta realizonin në momentin e duhur. Për këtë u përdorën si argument arma e gjetur, një pistoletë tip “Beret” me pesë fishekë në karikator, si dhe një granatë dore, të cilat sipas tyre, do të përdoreshin gjatë arratisjes. / Memorie.al

                                                                Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mikun gjerman e gostitëm me verë, raki 'Moskat’ që pinte Enveri, por në vilën e tij, ai më tha; Ore Belul, kush të tha ta shoqëroje Shtrausin...”?! / Dëshmia e rrallë e ish-kryetarit të Komitetit të Pogradecit

Next Post

“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina

Artikuj të ngjashëm

“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina
Dossier

“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina

November 1, 2025
“Motoskafi i kufirit ndaloi 500 metra afër meje, nuk më diktoi, vazhdova të notoj deri në agim, kur një vapor turistik i huaj më pa dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të “Zëri Amerikës” që u arratis në ’85-ën!
Dossier

“Motoskafi i kufirit ndaloi 500 metra afër meje, nuk më diktoi, vazhdova të notoj deri në agim, kur një vapor turistik i huaj më pa dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të “Zëri Amerikës” që u arratis në ’85-ën!

October 31, 2025
“Mbi sekuestrimin e pasuris tundshme e të pa tundshme t’aratisunit jashtë shtetit, Allaman Çupi, nga katundi Lis…”/ Zbulohet dokumenti i konfiskimet të pronave të 131 familjeve të Matit, në vitin 1946-‘47
Dossier

“Mbi sekuestrimin e pasuris tundshme e të pa tundshme t’aratisunit jashtë shtetit, Allaman Çupi, nga katundi Lis…”/ Zbulohet dokumenti i konfiskimet të pronave të 131 familjeve të Matit, në vitin 1946-‘47

October 30, 2025
“Sekretari i Parë i Rinisë së Librazhdit më thirri në zyrë dhe më la në dorë një letër anonime, ku shkruhej për mua se…”/ Historia e Ali Buzrës, që pranoi në radhët e rinisë, djalin e familje kulake, Dosku!
Dossier

“Sekretari i Parë i Rinisë së Librazhdit më thirri në zyrë dhe më la në dorë një letër anonime, ku shkruhej për mua se…”/ Historia e Ali Buzrës, që pranoi në radhët e rinisë, djalin e familje kulake, Dosku!

October 30, 2025
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Dossier

“Në shtëpinë e Besim Nexhip Biçakut, në Fushë Mbret, e shoqja e tij, më tha; si ka mundësi që hetuesi i babait tim, emërohet kryeprokuror në Tiranë dhe kandidat i ‘Rilindjes’ për…”?! / Dëshmia e Ali Buzrës

October 31, 2025
“Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit, Shahin e Can Doçi nga Macukulli…”/ Zbulohet dokumenti i konfiskimit të pronave në rrethin e Matit, në 1946-‘47
Dossier

“Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit, Shahin e Can Doçi nga Macukulli…”/ Zbulohet dokumenti i konfiskimit të pronave në rrethin e Matit, në 1946-‘47

October 31, 2025
Next Post
“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina

“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme